Re: Re: Libri që ke në duar.
sipas Nolit eshte "Zonja Ingra e Ostrotit" e shkruar ne 1885 ku Ibseni ish 27 vjetç.
shihni ç'thot NOLI per te:
"Kjo drame eshte kllasike per nga forma me te tria unitetet, te kohes, te vendit dhe te interesit: eshte e permbledhur ne nje kohe te shkurter, ne nje nate; lohet ne nje vent, ne Keshtjellen e Ostrotit; ka nje interes kryesor, krizen ne shpirtin e Ingres.
Nga ana tjeter, eshte romantike nga disa episode te papritura, melodramatike, te lidhura me pahir dhe me nje menyre pak a shume arbitrare. Po keto cene, te cilat e vellazerojne me dramat e Viktor Hugoit dhe Skribit (Scribe), te hedhura per jete ne kosh te harrimit, Ibseni i ri ka ditur jo vetem t'i kunderballanconje, po dhe t'i mbulonje me forcen e tij dramatike tronditese, me psikollogjine ne te pershkruar protagonistet e drames dhe me mjeshterine e tij ne te pikturuar nje periude mjerimi kombetar. Fytyrat skandinave te Ingres, te Lykes e te Skaktalit jane aq te gjalla sa na duket sikur i njohim, sikur i kemi pare sigurisht rreth nesh me emra dhe me kostume te ndryshme. Piktura e tere eshte aq e mire, sa munt ti zbatohet çdo vendi te shtypur qe ka shkuar nga ato mjerime ne perpjekjet per liri. Nga keto pikepamje, "Zonja Ingra e Ostrotit" vihet prej shume kritikesh prane dramave historike te Shekspirit dhe me lart se dramat simbolike dhe sociale me te forta qe na ka dhene me vone Ibseni i rritur dhe i arrire gjer ne kulm."