Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

zog

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Fillimisht postuar nga stellina:
[qb]
sdi cte them me...ishalla ska shum persona si ti ne kyt bote. [/qb]
patjeter qe jo, per ket te siguroj bambina.

si dhe lexo me mire e mos deformo te thenat e mija. kur them shqiptaret jane budallenj, jo sepse ata kerkojne vdekjen, por ngase RREZIKOJNE shume per FARE PAK gje.

me thuaj kush do ta merrte detin me 5 metra dallge per te çliru kosoven nga serbi. he kush? e pra ASNJE ose fare pak, ndoshta veç ata te lujtmit si puna ime, dhe qe rrezikut kerkojne ti japin nje KUPTIM te larte e te fisem.

jo me kalu detin me kuç e me maç per te qene "sklleverit modern" te talionit, ose per tu shtu tek dera e socialit per nje çap buk pa lodhje.

per ket i quj budallenj.

tre muj mos flejne per toke tu majt rradhe tek dera ambasadave te huaja per vize e bota me siguri do na trajtoje me me njerzillik, po si polaket, hungarezet, sllovenet, etj qe udhetojne kudo pa pas nevoje per viza. por kush kupton, kur ju me shkolle ne talje jeni komplet debile vaj halli poplli i padit.
 

stellina

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Simas menimit tim para se me fol fillon edhe pin nje gote ti shoko...no comment
 

stellina

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Fillimisht postuar nga zog:
[QB] oj stella ata qe vdiqen s'kane nevoje per ngushellimet tona, ata sot prehen ne paqe, kane shkuar ne parajse, ate kerkonin apo jo!

Nuk deformova fjalet tua...lexo me mend ti.

Bye
 

besnik

Forumium praecox
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Tragjedia, asnjë patrullim në det
Lajmi i ores 9:50 PM

TIRANE (10 Janar) - Pas mbërritje së trupave pa jetë në tokë, në det nuk ka asnjë patrullë policie. Sipas informacioneve më të fundit, rreth 20 viktima mbërritën sot në morgun e Vlorës. Ndër ta ka fëmijë dhe gra.Bilanci i tragjedisë së Karaburunit kap shifra rrënqethëse, duke shënuar një ngjarje të rëndë për mbarë popullin shqiptar. Dy gomone u nisë nga porti i Vlorës mbrëmjen e kaluar, por si pasojë e një defekti në motor por dhe si pasojë e një moti të keq, ku deti shënonte 5 ballë, gomonet nuk mundën të ktheheshin në port. Sipasojë gjetën vdekje 20 klandestinë kryesisht nga Shkodra dhe mundën të mbijetonin vetëm 11 prej tyre. Mësohet se numri i përgjithshëm i klandestinëve ishte 35.


Identifikohen 20 viktimat e tragjedisë së Karaburunit


TIRANE (10 Janar) - Bilanci i tragjedisë së Karaburunit ka shkuar në 20 viktima. Kryesisht viktimat janë nga lezha dhe Shkodra. Sipas News24 katër prej tyre rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që 11 kanë mbijetuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Kufomat mbërritën sot pasdite në morgun e Vlorës nga ku do të transferohën për në familjet e tyre. News24 gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe të sotmeka transmetuar hap pas hapi të gjithë kronologjinë e ngjarjes duke informuar mbarë opinionin public për pasojat e kësaj tragjedie. Nga të mbijetuarit disa janë në gjendje të rëndë ku njëri prej tyre është transportuar me helicopter për në spitalin "Nënë Tereza" të Tiranës

VIKTIMAT

Luiza Martini 35-vjeç
Liza Prenga 37 vjeç,
Paulin Pushimaj, 25 vjeç
Gëzim Kurtaj 32-vjeç, Shkodër
Gëzim Fusha 18-vjeç, Dukagjin
Oltion Jacaj 23-vjeç
Alfred Lleshi 19 vjeç
Agron Marku 27 –vjeç, Malësi e Madhe
Tom Gjoni, 18-vjeç Vau i Dejës
Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër
Mark Ndou 18-vjeç
Besmira Dibrati 16-vjec
Sadik Doci 25-vjeç
Dritan Ramadani 35-vjeç
Rrasim Mynuku 55-vjeç, Shkodër
Arben Prenga 24 vjeç, Shkodër
Tonin Toka 19-vjeç, Shkodër
Shpëtim Dizdari, 34 –vjeç, Shkodër
Marlen Mëhillaj, 20 vjeç, Shkodër
I paidentifikuar me trup mesatar

TË ZHDUKURIT
Ndue Gjin Canaj, 21 vjeç, Shkodër
Adrian Rrakip Xhelaj, 31 vjeç, Shkodër
Marjana Lue Lajeti, 18 vjeç, Shkodër
Kreshnik Bjeshka 27-vjeç, Shkodër
Fahrie Kodra, 34 vjeç


TË MBIJETUARIT

Adriatik Karabaci nga Shkodra
Fatbardh Pepnikaj nga Malësia e Madhe
Edmond Sykaj nga Kopliku i Malësisë së Madhe
Gentian Kurtmetaj nga Shkodra
Lulëzim Rexha nga Troshani, Lezhë
Miri Guri nga Shkodra,
Aleks Guraziu nga Guri i Zi
Paulin Lleshi nga Vau i Dejës.
Avni Cakaj nga Shkodra
Albert Alliaj nga Vlora, skafisti
Artur Rrokaj nga Vlora, skafisti
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

JO per t'ju kthy edhe nje here diskutimit zogu, se e shof qe e ke ezauru, por varferia e atyne zonave asht aq e madhe, sa mendohet se ne anen tjeter do te gjejne me mire.
A e di ti qe baba i njerit prej tyre tha se nuk ja kishte shtrengu doren, sepse nuk donte qe i biri te ikte?
Po keshtu kane vepruar edhe te gjithe baballaret e kusherinjve te mi, qe vetem pas 5 vjetesh mergim treguan se c'kishin hequr per te mberritur deri atje dhe c'kishin hequr per te pasur nje jete te denje per t'u quajtur jete!

Eh mor zog,
robt jane aq te varfer ne Shqiperi, sa luajne bingo me fatin, dhe kjo eshte per te vene kujen!!!

Nese do te kerkojme fajtore ata jemi te gjithe!
Ne rradhe te pare sepse kemi krijuar dhe mbajme gjalle mitin e perendimit ku hahet me luge floriri, dhe asnje nga ne nuk ka thene se andej hiqet picir, lahen halet dhe prostituohesh per te mbijetuar! Asnje nga ne nuk foli per poshterimet, injorimet si ne rruge, si ne kafe, ashtu edhe ne vendin e punes! Dhe pse? Sepse eshte turp per shqiptaret!
Dhe prej turpit u preferua perralla e bukur, qe secili nga ne e lustroi nga pak duke e bere fene e ketyre 13 vjeteve!
Pastaj fajin e ka shteti, qe nuk organizon emigrimin e punes, ne menyre qe njerezit te levizin si njerez, sepse Italianet kane ende nevoje per njerez qe t'u lajne ****** nanave e baballareve qe kane braktisur!
Shteti mban pergjegjesi edhe per papunesine ne vend!
Pushtetaret mbajne pergjegjesi per lejimin e ketyre trafiqeve, qe cojne ne tragjedi te tilla!

... e keshtu me rradhe!

Me e keqja eshte se Otranto vazhdon te korre jete njerezish, dhe te hape plage ne zemrat e nenave! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Oliver/Andi

Forumium praecox
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga stellina:
[qb]
sdi cte them me...ishalla ska shum persona si ti ne kyt bote. [/qb]
patjeter qe jo, per ket te siguroj bambina.

si dhe lexo me mire e mos deformo te thenat e mija. kur them shqiptaret jane budallenj, jo sepse ata kerkojne vdekjen, por ngase RREZIKOJNE shume per FARE PAK gje.

me thuaj kush do ta merrte detin me 5 metra dallge per te çliru kosoven nga serbi. he kush? e pra ASNJE ose fare pak, ndoshta veç ata te lujtmit si puna ime, dhe qe rrezikut kerkojne ti japin nje KUPTIM te larte e te fisem.

jo me kalu detin me kuç e me maç per te qene "sklleverit modern" te talionit, ose per tu shtu tek dera e socialit per nje çap buk pa lodhje.

per ket i quj budallenj.

tre muj mos flejne per toke tu majt rradhe tek dera ambasadave te huaja per vize e bota me siguri do na trajtoje me me njerzillik, po si polaket, hungarezet, sllovenet, etj qe udhetojne kudo pa pas nevoje per viza. por kush kupton, kur ju me shkolle ne talje jeni komplet debile vaj halli poplli i padit. [/qb]
Zog degjo kan vdekur 21 njerez dhe kjo ka rendesi, cdonjeri prej tyre ka pasur arsyet e veta qe e ka zgjedhur te perballoje detin per te ikur prandaj s besoj qe te takon ty te analizosh mbi vdekjen e tyre dhe mbi te gjitha jo ne kete teme, trego pak respekt te pakten per ato qe kan vdekur!
 

lule-bore

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Ku ka shtet ketu mor vlla ,po te mos ishte per top-channel me dhimbje pohoj se te shpetuarit dhe kufomat do ishin harruar ,si ajo e HASIT
Por kulmi arrin kur policia pohon se jan nisur anijet tona ne ndihme qe ne oren 18;30 pasi esht pare gomonia nga radaret dhe pas telefonates ,por anijet jane kthyer per shkak te motit te keq
Dhe u deshten thirrjet e top-ch telefoatat direkte qe u bene nga gazetaret per rifillimin e kerkimeve dhe e kerkimit ndihme nga natoja dhe guardia italine
Dhe eshte perseri zeri i tv qe i ben thirrje pushtetareve te mos ndrpriten kerkimet sepse duhet te jete dhe nje gomone tjeter sepse me dhjetra telefonata mberrijne ne tv duke pyetur por pjestare te familjes qe ishin ne ate udhetimin e vdekjes
Jetojme ne ket shtet qe sna ofron piken e garancise se mbrojtjes se jetve tona
nese neser mund te ndodh nje aksident qofte ky dhe i nje anije me pasagjere ,larg qofte,ne brigjet tona nuk kemi mjetetet minimale per shpetimin e njerzeve duhet te presim italianet dhe naton te na vijne ne ndihme
Sna mbetet veq te lusim zotin sa me larg nesh fatkeqesit
 

zog

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb]Eh mor zog,
robt jane aq te varfer ne Shqiperi, sa luajne bingo me fatin, dhe kjo eshte per te vene kujen!!!
[/qb]
s'ma ha mendja te jene SOT njerezit me te varfer se ne kohen e Migjenit. e pra ne ate kohe ASNJE nuk emigronte megjithese kishte zyra emigrimi dhe ne shqiperi.

jo e keqja fshihet diku tjeter, tek BUDALLALLIKU kombetar (mungesa e theksuar e intelligjencies se vertete) e jo tek varferia. ata njerez qe u nisen kishin te gjithe nje DESTINACION, ne tym e pa te prit kush une s'shkoj as ne Durres se duhet te jesh i detyruar te flesh ne rere.

ndersa sa per emigrimin e punes qe pretendon nga qeveria, shqiptaret nuk shquhen per punetore, ne 100 persona qe jetojne ne emigrim shume pak punojne (bile per kete shqiptaret megjithese dhjetra vjet te kaluar ne greqi kerkojne ta lene ate per vende me te pasura e ku jetohet me lehte, mos valle edhe keta s'kane te hane), te tjeret shullohen ne diell e jetojne me asistencen qe jep bota.

fakti qe ne anije kishte vetem nga shkodra, duhet ti beje shkodranet te reflektojne me thelle se sa ti luten zotit per shpetimin e shpirterave te viktimave.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

s'ma ha mendja te jene SOT njerezit me te varfer se ne kohen e Migjenit. e pra ne ate kohe ASNJE nuk emigronte megjithese kishte zyra emigrimi dhe ne shqiperi.

Do te cuditeshe!!!

jo e keqja fshihet diku tjeter, tek BUDALLALLIKU kombetar (mungesa e theksuar e intelligjencies se vertete) e jo tek varferia. ata njerez qe u nisen kishin te gjithe nje DESTINACION, ne tym e pa te prit kush une s'shkoj as ne Durres se duhet te jesh i detyruar te flesh ne rere.

AH mer lal,
te gjithe e kishin nje destinacion, kush vellain, kush burrin, kush kusheririn e pare! Nuk jane si emigrantet e pare kto mor cun! Nje grua nga ato te treja shkonte me gomone sepse i kishte dokumentat ne kuesture dhe duhej te vinte ne Shqiperi se i kishin vdek tre pjesetare te familjes.

ndersa sa per emigrimin e punes qe pretendon nga qeveria, shqiptaret nuk shquhen per punetore, ne 100 persona qe jetojne ne emigrim shume pak punojne (bile per kete shqiptaret megjithese dhjetra vjet te kaluar ne greqi kerkojne ta lene ate per vende me te pasura e ku jetohet me lehte, mos valle edhe keta s'kane te hane), te tjeret shullohen ne diell e jetojne me asistencen qe jep bota.

aj aj aj
Zog mer zog,
mos pergjitheso sepse vepron si te huajt: imazhi i emigrantit te piset e dembel nga njera ane dhe nga ana tjeter: vjedhesi i vendeve te punes. E kupton se si po mendon?

fakti qe ne anije kishte vetem nga shkodra, duhet ti beje shkodranet te reflektojne me thelle se sa ti luten zotit per shpetimin e shpirterave te viktimave.

tregon vetem se ishte organizuar nga dy funksionare shkodrane nje me banim ne Shkoder dhe tjetri ne Vlore!
 

ilva

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Nuk arrij te komentoj dot veçse te marr pjese edhe une ne hidherimin e tyre. I shtyu ç'i shtyu, ishte qeveria qe nuk kontrollon apo jo fakti tregon qe ne Shqiperi ka njerez kaq te deshperuar qe te marrin kete rruge me gomone ne mes ketij te ftohti. E vetmja gje qe me ben pershtypje, kaq te mbrapsht paskemi qene sa po dalin jashte shtetit rumun e bullgar me viza te rregullta dhe ne sikur na kane vene damken. I kujt eshte faji dhe kur do te zgjidhet eshte nje pikepyetje e madhe????????????????????????????????????. !
 

Turing

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Zog degjo kan vdekur 21 njerez dhe kjo ka rendesi,
Ketu ke te drejte. Kur behet fjale per dhjetra persona ceshtja kthehet ne tragjeti kombetare, por harrojne aksidentet ne kufi me Greqine apo rastet kur skafistet marrin ne dore pak persona dhe i vrasin ne mes te detit per ti vjedhur leket. Keto askush nuk i ve re sepse nuk perbejne SCOOP mediatik !!!

Nese do te kerkojme fajtore ata jemi te gjithe!
Une ketu nuk jam fare dakord per fajin. Faji ne radhe te pare u takon atyre vete. Dhe kete e paguan shume shtrenjte.

Tani te thuash qe ishin te detyruar kjo per mendimin tim nuk eshte e vertete. Nqs vdesin buke nuk do kishin nga 1500 euro per te paguar gomonen.

Mua sinqerisht me vjen keq per fatin e tyre por rane pre e nje mekanizmi vdekje-prures per fajin e tyre.
Pse?

Sepse ne 1990 me dhjetra veta humben jeten nga anijet e mbipopulluara.

Disa vjet me vone te gjithe e harruan 1990 dhe ishin plot 100 persona qe perfunduan ne fund te ujerave te adriatikut.Si gjithmone ngushellimet nuk munguan !!!

Ne 2003 historia riperseritet dhe ne kete pike une nuk shof asnje arsye perse duhet te ndihem fajtor per ata 20 fatkeqe. Cfare mendonin qe po i conin per nje shetitje turistike?

Biles une nuk jam as dakord qe te shpallet dite zie kombetare. Per dy arsye:
1)Shteti yne nuk te drejten morale(jane pala e dyte pergjegjese per kete tragjedi) dhe juridike ta beje kete. Jane po ata qeveritare qe mbahem ne saje te kesaj kontrabande.
2)Arsyeja e dyte eshte qe atyre vdekja nuk u erdhi nga mbrapa kraheve por po shkonin me sy hapur drejt saj.
Dhe si shqipetar ndihem i ofenduar nga ana e ketij shteti te kalbur qe pa pike fytyre kerkon tu hedhe hi syve famijareve dhe pjeses tjeter te popullsise me masa qesharake duke shkarkuar drejtor policie. Kjo per mendimin tim eshte nje tallje e ulet ndaj komplet opinionit publik shqipetar.
Qeveria duhet te kishte dhene doreheqien dhe pastaj ata te shkonin nqs do kishin sy e faqe tu percillnin ngushellimet familjareve.

Por jo, ata jane akoma te forte dhe mund te vazhdojne te luajne me ne si tu doje qejfi.
 

besnik

Forumium praecox
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

SHKODER, FAMILJARET PRESIN KUFOMAT E TRAGJEDISE

Rreth ores 6:00 te mengjesit te sotem karvani i kamioneve qe transportonte kufomat e viktimave te tragjedise se ndodhur ne detin Jon kane mberritur ne qarkun e Shkodres. Rreth 18:00 automjete te ushtrise qe transportonin trupat e viktimave u nisen mbreme nga Vlora dhe kane udhetuar per gjate gjithe nates ne drejtim te qytetit verior per te dorezuar arkivolet tek familjaret, te cilet e kane gdhire naten te perlotur neper rruget e Shkodres.Karvani eshte ndalur ne disa fshatra ne hyrje te qytetit dhe vetem nga numrat eshte bere i mundur identifikimi i kufomave te cilat jane shperndare neper shtepite e tyre sipas komunave. Rreth ores 7:00 te mengjesit kortezhi ka mberritur ne qytetin e Shkodres. Perveç famijareve dhe qytetareve, per te pritur ardhjen e trupave te pajete nuk ka dale asnje nga pushtetaret lokale. Me pas nje helikopter ka mundesuar transportin e viktimave, qe i perkisnin krahines se Dukagjinit.
 

emiljo

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Fillimisht postuar nga Beni _Sh:
[QB] SHKODER, FAMILJARET PRESIN KUFOMAT E TRAGJEDISE

...perveç famijareve dhe qytetareve, per te pritur ardhjen e trupave te pajete nuk ka dale asnje nga pushtetaret lokale...

Cfare pushtetaresh ne Shkoder? Jo pushtetare, por pushta me i thane asht teper. Nuk me duket aspak e cuditshme, sepse pushtat pushtetare ne Shkoder jane kufoma me i hedh ne Bune, nuk i respektojne njerezit as per se dekuni, se per se gjalli kam mujt me e pa.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Une seriozisht habitem me kta zotnite ktu nelt.Prej ka zotin kan ardh qe flasin keshtu.Sidomos na qe jena jasht s'ka si me na kallxu kush per gomone e skafe se i kena ba prove gati te tane tuj fillu prej mejet edhe s'asht diçka me m'ardh turp.Po nejse thon i ngimi s'ja din hallin te uritunit.Shume prej nesh edhe se kan jetu ne ket vend mas pak kohet kur msohen me kushte te mira bahen ma mosperfilles se ata qe kan lind e rrit ne vende te huaja.Thjesht mendoj se s'asht koha per filozofi banale nqs dikush mendon se munet me kontribu nr i llogorise asht 401030934 Ndihme per viktimat ne BKT.
 

savage

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Megjithate mua me ben pershtypje fakti qe kryeministri shqiptar nuk denjon te kthehet ne Shqiperi edhe pse kjo eshte fatkeqesi kombetare. Ndersa opozita nga ana tjeter vendos vete diten e zise tjeter nga ajo e pozites, si gjithmone per te hapur me telashe dhe per te personalizuar tragjedine. Ndersa zogjte ketu cicerojne pa lidhje. Te pakten te tregojme pak respekt njerez.
 

enton

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Lamtumire o ju te pafajshem .
Zera te trishtuara sot po kumbojne
Heshtjen e thyejn vdekjen po lajmrojn
Oh Zot! Valle kush jane keta fatezinj
Qe e humben jeten ne kete tragjedi ?

A moj Shqiperi moj halle madhe
Casht maj kjo gjam e madhe
A'thu Zoti na ka mallku
A'thu shteti na asht tranu
A'thu vedin ne spo e dona
Shkojm e plasna nder gomona
Pse ky vit na filloj keshtu
Sofra te zeza n'Shkoder me u shtru
Vajtojn nanat oj ku ku

Car na gjet me femijt keshtu
Spo i ndahen Shqipris hallet
Lot po shkojn e spushojn vajet

Lamtumire o ju te dashur , ne po ju themi
Lamtumire o ju fatkeq , nga kjo bote
Ju urojm qe shpirti t'ju prehet i qete
Qofshi me te lumterit ne ate bote

Nga ana ime me shume keqardhje
Po ju nis ket kurore me lot ne sy
Dhe ju uroj shpirteve tuaj
Zoti qofte gjithmon me ju
..............................
Vlore e hidheruar... !

Vlore e hidheruar
Pikerim ne gjak
Tragjedia tjater
Se c'tu c'faq ne prak


C'erdh nje dite e keqe
C'erdh nje dite e zeze
Permbi disa skafe
Nje jete me njerez !

I perpiu deti
Porsi nje lubi
Ikje klandestine
Vec se tradheti !

Nena e femije
te mbytur ne det
Porsi ne Otranto
87* jet' ! (87 njerez te mbytur )

Lajmi sec pershkoi
E mori dynjan
Qan Karaboruni
Zi per mbi Sazan !


Ah...te mallekuar* (qeveritaret)
Qe beni sehir
Populli vuan poshte
Ju xhepat te fryr' !

E ndaloni dhunen
Ne skafe e gomone
Pse jete njerezish merni
Me vdekje mizore !

Sa keq qe me vjen
Dhe nuk gjej dot fjale
Ngushellim t'japi
Shqiperise mbare !


PS:Ky nuk eshte krijimi im/nje mik ma kish derguar ne e-mail.
 

Tanja

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

poezia ishte fantastike.....edhe e dhimbshme
 

Rea-UK

Primus registratum
Re: Re: TRAGJEDIA, 21 TE VDEKUR, MES TYRE GRA DHE FEMIJE

Do te doja ti dergoja te gjithe te afermeve te te mbyturve gushellimet /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top