Re: Re: Klubi i tironsave
Mbreme, deri ne mesnate vone deputete e politikane, biznesmene e bukuroshe defrehen mes pijeve e mishrave te pjekur
Paraja lume per dhendrrin Nano
Dhurata me e shtrenjte ka arritur ne 50 mije dollare cash. Te tjerat poshte ketij niveli
/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Dhuratat, jo me pak se 3000 dollare
Te ftuarit e djeshem, qeveritare e deputete. Te ftuarit e Nanos gjate dites se djeshme, ishin shume pak. Ishin eksponentet e qeverise prezent ne dreken e djeshme ne Hotel Restorant Pameba ne Durres. Edhe pse Nano kerkoi qe dasmen e tij me Xhoin ta kryente ne fshehtesi maksimale, kjo nuk mund te ndodhte. Gjate dites se djeshme ka pasur nje bllokim total te te gjithe zones perreth lokalit, nga plazhi dhe nga rruga. Megjithate, u duken qarte makinat qeveritare dhe makinat e deputeteve. Pervec anetareve te kabinetit qeveritar, ne dreken e djeshme te shtruar nga kryeministri, kane qene edhe sekretaret e partise. Sot ishte prezent ne dreke edhe Sekretari i Pergjithshem i PS, Gramoz Ruci, i cili nuk mori pjese ne kokteilin e shtruar nga Nano tek Vila 31 per te gjithe te ftuarit. Ndoshta Ruci ka dashur te ruaje fshehtesine e tij te pjesmarrjes ne dasem, por, diten e djeshme, ai me tre sekretaret e tjere, Zela, Agasi dhe Dibra kane qene te ftuarit ne dreken e dasmes se kryemnistrit.
Enigma e cila nuk mund te mbetet me e tille, kane qene dhuratat. Shume te shtrenjta. Burimet thone per KJ se ato varionin per te afermit qe kane marre pjese ne darken e parmbremshme dhe ne dreken e mbremshme, kane thyer shifrat rekord: nga 1000-2000 deri ne 5000 dollare. Shume te pakte kane qene ata qe i kane dhene cash, parate e tyre. Pjesa me e madhe, kane dhene dhurata te cilat kapnin vlera te tilla. Pjese antike, te vjetra, te cmuara, bizhuteri dhe ornamente te ndryshme, kane qene dhuratat speciale per ciftin Nano.
Nje dasme e katandis plazhin si nje prite lufte! Nuk ka krijuar aspak atmosferen e dasmes se hareshme, por ate te ankthit qe krijon pritja e gjate e njerezve "te rendesishem". Dje plazhi i Golemit, perreth hotel "Pameba"-s nuk ka patur fare ndryshim nga bazat e ushtarakeve italiane qe gjenden vetem disa dhjetera metra larg tyre. Ndersa keto te fundit jane perhere te rrethuara me kangjella dhe porta te hekurta, kufijte e "Pameba"-s dje kane qene ne nje gjendje te tmerrshme rrethimi qe e krijonin gati 30 police te angazhuar per ruajtjen e "sekretit dasmor". Ky i fundit nuk ishte gje tjeter vecse nje shpure dasmoresh dhe dhjetera qeveritare e deputete pas tyre. Madje, ne kete ambjent feste nuk ka mungaur as prania e qenve te kufirit. Sherbeu vetem fakti i te qenit nje dasme e njerezve teper te rendesishem per t'u privuar atyre te zakonshmeve madje edhe deshiren per te pare nga jashte se si mund te organizohet nje dasme e rangut te larte. Por banoret e Golemit kane konstatuar dje se qeveria jo vetem qe i harron kur eshte ne kryeqytet, por nuk kujtohet per ta as kur eshte fare prane tyre. Asnje prej tyre nuk eshte lejuar te kaloje pragun e bodigardeve qe me fanatizem ruanin te fshehtat e te ftuarve, dhuratave dhe orareve. Nje gje e tille duket se ka shkaktuar nje zemerim te thelle te banoret, te cilet sapo moren vesh per shtetrrethimin qe u kishte kurdisur Nanoja, vendosen qe mos ta begenisnin fare ne dasmen e tij. Per me teper dje ne Golem njerezit kishin dasmat e tyre dhe as qe e ndjene mungesen e hijeshise se "first lady" Xhoana Nano.
Vilat, lokalet perreth viles urdher per mbajtje sekreti
Kryeministri Nano ishte nxehur dje kaq shume me organet e medias qe kishin publikuar artikuj mbi ceremonine e se shtunes, saqe nuk donte te kishte me asnje perreth, te pakten ne plazhin e braktisur te Golemit. Vartesit e tij qe merren me shtypin i kishin komunikuar se mediat kishin depertuar thelle ne detajet e dasmes. Per kete arsye, Nano ka vendosur te vetembrohet diten e diel. Me ane te vartesve te tij ka dhene urdhra te posacme edhe per lokalet dhe vilat perqark hotel "Pameba" me qellim qe ata te mos strehonin asnje perfaqesues te mediave. Keta te fundit jane kontrolluar deri ne imtesi nga organet e policise, madje jane quajtur me fat prej tyre edhe nese kane arritur t'iu afrohen.
Paraditja e ethshme e pergatitjeve dhe ora 3 mberritjes se ciftit Pergatitjet kane filluar qe ne oret e para te mengjesit te djeshem. Oborri i hptel "Pameba" nuk ndenji asnjehere bosh nga makinat te cilat sillnin lulet, pijet, ushqimet e nevojshme per festen e pasdites. Ambjenti me pishine, fushe tenisi dhe te gjitha komoditetet e nevojshme te nje feste ka patur ne cdo cep te tij nga nje bodigard. Gati dhjete makina me te ftuar, kryesisht qeveritare mberriten para ardhjesse ciftit Nano. Ky i fundit erdhi ne ambjentin e caktuar per festen ne oren 15.30. Pas tij ka vershuar e gjithe turma e te ftuarve. Ata i prisnin ne dere qeveritare te ndryshem. Njeri nga keta ka qene edhe ministri i Integrimit, Sokol Nako qe me buzen ne gaz pershendeste te gjithe tek hyrja.
Policet, te denuar per te qene larg te ftuarve
Urdhri i kryeministrit per te ruatjtur qetesine dhe fshehtesine e kesaj dasme ka qene kaq i rrepte saqe ai nuk ka perjashtuar as forcat e policise. Te mesuar qe jane te pranishem kudo dhe pa asnje veshtiresi, ata dje nuk jane lejuar as qe t'i afrohen portes se madhe te hotel "Pameba". Nje gje e tille duket se nuk e kane kaperdire ata qe Nano nuk i ka lene asnjehere pertej dyerve. Shume prej tyre i jane ankuar dje gazetareve te "KJ" per lenien ne prapaskene. Kjo ka ndodhur megjithese dje frika per te folur dhe pasojat kane qene me te medha se asnjehere tjeter.