Re: Re: Do doja...
Fillimisht postuar nga abstract:
[qb]
Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ... por nuk mund te DUAM ate qe DUAM.
[/qb]
...,por nuk mund te Duam ate qe Bejme /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
abstracte pse ja fut kot, mnjf abstrakçe. nuk ma ha mendja se vijme ne forum te detyruar nga dikush, e pelqejme ket gje pa vime ketu, dmth qe ajo "nuk mund te duam ate qe bejme" nuk qendron. po ta shpjegoj (pak skiç) ate thenien e shopenhaurit.
Pikasos nje dite i thote njoni: kete pikture qe beni ju edhe une mund ta bej. e di, i pergjigjet Pikaso, jo vetem ju por dhe goca juaj e vogel mund ta beje, ndryshimi eshte qe une NUK MUND TE RRI PA E BERE.
tjeter shembull; tek Matrix i fundit (per Emen kjo), ne nje moment te duelit midis agjentit Smith dhe Neos, nje moment kur smithi e vuri poshte neon, dhe ky po perpiqej te ringrihej nga vrima ku kishte rene, agjenti i çuditur nga "kokfortesia" e neos per ta vazhduar duelin megjithese e dinte qe s'do fitonte kurre ndaj tij, e pyet: pse vazhdon akoma, per çfare, kush te shtyn per kete, patriotizmi, dashuria.........etj, etj. neo pergjigjet NGAQE KAM ZGJEDH!
tek greket e vjeter kemi Mitin e Sizifit, ku ky trimi ngrinte gurin deri ne maje pa e arritur kurre ate, sepse guri afer saj i shpetonte nga duart dhe binte perseri ne fund. e megjithate ai vazhdonte bile kjo i jepte kenaqsi.
ne te gjithe keta shembuj, behet fjale per Titane qe kane per te perbashket te tyre ZGJEDHJEN ose DASHJEN e aksionit per te cilin; permbysin, perballojne, tejkalojne çdo gje sado e pamundur qofte ajo.
ndersa pjesa tjeter, pjesa me e madhe e njerezve ku hyjme dhe ne, ose ajo mori qe e quajme Popull, ne nuk e kemi bere (akoma) ZGJEDHJEN, nuk e kemi percaktuar ÇFARE DUAM me te vertete, per çfare jemi destinuar te Duam, te Perfundojme, te Realizojme, te Luftojme per te deri ne vetmohim, deri ne vdekje.
ngaqe????? NUK MUND TE DUAM, nuk jemi bere per ket qellim, NUK MUND TE DUAM ATE QE DUAM, qe ne fakt do te thote; nuk ka sesi te duam, thote filozofi.
dhe kjo eshte TMERR kur e kupton.
prandaj thashe pak me lart, qe shprehja DO DOJA, eshte pa kuptim, utopi, si miu te enderroje te behet mace. nuk egziston "do doja", por ka vetem DUA si dhe NUK MUND TE DUA, pra rolet tona ne teatrin e jetes jane te paracaktuara. poplli thote nga FATI.