Re: Receta Gatimi Shqiptare
Pardje bera supe (I’m so proud of myself /pf/images/graemlins/laugh.gif ) me veze e limon (avgo lemono qe e gjen ne restorante greke). Kshu e qava une:
Ne fillim vlon nja gjys tenxhere uje (nuk ka permasa te sakta; e bera me sy). Ujit i shton nja tre grushta oriz dhe ca gjalp; gjithashtu shtoi ca lekura limoni te kaluara ne rende, plus edhe ca kripe. Ne nje ene qelqi, hidh nja dy a tre te verdha veze. Avash avash, duke i perzier, te verdhave u shto ca leng limoni (nji kokerr limon). Kete nise kur orizi te jete bere. Pra, kur te jete i bere orizi, hiqe nga zjarri dhe leje menjane per nja pese minuta. Me pas, hidhja lengut avash avash duke e perzier, masen e te verdhave te vezeve e limonit. Siper hudhi ca piper te zi edhe gjethe te njoma majdanozi.
Eshte e lehte fare; po e bera une, e bejne te gjithe. /pf/images/graemlins/laugh.gif