Re: Re: Libri që ke në duar.
Lolita / NABOKOV
'Duke pershkruar nje rast klinik, Lolita ze nje vend nderi ne fondin e veprave klasike te letersise psikiatrike. Edhe si krijim letrar, ky liber i tejkalon dukshem caqet e nje rrefimi pendese. Por me teper se rendesia shkencore dhe vlerat e larta artistike, bukuria e ketij romani qendron ne mbresat e pashlyeshme qe ai le tek lexuesi serioz, fale nje analize te dhimbshme dhe te thelle qe i ben nje ngjarjeje te paperseritshme dhe qe permban ne vetvete nje moral te pergjithshem. Nje vajze jetime, nje nene egoiste dhe nje maniak seksual - tre personazhet me me kolorit te kesaj vepre - pervec te tjerave, paralajmerojne edhe nje here prinderit, pedagoget dhe tere shoqerine se duhet t'i vene nje rendesi te jashtezakonshme edukimit te brezit te ri nese duan te rrojne ne nje bote te shendetshme dhe te qendrueshme.'
Doktori i Shkencave Filozofike
Xhon Rei