Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Pse mi ne pulari punon Salua? /pf/images/graemlins/blush.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Jo, ke dera bashkise!
Qenin zakonisht e co n'pulari /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga Rambla:
[qb] Lara Croft ne kerkim te shpirtit binjak. Sceneggiatura : Rambla

Pranvera erdhi dhe ajo ndjeu sa e vetmuar ishte. Krevati kishte kohe pa ndjere ngrohtesine e nje trupi mashkulli……sidomos kete mungese e ndjente ajo. Keshtu qe me guxim dhe vendosmeri u vesh, hodhi parfum,……..ate me te mirin qe ne te shkuaren…..ah ça kohesh kishin qene ato,….kishte pas aq shume sukses. I pari qe i shkoi ne mendje ishte Blendi. Iu kujtonte qe njehere, para ca kohesh e kishte propozuar ….ne ato kohe kur terhiqte aq shume seksin tjeter. Keshtu qe ndezi makinen, (shtepia e Blendit iu kujtonte akoma edhe pse kishte kohe pa e takuar), ate te diel nuk kishte trafik dhe arriti heret tek ai, aty nga ora 10. Hezitoi pak se mendoi dite e djele, ndoshta do ishte ne gjume mgjth….
Ppppzzzzzzzz zilja.
Blendi: Po, kush eshte? ( Blendi ishte zgju qe ne 7……..po lexonte libra)
Lara: ciao Blendi, Lara jam, shpresoj mos te kem zgjuar nga gjumi… - zeri lares ketu ishte bere shume ..po shume i embel…….
B e nderpret: Jo ja lara, hyp. Me behet qejfi. Je e mire pritur, une ja po lexoja nje liber, mgjth hyp hyp
Lara ngjitet lart..mgjth ato qe i tha Blendi ia pren te gjitha shpresen. “Edhe ky mo – tha me veten e vet – vetem tek ato dreq librash e ka mendjen. Po ecmo po hypi une iher..ndoshta behet ndonje gje.
Hyri ne ashensor se Blendi e ka shpine te kati 5 dhe u pa ne pasqyre…..nuk i pelqeu shume vetja dhe hapi nje kopse te bluses. “Keshtu – mendoi – do i bie me shume ne sy, do dukem me seksi”..…Por blendi se vuri re fare….kishte vene edhe syzet pale….te jipte pamjen e intelektualit….ishte vetem, shoket kishin shku ne disko kurse ai po……lexonte! Perqafohen…. “ o sa kohe pa u pare…po ku ke qeni ti etj.. (fjalet qe thuhen ne keto raste)”. Kuptohet Lara ketu filloi duke perdor armet e veta te joshjes, u sperdridhte icik ne pritje te nje reagimi nga Blendi por ky hiç fare…shume i ftohte.
B: çunat nuk jane, kane dal qe dje ne dark dhe kane flejt jashte , kurse une perfitova nga qetesia per te lexuar pak. Po lexoj “Madam Bovari”, oh ça emocionesh. Flaubert ka bere nje capolavoro me kete roman.
“O zot – thote lara me vete – ky mbeti llosh! Duhet ti sjellesh nje femer nudo perpara…ndoshta zgjohet……ndoshta! :mad: Eh s’kombinoj gje me kete…po iki.” Dhe ngrihet.
L: o Blendi me fal, por mu kujtua qe kam ca gjera per te bere. Do degjohemi!- dhe iken shpejt e shpejt.
Blendi me vete :confused: : Po kjo ç’pati keshtu?!
Lara ndezi makinen dhe u nis..pa ditur ku, i jepte makines pa respektuar rregullat….kaloi nje semafor te kuq…..”Porca vacca “ degjon te shaje nje italian qe desh u perplas me te. Por ajo nuk degjoi fare…kur papritur nje fije shprese i lind ne zemer. Hirko!!! Mendoi. “Ai donte te ikte ne Paris. Do ta korruptoj qe te me marri dhe mua me vete.” Keshtu mendonte e shkreta nderkohe qe Hirko po bente qejf ne Paris me Ofeline, …qe me kete rast po e tradhtonte Hamletin te zene me fantazmat e babit t’ vet. Edhe nje zhgenjim tjeter per Laren. “Po iki ne shpi –tha me vete – s’ben per mua kjo pune.” E deshperuar mori rrugen per ne shtepi…..por rruges sheh Le_Routard ………sic thote populli “te keqijat kur te vine te vine te gjitha per njehere”. /pf/images/graemlins/laugh.gif Edhe LR ishte i deshperuar….sa ishte ndare me gjermanken e vet. Lara ndaloi makinen, LR e pa, ne ate moment mes tyre ndodhi nje si reaksion kimik, u pane per 2 minuta ne sy dhe pastaj………………………imagjinojeni vet se c’ndodhi. FIN

Ofelia kishte shkruajtur qe duhet ta fitoja mikpritjen duke bere nje thiatro. U vonova se nuk me vinte dicka ne menyre spontane dhe sot duke degju profesorin tek mendja ime u trillua kjo gje. Shpresoj t’jete e lartesise se postimeve te tjera.

P.S. shpresoj mos ti mbeti hatri Lares dhe te tjerve qe kam cituar ketu. Une nuk njoh asnji nga ju dhe vura emrat e atyre qe me erdhen ne mendje ne atè moment. Thank’s per mirekuptimin1 [/qb]
ksaj i them shkrirje talenti un /pf/images/graemlins/blush.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Ky ishte kulmi!Qe Tranofilja te qahej se ishte ftohur duke kercyer Napolonin ishte paksa e pamundur po edhe nese vertet ishte keshtu,s'ia kishte njeri fajin.Vete donte te bente striptize me ate lloj muzike.Halli u duhej qare djemve qe mbeten me gisht ne goje e pantallona shtrenguar.
Kur Tranofilja per te provuar fuqine e hireve te saj hipi maje nje tavoline dhe filloi te tundte vithe e shpatulla ata kujtuan se ajo ishte vec nje vajze qe vallzonte bukur e kishte pire dy gota me shume sec mbante,por kur ajo filloi te zhvishej ata i priste shfaqja me e bukur e jetes se tyre.

Vazhdon...
 

renea

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Olorin Nimromen kishte zene qoshen e salles se madhe dhe fshihej pas vetullave te ngrysura. Te gjithe qene cuar per te kercyer dhe ne tavoline kishin mbetur shishet bosh te birres dhe ai.
Kerciste dhembet me furi dhe i krijoheshin valeza mishi ne nofull si dy kodra te sapodala mbas termetit te shekullit. Vajzat qene cuar te vallezonin dhe rrotull u rrinin djemte, qe per aresye kohe nuk po ju citoj emrat. Ata ju rrinin rrotull, si uqer qe shikonin prene teksa goja ju leshonte jarge e peshtyme nga eksitimi. Ato qene plot hire, dhe po te mos qe per misionin e tij, dhe vete Olorin Nimromen, do ti kishte leshuar goja leng.
Qene mbledhur te gjitha, Albana, Hanini,Anablue, Isabelle, Kuqalashja, penelat e vangogut, ofelia,lara croft,prototipja, fifty cents(vajze eshte kjo?).
Ato qene zbukuruar si kurre ndonjehere, sepse tashme kishin rastin te takonin njerzit qe kishin komunikuar ne albforum prej vitesh.
NJerez me te cilet qene zene, qene pajtuar, qene share, qene bere NJe ne trup (virtualisht), nejse besoj se e dhashe mendimin.
Me besoni, ishte si ne perralle. Darkes madheshtore nuk i mungonte asgje.
I kishe te gjithe aty, palacot, seriozet, mendjemedhenjte, kokeulurit, pordhacet, dhe ata qe ju binte histeria nese nuk ishin ne qender te vemendjes.
Olorin Nimromen i shikonte te gjithe nga cepi i tij dhe pa kuptuar kerciste nofullat, aq sa shpirti i tij antagonizues ju kunder vu duke i thene "cohu kerce dhe ti", por ky ju pergjigj se misioni nuk duhej braktisur.
Aq epshore qene cupkat e forumit sa djemte kishin dale nga dimesioni yne, dhe me bel perkulur, vithjet e shtyra para, duke bere te paevitueshme nga shikmi pjesen para, me krah te hapur duke kercitur gishtrinjte i kishin zgjedhur partneret per me vone.
Aq tej kishin shkuar ne fantazi sa shumcia e tyre mendonte per dy partnere ne te njejten kohe, dhe ketu nuk do te pershkruaj mendjet e tyre perverse sepse i takon nje tjeter tregimi.
Vajzat nuk benin gje per te ndaluar furine e thirrjes se pyllit te djemve, por dikush me minifunde, dikush me pantallona te ngjitura pas vithjesh, dhe dikush pa sytjena, benin qe ajeri te mbante era seks.
Hormonet kishin pushtuar pisten dhe gjithcka kiste marre natyren dhe formen e nje orgjie te papare dhe nga grekerit e lashte.
Olorin Nimromen dukej i pacenuar nga atmosfera qe ne te tjera kushte do ta kishin elektrizuar nga thoji i kembeve tek qimet e kokes.
Ai rrinte ne cep i zymte, dhe nje hije i ra ne zemer. Hija u rrit dhe u rendua ne thellesite e shpirtit te tij, qe kurre nuk kishte argalisur depresion me te madh.
Gjithcka u ngadalesua sakaq, vajzat po kercenin ngadale, fare ngadale, sikur dikush te kishte ndalur vrapin e kohes per nje cast. Olorin Nimromen ferkoi syte! Nje ere e ftohte erdhi nga Veriu, dhe u qartesua nga zymtesia. Mes morise se njerzve qe kercenin tashme ngadale pa nje vizion te bardhe.
Vizioni i bardhe leshonte nje drite jo tokesore. Mbi te kishte drite parajse, qe ishte derdhur me embelsi dhe pasterti. Ai ngriu sakaq. Syte i kishte te mberthyer mbi kete vezullim te bardhe tesa levizte neper njerez por e pashqetsuar nga ata. Vezullimi i bardhe po afrohej dhe po qartesohej. Olorin Nimromen u rrengjeth dhe nje e ftohte i kaploi shtyllen kurrizore. I kishte hypur nje frike e tmerrshme por nuk as qe nuk donte te bente gje te shkeputej nga vizioni i mrekullushem.
Vezullimi ndaloi rreth dhjete metra larg tij.
Olorin nimromen ishte pa fjale. Ishte vizioni i nje femre, qe kishte veshur nje mantele te holle te bardhe. Mantela ishte si material fildishi qe shtrihej mbi gjoksin e krijeses se hijshme. Kacurrelat e krijeses binin plot madheshti mbi supet e saj, ndersa qafa i lakohej mbi nje gjoks qe thyente demone. Ishte e imet ne trup. Lekura e saj i ngjante nje pikture me qumesht dallendysheje, bardhesia verbuese ndalej pakez tek majat e gjoksit te saj dhe ne fund te kerthizes. Fytyren e saj nuk mund ta dallonte sepse vezullonte ne frikesi.
Olorin Nimromen ngriu perseri dhe u drodh.
"Azh nagur ilopen", u degjua zeri i saj teksa goja e saj mbeti gjithnje e palevizur.
"Mos kij frike i dashuri im".
Olorin Nimromen e njihte ate ze, qe fliste ne gjuhen e lashte.
"elanim barak?"e pyeti ai teksa syte filluan ti lotonin. "Pse me braktise?"
"Ira Solen iganuf il uma faromen
bel ilmar afandin hargolo nimromen".
"Kur Dielli te linde une aty do jem
Mes valeve te thella te detit emrin tend to them".
Ai ngriti koken menjehere dhe psheretiu me dhimbje "Jerina mos ik", sakaq vezullimi engjellor u fashit ne nate.
Ai pa rreth e rrotull por gjithcka qe kthyer si me pare.
Vajzat po kercenin serisht shpejt dhe djemte rrotull goje-leng.
Ai mori fryme thelle, klikoi X ne fillim faqe, me tej start dhe i beri shutdown kompjuterit.
U cua nga karrigja e drunjte dhe i hodhi syte monitorit te fikur, mbi te kishin mbatur gjurmet e plageve te kaluara.


"Ira Solen iganuf il uma faromen
bel ilmar afandin hargolo nimromen".
_____-__________________________________________


Ky qe nje vizion nga vepra e Andon Zako Cajupit "Shqiperia c'ka qene dhe...."

"O ooo lerme trishtim
me ler te endem drejt fatit tim"

Olorin Nimromen
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Renea nuk e dija qe Jerina te pat prekur kaq thelle.A mos valle kjo dashuri virtuale eshte simboli i asaj qe te gjithe pak a shume kerkojme ne keto faqe qe shkruhen e harohen?
 

bebi

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Blue ishte ulur ne nje qoshe te teatrit. Priste me padurim te hapej perdja. E ne fakt, u hap me ne fund, si gjysem, ku nxori koken nje vajze qe dukej sikur ishte pak e turpshme... nje djalosh qendronte i ulur ne karrige. Te ishte Muni? Boo, ashtu dukej.
Fillon nje strip nen disa nota muzikore magjepese. Kim Basinger? Joo, ishte albana...
Muni ngrihet dhe i shkon afer....
Me shume s'mund t'ju tregoj se ju betohem qe vura duart mbi fytyre dhe s'pash gje, se ata filluan ate qe LR e quan "llafi i piset"...
 

Guest
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

hehehe Olorin mu duk sikur ri jetova filmin The Mummy /pf/images/graemlins/laugh.gif
duket sikur ke ngelur prapa ne kohe nga librat qe mund te kesh lexu ......common be more real more you :cool:
 

Rambla

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Ku jeni??????????????DObet, shume dobet sot /pf/images/graemlins/smile.gif .

P.S.Albana do bej edhe nje thiatro per ty, por kur te me vi frymezimi..... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

O Albana........e din pse se permena emrin tend?Po sepse s'doja ti tregoja te tjerve qe Blendi pas pak kishe takim me ty prandaj /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Dobet?
Mos e thuaj ate fjale se na e fike tete orarshin,nuk shtyhet dita pa gallate.
Une nga frymezimi sot s'jam keq vec nuk di me ke te gricem :rolleyes:
 

Rambla

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga Olorin:
[QB] Qene mbledhur te gjitha, Albana, Hanini,Anablue, Isabelle, Kuqalashja, penelat e vangogut, ofelia,lara croft,prototipja, fifty cents(vajze eshte kjo?).
Ato qene zbukuruar si kurre ndonjehere, sepse tashme kishin rastin te takonin njerzit qe kishin komunikuar ne albforum prej vitesh.

Po pse une te dukem mashkull qe s'me ke permend emrin? Apo s'ta mbush mendjen?......nuk me ke pa akoma prandaj :rolleyes:
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

As une s'e kam kaluar proven e regjizorit.Lara na e refe icik ate tenden mi qe ta dime c'eshte /pf/images/graemlins/smile.gif
 

renea

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Qe thua ti Rambla, qe vone dje kur ma tha truri te shkruaja. Padysim nuk kerkoja te argetoja askend pervec jush, dhe nuk doja te perdorja asgje tjeter pervec fantazise, qofte kjo dhe pak epike.
UNe nuk i mbaja mend te gjithe emrat e femrave qe kishin postuar ne Thiatro ndaj nenje dritare kisha kutine e "Pergjigjes" ne nje tjeter po hapja faqet 153,154, nga qe kam Windows 95, pak memorie ne PC qe ka te cara te medha, faqet donin pese ore te hapeshin ndaj u bera i padurushem dhe keshtu qe nuk hapa te shikoja per emra te tjere edhe pse shpirti ma donte nje gje te tille.shpresoj se kupton, kisha harruar dhe Blue qe e konsideroj moter ne Krisht /pf/images/graemlins/smile.gif


Nashti, Banke ishe larg ndaj perceptimit te qellimit te postit, jo se ka ndonje rendesi, por te pakten ti duhet ti shikosh gjerat me qarte.
Me ka marre malli per ty!


prototipe, bashke nuk jemi marre vesh ndonjehere, ndaj dhe nuk po shkruaj me /pf/images/graemlins/smile.gif


Olorin Nimromen
 

renea

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

tek mua e ke drejtuar Lara?
Nese po, pershendetje dhe perqafime.
(eshte e veshtire ti kenaqesh femrat sot ,apapapapa:) )
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Renea kujtoi ngadale mengjeset e ndritshem te NY kur ai nxitonte per ne apartamentin e vogel me lule ku banonte ajo.Krijesa delikate me kembe zbadhur e kacurrela te zeza hapte deren vec me nje rrobe dhome te mendafshte ngjyre qumeshti dhe e shikonte me zjarr fytyren e tij te skuqur nga nxitimi.E puthte me syte qe i ndrisnin nga gezimi cdo here me te njejtin mall.Pastaj ajo shkonte drejt kuzhines te bente kafen dhe Renea e veshtronte ate femer si pupel mjelme qe ecte pa u ndiher me tere hijet hyjnore qe ai i kishte dhuruar vajzes qe pat enderuar kur shihte dikur filmat me romake.
Ajo nxitonte te hidhte sheqer e qumesht ne filxhanin blu por kacurelat e pabindura e pengonin ne punen e saj.Renea i afrohej e perpiqtej t'i mblidhte floket e saj te gjate e te rende.Qafa e bardhe zbulohej para tij dhe e ndillte qe t'i merte ere e ta puthte.Jerina dridhej nen ledhat kerkuese te duarve e gojes se tij dhe kafja harohej.Aty ne kuzhine mbi tryezen e drunjte ai e dashuronte si i cmendur ate krijese qe e dinte se e kish te humbur.Putheshin me puthje te dhimbshme ndarjeje qe e dinin se nuk do vonte dhe benin dashuri si te ishte ajo hera e fundit.
Jerina Endrra e tij e pare dhe e fundit nuk e braktiste kurre sado shi a diell te kishte ne ditet e tij.
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga Olorin:
[qb] Nashti, Banke ishe larg ndaj perceptimit te qellimit te postit, jo se ka ndonje rendesi, por te pakten ti duhet ti shikosh gjerat me qarte.
Me ka marre malli per ty!

Olorin Nimromen [/qb]
Edhe mua me merr malli per ty shume me teper sec ti mund ta imagjinosh.
PS kjo deklarata eshte serioze ndaj te gjitheve u ndaloj te komentoni. :mad:
 

renea

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

jerina eshte simboli i Miqeve te Shkolles se Vjeter, qe permbledh te dyja gjinit. Hanini kupton besoj nga nje dikutim ne ca faqe me pare.

Ika se do paguaj elektrikun, $97.01, cmenduri :mad:
 

esvathi

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga albana:
[qb]Edhe mua me merr malli per ty shume me teper sec ti mund ta imagjinosh.
PS kjo deklarata eshte serioze ndaj te gjitheve u ndaloj te komentoni. :mad: [/qb]
Po kështu lejohet ?
music-smiley-019.gif
Just action nothing special.
grinning-smiley-026.gif
grinning-smiley-008.gif
 

esvathi

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga Olorin:
[qb]Ika se do paguaj elektrikun, $97.01, cmenduri :mad: [/qb]
Thet is nothing my friend. :confused: I just paid mine last week $135.43 /pf/images/graemlins/blush.gif /pf/images/graemlins/frown.gif :mad:
 
Top