Mora shishen dhe shkova ne dhomen time. U zhvesha dhe rashe ne shtrat. Ishte nje katrahure e vertete, gjithandej. Njerezit kapeshin me thonj e dhembe dhe i besonin verberisht gjithckaje qe iu dilte perpara: komunizmit, makrobiotikes, zenit, dances, hipnozes, terapise ne grup, orgjive, ciklizmit, barerave aromatike, katolicizmit, peshengritjes, udhetimeve, vetmise, dietes vegjetariane, Indise, piktures, shkrimeve, skulptures, kompozicionit, dirigjimit te orkestres, kampingut, joges, nderzimit, bixhozit, alkoolit, limontise, kosit te ngrire, Bethovenit, Bahut, Budes, Krishtit, meditimit transhendental, lengut te karotes, vetevrasjes, teshave te qepura me dore, udhetimeve ajrore, Nju Jorkut dhe nje zot e di se cfare tjeter, gjersa vinte nje dite qe te gjitha keto vagulloheshin dhe treteshin e humbisnin pergjithmone. Ishte e natyrshme, duhej te merrej me dicka nderkohe qe priste vdekjen.
E mira e te mirave ishte te kishe nje rrugezgjidhje.
Une kisha kohe qe e kisha gjetur per veten time. Ngrita shishen e vodkes dhe e rrekelleva, ashtu sic ishte, lisho. Ruset i dinim mire keto pune.