Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
LR u zhgënjye nga komenti i Ofelis dhe nga indiferenca e Larës. Atëher vendosi ta korigjonte shkrimin e tij te hedhur posht nga to me aq përbuzje, dhe me vështirsi, ishte i pergjumur akoma, u përkul mbi ekranin e lap topit dhe rishkruajti...
Nazhi kishte nderruar emrin, e kishte bëre 'Hajduti i hurmave'. Dikush i kishte thënë qe po i dilte sekreti i femijeris që ai e rruante me aq shumë kujdes.
Në fakt Nazhin kur ishte i vogël e quanin 'hajduti i topave'. Por nuk ishte faji i tij që ai vdiste për topa, ai kishte lindur me këtë pasjon, biles edhe fjala e pare që kishte thënë kur ishte bebe qe 'topi', kurse bebet e tjerë thoshin 'mami' ose 'babi' dhe ata më llupsat 'ham-ham'.
Sa më shumë rritej Nazhi aq më shumë shtohej adhurimi i tij për topat. Në moshën e pubertetit shokët e Nazhit i shikonin vajzat nga vithet kurse ai i shikonte nga topat. Jo se e kishte per shkak te hormoneve por thjesht sepse deshironte të luante me ta, ti prekte, ti vinte në lëvizje, ti puthte, ti fuste posht dyshekut si bënte atëher kur ishte i vogël nga frika se mos ja vidhte vëllai i madh.
Fatëkeqësisht për të, të dashurat e tij e kishin kutpuar që ai interesohej më shume për topat e tyre sesa per to. Edhe kur i thoshte 'të dua' i ishte bërë zakon të mos i vështronte në sy por ke gjoksi i majt.
Biles edhe kur shokët i kërkonin Nazhit të përshkruante tiparet fizike të së dashurës që kishte pasur vitin e kaluar, përshkrimi që ai bënte rrutullohej vetëm reth topave të saj.
Prandaj asnjëra prej tyre nuk kishte mundur të qendronte më të më gjat se pesë javë. Tani po bëheshin muaj të tërë që Nazhi luante me topat e tij. Dora i rinte mbi to gjithë ditën, nga mëngjesi e gjeri në mbrëmje, dhe kur ai nuk e mbante dorën mbi to atëherë e bante nën to. Mëndja i shkonte ke pingpongu. Kur ishte në gjimnaz luante shpesh mbasditeve me shokët e tij por kur ata luanin për pare ai luante për të fituar topa.