Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Lara Croft ne kerkim te shpirtit binjak. Sceneggiatura : Rambla
Pranvera erdhi dhe ajo ndjeu sa e vetmuar ishte. Krevati kishte kohe pa ndjere ngrohtesine e nje trupi mashkulli……sidomos kete mungese e ndjente ajo. Keshtu qe me guxim dhe vendosmeri u vesh, hodhi parfum,……..ate me te mirin qe ne te shkuaren…..ah ça kohesh kishin qene ato,….kishte pas aq shume sukses. I pari qe i shkoi ne mendje ishte Blendi. Iu kujtonte qe njehere, para ca kohesh e kishte propozuar ….ne ato kohe kur terhiqte aq shume seksin tjeter. Keshtu qe ndezi makinen, (shtepia e Blendit iu kujtonte akoma edhe pse kishte kohe pa e takuar), ate te diel nuk kishte trafik dhe arriti heret tek ai, aty nga ora 10. Hezitoi pak se mendoi dite e djele, ndoshta do ishte ne gjume mgjth….
Ppppzzzzzzzz zilja.
Blendi: Po, kush eshte? ( Blendi ishte zgju qe ne 7……..po lexonte libra)
Lara: ciao Blendi, Lara jam, shpresoj mos te kem zgjuar nga gjumi… - zeri lares ketu ishte bere shume ..po shume i embel…….
B e nderpret: Jo ja lara, hyp. Me behet qejfi. Je e mire pritur, une ja po lexoja nje liber, mgjth hyp hyp
Lara ngjitet lart..mgjth ato qe i tha Blendi ia pren te gjitha shpresen. “Edhe ky mo – tha me veten e vet – vetem tek ato dreq librash e ka mendjen. Po ecmo po hypi une iher..ndoshta behet ndonje gje.
Hyri ne ashensor se Blendi e ka shpine te kati 5 dhe u pa ne pasqyre…..nuk i pelqeu shume vetja dhe hapi nje kopse te bluses. “Keshtu – mendoi – do i bie me shume ne sy, do dukem me seksi”..…Por blendi se vuri re fare….kishte vene edhe syzet pale….te jipte pamjen e intelektualit….ishte vetem, shoket kishin shku ne disko kurse ai po……lexonte! Perqafohen…. “ o sa kohe pa u pare…po ku ke qeni ti etj.. (fjalet qe thuhen ne keto raste)”. Kuptohet Lara ketu filloi duke perdor armet e veta te joshjes, u sperdridhte icik ne pritje te nje reagimi nga Blendi por ky hiç fare…shume i ftohte.
B: çunat nuk jane, kane dal qe dje ne dark dhe kane flejt jashte , kurse une perfitova nga qetesia per te lexuar pak. Po lexoj “Madam Bovari”, oh ça emocionesh. Flaubert ka bere nje capolavoro me kete roman.
“O zot – thote lara me vete – ky mbeti llosh! Duhet ti sjellesh nje femer nudo perpara…ndoshta zgjohet……ndoshta!

Eh s’kombinoj gje me kete…po iki.” Dhe ngrihet.
L: o Blendi me fal, por mu kujtua qe kam ca gjera per te bere. Do degjohemi!- dhe iken shpejt e shpejt.
Blendi me vete

: Po kjo ç’pati keshtu?!
Lara ndezi makinen dhe u nis..pa ditur ku, i jepte makines pa respektuar rregullat….kaloi nje semafor te kuq…..”Porca vacca “ degjon te shaje nje italian qe desh u perplas me te. Por ajo nuk degjoi fare…kur papritur nje fije shprese i lind ne zemer. Hirko!!! Mendoi. “Ai donte te ikte ne Paris. Do ta korruptoj qe te me marri dhe mua me vete.” Keshtu mendonte e shkreta nderkohe qe Hirko po bente qejf ne Paris me Ofeline, …qe me kete rast po e tradhtonte Hamletin te zene me fantazmat e babit t’ vet. Edhe nje zhgenjim tjeter per Laren. “Po iki ne shpi –tha me vete – s’ben per mua kjo pune.” E deshperuar mori rrugen per ne shtepi…..por rruges sheh Le_Routard ………sic thote populli “te keqijat kur te vine te vine te gjitha per njehere”. /pf/images/graemlins/laugh.gif Edhe LR ishte i deshperuar….sa ishte ndare me gjermanken e vet. Lara ndaloi makinen, LR e pa, ne ate moment mes tyre ndodhi nje si reaksion kimik, u pane per 2 minuta ne sy dhe pastaj………………………imagjinojeni vet se c’ndodhi. FIN
Ofelia kishte shkruajtur qe duhet ta fitoja mikpritjen duke bere nje thiatro. U vonova se nuk me vinte dicka ne menyre spontane dhe sot duke degju profesorin tek mendja ime u trillua kjo gje. Shpresoj t’jete e lartesise se postimeve te tjera.
P.S. shpresoj mos ti mbeti hatri Lares dhe te tjerve qe kam cituar ketu. Une nuk njoh asnji nga ju dhe vura emrat e atyre qe me erdhen ne mendje ne atè moment. Thank’s per mirekuptimin1