Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
hahahahahahahahhahahahaha
hihihihihiihihihihihihihi
hoohohohohohoohohohohohohoho
Te qeshura te forta e zgjuan alinos nga shtrati, dhe nuk e lane te kthehej ne krahet e tij, edhe pse u rrotullua per minuta te tera nen carcaf. "Tani mjaft!" tha dhe u ngrit me rrembim te ankohesh.
Ne fytyre ju perplas nje fllad i lehte veror dhe era e jodit i shpoi hundet. "Ku ndodhem keshtu? C'eshte kjo dhome? C'jane keto mure druri? Po ai atje jashte dritares c'eshte?"
E pergjumur u ngrit dhe pa jashte dritares. Rrezatimi i diellit nen reren e nje plazhi te shkrete i vrane syte, ndersa bente kontrast me blune e thelle te detit qe ate mengjes ishte perqafuar ngjethshem me qiellin.
Ende nuk e kishte marre veten nga pamja, por vuri re se nuk i interesonte. Nje te hequr pizhamat ku nje vogelushe i shkelte syun ndersa i thoshte "Nobody is perfect", veshi nje kanatiere te bardhe, nje fund te holle blu, syzet e diellit e doli jashte. Rrezet e forta e goditen pa meshire dhe ajo vuri syzet, nderkohe qe e gjithe qenia e saj ju perkushtua diellit. Alinos i hodhi nje sy trupit te saj te zbehte dhe kuptoi se kishte dy vjet pa pare me sy nje diell kaq rrezellites. Ajo ndjente eksitimin e qelizave te trupit qe kerkonin kush e kush me e para te dilte ne siperfaqe per te perfituar sa me shume nga perkedheljet e ketij dielli kaq bujar. Per nje moment do te kishte dashur te ishte dy dimensionale ne menyre qe cdo pike e saj te pershkohesh nga dielli.
Filloi te ecte e shkujdesur ndersa luante me rrezet e diellit se kush e kush te gjente me shume guacka. Pas disa minutash duart ju mbushen plot, e duke qene se nuk kishte ku t'i mbante, i leshoi aty per nje fatlum qe mund te vinte pas saj... Ne ate moment u kujtua se ishte vetem. Ne ate ore shetitje syte nuk i kishin zene ndonje qenie te gjalle, pervec zogjve te bardhe peshkatare.
Vazhdoi te ecte pergjate bregut, kur papritur i doli perpara nje perrua lozonjar qe nxitonte per ne det. Mbi te lartesohej nje peme e vjeter me dege te gjera qe leshonte nje hije te kendshme. Vajza u ul ne nje gur me veshtrimin e perhumbur mbi det. Po qendronte ne piken ku piqeshin tre kaltersite, dhe paqja e atij momenti ishte magjike. Cdo gje ishte ne vendin e vet, cdo kafshe, peshk, bime e ujesi.
Alinos mbylli syte dhe per nje cast ndjeu nje dore ne sup. U permend vertik nga zeri i dikujt qe i thoshte "Cohu se te kerkojne ne telefon!"
Papritur u gjend ne dhomen me mure blu, nga dritarja e te ciles hynte nje drite e zbehte, influencuar nga qielli gri i dites se pare te shkurtit, pa pc e zbuluar dhe letrat e hedhura ne shesh e u kujtua se ishte perseri dimer, perseri ftohte, perseri dimer, perseri...