Re: Libri që ke në duar.

Status
Not open for further replies.

ana karenina

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Emil Zola, "Tereza Raken".

Ka shume pak ngjarje dhe pothuajse i gjithi eshte pershkrime karakteresh ne luhatje situatash ne dukje te parendesishme. Do shume durim se per te pershkruar nje ndjesi perdor me shume se 10 faqe. Ka nje mori epitetesh, pjesen me te madhe e kisha harruar sikur s'i kisha hasur kurre me pare. Perkthimi eshte shume i mire. Kam krijuar bindjen se Parisi gjate shekullit te 18-19 ka qene vendi me i keq per te jetuar dhe fatkeqesisht eshte marre shembull e vazhdon te jetohet edhe sot ne te njejten menyre, megjithese ne forma pak te ndryshme kudo neper Europe!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Prisja me teper nga Zola ne kete liber,ne fund mu duk shume i merzitshem me perseritjen e ngjarjeve,ndjesive,situatave.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Epo se ne ne ditet e sotme kete lloj letersie e quajme analize psikologjike, profil karakteri, ose me sakte shtjellim apo ligjerim akademik. Nderkohe qe kur nis librin ti pret te lexosh nje roman dhe koncepti i romanit sot ka ndryshuar. Megithate ngjan shume me "Krim e Ndeshkim", shume pershkrime jane si te ishe duke rilexuar Raskolnikovin. Vetem se s'kam arritur akoma te kuptoj si mund te reagoje fiziku i shkeputur nga mendja apo ndergjegjia dhe c'ka dashur te thote me "nerva" apo "temperament nervoz" qe ekuilibron ate sanguin?
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Edhe une ate mendova ne fillim per kete ngjashmeri,por te Dostojevski personazhi eshte i pershkruar ne menyre te tille saqe arrin dhe tja kuptosh dhe tja justifikosh arsyet e krimit sepse autori nuk e shkeput personazhin nga ngjarja.Kurse te Tereza Raken personazhet duket sikur i kane mbledhur ne ate shtepi mjerine,dhe thjesht psikologohen koke e kembe.Me pas sic thashe perseritja e ngjarjeve te ben te mendosh qe te njejtin reagim do kene personazhet der ne fund te romanit.Aq shume vihet theksi mbi keto profile saqe romani duket sikur eshte lene pas dore komplet.Fundi i tij psh,eshte i pritshem.Ska asgje befasuese.Dostojevski jep drite ne fund te romanit,nuk krahasohet per mendimin tim analiza psikologjike e tij me analizen e ketyre dy personazheve.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Nje jet per jeten nga Shefqet Ndroqi

I vetmi njeri qe arriti te luftoj malarjen kt'u ne Shqiperi
dhe qe arrin ta zhduk ate. Mua po m'pilqen si liber .
 

ujku81

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Kam ble Financierin (Monedha e Dashurise) e Drajzerit, pjesa e pare e trilogjise, po me thene te drejten se kom fillu akoma. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Re: Libri që ke në duar.

Korde dhe une /pf/images/graemlins/smile.gif jam tek 101 faqe.
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Po shkoj ta blej edhe une se me futet kureshtjen. Plus qe une s'ka lexuar asnje te Coelhos...
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

EBM ,sjam dakort me vjen keq,e sidomos persa i perket librit 11 minuta.Eshte liber me detaje fantastike.Te perfshin brenda dhe te fut ne boten e krijuar me thjeshtesi nga vet Coelho.Subjekti i librit mund te jete i rilexuar dhe me pare por ajo qe e vecon Coelhon eshte menyra e te shkruarit ndryshe nga autore te tjere shume siperfaqesore.
Ju uroj lexim te mbare te librit vajza. /pf/images/graemlins/booki.gif

Sa per temen ,jam duke lexuar pa ndonje interes te madh " Engjej dhe Djaj" Dan Brown
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: Libri që ke në duar.

E lexova /pf/images/graemlins/laugh.gif amon se nga mesi i librit dhe une si EBM mendova /pf/images/graemlins/laugh.gif 'ca ka Daniel Still ma pak se Coelho ne kete liber?' /pf/images/graemlins/laugh.gif

...dhe si perfundim dola ne konkluzionin qe edhe prostitutat gjejne princin e kalter /pf/images/graemlins/laugh.gif

Megjithate, dua te nevizoj dy fakte qe mu duken te vecanta: Ka perdorur Platonin sikunder dhe Kundera per te shprehur dualitetin mashkull femer dhe (ne fillim me friksoi) pershkrimi qe i ben dhimbjes dhe kenaqesise jane te bukura. Nuk do e hidhja fare poshte si liber.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Ndaj thashe,qe subjekti eshte i rrahur dhe me pare nga autore te tjere por stili i Coelho dallon.Varet se si e lexon librin.Mua subjektet pervec librave te verdhe rralle me interesojne.Ajo qe verej eshte stili,detajet e te shkruares.Coelho eshte interesant dhe me vjen mire qe te eshte dukur dhe ty i tille.
 

toro_loco

Forumium praecox
Re: Re: Libri që ke në duar.

Mendafshi Francez, Sandra Brown. E mbarova per vetem
dy dite sepse ishte shume terheqes. Tani kam marre Gjeri
i Vogel, Alfons Dode. Me kane thene qe te ben per te qare.
 

Vals

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Korde, e paske lexu shume thelle 11 Minutes qe ma krahason me Daniele Steel.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Perse te mos e krahasoj?!...apo ndoshta bej gabim pasi Steel nuk jep receta se si nje profesioniste sexy mund te arrije orgazma kur arrin shkallen me te larte te ndjenjave; dashurine...apo, po te shkojme me tej, sepse Steel nuk flet per sado-mazokizmin por flet per puthjet dhe ledhatimet, apo sepse Steel nuk arrin te paraqese prostitucionin si nje nga bizneset me fitimprurese ne nje hark teper te shkurter kohor dhe me me pak rrisqe i cili mund te aplikohet pa kurrfare problemi neper rruget e Gjeneves?!

Nuk di c'te te them Vals. Une e lexova librin (me mire e nisa ta lexoj) me shume endje. Me vjen keq qe arrij ne nje konkluzion te tille per Coelhon pasi atij i kam atribuar vlera te tjera ne libra te tjere. Pas 4 librave te tij te lexuar, arrij ne perfundimin qe eshte nje shkrimtar moralist dhe qe e sheh boten me shume optimizem. Nuk kam gje kundra optimizmit te tij, thjeshte historia e fundit ishte shume e parashikushme.

Nuk e hedh poshte si liber, e kam thene dhe me lart. Analziat e tij thjeshte me lodhen dhe nuk lexova ndonje gje te pazakonte.

Nuk ke pse "lendohesh" nga opinioni im...
 

Princesha

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Rruges duke u kthy nga biblioteka, e zhytun ne menime...papritun nji zile biciklete sikur per te me terheq vemendjen..coj krytin dhe shoh...nje buzeqeshje e panjohur.

Sapo kreva Zahir nga Coelho, me pelqeu, edhe pse kohet e fundit nuk kisha shume kohe te merresha me të, por me te vertete me pelqeu.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Para pak ditesh me dhane borxh "Imortality" nga Milan Kundera, nje liber goxha i arrrire, te pakten deri aty ku kam mundur te lexoj une, te jep pershtypjen e nje romani policiesk sepse personazhet dhe situatat jane ne nje kerkim te vazhdueshem ...
 
Status
Not open for further replies.
Top