Re: Libri që ke në duar.

Status
Not open for further replies.

Ema

Goddes
Re: Re: Libri që ke në duar.

Lexova debatin mbi Coelhon.
Libri i fundit qe kam lexuar prej tij eshte 11 minuta.

Kur lexohet Coelho duhen patur parasysh tre gjera:

1.Coelho eshte autor qe ka patur sukses te jashtezakonshem pkerisht per faktin se arrin te pershtase situatat dhe historite e librave te tij per te gjithe njerezit.Librat e tij jane bere universale sepse u perkasin te gjitheve,trajtojne tema te zakonshme.Nuk bie kurre ne tifozerira apo ne aneksime te padobishme.E kam pyetur gjithnje veten ne ishte nje gjeni i letrave apo thjesht nje dinak materialist.

2.Duke hequr tere fundet me happy end(edhe "Sulla sponda del lume Pedra mi sono seduta e ho pianto eshte i shjeshte,intensiv po me fund te lumtur),Coelho ka nje diapazon te papare.Edhe nese shtigjet ku na con autori mund ti ngjasojne historive te Steel,gjuha qe ai perdor(sa mire te dinim portugalisht dhe te lexonim origjinalet),konceptet,shtjellimi dhe analiza qe i ben situatave dhe personazheve,referimet,me bejne te mendoj se pavaresisht nga te gjitha eshte nje personazh i jashtezakonshem.


3.Mos harroni se P.Coelho eshte brazilian dhe si te gjithe brazilianet eshte pak oportunist.Ai e di se cfare do qe te lexoje masa.Ai shkruan libra per masat,librat e tij zhvillojne ngjarjet ne cepa te ndryshme te botes,historite jane te ndryshme ne forma por te njejta ne thelb.Te gjitha predikojne dashuri,besim ne Zot dhe optimizem.



"11 minuta" - Persa i perket librit ne fjale duhet patur shume parasysh lloji i autorit.Po te keni qene te vemendshem ne parthenie ai i dedikon librin nje plaku(gruas se plakut dhe mbeses se tyre) te takuar ne Lurd(me duket).Plaku i thote Colehos "Ti me librat e tu na ben te enderrojme!"
Coelho ne parathenie thote edhe se ky ishte nje liber per nje argument qe i jepte ankth,e turbullonte(lo angosciava) gjithmone,nje argument qe kurre s'kishte patur kurajon ta pershtjellonte si tek ky liber.Kjo sepse autori,i lindur ne Brazil,i rritur ne rruget e Sao Paolos,me nje qytet qe numeron 50.000.000 banore,me rracat e perzjera,me favellas,me prostitutat,ka nje koncept tjeter te seksit nga ai qe kemi ne shqiptaret.Brazilianet jane unike ne lidhjen qe kane me seksin.Jane pasionale,tradhetare,posesive.Nuk e kane per turp te zhvishen per te fituar para,prostitucioni eshte gati-gati profesion i nderuar dhe seksi,seksi eshte gjeja me e bukur e botes.Cdo gje rrotullohet rreth tij,rreth kenaqesise qe arrihet permes kerkimit te tij ne te gjitha format(ku ka me shume Viados se ne Bra?).Te rinjte ndertojne mardhenie paralele te bazuara vetem ne seksin e paster pa e fshehur nga asnje partner.
Per kete arsye autori ka zgjedhur kete argument,se seski duhet treguar patjeter keshtu nga nje brazilian /pf/images/graemlins/smile.gif.
Une kur lexova 11 minuta mu duk sikur i kisha lexuar tere tregimet mbi seksin nga nje miku im brazilian.Mu duk sikur me kishte recituar ai ndonje pjese te librit;ose Coleho fjalet e tijose sikur ky mendim te ishte kombetar,tu perkiste nga genet,nga kultura,te ishte i tyre si filozofi jete.
Prandaj e kam lexuar me kenaqesi te madhe dhe zbavitje.Se bota qe zbulohej ishte e cuditshme po e kendshme ne te njejten kohe.Dhe reale.

...
 

karamel

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

personalisht sme ka pelqyer ky liber! sme pelqen as stili i tij artistik!

Marie Stuart, liber biografik shume terheqes dhe impresionues.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Poezia epike greke ---- A.N.Kun
Tani i shoh me sy krejt tjeter, keto legjendat epike "greke".
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

How to trade in Stocks ..Jessi Livermore ...interesante ..si tip perralle qe te meson teknikat e tregut ...te ishin gjithe tekstet ekonomike keshtu mire do ishte ...
lol, ndonje liber letrar skam per te permend, kam kohe qe vetem ksi librash si ky me lart me terheqin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

L'istostenibile leggerezza del essere nga Kundera.

Eshte interesant, por perfundimisht i preferuari im mbetet Immortality.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

libri qe jam duke mbaruar eshte "Etapat kryesore te femijerise" te Francise DOLTO.
e cti besh... te jesh nje prind i mire eshte profesion me vete...
 

karamel

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
MARREZIA E FATIT NGA DANIELLE STEEL

[/ QUOTE ]


se di pse por shume demode me duket si shkrimtare kjo,
 

virginia

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Emri i trendafilit i Umerto Echo. jeta eshte nje cikel ku dhe idete mbi shoqerine riciklohen. nje kryeveper e letersise ashtu si dhe e urtesise njerezore
 

teab

Primus registratum
Re: Libri që ke në duar.

"Kite Runner" - Khaled Hosseini

Nuk me behet ta heq librin nga dora. Me ka kushtur ca nete pa gjume por ja vlen.
 

Vals

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Oh Arco, vdes per Eva Lunen. Ka dy libra me kete titull. Nje eshte novele, tjetra eshte me tregime (quhet The Stories of Eva Luna).
The Virgin Blue nga Tracy Chevalier. Jo sa i bukur sa The Girl with the Peal Earing por prape i kendshem.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Re: Libri që ke në duar.

Po lexoj për të pestën herë "Tre shokë" të E M Remark. I vetmi ndryshim nga katër herët e para është se po e lexoj në origjinal. Shumë i bukur. Kompliment do t'i bëja edhe përkthyesit në shqip ( s'jam i sigurt nëse ishte Robert Schwarz). Libri s'ka humbur asnjë vlerë nga përkthimi.
 

ala

Forumium praecox
Re: Re: Libri që ke në duar.

nje nate ne Lisbone - Remark ,deri tani shume interesant po me duket. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
Status
Not open for further replies.
Top