Re:Me stilin e vjetër

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Cironka e artë

Shkoi për peshk një burrë i varfër,
Prej mëngjesit, der në muzg.
Në rrjetë i mbet' cironka e artë,
Ëndrra që e ka gjithkush.

Lermë, të lutem, thotë cironka,
Ta plotsoj ty një dëshirë.
Ç'të don zemra, ta thotë goja.
Rro si mbret, me çdo të mirë!

Si!?Veç një!? çuditet burri,
Më përpara, ishin tri.
Shih ç'e keqe kohë na zuri.
Ndoshta s'je e artë as ti.

Si erdh koha,si jam unë,...
Ty ç'të duhet, o njeri?
Shpreh dëshirën, mos fol shumë,
Ta shkosh jetën bukuri!

Ah, kështu!?Athere mirë!
Prit se tash ty ta kallzoj!
Unë s'jam burrë me një dëshirë,
Prej inatit, të lëshoj!
 

alb_girl82

Primus registratum
Re:Me stilin e vjetër

me duket se e kuptova... dmth qe asgje s'behet me me stilin e vjeter... si te poezia tjeter qe gezimit ja ka mar vendin heshtja?!

apo jo?
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Jo krejtësisht ashtu.Jam duke përfunduar edhe diçka tjetër, më konkrete.Besoj,mbasandaj të jetë e qartë.Sidoqoftë, falemnderit që lexon ato që shkruaj.
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Lutje e vjetër neozelandeze

Zot, na jep ti sy,
Që ta shohin fqinjin,
Veshë që ta dëgjojnë,
Por dhe mirkuptimin,
Zemër që t'gëzohet
Saherë qesh dikush,
Gojë, që kur flet,
Tjetrin gaz e mbush,
Duar që të njohin
Prekje, ledhatim,
Këmbë që mos dridhen
Nëse lypset ndihmë

Të falemi!
Na mbaj zgjuar kësaj jete!
Mësona, Zot:
Asgjë se kemi veç për vete!
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Historia e Dashnor Lakmim Marroshit

Dua t'ju rrëfej një histori të vjetër.
Jua ka thënë, ndoshta, më parë dikush tjetër.
Vetë s'ka shumë kohë që e kam dëgjuar
Nga një endacak, që në këto anë ka shkuar.
Historia flet për njëfarë djaloshi.
Na ia thoshin emrin, Dash Lakmim Marroshi...
Gjithkush që dëgjon atë çfarë ka ngjarë,
Tund kokën e thotë: Ky është rast i rrallë

Dashua e kish babën usta, murator.
Dimrit edhe verës, me një torbë në dorë,
Bridhte shtpi më shtpi, katund më katund.
Ndreqte një havlli, një mur a një kulm.
Punonte, i varfri, se kishte nevojë.
Duhej të ushqente, jo pak, por shtatë gojë.
Rrëfejnë, nëna e Dashos, grua fort e mirë,
Nga hallet e shumta, kokën mbushur thinjë,
Shumë e re, e gjora, tridhjeteca vjet,
Mbylli sytë e vdiq, u nda nga kjo jetë.

Në një fshat të vogël rronte Dashua ynë.
Në fund të sokakut e kishte shtëpinë.
Mall e gjë e pare, kishin aq sa duhej,
Të hanin, të pinin, gjer dimri të shtyhej.
Kishin...çfarë të thuash, si çdo shtëpi tjetër,
Porse Dashua ynë, donte shumë më tepër:

Donte që të kishte kuaj të hazdisur,
Kullota, livadhe, bari pakositur.
Donte ara, vreshta, pa anë e pa masë,
Me pajton t'shëtiste përmes kasabasë.
Donte në nahije të ishte i pari,
Sahatin ta kishte me qostek prej ari.
Donte që të vishej e të ngjishej bukur,
Pare shumë të kishte sa mos dihej numur.
Donte shtëpi të lartë, sëlargu të dukej.
Donte...
...çfarë nuk donte,por ç'e do se smundej!

Me një vajzë të fshatit kishte shtënë sevda,
E bukur, puntore sa dhe fukara.
Dhe ajo e donte më shumë se vetveten,
Në shpirt e në zemër s'kish vend për kënd tjetër.
Dashua s'e kish zgjatur, nuse e kish marrë,
Po ta kishte ditur diçka qysh më parë:
Dashuron njeriu veç njëherë në jetë,
I pasur, i varfër, zemra s'të pyet.

Gjithë duke shpresuar t'harrojë dashurinë,
Një ditëprejditësh Dashua la shtëpinë.
Pa i thënë kujt, pa e parë njeri,
Mori nga sytë këmbët, u bë nabeti.

Tri herë nga pemët ranë gjethet e thara.
Kudo u korr gruri, tri herë nëpër ara.
Asnjë fjalë për Dashon, s'mori vesh kurrkush,
Thonë, vajza q'e donte, ra, u mbyt në pus.

Si u hoqën zvarrë tri vite të gjatë,
S'dihet kush për Dashon, haber pru' në fshat:
Në një vend të largët kish shkuar firari.
Kishte marë për grua një bijë tregtari.

Tani kish të tijat kuaj të hazdisur,
Kullota, livadhe, bari pakositur.
Kishte ara, vreshta, pa anë e pa masë.
Me pajton shëtiste përmes kasabasë.
Në të gjithë nahijen ishte bërë i pari.
Sahatin e kishte me qostek prej ari.
Vishej, kapardisej, nga të gjithë më bukur.
Kishte aq shumë pare, sa nuk dihej numur.
Kish shtëpi të lartë, gjithkush e lakmonte.
Kishte...
...çfarë nuk kishte, asgjë s'i mungonte.

Thonë, si i mbet Dashos kamja e të vjehrrit,
Pa shkuar shumë kohë, shpirtin ia dha dreqit.
Rretheqark i rrinin horra, pijanecë.
Kafeneve gdhihej deri në mëngjes.
Kohën e kalonte me qejfe të kota.
E kërkoi shpëtimin ta gjente tek gota.
Pinte pa pyetur, gjer t'i dilte fundi,
Në kumar e k.rva, pasurinë e humbi.

Thonë, ish shumë i ri, kur ndërroi jetë.
Rretherrotull tij gjithçka mbeti shkretë.
Gërrmadhë shtëpia, pa dritare e derë,
Karroca iu ndryshk, arat mbetën djerrë...

Tani s'mban mend kush, ku jetoi i ngrati,
Ç'moshë kish kur vdiq, cilën grua pati,
Ç'stinë ka qënë atherë, ç'muaj apo vit,
Veç të gjithë e dinë çfarë tha kur dha shpirt:

S'kanë se ç'më duhen kuajt e hazdisur,
Kullotat, livadhet, bari pakositur.
Ç'duhen arat, vreshtat pa anë e pa masë?
Xhaba dhe pajtoni përmes kasabasë.
Ç'lypset në nahije të jem unë i pari?
Më kot dhe sahati me qostek prej ari.
Kujt t'i kapardisem e t'i vishem bukur?
S'bëjnë punë as paret, le të jenë pa numur.
Shtëpitë-saraje, nuk më duhen mua,
Kur s'e kam pranë meje atë që e dua!
Kur nuk është pranë meje ajo që më deshi,
Githçka shitet-blihet, le ta hajë dreqi!...

Ja, pra, jua thashë historinë e vjetër.
Në fund, endacaku, shtoi dhe diçka tjetër:
Ka plot janë si Dashua, e di se çbëjnë, vallë?
Vetëm tundin kokën, thonë: Është rast i rrallë!
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Amaneti i pijanecit

Shokë më dëgjoni, t'ju le një porosi,
Të ma zbatoni nëqoftse vdes i ri:
Qirinj mos ndizni, as mos derdhni lot!
Raki të pini me gotat mbushur plot!

S'dua vajtime, por zhurmë, hare dhe gaz,
Kujtim' i mirë nën' 'dhe të më ndjekë pas!
Lerini gratë, ato le të vajtojnë,
Por jo ju shokë, se lotët nuk ju shkojnë!

Do shkojnë vite, përmbi do më mbijë bar.
Ju prapë të vini, të uleni mbi varr!
Ju lutem, pini, ngrini dolli atje,
T'më ngjajë varreza porsi një kafene.

Veç mos harroni, një gotë ta mbushni plot.
E mos kujtoni se i vdekur jam, s'pi dot.
Kur ju t'i ktheni dollitë një-nga-një,
Në fund do shihni, gota s'do ketë asgjë.

Do vijë një ditë , do vdes,
Kjo botë s'mban njeri,
Por nuk më vjen hiç keq,
Në vdeksha dhe i ri!
 

eniad

Forumium maestatis
Re:Me stilin e vjetër

<font color="brown"> Ahem, po ti ere shok klase me Kajamin ke qen e? /pf/images/graemlins/laugh.gif Amon m;thuj i gjo per kte poezin siper, kush ka bo kopje ka ju te dy? /pf/images/graemlins/laugh.gif </font>
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Me kopje s'kemi gje ne vije, ama mund te te them se i kam kaluar te gjitha klasat e shkolles se Khajamit (madje me nota shume te mira) ;-)
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Vajza me sytë ngjyrë gri

Emri i saj, sinonim i jetës,
Ecja, si fjala krenari,
Shikimi i saj, një trishtim i heshtur...
Sa të bukur të dy sytë ngjyrë gri!

Në shkollë a rrugë shiheshim shpesh,
Por rrallë këmbenim ndonjë fjalë.
Guxim nuk kishim të shiheshim drejt,
Veç kokën ulnim, skuqeshim ngadalë.

Mot i acartë mbante at'herë,
Ndaj shum' të ngrohte një vështrim.
Van Gog, Pikaso të ndaluar qenë.
Dashuria kish përkufizim.

E pabesueshme të duket sot
Që mund të ndahesh nga një dashuri,
Veç për në fjalë që rri në mes
Me peshë të frikshme: Biografi!

Vite kanë shkuar nga ajo kohë,
Por s'mund ta harroj të hirtin vështrim.
Dy sytë gri, më të bukurit në botë,
Sa shumë vuanin, por s'dinin ankim.

Për herë të parë pashë n'ata sy
Lotin, që në dritë të hënës shkëlqente.
Më puthi.Tha, unë prapë të dua ty!...
E pra, kish të drejtë të më urrente.
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Ne, Djemtë e Rinj

Duke dëgjuar Rod Stewart's "When We Were The New Boys"

Kur qamë ne për herë të parë,
Çfarë moti ish, s'ta thotë njeri.
Megjithatë, jam fort i sigurt:
Kish erë, ish ftohtë e binte shi.

Dikujt kokën me vaj ia lyen,
Tjetrit lafshën e piles ia prenë.
Kjo ish e para, por dhe e fundit
Lidhj'e vërtetë jona me fenë.

Se kujt prej nesh s'i duhej zoti,
As më të mirit, as më të keqit.
Ne të gjithë lindëm që t'i nënshtroheshim
Të tmerrshmes përkujdesje të vetë dreqit.

Fëmijët luajn' të gjithë me lodra.
E thotë këtë gjithkush pa frikë.
As në muze s'gjen lodrat tona:
Pulla të vjetra, cingla, ashikë.

Veç të na shihje kur vinte dimri!
Loznim mes borës, qull gjer mbi gju.
Ç'na plasi b.tha se pikon çatia!?
Le të ketë mbetur sht'pia pa dru!

Ashtu, brekgrisur, shëtisnim rrugës,
Të kapardisur si ndoca mbretër.
Ishim dashnorë, ndonse fëmijë,
Flokët të krehur mënjanë, patjetër.

Ne, Djemtë e Rinj, ditëm ta mbanim
Çdo ndjenjë të kyçur si në kuvli.
Pa na parë kush, i puthëm vajzat.
Si katragjyshët bëmë dashuri.

Kush tha se qejf s'kemi provuar?
Dezhurnin, vallë, harroi i gjori?
Po kur të dielën shkonim aksion,
Kur ngjitnim malin me rroba zborri,

Kur rresht na vinin si bagëtinë,
Na kontrollonin qethur-pa-qethur
Pastaj na matnin dhe pantallonat
Mos dilte kush borgjez i fshehur?

Ne, Djemtë e Rinj, s'qemë brez i luftës,
Por u kalitëm nëpër aksione.
Misër e kallza, patate mblodhëm.
Të palarë fjetëm në kapanone.

As për stërvitje nuk mbetëm pas
Se do të srapsnim grekët e rusët.
Çdo vit bëmë zborr, fjetëm në çadra,
Çaj me klor pimë që nga pagurët.

Dolëm në punë, s'pimë coca-cola,
Por dhallë të thartë e lëng turshie.
Grosh nga çanaku hëngrëm në sofra.
Dhimbjen e mbytëm në det rakie.

Lumit i hymë përmes në dimër.
Malit iu ngjitëm që pa u gdhirë.
Mes borës hipëm nga pas makinës.
Fjetëm në dhoma me trarë të nxirë.

Kokën e lamë me sapun rrobash.
Me kovë të ndryshkur, në pus pimë ujë.
Me thonjt'e gjatë i vramë morrat.
Shoferat lutëm për çdo të shtunë.

Turistë gjithë kohën mbetëm në fshatra.
Mishin provuam veç kur kish festa.
Mbrëmje vallzimi me veteranët.
Na thante vera, na lagte vjeshta...

...Kokën kthej pas, tani të shoh,
Ne, Djemtë e Rinj, ku kemi mbetur?
Ca të papunë, ca profesorë,
Pa kulm mbi kokë është ndonjë tjetër.

Dikush ka mbetur atje ku ish.
Dikush familjen ka rregulluar.
Kush tej kufijve ka ngritur çerdhen.
Kush përgjithmonë nën 'dhe është shtruar.

E kohe vjetër zë, më kujtohet,
Si flinim gjumë me radio hapur
E as ndër mend ne nuk e shkonim,
Se do vijë dita, do jemi mplakur.

Jo kurrë sdo plakemi ne në kët jetë,
Sepse në fakt, skemi jetuar!
E kush s'jeton, nuk di çështë mosha.
Nuk ka të ardhme, kush s'kish të shkuar.

Ndaj as kam frikë se ç'më pret nesër.
Më keq nga ç'iku, s'ka si të vijë.
Kaq kohë ia nxura mësimin jetës.
E këtë e di: Mësova mirë!
 

zog

Primus registratum
Re:Me stilin e vjetër

mire i ke qendisur vjershat, e keqja vetme eshte qe: mban qendrim moral.

s'do te bente keq te qendroje ose pozicionoheshe me ne hije ose qoshe. mendoj se poeti/artisti ne vorbullen qe krijon duhet te hedhi lexuesin, jo vetveten.
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Mos mbaj qëndrim për ato që shkruaj!? Ti thua psh: Në rrugë po kalon një vajzë.Kaq është sipas teje në rregull.Nëse shkruaj se në rrugë po kalon një vajzë e bukur, atëhere mbaj qënrim, e kjo s'është në rregull.Edhe më e papranueshme bëhet nëse shkruaj se unë e dua atë vajzën e bukur që po kalon në rrugë!Më vjen keq, Zog, por unë shkruaj Me Stilin e Vjetër, prandaj jam për variantin e tretë.
 

sirius

Primus registratum
Re:Me stilin e vjetër

Mccik mund ta dime se cfare quan ti per stil te vjeter? Sepse deri tani nuk e kam lexuar ne letersi. Ne fakt nuk jam dakort as me Zogun qe thote se shkrimtari nuk duhet te hedhe qendrimin e tij. Mendoj se nje veper nuk duhet kondicionuar, duhet te jete e lire te lundroje tek lexuesi. Qendrimi i shkrimtarit duhet te vihet ne relacion me vete plotin/ngjarjen qe po tregon. Dhe poezia ka nje ngjarje ne vetvete e cila ndjek nje fije kuptimore qe lidh strukturen e saj. Nuk ka rendesi se si mund ta shprehesh kete fije, e rendesishme eshte te mos e kondicionosh. Sa me te lira te jene fjalet aq me teper vlere kane ato.
Pastaj ky varianti i trete c'do te thote? Ne poezi nuk mund ti ndahesh ngjarjes, nuk mund te duash te gjitha vajzat qe kalojne ne rruge apo jo kjo per citim te shembullit dhe gjithashtu ne poezite e mesiperme nuk eshte e qarte pse po e shkruan poezine, cfare do te tregosh? Ne poemen e mesiperme jepen shume gjera qe nuk jane bere dhe shume qe jane bere dhe per gjate gjithe poemes ndjehet nje fryme revoltimi, dhimbjeje qe dhe mund te kuptohet por ne fund thua qe nuk ke jetuar kurre dhe ketu e hedhe poshte te gjithe poemen qe ke ndertuar sepse nuk jepet asnje arsye e vlefshme per te menduar se ajo jete e bere nuk ka qene e jetuar. Duhet te kontrollosh mire kuptimin e asaj cka shkruan para se ta hedhesh ne flete, duhert te krijosh nje imazh te paster e jo me kalime dhe ndarje fjalesh brenda nje rreshti.

Duhet shume per tu bere si Naimi nese don ti ngjash!
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Qe te jemi prej fillimt te qarte:as jam e as e kam ndermend te behem poet.Per mua pjesa letrare e forumit eshte si nje karaoke per dike qe i pelqen muzika.Provon te kendoje dhe kaq.Do te ishte shume qesharake qe dikujt aty t'i themi se duhet te kete kete e ate parasysh, se muzika eshte keshtu e ashtu e mbetet rruge e gjate per te kryer derisa t'i ngjaje Pavarotit.Zot na ruaj, SiriuS, po gjerat jane shume me thjesht nga c'i koklavit ti.Kur desha te shkruaja "Ne park" dhe "Shkuan ditet e gezimit" nuk gjeta nenndarjen e duhur tek seksioni i letersise.Nuk mund t'i shkruaja tek Krijime te Reja se ishin relativisht "te vjetra", ndaj hapa nje teme e i vura ate titull duke menduar se ka vetem lexu'sa e jo siriusa.Ti thua se s'e ke hasur kete ne letersi!Sigurisht qe s'mund ta dashuroj cdo vajze te bukur qe kalon ne rruge, por duhet te ta them se kur e merr "kallep" ate qe shkruaj me kujton nje te njohurin tim te dikurshem qe kur i thosha se, po ta kesh rrogen 100000, 5% bejne 5000, me hidhej ne gryke: Une mezi i marr 80000!Tek e fundit, as ti e as une nuk kemi te drejte t'u themi te tjereve si eshte mire e si eshte keq.Cfare na pelqen e si duhet jane dy gjera te ndryshme.
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Kur grindemi

Pallton e hedh krahve, gjith' inat e zhurmë,
Çapitem oborrit, bora gjer mbi gjunjë.
Drejt kafes më t'afërt pa u ndalur eci.
Pi me të panjohur gjersa zbardh mëngjesi...
Mendohem pastaj,
Them: Kush kishte faj?

Bëj pas të të bije, por s'më binden këmbët.
Në rrugë po humbasin hapat tënd të rëndë.
Tej dritares shoh si tretet ngadalë
Hija jote e shprishur mbi borën e bardhë...
Mendohem pastaj,
Them: Kush kishte faj?

Ndez tjetrën cigare, pa fikur të parën.
Një vajz' e panjohur vjen, më ulet pranë.
Unë në xhep të palltos kërkoj dorën tënde.
Avulli ekspresit uturon me dhëmbje...
E kuptoj pastaj,
Them: Unë kisha faj!

Nata s'ka të sosur, dita s'don të zbardhi.
Shkuan veç pak orë, por më ka marë malli.
Çaji nxeht' mbi sobë, vlon i zemëruar,
Buka që t'u ftoh, mban inat me mua...
E kuptoj pastaj,
Them: Unë kisha faj!
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Për një centimetër
(Sipas idesë të NF)

Për ty mijra vargje, poezi kam shkruar,
Që dy vjet më parë se dimri i kaluar.
Por në fund i grisa, cop' bëra çdo letër.
Më mungon, për dreq, veç një centimetër!

Ndaj me orë të tëra kam ndenjtur mes shiut,
Me shpres' që të zgjatem, të dukem i rritur.
Moshën njëjt' e kemi, por unë mbeta prapa...
Sëpaku mos vishje këpucë me taka!

Sot po ta them hapur, ndonse më vjen rëndë:
Dashuria s'bëhet veç kur je në këmbë!
Mund të rrimë ne ulur, shtrirë, a ç'do ti tjetër,
Që në sy mos bjerë ai, dreq, centimetër.

Tani fjalën tënde pres i paduruar.
Dua ta marr vesh: Je, a s'je për mua!
Veç mos dëgjo botën, ç'thotë njëri-a-tjetri.
Më do sa të dua? Nuk na duhet metri!
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Dardhat e mira i ha derri
(fjalë e urtë popullore)

Kjo puna juaj, më tha dikush
Që çdo ditë rrinte tek dera e shkollës,
Mua më duket krejt e pabukë.
Më vjen gjynah për ju, pr'esorët!

Në klasa hyni, zbardhni dërrasat,
Zërin e ngjirrni orë-pas-ore,
Por kur vjen fundi, të gjitha vajzat,
Ju i mësoni, ne i zemë dashnore.

Më kot çuditesh, ti djal' i mbarë.
Punët shpjegohen pa shumë siklet.
Të gjitha gjërat shumë qart' jan' ndarë.
Gjithkush e ka vendin e vet.


Shkolla e jonë ngjan pemën e dardhës;
M'e mira kokërr, përdhe do bjeri.
Ne që kujdesemi, jemi kopshtari.
Ju që e hani, ju jeni derri.
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Vajza nga Dubrovniku

Kohë më parë kam njohur unë një vajzë,
Në më t'bukurin vend në Dalmaci.
Flokë të zeza mbi të bronztin shtat,
Sy të mbushur plot me kaltërsi.

Kujtoj fjalët që më tha një ditë,
Ndërsa kokën kish mbi gjoksin tim...
Buzët e mija preku lehtë me gisht,
Pëshpëriti ëmbël, gjith' trishtim:

Më pëlqen aq shumë, kur jam me ty,
Kur më puth, kur rrimë bashkë të dy...
Sidoqoftë, shpirti im, ajo më tha,
Usnama tvojim ne virujem ja *)

Tek këto buzë, jo besim nuk kam.
S'do më puthin nesër, mir' e di.
Siç ka vera, vjeshtën, dimrin pas,
Jeta ndarjen ka në dashuri.


*) Në dialektin dalmat të kroatishtes do të thotë: "Buzëve të tua unë nuk u zë besë"
 
Top