Re: Libri që ke në duar.

Status
Not open for further replies.

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Fillimisht postuar nga Iola:
[qb] Akademia e bushtrave

Nje liber i shkruar nga Gilles Plazy dhe i shqiperuar nga Edmond Tupja i cili mua me la nje shije ndryshe nga ajo cka e kisha parashikuar pas leximit te nje artikulli ne nje gazete.
40 tipe femrash seicila ndryshe ne boten e vet te pershkruara me nje gjuhe tmerresisht te thjesht. [/qb]
La Voglio .... !
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Zeri Popullit sigurisht! Pse ka libra te tjere ne qarkullim e?

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

A history of God, nga Karen Armstrong.

Nqs jeni ngope me romane dhe doni me ndryshu ajer per da kohe kapeni ne dore. Asht interesant!
 

renea

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

NUk e kam kuptuar kurre c'lidhje ka kjo teme me Letersine? Informacioni mbi librin qe nje lexon, eshte me shume diskutim shoqeror sesa diskutim letrar.
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Renea ajo tha titullin e librit edhe dy shpjegime se se kisha idene ca libri ishte i kujt e me the e te thashe , prandaj se shkruajti dy rreshta me shume sme duket se te prishem nei pune te madhe ne ty apo jo? Pranej mos na bo si filozof per budalliqe. ok? Per te mos dale nga tema , per te teten here DIPLOMACIA ... Kissinger!
 

Lundruesi

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Per here te pare nisa te lexoj Kadarene kur u largova nga Shqiperia ne 90. Meqenese intelektualet e vertete si dhe artistet i kemi me shume pakice, bej shume kujdes per te mos hedhur balte mbi ta edhe kur nuk e meritojne.
Por...
Po lexoj "Hija" te Kadarese. 30 faqet e para me magjepsen, jo subjekti, por stili. E gjej psikanalist Kadarene, pothuaj Dostojevskian. Por me vjen keq qe nuk e njeh vetem "minjte e strukur" te zyrave Enveriane dhe aspak pjesen tjeter te popullsise, ate pjese qe ishte e internuar, e burgosur. Me vjen keq per te! Te gjitha shkrimet nga 90 e ketej, autoterapi-apollogjike. E vret ndergjegje thelle qe nuk pati trimerine e Vasllav HAVEL, i cili pranoi burgun dhe populli ndaj dhe e brohoriti ne 89 ne sheshin e Prages.
Ndonese GJENI ne pende, me duket e temerrshme qe populli yne te perfaqesohet ne letersi nga nje personne aq negatif, egoist e pa kurajo si Ai!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Lundrues, nuk kishte si ta njihte ate faqen tjeter sepse Kadare nuk ka qene kurre opozitor i rendit te meparshem. Pas studimeve ne Moske ka punuar ne gazeten "Drita", vitet 60, pastaj ishte ne krijimtari te lire. Gje qe do te thoshte per nje shkrimtar qe te mos punonte, te merrte nje rroge prej 13 mije lekesh qe ishte e barasvlefeshme me ate te nje sekretari te pare partie te rrethit dhe kater here me e larte se rroga me e ulet. Plus privilegjet e tjera. Ishte kandidat i Komitetit Qendron te PPSH qe do te thoshte shtepi te madhe, makine ne dispozicion dhe privilegje te tjera qe u shtohen te parave.
Kjo qe po ben tani eshte "vrarje ndergjegje" apo nje menyre per te shpelare mu...in me shurre?
 

ALPE

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Lundrues, ndoshta pikerisht per kete arsye vepra e Kadarese eshte kaq interesante. Mos harrojme qe jeta nuk eshte vetem e bardhe apo e zeze. Shume nuanca te tjera ekzistojne.
Zgjidhja e tij - nje zgjidhje, me te vertete oportuniste, e pranoj - ndoshta ishte e vetmja zgjidhje qe karakteri i tij mund t'i ofronte. Ne fund te fundit jo te gjithe kane te tille force shpirterore. E sa te tjere oportuniste ekzistojne ne kete bote! Te pakten Kadareja na ofron nepermjet kendit te tij oportunist, art ashtu sikur dhe krenari qe ky art del nga nje pene shqiptare. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

BJONDINKA

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

per sa i perket sulmit ndaj kadarese do te shtoja qe nuk eshte i drejte.do te citoja ketu nje shprehje te zh.zh ruso-se i cili thote :ne jemi te lire e megjithate jemi kudo nen pranga..nuk e di a me kuptuat.pse nuk mjaftonin ata mijera veta qe ishin ne burgjet shqipetare dhe fakti qe letersia shqiptare u gjymtua ne menyre shpifese po duhej edhe qe i vetmi shkrimtar qe arrinte te shkruante realisht dhe lirshem dhe i shkruante bukur duke e ngritur artin ne nje nivel tjeter duhej te censurohej ?fakti qe ai s'ka qene ne burg gjate diktatures nuk do te thote qe ne shpirt nuk ishte disident.une di qe kadareja ishte i vetmi shkrimtar me te cilin l.poradeci takohej dhe bente biseda normale deri edhe miqesore.dhe duke konsideruar faktin qe lasgushi nuk ishte natyre e qete dhe se e shprehte hapur urrejtjen kunder komunisteve te kohes apo pseudo -shkrimtareve e ka nje domethenie .
megjithete cdo njeri ka opinionet e tij dhe e mendon ndryshe .
libri i fundit qe une kam lexuar eshte "kurre me nje te panjohur" i nje shkrimtari amerikan dhe ishte shume i bukur .jua keshilloj /pf/images/graemlins/tongue.gif .s s'ka te beje me filmin "mai con uno sconosciuto".
ciao /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

ndersa une nuk jam fare dakort me lundruesin, me duket se i ka hy oqeanit paqesor me not "bretkoce". te pakten argumentimi i tij nuk ta mbush mendjen. e ftoj ne duel, po eshte me te vertet marinar. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Biondinke, mund te me tregosh nje, vetem nje nga veprat disidente te Kadarese te periudhes se socializmit?
Kadare e dashur, sikur te mos i kishte kenduar Partise se Punes nuk do te qe ai qe eshte, sepse ne fund te fundit me veprat kushtuar ppsh - se u be i njohur dhe aspak si disident.
Se per pak harrova, edhe me ndihmen e Enver Hoxhes,, jane shkrimet e vete Kadarese qe e pohojne. Lexo "Kujtime per Enverin" se do te gjesh. Mire sa ishte gjalle Hoxha, po pas vdekjes kush e detyroi ta ngrinte lart ne qiell dhe te pohonte qe ishte E. Hoxha qe e ndihmoi?
Ishte produkt i atij sistemi dhe jo disident.
Kadare nuk ka per te shkruajtur me vepra te lartesise se gjeneralit, apo te keshtjelles, per te vetmin fakt se nuk ka me materialin frymezues.
Ashtu sikurse nuk ka per te shkruajtur me Balle per balle sepse nuk ka me Komitet qendror te PPSH-se. E nuk eshte as oportunist, por thjesht nje njeri pa karakter qe lepin aty ku peshtyn dhe peshtyn aty ku ha.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Biondinke, mund te me tregosh nje, vetem nje nga veprat disidente te Kadarese te periudhes se socializmit?
Kadare e dashur, sikur te mos i kishte kenduar Partise se Punes nuk do te qe ai qe eshte, sepse ne fund te fundit me veprat kushtuar ppsh - se u be i njohur dhe aspak si disident.
Se per pak harrova, edhe me ndihmen e Enver Hoxhes,, jane shkrimet e vete Kadarese qe e pohojne. Lexo "Kujtime per Enverin" se do te gjesh. Mire sa ishte gjalle Hoxha, po pas vdekjes kush e detyroi ta ngrinte lart ne qiell dhe te pohonte qe ishte E. Hoxha qe e ndihmoi?
Ishte produkt i atij sistemi dhe jo disident.
Kadare nuk ka per te shkruajtur me vepra te lartesise se gjeneralit, apo te keshtjelles, per te vetmin fakt se nuk ka me materialin frymezues.
Ashtu sikurse nuk ka per te shkruajtur me Balle per balle sepse nuk ka me Komitet qendror te PPSH-se. E nuk eshte as oportunist, por thjesht nje njeri pa karakter qe lepin aty ku peshtyn dhe peshtyn aty ku ha.
Sikurse nuk eshte njohur nga kritika si shkrimtar i rrymave psikologjike dhe kur them nga kritika perfshi edhe ate europiane.
 

edda

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

:thumbsup: , lundrues e atman

La storia dell'altro (israeliani e palestinesi), liber shkollor qe sapo eshte botuar ne tetor 2003.
 

zog

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

o Atman ça ngatarro lale, perse duhej te ishte Kadareja disident apo me ta bo qejfin ty. e perse s'ishe i tille TI?

aty ke te drejt kur thua ishte produkt i atij sistemi, por pa arritur ta kuptosh kete, kjo te TEJKALON.

nje diktature nuk do te ndjehet me nje dite, ndersa nje shkrimtar i mire si kadare do te mbese per gjithnje. e kjo e vlen diktaturen.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

ne nje bisede me Visar Zhitin, ai ka thene dicka qe me beri pershtypje per mire! Ndersa dikush e shan Kadarene per apatine e tij politike dhe braktisjen e vendit, kur mund te ishte nje Havel shqiptar, Zhiti i pergjigjet:
"Kadareja ka meriten e edukimit te ketij populli me letersi bashkekohore, ndersa te gjithe te tjeret imitonin popullin! Kjo i mjafton per t'u dashur e respektuar ne kohe!"

Me pelqeu :thumbsup:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Zog, pohon ato qe kam thene une me fjale te tjera. Kadare i tanishmi po lufton kunder Kadarese se dikurshem apo jo? Nuk besoj se e mohon kete gje sepse pohimi tend eshte fare i qarte kur thua se Kadare do te mbese dhe per kete ia vlen diktatura, pra kadare i mepareshmi eshte me i madh se i sotmi. Ky eshte pohimi im dhe ky eshte edhe tendi.
Persa i perket asaj qe thote alinos, duke cituar fjalet e Zhitit, me duket se nuk ia vlen ta komentosh per te vetmin fakt qe Kadare i sherbeu sistemit ne politike dhe ideologji me shume se policia vete. Ky eshte edukimi qe i beri popullit me poemen "Shqiponjat fluturojne lart" e jo edukimi estetik.
Personalisht nuk kam gje per Kadarene si shkrimtar sepse secili okupon nje hapesire te tijen. E kam me ate si njeri per ate perthyerje qe pesoi. Nuk me pelqejne njerzit me njemije fytyra, kjo eshte e tera. Dhe une jam mesuar te shikoj me pare njeriun e me pas ato qe eshte ne gjendje te beje, si shkrimtar, ing, doktor, punetor etj.
 
Status
Not open for further replies.
Top