Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Me mire mendoi Kordelja po terhiqem ne nje cep e po loz me kujtimet e mia, monologu s'eshte per mua e kujtimet nuk jane kurre vetmitare edhe pse shoqerojne vetmine
.................
Kish qene bukur ate nate.Asgje e planifikuar, nisur me diell e mbaruar me yje. Yje qe preknin fundin e detit diku ne horizont por qe nuk priteshin se pasqyrimi i tyre ne uje i bente te dukeshin te pafund e paane. As muzika nuk u ishte dashur, kishin zhurmezen e detit qe oshetinte si ne gryken e nje guaske. Mezi e kishin gjetur rrugen per t'ju avitur detit, ajo e qete, ai shqetesuar, por e kish prnaur se ajo kish pasur te drejte, perderisa perparonin ne rruge, dikur do i afroheshin detit.Ua tregoi rrugen zhurma e valeve qe capisin te pushtonin reren vrull pas vrulli.Kush kish menduar qe tani do e pushtonin detin me rrota qe i komandonte nje timon, rrotat e tyre te femijerise kishin qene ca komardare me flutura e peshq qe caheshin aq lehte e i benin me lot e te ndiheshin pa fat e te pambrojtur nga ato dallge qe sonte po u beheshin muzike.
Ajo hapi pakez dritaren, ndjeu gomat te peshonin mbi rere, nxorri turinjte ne cep te xhamit dhe thithi fortttttttttttt, thithi ajer, ai i perkedhelte floket dhe pershperima behej njesh me dallget.Ajo u kthye, ndjeu dihatjen e forte ne vesh, nje dritherime e lehte, nje shkendije sysh tek kerkonin buze, e perfshiu fort ne ate perqafimin gjigand dhe me te ngrohte se qindra diej dhe e puthi, thelle e thelle, tashme ata ishin bere guacka ku deti ndiente jehonen e vet gazmore, nje vale e nxehte u perplas ne xhamin e hapur. Ishin puqur dy diej ....