Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Dera kerciti e te gjithe menteshat vajtuan ndersa dikush hyri shoqeruar nga rrezet e forta te ketij dielli te gushtit.
-Kush asht aty?! - degjoi nje ze te ngjirur prej plake.
-Desha vetem te hedh nje sy! - u degjua qe nga cepi i deres.
-Afrohu se s'te shof mir nana!
Ajo hyri dhe ne gjysme erresiren e salles kryesore te Thiatros, pa se muret ishin mbushur me postera gjigande artistesh te zbardhelyer...
-Ca kerkon t'keqen nana?! Ktu vec pislliqe kan ba! Ne nashti, qe kan hik i kan lan pislliqet mrapa!
- Cfare kane lene?!
-Po ja mi nan, kqyre ket resmen ktu. Ksaj bjondes sa s'po i kercejne siset perjashta. Le i her se e dredh apo s'e dredh duhanin per qef t'vet, qe ja thafte fytin ishalla.
-Si?
-Fale nanen! Nuk e kam zakon me mallku, po kto e qisin ne t'vdekmin pri vorrit! Shi kjo tjetra, cizmet maje b*thes, nderkohe qe t'mathmet i ka vesh si pri filispanje t'kuqe! I tremi gjith zogjt e lagjes! Le, i her, gjyslyket mbi at hun me dy kile tualet, si me qen e vdekme dhe e marume!!! Asht prish dynjaja t'keqen nana! Asht prish!
E shikonte plaken si e hutuar, dhe kur e kuptoi se ajo ja kishte ngulur syte, hapi goje:
-Aty jam une!
-Si the t'keqen nana?!
-Po pra, ajo me cizme jam une!
-U m'shpelaft i mortje! Po un shof hala nga syt mi, ti je si pellumeshe, kjo ktu t'fut veremin!
-Kam shtuar nja dy kile, dhe i kam hequr cizmet e syzet mi nan!
-Jalla, mos u tall me plaken, se asht gjynaf!
-Ca te them me nan, une jam!!!
-Ate njollen e zeze me te kuqe e ke ne ti maj sumes t'keqen?! (plaka e pyeste per tatuazhin: nje pantere e zeze qe i kullonte gjak nga dhembet)
-Po me nan, ja!
Plakes sa nuk i ra pika!
-Dynja e shthurur! - tha neper dhembe, mori fshesen dhe doli!
Alinos mbeti para fotos se lavdise se saj te dikurshme! E shikonte dhe nenqeshte! Pse te ishte kthyer valle???
