Shtëpia jonë, plot me diell
Plot me ngrohtësi
Në dimër e në pranverë
Kemi kaltërsi
Dritarja jonë hapur rri
Për ty ditë e re
Për dashurinë e njerëzve tanë
Të mirë
I duam ne njerëzit
T'i kemi gjithmonë pranë
Shtëpia e jonë
E bardhë, e bardhë
I rritim fëmijët
Me dritë e me djersë
Me dashurinë për njerëzit tanë
Të mirë