Re: Receta Gatimi Shqiptare
Sekretet e mia te pilafit /pf/images/graemlins/laugh.gif
Im ate thote qe ia hedh edhe kinezeve ne pregatitjen e tij /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ne fillim shkrihet nje-dy luge gjalpe ose le te themi sipas deshires ne tenxhere, hidhet pak vegeta rreth nje luge kafe ose dy(nese kini sepse i jep shume shije) gjate shkrirjes se gjalpit si dhe kripe, i hidhet pakez piper i zi sa per shije, shtojme orizin qe duhet hedhur me mase, psh per kaq sa thashe me lart hidhet nje gote uji e madhe me oriz.Me pas kavurdiset pake deri sa te perzihet mire orizi me te gjitha ato qe i shtuam.
Qe te mos behet i qullet dhe as i pazier uji duhet te jete i nxehte, ose lengu i mishit, varet nga preperenca, me lengun e mishit nuk ka nevoje per vegeta, vegeta zakonisht perdoret kur mungon brodo.
Per nje mase oriz, kur orizi eshte i mire mund te perdoret masa 2 uje, uji duhet te jete i vluar mos e harroni /pf/images/graemlins/smile.gif , me pas ne fillim zihet ne zjarr te forte dhe kur te jemi diku afer tharjes se pilafit e ulim zjarrin dhe presim te dalin ato flluskat ne siperfaqe qe tregojne qe eshte shterrurr, e mira eshte qe te zihet me kapak te tenxheres te mbuluar.
Kur e servirni mund ta zbukuroni me piper te zi ose me pak kackavall te shkrire.
Me thoni si u doli /pf/images/graemlins/smile.gif
...per sutlashin ka recete tjeter /pf/images/graemlins/laugh.gif