Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Guest
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Ajo qe ndodhi , ndodhi vuajtja me e sinqerte behet ne heshtje , jo per gje po tregon kulture dhe respekt ndaj shpirtrave te te ndjereve , hakmarrja nuk kthehet me te njejten monedhe , meso te falesh
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Problemi yne si komb eshte se perbehemi nga 10% te fort dhe nga 90% frikacak. Cdo kush mund te na shkeli me kembe, mund te na vjedhi, mund te na leri pa drita, mund te na leri pa uje, mund te na rrahi. Enveri na njihte mire po keshtu na njohin shume mire edhe politikanet tane sot se bashku me Europen.


LR, nese e sheh tek ai linku qe ka vene djepi mund te shkarkosh edicionin e dt 12 te emisionit Fix Fare i cili flet pikerisht per procedurat skandaloze dhe zgjatjet deri ne te fiket te radheve para ambasadave.Ka arritur nje pike qe nuk guxon te mendosh dokumentat e shumta qe duhen bere gati per te marre nje vize (pa dallim nese e ke private apo pune), procedura te cilat kerkojne kohe dhe shume mund per tu plotesuar.Ne gardhin e ambasades gjermane intervistohet edhe nje zonje e cila deklaron hapur qe eshte me mire te shkoje me gomone te takoje femijet e semure, sesa te prese e prese e prese pafundesisht duke u refuzuar pafundesisht.
Heren e fundit qe kam aplikuar per vize jam cuditur nga shtesat qe ishin bere ne dokumentat qe duhen parazitur, vertet kishte kaluar pakez kohe, por lodhja dhe ditet qe kerkoheshin per tu vene ne dispozicion me cuan ne nje pike qe isha gati te hiqja dore nga aplikimi per vize.Pa mendo qe per viza pune njeriu mund te shfrytezoje dhe te ngreje madje zerin ne emer te shoqerive apo institucioneve qe perfaqeson, ose ose institucionet vete mund te kujdesen per keto procedura aq me shume kur jane nderkombetare, po njerezit e thjeshte qe kerkjone te takojne familjaret e tyre??!!

Do te ishte nje hap i shkelqyer te kerkoj lehtesimi i procedurave per viza per shqipetaret.Ne radhen e gjate te pritjes sime shume oreshe ne ambasade pata rastin te degjoj histori nga me te cuditshmet dhe me te dhimbshmet, dikush qe priste para meje me tregoi se ishte hera e 6 qe aplikonte dhe se nuk priste me ta merrte, me nje goditje fati arriti ta merrte per here te gjashte.Sa kohe shpenzoi, sa here beri dokumenta, sa here luti zot e te gjalle qe te merrte ate copez vize per te kaluar nje here te vetme (qofte) kufirin.

Perse te mos hapin kufijte keto dy shtete xhanem, 3 milion i bejme a s'i bejme gjithe e gjithe, fundja kur nuk jane pushtetaret tane te zotet te na drejtojne, por perkundrazi te na shfrytezojne per te na hedhur neper ujerat e detrave tane, le ta bejne pushtetaret e vendeve fqinje.


Une personalsiht e vleresoj shume iniciativen tend dhe peticionin qe ke shkruar, eshte nje problem qe te pakten Fiks Fare e ka kapur fare qarte; Te clirohen procedurat per dhenien e vizave nga thaset prej rere qe u kane varur.

Ky do ishte nje fillim i mire.
 

abs

nuk e di...
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

...,fix fare, si dhe organizata Mjaft, pa perkrahen masive te popullit ne shqiperi dhe jashte saj, pa nje lidhje (rrjet) me njeri tjetrin mund te bejne dicka por jo shume, mendoj... eshte koha per tu `zgjuar`
,sa per ndihmen e te huajve, eh...hallm e ftoht me duket...
pse s thoni qe duhet ndrru strategji, me te qare e me dhune jane ba shume prova,e kto jane dy menyrat e vetme qe perdor populli jone, fatkeqsisht.

ps: mbeshtes mendimin e LR_s
 

B.B

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

NGUSHELIMET E MIA FAMILJEVE DHE TE TE AFERMVE TE VIKTIMAVE. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
Me vjen shume keq.., nuk gjej dot fjale per te shkruar.
Qeveria c'ben , ku eshte, sa do vazhdoj keshtu?
Eshte per te qare per Shqiperine tone te dashur :cry: :cry:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Natyrisht qe eshte nje problem politik! Qelbet peshku nga koka dhe koka e nje shteti eshte qeveria e vet. 13 vjet dhe akoma te kete njerez qe vene koken ne rrezik per nje jete me te mire?
 

Diddy19

Su@mi
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Me te vertete qe peshku qelbet qe tek koka...politika ne mos ka gisht ne krimin e organizuar ,ben veshin e shurdher ,eshte indiferent ndaj asaj qe i ndodh perreth.

E fundit fare,kryetari i bashkise se Shkodres,z.Artan Harxhi,me dt.11 Janar kur u ba kthimi i kufomave te tragjedise se Karaburunit ne Shkoder,mungonte ne pritjen e karvanit te gjate qe mbante trupat e te mbyturve dhe i intervistuar nga gazetaret se si ka mundesi qe mungonte ne nje "eveniment" te tille u prononcua:"Une s'dija asnje gja rreth kthimit te trupave ne Shkoder,nuk e dija se kur ktheheshin.Ata te prefektures me thane se do me njoftonin,po nuk e banen,kshuqe une s mora vesh gja"

Ky eshte kulmi,nderkohe qe nje popull i tane dite se kur ktheheshin trupat,kryetari i bashkise se rrethit me te madh verior s'ishte ne dijeni!!!Vejini emer kesaj se une s di si me e qujt!
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Per hir te vertetesise se lajmit, ne ndryshim nga zerat e diteve te para, duhen hequr femijet nga titulli i temes... pa e bere me pak tragjike ngjarjen megjithate...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Kordele e dashur, ti duhet ta dish kaq gje, qe ambasadat nuk jane zyra te shtetit shqiptar, por perfaqesues te shteteve me te cilat ne kemi marrdhenie diplomatike dhe si te tilla, brenda tyre, zbatojne legjislacionin dhe rregullat qe kane ato e jo deshirat tona personale.
Persa i perket alternatives duket se e jep nje por ndoshta ia vlen ta qartesosh disi me shume: cilat shtete mendon ti se duhet te marrin ne dore drejtimin e Shqiperise? Serbia apo Greqia, apo te dyja sebashku?
Nese per pervoje personale njeh mire te dy analoget, duhet te dish qe interesat e nje kombi e te nje shteti nuk jane e nuk trajtohen ne menyre pragmatiste, sepse nuk jane interesa qe shiten ne treg.
Ne Itali koha per te rinovuar nje permeso shkon deri gjashte muaj e ndoshta edhe me shume. Nderkohe emigranti, mban ne dore nje cope karte nga kuestura e cila nuk e lejon te levize normalisht. E vetmja mundesi qe ta marre me shpejt, ose para kohe eshte rastesia, ne mos njohja, ose nje fatkeqesi familjare e dokumentuar. A nuk eshte absurde? Patjeter qe eshte sepse nese ti i dorezon dokumentat ne janar dhe e merr permeson ne qershor, realisht kjo permeso ka filluar konsumimin e saj qe ne janar, pra gjashte muaj te digjen dhe mendoni ata qe e kane njevjeçare, qofte edhe dy. E pra burokracia keto ben. Dhe nese e bejne me emigrante qe kane ardhur per te punuar, kujtoni se per nje vize te nje qytetari çfardo,(nuk flas per kordelen) do te shqetesohen kaq shume ambasadat? As mos e shkoni ndermend.
Nese deshirojme te ndryshoje panorama politike e vendit, nuk mund te behet persa edhe ketu ne forum vihen re dy grupime, Naniste dhe Berishiane. Per mua jane grupe politike pa ndonje ndryshim thelbesor,(perjashto emrin) i karakterizon kalbesia, ndaj mundohuni te pastroni mendjen nga influenca e tyre qe nuk eshte gje tjeter veç gangrene.
Ndoshta do te vonohet disi e ardhmja, por nuk ka per te munguar
 

T[]

Forumium praecox
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

ne i meritojme udheheqsit qe kemi se jemi nje shoqeri inkoshiente qe smundohet me ngrite zerin as per gjene me minimale po cirren organizatat per shtrenjtimin e dritave dhe te albtelekomit dhe mezi gjen nje perkrahje te studentet ne shumicen e qyteteve vuan njerzia per buke dhe nuk i degjon me be te pakten nje lutje te kryetari i bashkise.patriotizmi yne lind vetem kur jemi larg shqiperise
 
H

harap

Guest
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Dhe mua me duket se po shfrytezohet ne menyre te ndyre dhimbja e te tjereve per qellime te mirefillta politike. Para 1997, mesatarisht ne Itali vinin kater pese gomone ne dite dhe perqindja e te mbyturve kuptohet qe ishte ne proporcion me numrin, por askush nuk u ngrit te kerkonte permbysje qeverie.
Per te kritikuar tashme eshte vertetuar qe jini te vetmit. Jepni nje alternative zgjidhjeje ju, qe t'i mbushet mendja popullit dhe te heqe Nanon, por pyetja eshte se ke duhet te vendose. Berishen?! Natyrisht. S'ka shume mundesi zgjedhjeje, keta te dy jane. Dhe kthehemi tek kater pese gomone ne dite pa harruar qe kishte raste qe niseshin edhe dhjete.
Tragjedia eshte e madhe dhe e dhimbeshme si e tille, por me duket pandershmeri te shfrytezohet per te kerkuar ndryshime politike. Ato do t'i sjellin zgjedhjet.
U vrane 18 italiane ne irak, por me duket se askush nuk e shfrytezoi kete ngjarje per te kerkuar heqjen e Berluskonit. Perkundrazi, te gjithe shprehen dhimbjen e tyre. [/qb]
Atman mesa shoh fliske nga korca dhe duhet ti kesh degjuar rrjedhen e ngjarjes se ndodhur kuptohet nqs je ne shqiperi.
per mendimin tim nuk qendron problemi tek qeveria qe eshte sot apo dje por puna qendron diku tjeter.
Ne momentin qe doli skafisti ne lidhje me top channel duke kerkuar ndihme nqs mban mend nuk vonoi shume dhe ministri i rendit beri nje deklarate duke thene mos ua vini veshin ketyre lajmeve te pabaza qe duan te perhapin panik .Tek kjo pike me duket se qendron nje nga problemet kryesore dhe duke u bazuar tek kjo atehere lind pyetja mos valle donin ti linin te mbyteshin edhe qeveria te bente sikur sdinim gje???Arsyeja : sepse ishte edhe policia e implikuar tek kjo ngjarje, sepse klandestinet jane shoqeruar nga shkodra ne makina policie.
kurse persa i perket Nanos mendoj se eshte personi qe duhet te sulmohet me teper pasi vendi i tij kalon nje tragjedi dhe ai vazhdon pushimet edhe per tre dite, e per me teper nuk shkohet ne asnje varrim. kjo per mendimin tim eshte arsyeja e jo atehere behej ashtu e sot behet keshtu.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Vazhdojme logjiken tende. Jo vetem qe ministri dhe qeveria donin t'i linin te mbyteshin, por kishin pergatitur edhe skafistin qe te mbytej bashke me ta. Ishte nje kamikaze me sa dukej. Ose u leshuan ndonje silure anijet ushtarake. Lerini fantazite. Nuk perkrah njeri qeverine, por nuk shfrytezohet dhimbja e tjetrit. Eshte teper e pamoraleshme. Do te gjykoni drejt me vone. Tani problemi qe ngrihet eshte fare i qarte: jepni alternativen.
Qeveria aktuale, ka bere arrestimet e duhura. Ne burg do te vene ata qe jane te lidhur direkt me ngjarjen e jo kush te na doje qefi ne.
 

abs

nuk e di...
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

mungon nje fryme motivimi,...bashkupunimi...

shif qeverine, ato mbajne lidhje me `kriminelet`, dmth te fortit me te fortit ne nje team.( e ne shajme ato qe vete i zgjedhim)
pse ka ra populli ne kte gjume kaq te rende?
nuk mjaftoj shkundja e termetit ne kto 14 viteve qe te zgjohet?
s jane kto `kriminele`djem te popullit, forcen dhe intiligjencen e te cileve do ishte me mire te perdoret ne FAVOR te vendit tone.
se shifni se kan hy te hujt deri te dera e shpis, gjoja tuj na rujt...

do te doja te shkundja mir ato gazetar(ucet)...
se dhe ato ndikojne shume ne ` corrimin`e popullit...

vetem kur te mesoje individi te mendoje pervehte
( pra mos te shkoje si corri me u hudh...)do mesoje te mendoj/veproje dhe ne kolektiv...


---------------------
kush e nxjerr gomarin nga balta?...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

abs, informacionet (nuk me takon mua t'i konfirmoj) qe qarkullojne ketu, "thone" qe te ashtuquajturit klandestine jane nisur me autobuze qe nga Shkodra per ne Vlore dhe te udhehequra nga nje oficer i larte policie, fakti qe te gjithe jane bashkeqytetare ben te mendosh qe ky informacion apo kjo hipoteze mund te jete e vertetw.

Ekziston gjithashtu mundesia qe te kete qene nje gomone e dyte (fakt i nxjerre nga kerkesat e familjareve qe u beheshin gazetareve nderkohe qe prisinin ankorimin e gomones) pasi nga kerkesat e familjareve dalin me shume se 35 te kerkuar nga familjaret. Me se shumti mendohet qe kjo gomone e dyte te kete arritur brigjet italiane pasi sic e dime gomonja nuk mund te fundoset. Kete fakt e konformojne edhe vazhdimi i kerkimit te metejshem ne ujerat detare nga te dyja palet.K y fakt as mohohet dhe as konfirmohet nga autoritetet lokale dhe te ve ne dyshim. Une nga te gjitha emisionet mediatike qe kam pare deri me tani si dhe shtypit te shkruar besoj se po behet nje loje fjalesh nga autoritetet pergjegjese (duke lene menjane heshtjen absurde te qeverise) me qellim per te fshehur te verteten. Kjo gje behet ose per te fshehur implikimin e tyre ne ngjarje, ose per te fshehur inkompetencialitetin e tyre ne pozicionet dhe "profesionalizmin" e tyre.
Nderkohe mediat na perplasin para turinjve deklaratat e bera para shume pak kohe te qeverise per mbylljen e ketij trafiku dhe premtimin per mosperseritje te fakteve (tragjedive) si dhe perforcim te rojeve kufitare etj etj.
E zorshme te thuash qe qeveria apo organet kopetente s'kane asnje faj dhe qe per te parandaluar nje tragjedi te radhes (ne vijim) te mos ngrihet zeri.
Eshte po kaq e rende te mendosh qe po shfrytezohet "rasti" per te manipuluar ne favor te interesava imagjinare qe askush nga ne nuk gjen perfitim.
Por mund te kuptoj, kush kerkon alternativa nga te tjeret eshte nje spektator qe me mire te terhiqet dhe te qendroje si i tille duke lene ata qe kane deshiren e mire te protestojne ne menyren qe parapelqejne dhe munden.

P.s.Shefi i policise i akuzuar si i implikuar ne ngjarje dhe qe ishte personi direkt qe u tregua i dhunshem me kamerat e mediave, u arrestua dhe u la i lire nje dite me pas, eshte i njejti person i cili kishte (ka) lidhje farefisnore me nje nga skafistet.Buje e madhe qe.
 
H

harap

Guest
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Kordele eshte mese e vertet se jane shoqeruar nga makina policie pasi shoket tane na thane qe ate nate i kishin pare edhe kishin qene rreth 50 vete qe jane nisur te shoqeruar nga policia , po ky atman kam frike se mos eshte i inkriminuar ne ngjarje /pf/images/graemlins/smile.gif une po te tregoj si rrodhen ngjarjet ate kur policia dmth ministria e rendit mohoi cdo gje . Si ma shpjegon kete???
jane bere arrestime??e vertet po duhet te arrestohen edhe ato qe i arrestuan edhe ato qe i emeruan keto persona e te jap doreheqjen nje kryeminster qe nuk gezon me as me te voglin respekt ne popull.gje qe po e vertetojne te gjitha mediat edhe gjithe populli.
 

abs

nuk e di...
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

ah si nuk e kam nje grusht te fort!!!!


--------------------------
Nuk jam per grupe qe luftojne kundra njeri tjetrit, jam per ato qe luftojne per dhe me njeri tjetrin!!!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Patjeter Harap, i kam mbushur xhepat me parate e te mbyturve. Keshtuqe Harap implikimin tim po e konsideroj nje shaka dhe do t'i pergjigjem po me nje shaka. Me duket se jini jashte piste kur kerkoni te arrestohen te gjithe, te gjithe ne burg. Formojme nje zinxhir sepse te gjithe jane hallka te njeri tjetrit. Kjo me kujton ate barcoleten e parakalimit ne Vlore. Kur u diskutua se kush do te ishte ne tribune, vlonjatet thane gjithe Vlora se e meriton. Po per te parakaluar kush do te jete? Marrim ca nga Lushnja e ca nga Fieri, thane. E keshtu, futemi te gjithe ne burg edhe ju sepse duke ndjekur hallkat do te kini ndonje lidhje farefisnore. Pastaj sjellim ne Shqiperi ca greke e ca serbe dhe keshtu plotesojme qefin e ndonjeres qe ka debulese.
- Statiskitat italiane per vitin 2003 flasin per zero trafik nga Shqiperia. Kjo tregon qe qeveria, ose te pakten pjesa e shendoshe e saj ka bere perpjekje per te eliminuar nje plage te tille.
- Nese brenda saj ka njerez te pandergjegjshem qe merren me krime, kjo nuk do te thote se jane te gjithe kriminele. Sikurse nuk perjashtohet fakti qe te jene police te lidhur me ringjalljen e trafikut. Duke iu referuar ngjarjeve ne Itali me te cilat jam po aq ne korrent, mund te them se shpesh here kane dale si deputete te lidhur me mafian biles edhe prifterinj te rangut te larte, politikane e police. Eshte arrestuar personi pergjegjes, por nuk eshte kerkuar renia e qeverise.
- Persa i perket skafisteve; edhe pse nuk me pelqen si pyetje por do ta bej per te ndjekur rrjedhen logjike: pse telefonuan ne televizion, kur fare mire mund te telefononin ne port dhe te kerkonin ndihme?
- Po sikur skafi te kishte arritur shendoshe e mire ne Bari apo ku di une, kush do ta kishte "meriten"? Do te kishte vazhduar trafiku i nisur dhe kjo do te kishte pasoja akoma me te renda per gjithe vendin. Sanksione qe do t'i rendonin ne kurriz gjithe popullit. Fatkeqesisht ne duhet te pesojme dhe prape te mos mesojme.
- Ju dini pjesen tuaj te ngjarjeve, une di pjesen time, ate qe lidhet me marrdheniet me Italine dhe kushtet qe i ka vene Shqiperise, per te marre ndihmen ekonomike. Dhe nje nga keto eshte pikerisht ndalimi i skafeve. Kjo do te thote se qeveria nuk ka asnje interes te rifilloje nje trafik qe me shume i hap telashe se sa e ndihmon. Po te gjykojme per te vjedhur. Qeveritaret vjedhin me shume nga ndihmat ekonomike se sa nga skafet.
Logjika e thote qe jane me te interesuar te hyjne qindra milione euro nga europa, te cilat jane edhe nje kafshite e madhe se sa disa mijera, te cilat nuk mbushin dhembet e prishur te qeveritareve.
Pa perseritur faktin, vitin e kaluar nuk hyri asnje. Kjo e dhene eshte nga pala italiane dhe tregon deshiren e qeverise per te ndaluar. Biles edhe kur diskutohej vitin e kaluar nga deputete dhe ministra italiane, per trafikun qe vinte nga afrika, u muar si shembull shqiperia dhe thuhej duhet te vendosim te njejtat kushte.
- Persa i perket protestes. Gjithkush eshte i lire ta beje, por jo me menyra aq origjinale sa te nxjerri ne pazar vendin.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

mesazhi u editua pas kerkeses se atman
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

- Statiskitat italiane per vitin 2003 flasin per zero trafik nga Shqiperia. Kjo tregon qe qeveria, ose te pakten pjesa e shendoshe e saj ka bere perpjekje per te eliminuar nje plage te tille.
Atman po preku vetem ket pike se nuk kam durim me u marr me gjithe shkrimin tan.Une deri ne tetor kam ken ne Lecce dhe di edhe te njoftun qe bashke me shqiptare jan arrestu edhe me 800kg mariuana(gomone).Nuk e di se ku i merr ti ato informacione apo te Rai???M'kishte kap gazi me ato qe thu por tema nuk ma lejon nji gja te tille.Nuk po perfiton kush prej ksaj tragjedijet por kjo qeveri dhe sidomos ky kryeminister meritojne varjen dhe jo rrezimin.
 
H

harap

Guest
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

trafiku zero sma do mendja se ka qene ndonjehere.
Deshmitaret okulare nga dhermiu e ato anet andej thonin qe nga janari fillimi dmth jane nisur mbi 8 gomone.Kurse persa i perket rastit ne fjale mendohet qe ne gomonen e zhdukur qe mendohet te jete edhe nje e dyte ka pasur sasi te madhe droge.

po te shohim anen e arrestimeve do ju mjaftonte te lexoni paragrafin ku e sqaron kordelja me se miri qe nje person qe mund te jete nder kryesoret u mbajt nje dite dhe u lirua.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

E para Tushi, - Po flitet per trafik klandestinesh.
E dyta Tushi, - ndoshta ti je i mireinformuar nga mafiozet italiane te cilet kane eksluzivitetin absolut te droges, te pakten ne Itali, ne kete rast je me i mireinformuar nga une qe ndjek ato qe thone politikanet e Lega Nord dhe AN te cilet kane shprehur kenaqesine e tyre per trafikun zero te klandestineve. Keshtu siç e shikon RAI del jashte loje.
- E treta, Tushi, - Ky lloj reagimi nga ana tende ndryshe quhet edhe mburrje adoleshenti. Ndoshta deshiron te terheqesh vemendjen, sepse njeh njerez te nendheshem dhe keshtu te duket vetja i rendesishem. Ka edhe kjo shpiegimin e vet, por ketu nuk eshte tema sepse do te ta beja portretin psikologjik dhe te siguroj qe me mjaftuan aq sa ke shkruajtur per te kuptuar.
- Ah, po, ka edhe nje te katert Tushi: - Mos qesh shume Tushi sepse te keputet ushkurri.
E di kujt i thone ushkurr andej nga Vlora?
 
Top