Receta Gatimi Shqiptare

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

hahaha Perso, shume faleminderit per receten (edhe extran) dhe menyren e shpjegimit qe ma ke pershtat si me porosi! /pf/images/graemlins/smile.gif
Arbri receta jote po m'leshon leng nga goja.
Tedi, edhe une qenkam si ti se i hedh vere cdo gjeje te gatuar mbi zjarr. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Miyuki, ate recete e kam une tek 'libri i guzhines' ne shpi. Do te ta shkruaj kur te shkoj ne shpi me vone ose neser.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb] Po hajdotu te du, ...ashtu e du; receten medemek. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Tedo flit icik me shkoqur. Si, qysh, tek? /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
m'imagjino me grembjuli dhe me kapele kaptines... /pf/images/graemlins/laugh.gif

recete studenti: 2 kunguj, 300 gr makarona (shkojne shume me makarona forme spirale ose kermilli), ton, limon, djath kaçkavall i grire, dhe ne sfond kengen "Dude looks like a lady".

i pret rrota rrota, jo shume te holla kungujt, nderkohe qe ke vene ujin te vloje. i hedh ne tigan me vaj te ultra te virgjer ulliri (extravergine thuhet knej) te skuqen, nderkohe qe ke grire nji thelbi hurdhe. pasi merr pak rruge e skuqmja, hedh hurdhen, dhe e le te skuqet sa te perhapet era...

excursus: idealje (per menimin tim) do ish qe ne nje ene me pak uje, te kesh hedhur koncetrat mishi (nga ato tabletat) te shkrije, ne menyre qe ti hidhet lengu i nxehte siper kungujve ne skuqje e siper. ne kte menyre kungujt marrin shije te llaftarshme. nqs llaftarisja nuk bo pjese ne kulturen tuj te tavolines vazhdo gatimin pa kte excursus /pf/images/graemlins/laugh.gif

....mos harro ti perzish here pas here, se diegjen /pf/images/graemlins/tongue.gif . u skuq kungulli? ashtu posi! kap nja dy kanaçe ton, me kujdes mos presesh gishtat, i hap e njerit ja derdh vajin, kurse tjetrit jo (duhte te jete ton me vaj i ruajtur ne vaj ulliri). i hedh te dyja kanaçet ne tigan, e qe ktu e tutje duhen 5-10 me flake mesatare qe gatimi te perfundoje.

pasi zjejne makaronat, i fut nji te perzime mire e mire, dhe makaronat shijohen duke u hedhur limon sipas deshires, si dhe djath te grire.


...tashi imagjino veten me grembjuli dhe kapele, edhe yxhym /pf/images/graemlins/smile.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga TEDI:
[qb] Arbri do te sugjeroja . Kungujt te priten ne Kubike te vegjel 1 Cm sepse jane me praktike dhe te shuhen karkalecat dhe kungujt me pak vere dhe konjak . Dhe Brodo duhet te kesh brodo peshku ose ta kesh pergatit pak me pare pak peshk te zier nese do besh supe dhe ti ruash lengun ... [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif :thumbsup:
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Moon te me falesh por kam qene i zene duke i bere kto receta ne pune dhe skam shume kohe te rri . Me vone do ta shkruaj tamam ...
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Miyuki, kjo eshte receta qe te premtova (para se me pa sa e gjate ishte /pf/images/graemlins/laugh.gif ):

Pandispanje

Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte apo e ngrohte. Me menyren e pare brumi del me i fryre, me te dyten del me i shkrifet.

Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet: Vezet ndahen, vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shkrihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe, mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte), rrihen te bardhat e vezeve ne ene porcelani apo plastmasi. Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendrueshme dhe masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqeri puder ose sheqer, i cili permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here (d.m.th. zgjat jo me shume se 15 min.). Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane te rrahur mire, atehere ne to krijohen fllucka te medha ajri, te cilat, gjate perzierjes, plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (nje e treta e sasise), pastaj duke e perzier lehte hidhet mielli, pastaj pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet. Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe piqet per 20-30 min. Gjate pjekjes kapaku i taves ose dera e sobes elektrike nuk duhet te hapet, te pakten 15-20 minutat e para, pasi embelsira ulet.

Pergatitja me menyren e nxehte: Vezet, bashke me sheqerin, hidhen ne nje ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne nje tenxhere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen bashke duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe, duke vazhduar rrahjen, masa frohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 20 grade C), sepse, po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet mire dhe pandispanja del e ngjeshur. Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne trecerek te lartesise, pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes, lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose, ne qofte se do te perdoret per torte, lihet e thate.

shenim: pandispanja del me e shkrifet dhe me e thate nese mielli perzihet me pak niseshte.

Per nje tave mesatare duhen:
Veze 7 kokrra, miell 7 luge gjelle, sheqer 7 luge gjelle, niseshte 3 luge kafeje, lekure limoni.
Per shurupin duhen: sheqer 4 gota uji dhe 3 gota me uje.

Miyuki, shpresoj te jete e qarte si recete. Nese deshiron 'torte pandispanje', let me know. /pf/images/graemlins/smile.gif

p.s. Tedi, s'ka problem lal. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

sombrero

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Tav me Patate

Duhen:
5-6 kokrra patate
4 kofsha pule (ose ca do lloj mishi doni)
1 kanoce salc domate (tomato sauce)
1 kanoce chicken broth
1 kokerr qep e that
2-3 thelpi hudhra
icik rigon, mardanoz, krip, piper.

Gatimi:
1 - pre qepen ne copa te vogla fare, dhe hidhi ne nje kusi me pak vaj ulliri dhe skuqi sa te zbuten ose t'marin icik si ngjyr bojkafe.
2 - te kusia me qepet, hidh salcen e domates, kanacen e chicken broth, rigonin, mardanozin, kripen, piperin, hudhrat (edhe nai erz tjeter qe keni qef) dhe lejini t'ziej per nja 10 minuta.
3 - gjat kohes qe kusija zien, qeroni patatet, prejini ne copa te vogla sikur do i skuqni, dhe vejini te tava. Gjithashtu veni edhe mishin te tava.
4 - Ndizni furren ne "preheat" (s'e kom iden si eshte me sistemin evropjan -- na falni) dhe pasi ka zi kusija per 10 minuta hidhjani lengun qe ka mren siper patateve dhe mishit.
5 - Futeni taven ne furre ne nivelin 350 grad per nja 45 min - 1 ore dhe ....voila -- tav me honger ene thonjt.

-- ke 5-sa un kom furr t'vjeter kshu qe do kohe me u ngrof, pranaj kontrollojeni vet here pas here per te pa nese eshte bo mishi apo jo ..se bohet me ngadal se patatet.

...hajd m'lumshin duret! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

e paske qa mo ... po te zekemi deren ty jahuuu-je pse s'thu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

sombrero

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

me von do vej bizele me mish ..se s'kom koh tashi duhet me bo detyrat e aritmetikes.
 

miyuki

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb] Miyuki, kjo eshte receta qe te premtova (para se me pa sa e gjate ishte /pf/images/graemlins/laugh.gif ):

Pandispanje

Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte apo e ngrohte. Me menyren e pare brumi del me i fryre, me te dyten del me i shkrifet.

Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet: Vezet ndahen, vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shkrihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe, mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte), rrihen te bardhat e vezeve ne ene porcelani apo plastmasi. Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendrueshme dhe masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqeri puder ose sheqer, i cili permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here (d.m.th. zgjat jo me shume se 15 min.). Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane te rrahur mire, atehere ne to krijohen fllucka te medha ajri, te cilat, gjate perzierjes, plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (nje e treta e sasise), pastaj duke e perzier lehte hidhet mielli, pastaj pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet. Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe piqet per 20-30 min. Gjate pjekjes kapaku i taves ose dera e sobes elektrike nuk duhet te hapet, te pakten 15-20 minutat e para, pasi embelsira ulet.

Pergatitja me menyren e nxehte: Vezet, bashke me sheqerin, hidhen ne nje ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne nje tenxhere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen bashke duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe, duke vazhduar rrahjen, masa frohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 20 grade C), sepse, po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet mire dhe pandispanja del e ngjeshur. Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne trecerek te lartesise, pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes, lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose, ne qofte se do te perdoret per torte, lihet e thate.

shenim: pandispanja del me e shkrifet dhe me e thate nese mielli perzihet me pak niseshte.

Per nje tave mesatare duhen:
Veze 7 kokrra, miell 7 luge gjelle, sheqer 7 luge gjelle, niseshte 3 luge kafeje, lekure limoni.
Per shurupin duhen: sheqer 4 gota uji dhe 3 gota me uje.

Miyuki, shpresoj te jete e qarte si recete. Nese deshiron 'torte pandispanje', let me know. /pf/images/graemlins/smile.gif

p.s. Tedi, s'ka problem lal. /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
thanks lali se qenke lodhur, po ama s'eshte ajo qe kerkova une, :shrug:
une kerkova shendetli, dmth duhet te kete mjalt brenda...

me siguri ke ngaterruar recete,
megjithate thanks per mundimin,
po e gjete ket qe them une, thanks again :wave:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

eh, pandispanje, shendetli...petejto, petato... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ok, well, mbase i vjen frymezimi ndokujt e i sherben receta per me vone.

Miyuki, e kam dhe shendetline, ta shkruj icik me vone. Sorry. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Gjuha e lopes a e dini si gatuhet.Pashe reklamat dhe javes tjeter eshte ne oferte. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Embelsire me mjalte-Shendetli (per Miyukin /pf/images/graemlins/smile.gif )

Ne nje ene perzihen mire vezet, sheqeri, mjalti, gjalpi dhe ne fund shtohen arra. Pastaj hidhet mielli i perzier me sode. Zihet brumi, i cili nuk duhet te punohet shume qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me veze, behen disa vijeza me pirun dhe qipet per 30-35 min. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe hidhet shurup i vakur i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit, te percaktuar normative, mund te hidhet gjalpe, veze dhe mak mjalte.

Per 25 copa duhen:
Miell 3 gota uji ose 500 g, sheqer 1 gote uji, mjalte 2-3 luge gjelle, veze 2 kokrra, sode 1 maje luge kafeje, arra 1-2 filxhane kafeje, gjalpe 2 filxhane kafeje, pak vanilje dhe uje 2 filxhane kafeje.
Per shurupin: sheqer 3 gota uji, uje 2,5 gota uji.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga 'Mistreci':
[qb] Gjuha e lopes a e dini si gatuhet.Pashe reklamat dhe javes tjeter eshte ne oferte. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Mistrec, don receten per 'Gjuhe te ziera'?
 
Re: Receta Gatimi Shqiptare

hehehe Munlajt te ka rene ne dore libri "si te gatuajme" nga zonjeza Evgjeni a si? E shikoj nje mbremje time eme duke e shfletuar dhe ne kopertine ishte shkruar me te kuqe "new edicion" :lol:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Po mi, une e thash vete qe kam liber /pf/images/graemlins/laugh.gif , ndryshe do rrija vend numero (mamin time nuk e kam afer qe te me mesoje). Ky imi ama eshte 'old version' qe ne 96. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb] Embelsire me mjalte-Shendetli (per Miyukin /pf/images/graemlins/smile.gif )

Ne nje ene perzihen mire vezet, sheqeri, mjalti, gjalpi dhe ne fund shtohen arra. Pastaj hidhet mielli i perzier me sode. Zihet brumi, i cili nuk duhet te punohet shume qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me veze, behen disa vijeza me pirun dhe qipet per 30-35 min. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe hidhet shurup i vakur i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit, te percaktuar normative, mund te hidhet gjalpe, veze dhe mak mjalte.

Per 25 copa duhen:
Miell 3 gota uji ose 500 g, sheqer 1 gote uji, mjalte 2-3 luge gjelle, veze 2 kokrra, sode 1 maje luge kafeje, arra 1-2 filxhane kafeje, gjalpe 2 filxhane kafeje, pak vanilje dhe uje 2 filxhane kafeje.
Per shurupin: sheqer 3 gota uji, uje 2,5 gota uji. [/qb]
kjo eshte embelsira qe sa me shume te hash, aq me shume te hahet....t'pakten mu ket efekt me jep /pf/images/graemlins/smile.gif

rrofsh moono, ta stampoj e t'ja çoj motres /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb]
Fillimisht postuar nga 'Mistreci':
[qb] Gjuha e lopes a e dini si gatuhet.Pashe reklamat dhe javes tjeter eshte ne oferte. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Mistrec, don receten per 'Gjuhe te ziera'? [/qb]
Une se kam idene te ziera a te paziera,por dua te di si gatuhen.Apo duhen ziere para se te piqen.
 
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Fillimisht postuar nga aRBi:
[qb]
Fillimisht postuar nga BeLLa StRoNzA:
[qb] Te falenderoj,por te lutem desha te dija menyren e gatimit...te ziera ,ne avull,te pjekura...???
Sa per salcen e kam parasysh ,megjithese desha t'i gatuaja me mix djatherash...
:wave: [/qb]
me fal per vonesen i pjek ne furre te mbushur me mix djathrash pasi i ke dhene vetem nje vale te lehte(sa me i pjekur eshte avokadoja aq me pak e zien) receta me avokado anglisht [/qb]
:wave: Te faleminderit,dolen sic i desha :kiss:
 

moonlight

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Mistreci, po te jap atehere receten:
Gjuhe te Ziera

Gjuhet lahen mire dhe vihen te ziejne me pak uje. Sa te marrin vale hiqet shkuma dhe shtohen qepe, mundesisht te pjekura ne sobe, karrota, selino, piper, kripe, dafine, nje tufe majdanozi. Zierja vazhdon ne zjarr te avashem, derisa te jene gati (ne qofte se piruni hyn e del lirisht atehere gjuha ka zier).
Gjuha e zier shpelahet ne uje te ftohte dhe ashtu e nxehte pastrohet nga cipa, ndryshe cipa hiqet me veshtiresi. Gjuha e pastruar dhe e zier vendoset perseri ne lengun e vet. Nxirret e nxehte dhe pritet ne feta ne drejtim te kunder te fijeve. Shoqerohet me pura patate te sperkatur siper me gjalpe te fresket e majdanoz te grire holle. Gjuha e ftohte pritet ne feta te holla dhe nxirret si meze, e shoqeruar me sallate ruse, majdanoz ose sallata te tjera te stines. Lengu ku jane zier gjuhet perdoret per supe.

Per 4-5 persona duhen:
Per nje gjuhe rreth 500g: qepe 1 kokerr, karrota 1-2 cope, selino 1 rrenje, 1 tufe majdanoz, piper, kripe, 1 gjethe dafine.
Per garniture: patate 1 kg, gjalpe 1-2 luge gjelle, qumesht 1 filxhan caji.

p.s. Perso, ishalla po ta ben motra shendetlijen e te befte mire pasnej! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Rrofsh Moonlight.

E provova por mu duken te shpifura + mishi doli pak i fort.E futa dhe e poqa pastaj,ashtu sikur me shijuan me shume.Ç'ti besh e ka fajin origjina,jam mesuar qe mishin ta ha gjithmone te pjekur ndryshe s'me shijon.

/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top