Pse ska jete nate ne shqiperi???

Rambla

Primus registratum
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Pak fare frekuentova Buda Bar
:thumbsup: mua me pelqeu, ishte giusto fare per mua, as shume zhurme as shume qete.
mua s'me pelqen shume xhiroja, marr parasysh ketu tiranen (blloku) dhe durresin (vollga)...e dini pse? i mungojne dyqanet /pf/images/graemlins/laugh.gif , mgjth e kam seriozisht. ne pergjithsi ne vendet e tjera "vendi" (qendra )ku shetitet ka perhere dyqane (rrobash, argjenderi etj) jo vetem lokale. nuk e di, por sikur i jep me lezet te dalesh, kurse ketu njerezve ne pergjithsi i jep idene sikur po bejne "parade". ..eshte koment i zakonshem qe degjoj, dhe me ka qelluar ta mendoj dhe une.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Ne Tirane jeta "e nates" mbaron kur diku gjetke (neper bote) sa po ka filluar. Mbreme ishte e shtune dhe une isha tek Cowboy Pub Manhattan... ishte nje vdekje e vertete sa qe mu shpif aq shume sa qe brenda ores 10 te darkes u ktheva ne shtepi. Dhe jo vetem kaq por ne te gjitha vendet ku "festa" duhet te kishte filluar nuhatej era heshtjes dhe qetesise olimpike.
Mendoj se eshte ende dora e rrudhur e mentalitetit te vjeter qe frenon jeten dhe argetimin e pas mesnates ne Tirane e Shqiperi.
Jane ende gjalle prindrit konservatore qe te edukuar me librat e kuq qe ndalojne femijet e tyre te jetojne nen ritmin e shekullit te ri.
 

Anana

Primus registratum
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Ke shume te drejte ST6 etj, ashtu ndihem dhe une kur shkoj ne Tirane, por eshte dhe ambjenti i keq. Personalisht si femer do kisha frike te rrija naten jashte ne Tirane pas ores 10. Ka shume cuna te keqinj verdalle. Jo se s'ka gjithandej po me keq ne Tirane. Eshte si gje normale.
 

Guest
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

YLLKA mos e ulni shume Tironen se nuk mundesh te dalesh xhiro naten ti ke te drejte por, po te jesh ne PARIS edhe diten nuk del dot.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Mire pra gjithsesi problemi qendron tek mentaliteti. Ti thua se nuk dal se me ngacmojne rruges, nje tjeter nuk e le babai, nje tjeter i dashuri... dhe keshtu me rradhe.
Shqiptaret mikeshe e dashur jane shume te prire per te paragjykuar ambjentet dhe njerezit, per "te parandjere" situatat dhe ngjarjet, gje qe sjell finalen e dhimbshme "NJE NATE PA NJEREZ, PA ARGETIM".
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Pse ska jete nate ne shqiperi???

Kush te tha ty o xhon? se mesa duket sma merr menja qe te kesh dale noi her me vone se ne oren 23. Dil iher anej ka blloku se i ke nja 7-8 PUB-e, mos te flasim per ato te periferise. Ene si per cudi Rozafa rri plot qe te hysh veti i 4 te shkon nji xhiro 20-30 mij lek. thon qe shqiptaret jane te varfer ene kur hy aty e gjen plot me njerez. Moste flasim per anijen ne Durres qe i gjeje aspirinat (Extasy) me 5000 lek copen. Kur e bleje ishte nji lloj sikur te merrje nji paket cigare te cerrat e rrugve. A nuk i thuhet jet nate ksaj??? Un ne fakt do ta quaja JET PER QEF si tip ekstremist qe jam (flas gjithmon per veten). ose ndryshe do ta quaja te eksagjiruar per ato tipa qe jane mesuar te hane pica te shtunave ne noi piceri.

Sa per gocat qe hikin diten ne disko, ketu ne shqiperi kena nji hale me gjera qe nuk fuksionojne se ne fund te fundit ato gocat jane te gjitha 15-17 vjecare. Atje ku jetoj une, ka disko qe nuk mund te hysh dot edhe po te jesh 24 vjec dhe mos te flasim per te miturit qe nuk lehen ne ASNJE lloj diskoje. Ne shqiperi eshte pune infrastrukture. po ti kishim policat njerez me shkolle (dhe jo bari dhensh) do te zbatoheshe edhe ligji.
 
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

/pf/images/graemlins/laugh.gif pale e premtja e Rozafes.... :rockband: qe nuk mund te flesh dot pa bere dhe nje relax tek Piazza /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Kjo eshte e keqja se ngaterrohet cai me vain.

Ca jete nate behet te Piazza kur mbyllet ne oren 24 :lol: :lol: :lol: :rolleyes: jo per ndonje gje, por kush e di sa here kam hik i fundit. Gjithsesi e kam parasysh car doje te thoje....ne ato ore te vona un do te sugjeroja edhe nje caj limoni qe ta coje jeten e nates ne vend :lol:
 
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

/pf/images/graemlins/laugh.gif une e mbyll me akulore ,sidoqofte po flisnim per jete nate... :lol:
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Ah po qe per akuloren me fal... Nuk e kisha kuptuar...
Po te kishe deshire mund te ofroja un nji akulore /pf/images/graemlins/laugh.gif , anzi un mega gelato propio, qe te nesmen ne mengjes ta ezauroje /pf/images/graemlins/wink.gif

Kjo po qe eshte jet nate :rockband:
 

Anana

Primus registratum
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Fillimisht postuar nga Moira:
[qb] /pf/images/graemlins/laugh.gif pale e premtja e Rozafes.... :rockband: qe nuk mund te flesh dot pa bere dhe nje relax tek Piazza /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
Eh sa mbremje e qete dhe argetuese. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kjo po eshte jete nate :devil: Fillon wikendi me gjume.
 

swami

Primus registratum
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

pse s'ka jete nate ne shqiperi??

thjesht! se ka njerez koti!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Swami ka te drejte.
Shqiperia mbart mbi vete shume specie te cuditshme. Njerez qe kane harruar te jetojne ose qe nuk kane jetuar kurre, njerez qe anashkalojne argetimin, qejfin dhe qe jetojne vetem per inat te te tjereve, njerez qe fshihen turpshem pas "moralit" dhe gjykojne tjetrin vetem per faktin se di te defrehet duke i vene nofka nga me te ndryshmet.
Fatkeqsisht jane shume dhe pikerisht keta na mbajne larg pjeses tjeter te plnetit me primitivizmin e tyre.
 
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Po...specie ,pikerisht... /pf/images/graemlins/tongue.gif
Ne shqiperi ,kush ka para e ben qefin ne cdo kohe ,nuk pret te vije fundjava qe te dynden ne oret e vona .Ne cdo vend te botes puna eshte pune ,dhe ju duhet ta dini me mire raskapitjen pas nje dite pune .Kurse ketu pune me kuptimin e vertete te fjales ben vetem punetori i thjeshte ,te cilit ia kronometron pronari cdo levizje ,epra...ja dhe nje minus ne kete kategori,pasi ky punetor eshte i shtresave te ulta dhe nuk e ka ate luks te frekuentoje disko e pube
te marim anen tjeter pronaret ,shefat, eproret,apo dhe nje privat i thjeshte .E nisin diten me nje kafe ,nje oreshe ,pine perseri kafe (eshte shprehje,se natyrisht edhe akulore /pf/images/graemlins/laugh.gif )ne cdo ore te dites ,hane dreken ku t'ua kete qefi ,bejne dhe gjumin e drekes per shtate pale qefe dhe mbasditja ,mund te jete dhe nje kalim perseri nga puna (privati) dhe pastaj klube,restorante me shoqerine apo familjen .Opa...dolem tek familija ,kur behesh me femije nuk e ke me ate komoditet te rish shume vone ,pasi edhe pse jane perhapur goxha babysiter,te pakten ne Tirane ,nuk mund t'ia besosh 100% femijen dikujt qe ka nje rroge 150 mije lekeshe dhe duhet te kujdeset per pinjolloin e familjes ku punesohet.Vjerrat si heroina ,mund te sakrifikojne ndonjehere,por jo shpesh... /pf/images/graemlins/tongue.gif
Kemi dhe anen tjeter ..fanatizmin e disave qe me mire e mbyllin darken neper bilardo ,apo kafene burrerore :tipsy: ,sesa te dalin me partneren .
Nuk duhet te harrojme se si c'do gje e re ,don kohen e vet te asimilimit .E kuptuam para ca vitesh qe na e pati fajin monizmi ,por punet e mira behen avash avash .Ka disa qe mahniten me ate lloj jete qe behet jashte ,mua personalisht nuk me ka pelqyer ,prandaj dhe jetoj ne Shqiperi
Por ate jete e ndertuan ata dhe u perket atyre .Ne ndertojne jeten tone ,jemi vone ,por nuk ka me mire se te ndjesh fazat e permiresimit dita - dites .Dhe i ndjen tuajat ,nuk ben rolin e majmunit pershtates .
Ej...,pastaj mos ma neglizhoni jeten e nates ,pas nje dite rrugesh te merr malli per shtepine e krevatin :devil: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Swami ka te drejte.
Shqiperia mbart mbi vete shume specie te cuditshme. Njerez qe kane harruar te jetojne ose qe nuk kane jetuar kurre, njerez qe anashkalojne argetimin, qejfin dhe qe jetojne vetem per inat te te tjereve, njerez qe fshihen turpshem pas "moralit" dhe gjykojne tjetrin vetem per faktin se di te defrehet duke i vene nofka nga me te ndryshmet.
Fatkeqsisht jane shume dhe pikerisht keta na mbajne larg pjeses tjeter te plnetit me primitivizmin e tyre. [/qb]
ata qe merren me filozofira te ketij kalibri jane ata te picerive...
Mundesisht qe kur te paguajne secili per vete te ndaje centezimet me peshore farmacie.

Ik se s'ben per ju ajo qe po diskutohet ketu...
 

Anana

Primus registratum
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Ne ndertojne jeten tone ,jemi vone ,por nuk ka me mire se te ndjesh fazat e permiresimit dita - dites .Dhe i ndjen tuajat ,nuk ben rolin e majmunit pershtates .
Ej...,pastaj mos ma neglizhoni jeten e nates ,pas nje dite rrugesh te merr malli per shtepine e krevatin :devil: /pf/images/graemlins/laugh.gif [/QB]
Te gjithe jeten tone ndertojme, edhe jashte shqiperie. Roli i majmunit pershtates behet edhe ne Shqiperi. Gjithandej njerezit jane te detyruar te pershtaten, pavaresisht si e quajne. Pershtaten me teknologji te re, me sistem te ri politik etj.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Pse ska jete nate ne shqiperi???

Lek keta kane sa te duash pasi rrine gjithe diten neper kafene... une them qe te ruajne ca dhe per naten, por thuaj ti keta jetojne me moton "Nota osht e huja"
 
Top