Re:Me stilin e vjetër

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Kënga e puntorit emigrant

Vetja më duket si m.ti mes shiut,
Por nuk flas, se fjalët në gjoks ndalin.
Hesht, ndonse më vjen për të bërtitur:
O, Frankfurt, unë ty ta q.fsha Mainin!

Punë, shtëpi, mbasdite nuk dal jashtë.
Sjell ndërmend rininë që kot e humba.
Merak kam veç të kursej çdo markë.
Mezi pres gjersa të vijë e shtuna.

Se të shtunën takohem me shokët.
Vesh këmishën, në qafë lidh kravatën.
Atë çast si unë nuk gjen në botë.
Pa menduar në xhep rras gjithë pagën.

Kur dëgjoj gërnetën, violinën,
Me muzikë prej vendit tim të mjerë,
Nuk e njoh moralin, as kufirin,
Por veç pi dhe gotën flak në erë.

Tok me shokët zjarr e ndez dollinë.
Zhvesh këmishën, dal në kanotiere.
Mbushur gaz, gjer sosen markat pijmë
Dhe këndojmë e qeshim me potere...

...Vjen e diela, vonë pasdite zgjohem.
I dërrmuar jam si fik i zierë.
Ç'bëmë të shtunën, tani më s'kujtohem,
Ndaj me vete them: S'shkoj tjetër herë!

Prapë të hënën, si m.ti mes shiut.
Mbërthej fjalët që në gjoks më s'ndalin.
Shumë mundohem për të mos bërtitur:
O, Frankfurt, unë ty ta q.fsha Mainin!
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Jo gjithçka përsëritet

Ti mua më shkruan se keq të vjen shumë,
Se zemra të dhemb që ndahesh nga unë.
Në fund do të hiqesh si shoqe e vjetër.
Uron të më dojë e të dua një tjetër.
Këto fjalët e tua s'e di pse më ngjasin
Me shirat e dimrit, që shuajn' dhe zjarrin.
Kujtimet, të mpita vërtiten në kokë,
Si udhtarët e lodhur, kur treni vjen vonë.

Çdo ditë bota sillet rreth vetes, rreth diellit.
Çdo natë shndrit hëna dhe yjet e qiellit.
Sot ndodh si ka ndodhur mijra shekuj më parë,
Por kurrë njëra ditë me tjetrën s'ka ngjarë.
Ndaj dhe kur të shkojnë njëqinteca vjet,
Kur mos jemi as unë e as ti në kët' jet',
Në breg do shëtisin dashnorë si përhera,
Por asnjëri s'do dojë si unë ty të desha.
E vargje liqenit do t'i thurë gjithkush,
Por asnjëri më bukur se i madhi Lasgush.
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Ajo

Më thoshte gjithmonë: Je çapkëni im!
Më donte si e çmendur, plot dyshim,
Më strukej në kraharor, si në harrim.
Përse? Këtë askurrë s'e mora vesh.

E shihte se nuk isha unë çapkën.
E dinte veç saj s'kisha tjetërkënd.
S'betohej, por më donte krejt pa mend.
Përse? Këtë askurrë s'e mora vesh.

E marrë s'ish, por dukej krejt ashtu.
Krenare, por m'përulej gjer në gju.
Më puthte, pastaj humbte, s'di se ku.
Përse? Këtë askurrë s'e mora vesh.

E shihja, ndonjëherë s'fliste dot.
Kur qeshte, ndodhte sytë t'i kish me lot.
Shpesh thoshte: Mos më duaj ti, mëkot!
Përse Këtë askurrë s'e mora vesh.

Jam vetë dhe i dënuar me vetmi,
Dashnor, por fillikat, pa dashuri.
S'puth vajzën, veç mbi varr një kryq të zi.
Përse? Këtë askurrë s'e mora vesh.

Vjen nata dhe një hije-zanë më qesh.
Zbardh dita dhe ca njerëz-hije ndesh.
Më thuaj, Zot, mbi botë përse të jesh?
Ti s'di! Këtë kur ta takoj do ta marr vesh!
 

makuciko

Forumium praecox
Re:Me stilin e vjetër

Pragdimër

Ka ca ditë që po mban mot i ftohtë.
Fryma, akull e vesh xhamin në dritare.
Qielli vetullat ka vrenjtur të presë borën.
Rrug' e shkretë, rrall'-e-tek qas kalimtarë.

Shtëpitë e vjetra e filluan prapë duhanin.
Mbi çati vajton përdhimbshëm një maçok.
Lakuriqe, pemët erën s'mund ta ndalin.
Zogj të lodhur, në degë s'flasin shok-me-shok.

Gjithçka rrjedh si një lumë, në shtrat të vjetër.
Ky pragdimër i ngjan krejt atij më parë.
Vetëm unë, s'e di pse, po mardh më tepër.
Ty të ngroh, s'e di ku, një tjetër zjarr.
 

alinos

Forumium maestatis
Re:Me stilin e vjetër

e kam dhe une nje poezi me kete emer,
peshqesh nga nje autor, ende pa emer,
ate dhe te tjera hera-heres i lexoj,
gjakun me vere shpesh tashme holloj
dhe fjalet t'i marre cila ere te doje...
 
Top