Re: Re: Libri që ke në duar.
une kete vere perfundova librat e lene per gjysem:
Atlas Shrugged nga Ayn Rand, rrenqethese! Nuk lexohen libra te tille kur ne vendin tend po behet debati (pazari) per presidentin dhe dritat mungojne gjithnje e me shume, dhe kur s'ka ngel njeri pa dale ne TV per te komentu situaten. Tani po ta mendosh, te duket sikur po jetojme ne periudha Oruelliane, edhe pse po te shpresojme si Rand jetojme ne periudha tranzicioni dhe se objektiviteti dhe vlera do te triumfojme. Ah, pozitivizmi!!!
Coelho dhe Zahiri i tij, cka. Disa rrugetime shpirterore jane te mira, por se c'ka nje tendence per ta tepruar me sheqerin! Insistimi per ta perfunduar cdo gje mire dhe per te dhene me detaje cdo perfundim duke mos lene qe lexuesi te jete me nderveprues eshte pika me e dobet e ketij shkrimtari. Fatkeqesisht e lexova ne shqip dhe ishte perkthyer keq, s'kishte as korrektim!
Tani jam tek Dostojevski dhe Tregime e Novela. Vetem nje koment: Ufffffaaaaaaaa!