Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Fillimisht postuar nga paperina:
[qb]
Lr pa syte e zi e te gjere , qafen e gjate per te cilen e kishte marre malli. Floket e shprishura nga gjumi e mbi te gjitha buzet e mbushura me nje vello lodhje epshi (Te Alinosit)
(C'ndodhi me pas? /pf/images/graemlins/laugh.gif ) [/qb]
Syte e zi te Alinosit jane ngjyre tjeter /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
LR kishte qene i vetmi qe nuk e kishte pare Alinos si nje trup per te shfrytezuar. Perkedheljet e tij ndaj saj ishin ndryshe nga ato qe do t'i kishte dhene cdo femre tjeter, pasi per te ajo ishte ndryshe...
-Hajde te hash dicka se je lodhur.
-Si shkojne punet?
-Si gjithnje: tiq e mos e kput. Ty?
-Edhe une si gjithmone. Nje zile dhe turrem. Vetem se tani nuk di ku po shkoj dhe ke po kerkoj.
-Te kuptoj, edhe une ndjehem keshtu.
-Gati e kam dhomen?
-E jotja gjithnje gati do jete.
LR e puthi ne balle, i uroi naten e mire dhe me hap te ngadalte u fut ne dhomen qe Alinos i kishte caktuar.
Kjo tjetra e ndoqi me sy derisa mbylli deren dhe hyre ne te sajen. Ne shtrat pa Salon qe po flinte. Kishte hije tjeter kur flinte, nje hije qe ajo nuk e kishte vene re kurre me pare. Deshironte te hynte ne shtrat dhe ta perqafonte, por kembet i ishin bere plumb te renda dhe nuk arrinte te levizte.
Vazhdoi ta kundronte nje cope here derisa lote te kripur i rrodhen nga syte.
"A ishte kjo ajo qe deshironte per veten? Nje burre ne shtrat, pas nje nate te dhunshme? Nje burre qe i pelqente shume, por qe ishte kthyer ne nje loder seksi, ne nje loder qe i sillte sa kenaqesi aq edhe torture?"
Alinos nuk e dinte me. Disa ore me pare as nuk kishte pyetur fare po i ishte hedhur ne krahe, ndersa tani rrinte e mendohej. Loja e seksit dhe e mashtrimeve kishte kohe qe e lodhte pa mase. Tani ndjente se kishte nevoje per me shume. Kishte nevoje per dashuri, per ngrohtesi, per embelsi. E te gjitha keto ajo nuk mund t'ia kerkonte Sailor-it. Dashuria ishte nje gje qe nuk mund te kerkohet, apo pretendohet por vetem te dhurohet. E derisa ai nuk e kishte bere, atehere c't'i kerkonte?!
Shpesh Alinos i thoshte vetes se mjaftohej me copezat si ajo e disa oreve me pare per t'u ndjere e gjalle. Mirepo ne kete nate te fohte ajo ndjehej si ajo guacka e detit qe kishte vene mbi komo.
Guacka! E mori ate ne dore dhe pa se ishte po aq e bukur sa c'kishte qene diten e pare kur e gjeti buze detit. E afroi veshin ne te dhe degjoi oshetimen e detit. Nje drithme i pershkoi trupin. Vetja i ngjau me ate guacke te bukur nga jashte, por bosh nga brenda, nje guacke qe oshetinte jete ne te kaluaren por qe tani s'i kishte mbetur gje tjeter vec oshetimes se nje gjallerie e jete te shuar. E c'i duhej bukuria guackes, apo Alinosit tone, kur nuk kishte shpirt e jete per ta gezuar ate?!
U kthye dhe njehere nga Sailor. "Po ky?" -tha, "Ke kerkon guacken, apo mua?"
Kjo ishte nje pyetje e kote, ajo e dinte se nuk ishte siperfaqesor, pavaresisht nga komentet per gjoksin e madh. /pf/images/graemlins/tongue.gif E megjithate, edhe ky si gjithe te tjeret kerkonin ngrohjen e momentit, sa te kalonte dimrin me i llaf.
Alinos ndjeu se kembet ju bene akull...
Me te njejten mendjelehtesi si edhe me pare u fut ne shtrat pa bere ze, ... per te kerkuar dhe ajo ngrohtesine e momentit...