Re: Re: Libri që ke në duar.
Une i blej te gjitha librat qe dua te lexoj, e kam nje nga cilesite e mia me te mira, kurre nuk pendohem per keto lloj blerjesh, s'kane vlere per tu amortizuar.
Im ate me quan te cmendur, a thua jam...eh...une jam e kenaqur me veten ne kete pike.Kam biblioteken time... /pf/images/graemlins/smile.gif
Me shume endje bleva Kunderen ne botimin e tij te pare; SHAKAJA
I gjithe libri eshte i mbushur me rastesi te hidhura, fatale, qe e bejne njeriun te mendoje se "jetoi nje jete te kote", e gjithe jeta e tij qe nje shaka e hidhur. Ky eshte nje nga romanet me te "ftohta" te Kunderes, e po te mos kish qene per pas-thenien, do me kish ardhur keq qe e lexova romanin e tij te pare, pikerisht te fundit ne listen e veprave qe kam lexuar prej tij. Deri diku njoha stilin e ftohte te shkrimtareve tane, ndoshta shprehem gabim; jo stilin e ftohte, por te verteten e ftohte, qe vec nje regjim si ai yni apo ai Pragez, para viteve '70, mund te ofronte. Ne fakt jo te gjithe mund t'i lexojne keto lloj romanesh, jo te gjithe mund t'i kuptojne. Nga pasthenia kuptova se ky eshte nje stil i paperseritur i Kundres, stil per te cilin ai do refuzonte dhe do kritikonte edhe perkthimet (dy herazi) te bera ne frengjisht, deri ne sjelljen e tij te zhveshur nga stili "lajle-lule" qe ia kishte mveshur perkthyesi i pare i romanit nga cekishtja. Por per nje gje jam e sigurt, vetem i tille, i zhveshur nga zbukurimet, barokizmi, mundet qe ky liber te lexohet me gjithe ftohtesine, vrazhdesine dhe peisazhin e tij alla grotesko-komunist ku vetem ajo cka ti "do qe te behesh" nuk ka rendesi, nje shoqeri qe zhyt individin, e zhduk ate vetem per faktin se ka nje njolle mbi lekuren e tij, vetem per faktin se eshte nje dele e perhimte; ne fakt kaq eshte me shume se mjaftueshem. Nje relaitet i atille nuk mund te shembet as nga lajlet as nga lulet bashkangjitur nga perkthyesit, por as mund te lexohet duke zbukuruar metaforikisht natyren per te kontrastuar mizerine dhe varferine e botes se individit social-komunist.
Gjate gjithe leximit te librit pata pershtypjen se po lexoja nje Kamy, apo Sartre, nuk isha genjyer, vete kritika franceze e kish cilesuar nje "Version antisartrian te romanit ekzistencailaist", nje stil i panjohur per mua i Kunderes. Ketu, nga kjo pasthenie, kuptova perse-ne, kuptova edhe kembenguljen e Kunderes per te ndjekur hap pas hapi, vete personalisht, te gjitha perkthimet ne gjuhe te tjera. E ka kuptuar (qerratai /pf/images/graemlins/laugh.gif ) qe ka nje stil unikal.
Do isha (zh)genjyer pa kete parathenie...por nuk mund ta quaj nje roman qe mund te "gelltitet" nga cdo individ, ndoshta per ata qe besojne se kane nje kurore te padukshme me lule e dafina mbi koke, nuk do qe literature e preferuar (definitivisht). Une kam raste qe e admiroj kete lloj letersie...s'di si ta quaj; TE FTOHTE SI ERE MENGJESI DIMRI TIRANE.
Kuptova edhe qe Kundera "mburrej" me perseritjen qe i bente vetes dhe e "urrente" stilin e bukur qe ofrojne sinonimet metaforike qe evitonin perseritjen (stil i preferuar nga te tjera), kuptova edhe qe me kete roman qe kish arritur t'i shpetonte censures, vertet kish humbur lexuesin pragez, por kish fituar ate francez. Ky qe BUM-i i Kunderes....i rezistoi me muaj trysnine per censurim, por arriti ta nxjerre ne treg "beben" e tij te pare, te paprekur.
I bukur :thumbsup: