Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Guest
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

sa interestorante kjo e hajdutit .. :tipsy:
 

tirana

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

As un nuk te shloj mo Lare se mezi te kom, laj thaj e zhytu m'vask.. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

lare une vej bast qe kam qen jo i vetetdijshem me bishtkuqen se s'maj men gjo hiç.gjithsesi desha me thon qe s'kom tradhtu. betohem!
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Tranofilja nuk e njihte Katilin nga afer por e kishte pare shpesh ne krah te Albanes kur ajo mbaronte turnin e diskutonte me te larg te tjereve.Sa here shihte Katilin syte i shkonin tek pjesa e pasme e xhaketes qe karakterizohj nga nje fryrje ne krah te djathte qe nuk mund te ishte tjeter vec nje arme te nje lloji te panjohur per Tranofilen e pafajshme.Ajo e kishte frike ate njeri me shikim zhbirues dhe te heshtur.Mendonte se me c'pislliqe ishte ngateruar aktorja e bukur qe nuk kishte asnje arsye tjeter per te patur lidhje me kete njeri te frikshem.Ai duhej te ishte teper i pasur.Per kete deshmonin makinat e koleksionit te tij dhe veshjet e shtrenjta por mbetej nje hije dyshimi kur e shikoje.
Kur Katili huri ne apartamentin e saj mikroskopik Tranofiles iu mblodh nje kotke frike ne stomak dhe rendi per ne banje te nxirte si zakonisht zorret duke vjelle.Kur u kthye Katili u perpoq ta qetsonte duke i thene se vinte thjesht per ti dhene nje mesazh nga Albana por Tranofilja kishte nje ankth te tmershem nga ky njeri.
-Albana deshiron te te takoje.Me dergoi te te shoqeroj tek vila e saj.Vetem kaq.
Tranofilja luti Nazhuk trimin ta shoqeronte dhe ai pranoi ndonese dridhej nga frika e Katilit te armatosur.Ne fund te fundit ai nuk mund te vriste dhe Nazhukun se i shtohej numuri i kufomave per te zhdukur.
Te tre hipen ne makine dhe nuk shkembyen asnje fjale derisa ariten ne vilen e bardhe te starit te famshem /pf/images/graemlins/laugh.gif
Tranofilja dhe Katili hyne brenda ndersa nazhi u largu me nje taxi.Albana e veshur me nje kemishe dhe rrobdisham te kuq e pandofla shume te larta si nje mbretereshe i priti krahehapur.Ne dore mbante nje gote me leng te kuq dhe i ofroi edhe Katilit nje.
-Jo per ty bukuroshe se nuk te ben mire.
Pas dhjete minutash Albana e puthi Katilin lehte ne faqe e falenderoi dhe e shoqeroi tek dera.Me ne fund ato mbeten vetem.
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] lare une vej bast qe kam qen jo i vetetdijshem me bishtkuqen se s'maj men gjo hiç.gjithsesi desha me thon qe s'kom tradhtu. betohem! [/qb]
Edhe une nuk mbaj mend te kem shkuar me Nazhin ndaj lara mos ia fut ne ajer.Do e kesh pare ne enderr dhe te duket si prej verteti.
Ti Muni te kesh turp kaq di te te them.
Une pislliqe kam bere Lara po me kane ngelur Salua,Renea dhe ja ku po te them se nuk kam ngelur keq se po te dua ngaterohem edhe me ata. /pf/images/graemlins/blush.gif
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Jo per ate ke te drejte ti se une per meshkuj zihem vetem me Alinosin /pf/images/graemlins/laugh.gif Mire qe u kujtova po i shtij duart pak te Salo ta shikoj njehere si eshte ne kesi gjonash se vetem Alinosi e ka provuar dhe ajo s'tregon per qamet :rolleyes:
 

Goca

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga albana:
[qb] Jo per ate ke te drejte ti se une per meshkuj zihem vetem me Alinosin /pf/images/graemlins/laugh.gif Mire qe u kujtova po i shtij duart pak te Salo ta shikoj njehere si eshte ne kesi gjonash se vetem Alinosi e ka provuar dhe ajo s'tregon per qamet :rolleyes: [/qb]
.... po pse s'tregon ajo?!
Do kete pasur ndonje eksperience negative ndoshta?! :rolleyes:
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

po ti mi penele ca po do... apo je tu qa hallin me albanen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

(per veten,me egoizem... /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Ema ecte rruges me hap te shpejte,gati me vrap.E kishte hequr qafe edhe kete l** provimi.Tani deri sa te vinin pergjigjet koken do e kishte daulle.
Kishte menduar gjithnji se nese ndonje prej shoqeve te saj do kish kriza identiteti do i keshillonte Via Petronin-kishte kaq shume halabake sa 90 prej 50 njerezveme te cilet shkembeheshe te benin ndonje kompliment.
Po vinin rrymat e ftohta,e nesermja do ishte edhe me acar.
-Qytet muti-u nxeh me veten-dhe ku erdha ketu une qe merdhif ne mes te korrikut!

Kishte ca dite qe evitonte ta mendonte.I fshihesh hijes se tij te deforumuar ne rrugen e shtepise.Befas iu duk se e pa para saj.Nxitonte...
Po me siguri nuk ishte ai.
I ndodhte shpesh qe kujtimet te trupezoheshin dhe te ecnin krah per krah me te,si dikur.(Dikur ishte fjala qe urrente me shume).
-Sa mire te bredhesh gjithnje keshtu-mendoi-Pa truk,pa mendime,te ndjesh vetem shallin e stermadh qe te shtrengon fytin dhe imazhin e tij qe te vjen ta kapesh me shkelma.
Cudia qendronte tek shpirti i saj i dhunshem dhe tek natyra prej gruaje te bindur fshati...

Kish nje cope here qe kishte rene nata.Yjet flinin.Nje dite tjeter si kjo...pfff,acarim!
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Jo mi Tea po mbajme Alinosin neper goje qe ta zeri lemza rrugacen.
Penele e di si esht puna?Alinosi ka frike se ia vjedh une bandillet prandaj eshte bere si pus nu tregon asgje sidomos ketej nga malla ime.
Tea se mos harroj,pse mi te mos qaje hallet me mua,apo figure negative une /pf/images/graemlins/blush.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Albana... ngjo , duhet me sqaru muhabetin e Blendit une me ty, e di qe osht pika e dobet e t'gjithave, meqe e keni provu juve , a ta provoj edhe une naj here, kur t'jeni ju t'zonme me naj nji tjeter... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga *Penelat e van gogut*:
[qb] Albana... ngjo , duhet me sqaru muhabetin e Blendit une me ty, e di qe osht pika e dobet e t'gjithave, meqe e keni provu juve , a ta provoj edhe une naj here, kur t'jeni ju t'zonme me naj nji tjeter... /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Nuk ke ce do - ai osht i konsumum ne dhimbje... osht bo me u kthy n'dyqon dhe me morr noi far' krediti vallaj !!!

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

celularit i kishte rene bateria, si gjithnji xhanem. brenda dy muajsh ai celular edhe mund te perfundonte ne muze si pjese e pandashme e teknologjise.
- usta- iu drejtua shoferit te taksise
- urdho zoteri.
"zoteri"....hemmm ça llafi perkedheles, maximumi krym e kishin qujt.
- ke celular aty?
- kam posi, ju duhet?
-te ndrrojm pak skeden se me ra bateria...eshte urgjente....femer, me kupton besoj- dhe i shkeli syrin si te ishte mik i vjeter me taskixhiun.
- ahhh femrat, ja vlen zoteri ja vlen posi- e nderkohe qe hoqi skeden nga celulari , filloi te derdelliste mbi nje histori dashurie versioni Bukowski.
disa çaste sa rrjeti te arrinte te kapej, sapo te dilte Rubrika me emrat dhe telefonata do ngrohte shpirt me gjith vesh bashke, ate shpirt e ate vesh qe nuk degjonin hiç llomotitjen monotone te taksixhiut.
-alo, jam une- dhe zeri i nazhit u ul nga tonaliteti burreror me te cilin iu drejtua taksixhiut
nga ana tjeter nje zeth delikat u pergjigj me nje "alo" gjys te zgjatur.
- ku te gjej?
- te vendi zakonshem! mundohu mos vonohesh te lutem- foli zeri dhe nji rrenqethje kaloi nga lart -poshte e poshte- lart kurrizin e nazhit.
-patjeter- dhe embelsia e nazhit ne te folur u shtua pikerisht ne fund te bisedes.
Trany tashme ishte ne ate vile te bardhe, do duhej kohe qe te mbaronte ç'kish per te mbaruar, dhe koha premtonte...
...lokali buze liqenit, me mjellma qe herepashere çuçurisnin e futnin koken nder krahe, ishte nga ata perralloret. ishte femer e dashuruar pas detajeve, dhe kete gje nazhin e dinte, dhe mundohej te sillej si detaj, si gjo e vogel e parendesishme me shikim te pare....ishte Issy ajo pikerisht dhe pasditja premtonte.
Trany mund te priste, çdo gje ne kohen e vete!
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Mo ne fund me doli emri dhe mu me kalu nji weekend ciklamin ktu...

Rrofsh e Nazho e ta shperblefsha ne te tilla raste mu ktu ne sy te te gjithve ke Thiatro ...

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga albana:
[qb]
Tea se mos harroj,pse mi te mos qaje hallet me mua,apo figure negative une /pf/images/graemlins/blush.gif [/qb]
Tope e strafkulla .... kush e tha mi goce :rolleyes:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Fillimisht postuar nga albana:
[qb] Jo mi Tea po mbajme Alinosin neper goje qe ta zeri lemza rrugacen.
Penele e di si esht puna?Alinosi ka frike se ia vjedh une bandillet prandaj eshte bere si pus nu tregon asgje sidomos ketej nga malla ime.
Tea se mos harroj,pse mi te mos qaje hallet me mua,apo figure negative une /pf/images/graemlins/blush.gif [/qb]
Un hallet i qaj me tya, po qefet nuk i tregoj se m'ha m'sysh :rolleyes:

Per Salon nuk deftej as i llaf, se ma ka mledh, 5 me 2 ma ka ba. 'an vaki e deften po s'ke per te pa gja prej meje sikur kaq ta besh dhembin.'Kshu m'ka than qafsha gjith qent e macet e lagjes /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

albana

Lara Croft
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Pasi ta kem kaluar une Salon neper duar,kembe etj do i them te ti tregoje te gjitha.Se mos me ha ti sysh pastaj :mad:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Per Salon nuk deftej as i llaf, se ma ka mledh, 5 me 2 ma ka ba.

Ta ka mledh dy me nji mi thuhet! Ose ta ka fut i kom me dy kpuc!
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

jo me jo thuhet tet me tre /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...

Un desha me ju nimu me numrat po aha s'e kapet /pf/images/graemlins/tongue.gif


Bana byrazerin do kalosh neper kam e dur moooooj :eek: /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top