Ah... Nocione te tilla qe cojne ne perfundime te tilla, nese nuk jane rezultat i indoktrinimit fetar, atehere jane rezultati i nje shoqerie me moshe te lindur pas vitit 1990 qe shkollimin ne Shqiperi e kane bere ose neper klube e diskoteka, ose neper mitingje partiake dhe mendojne se problemet zgjidhen me nje shkop magjik.
Pak edukim per te tere ata qe nuk paten fatin te jene ne shkolle atehere kur duhet te ishin ne shkolle.
* * *
Enver Hoxhen dhe regjimi i Shqiperise per 50 vjet, une nuk e di te kene qene nje regjim i themeluar ne baze te ateizmit dhe une e kam jetuar dhe e mbaj mend, ka qene nje regjim me baze ne ideologjine e socializmit dhe komunizmit, te tera cfare jane bere jane bere ne emer te ketyre ideologjive. Une nuk e di sa mban mend ti parrullat nga me te ndryshmet qe shfaqeshin ne Shqiperi neper pullat e postes, neper muret e ndertesave, neper kendet e njoftimeve dhe te shpalljeve, neper dyert e nderrmarrjeve, neper bodrumet e organizatave per mbledhjet e celulave te partise. Une i mbaj mend! Nuk kishte asnje qe te propagandonte ateizmin, 50 vjet regjim dhe propagande nuk kishin promotor ateizmin por socializmin; punen kolektive qe varej nga ndergjegja ideale e njeriut. U hoqen kishat dhe xhamiat, e vertete, por kjo ishte nje
byproduct, jo thelbi dhe ne vetvete kishte si qellim
zevendesimin e nje lloj idhulltarie me nje lloj tjeter idhulltarie. Idhulli duhet te ishte Partia dhe Sekretari i pare dhe si cdo idhull unik, nuk mund te kene te dyte, nuk mund te kete rivale. E njejta gje si dhe me Zotin. Si garanci per dominimin ne popullate jane perdorur gjithmone dy menyra. Ose zevendesohet Zoti me pushtetarin, ose pushtetari kalohet ne nje pozicion aleance apo biresimi prej Zotit. Per shembull perandoret egjiptiane dhe kineze ishin bij te zotit, prijesit Aztek dhe Maja ishin rimisherime te hyjnve, ne Greqine e Lashte komandantet e ushtrive ishin te tere pasardhes te ndonje perendie te Olimpit, etj.
Nese dikush qe lexon ka veshtiresi ne kuptimin e cfare eshte shkruar deri tashti, me mire te hape ndonje kenge te Rihanna-s ne youtube dhe te mos vazhdoje te lexoje. Mangesite ne formim jane te permasave qe nuk mund te riparohen nga nje shkrim apo me teper shkrime ne nje forum.
Kalojme ke Hitleri. Hitleri, per informacionin tend dhe te shume e shume te tjereve, ishte katolik. Ne vegjeline e tij kishte idhull Papen, i cili per te ishte nje figure sa e nderuar aq dhe mistike. Pas ardhjes se tij ne pushtet gjate viteve 1933 - 1939 ne menyre shume te qarte bente propagande per ate qe e quante Krishti Arjan dhe kultura gjermane ne ideologjine e tij ishte Kultura Gjermano Kristiane. Nje nder gjerat e para qe beri kur mori pushtetin ishte aleance me Vatikanin duke bere nje shkembim te ndersjelle interesash. Vatikani do te promovonte ideologjine naziste dhe pikerisht "arianitetin" e Krishtit ne te tera rrajonet e botes ku kishte influence, nderkohe qe nga regjimi nazist do te merrte financime dhe suport fizik duke sherbyer dhe si kamzhiku i denimit te atyre qe nuk aderonin ndaj vizionit te Papatit. Dhe keto u realizuan dhe funksionuan, neper shkolla gjate lendes se fese ne ato vende ku aplikohej Katolicizmi, krahas simboleve kishtare qendronte dhe swastika naziste. Ne 1933 menjehere deklaroi se: "Qeverria Kombetare i sheh rrefimet Kristiane (Katolicizmin dhe Protestantizmin) si dy elemente themelore ne mbrrujtjen e shpirtit te gjermaneve, ne jemi te bindur qe forca shpirterore e Krishterimit eshte nje element i pazevendesueshem ne moralin e larte te cdo gjermani". Kjo eshte thene ne mbledhjen e dyte te Reichstag-ut ne 23 mars 1933.
Sipas vizionit ne fjale, hebrejt ishin infektuesit e vertetesise Kristiane dhe pastertise se Krishterimit Arjan dhe ky eshte nje faktor kryesor qe ne ne tere vendet ku dominonte Katolicizmi, u kryen krimet me makabre kundrejt hebrejve. Ishte tere popullata qe me deshire pranonte te orkestrohej nga strukturat nen drejtimin e Goebels dhe debimi dhe spiunimi i tyre ishte mbarepopullor. Nje nder aktivitetet me ne mode ishte kujdesi hap pas hapi i Vatikanit dhe suporti ne mase te gjere ne popull pro propagandes naziste.
Nuk e di nese ti apo ndonje tjeter lexues ka lexuar "Mein Kampf"! Une vete po. Ne ate liber eshte e qarte qe Hitleri nuk ndodhet ne nje pozicion ateisti dhe as agnostiku, ndonese edhe nuk eshte shume i atashuar me fene e organizuar. Sidoqofte ne raste te panumerta shprehet qarte qe ishte i bindur ne nje hyjni supreme e cila i jepte suport dhe frymezim ne cdo gje qe bente (Kujt tjeter pervec meje i duket familiar si episod ndonese me emra te tjere protagonistesh kryesore?). Nje nga pasazhet psh eshte: "Ajo per te cilen duhet te luftojme eshte ruajtja e ekzistences dhe vazhdimesia e rraces tone, ne nje menyre qe populli yne te mund te finalizoje ate mision qe ieshte caktuar nga Krijuesi i Universit. Te tere ata qe bastardizojne veten ose qe e lejojne veten te bastardizohen, mekatojne kunder vullnetit te Providences se Perjetshme."
Ne shume raste gjejme gjithashtu dhe paralelizma te vetvetes me profetet si ne rastin: "Me vjen keq qe po ashtu si Mojsiu, Token e Premtuar une mund ta shoh vetem nga larg."
E megjithate, pati nje largim ne vitin 1940 nga Krishterimi. Ne nje fare menyre, Hitleri nuk ishte dakord me nje nder parimet baze te Krishterimit qe ne e njohim si "kush te qellon me shpulle ktheji dhe faqen tjeter". Ajo qe ai filloi te shihte me nje lloj zilie dhe me reverence, ishte feja muslimane. Per te ajo ishte nje fe qe i pershtatej me teper menyres se si ai e shihte te ardhmen e funksionimit te popullit Arjan, vlerat morale... eshte e rendesishme te theksohet pershtypja qe kishin lene ne vazhdimesi vendosmeria dhe metodika per te "mbrojtur pastertine e ketyre vlerave" qe muslimanet aplikonin ne cdo sekonde te ekzistences se tyre. Kjo ilustrohet mjaft qarte ne nje bisede midis Hitlerit dhe Goebels ku Hitleri eshte shprehur: "E ke parasysh, eshte nje fatkeqsi qe ne kemi qelluar ne besimin e gabuar. Pse te mos kishim besimin e japonezeve, ku vetsakrifikimi per atdheun eshte gjeja me e mire qe mund te arrihet? Edhe besimi Muhamedian do te ishte shume me kompatibel per ne ne krahasim me Krishterimin. Pse duhet te na binte ne pjese Krishterimi me dobesine dhe ngordhesine e vet?"
Gjithashtu, Muhamed Amin al-Huseini ishte ne ate kohe Myftiu i Jerusalemit. Atij Hitleri i dha azil ne 1941, dhe me tej akoma, mori personalisht prej tij graden e larte dhe te rralle Major Gjeneral SS, dhe nje koment per "nje rrace e respektuar gjenalogjike".
“To the Grand Mufti: The National Socialist movement of Greater Germany has, since its inception, inscribed upon its flag the fight against the world Jewry. It has therefore followed with particular sympathy the struggle of freedom-loving Arabs, especially in Palestine, against Jewish interlopers. In the recognition of this enemy and of the common struggle against it lies the firm foundation of the natural alliance that exists between the National Socialist Greater Germany and the freedom-loving Muslims of the whole world. In this spirit I am sending you on the anniversary of the infamous Balfour declaration my hearty greetings and wishes for the successful pursuit of your struggle until the final victory.”
- Reichsfuehrer S.S. Heinrich Himmler
Te tera keto tregojne nje respekt te vecante gjenuin dhe aspak per levizje me perfitime politike. Hitleri kishte nje admirim te vecante per traditat e luftes se muslimaneve dhe Himlerit i jane dhene instruksione te qarta per krijimin e Divizioneve Muslimane SS.
Por perseri Hitleri nuk e braktisi ndonjehere fene e tij origjinale dhe ne ditarin e nje nga gjeneralet e tij, Gerhart Engel, eshte gjetur ky shenim per kete periudhe: "
Hitleri thoshte se perseri ishte i Krishtere i devotshem dhe do te ngelte i tille deri ne fund."
Do te ftoja te tere lexuesit te kerkojne per fjalimet e Hitlerit. Nuk eshte e nevojshme qe keto qe po them te merren te mireqena me sy mbyllur, pasi fjalimet e tij jane te njohura mjaftueshem qe te gjehen me nje lehtesi te habitshme. Dhe do te zbuloni qe Hitleri jo vetem qe mbeshteste fuqishem besimin, jo vetem qe Kisha ishte aleati i pare i regjimit nazist, jo vetem se as qe i shkonte ndermend qe ato qe bente te ishin ne emer te ateizmit... por ai shprehej kunder ateizmit dhe ne nje pjese te madhe ai ekuivalentonte komunizmin me ateizmin.
(po keshtu sic shume anetare ketu pelqejne te ekuvalentojne nazizmin me ateizmin. Eh.. te tereve jua ka fajin ateizmi, ka rreth 3000 vjet qe ndodh nje gje e tille, po njesoj. Dhe nga keta a-ateiste, askush nuk e sheh ndonjehere veten ne pasqyre! Por vazhdojme.)
Per Hitlerin ateizmi ishte nje armik i vlerave te idealit Ariano-Kristian dhe promovonte lufte ndaj ketyre armiqve, ne nje menyre qe nuk diferencon aspak nga nje thirrje per lufte ne emer te fese.
Ja nje pjese e shkeputur nga nje fjalim i Hitlerit ne Shtutgart:
"Sot eshte dita kur Krishterimi eshte i rrezikuar, dita kur besimi Katolik eshte duke u kercenuar. Pergjigja ime per ta eshte: jane te krishteret dhe jo ateistet ata qe qendrojne ne rradhet e para per te mbrojtur Gjermanine. Nuk po i them keto vetem per krishterimin; po ju them qarte qe nuk do te jem ndnonjehere aleat me ato grupime qe do te duan te shkaterrojne krishterimin. U bene tashme 14 vjet qe keta njerez marshojne krah per krah me ateistet! Nuk ka patur ndonjehere dem me te madh sesa ne kohen kur te krishteret kane drejtuar krah per krah me ata njerez qe mohojne edhe vete ekzistencen e zOTIt. Tere jeta kulturore e Gjermanise eshte shkaterruar dhe infektuar ne kete periudhe. Eshte tashme detyra jone qe ti djegim keto manifestime te degjenerimit ne literature, teater, shkolla dhe ne shtyp. Kjo do te thote qe duhet te eliminojme keta elemente nga cdo pjese e kultures tone, duhet te eliminojme kete helm qe ka pushtuar cdo cep te jeteve tona ne keta 14 vjet."
Ne podium, se bashku me anetare te DAP, perpara turmave qe degjonin, kishte dhe perfaqesues nga kisha katolike.
Mund t'ju duken interesante dhe keto stema te togezave te rripit te nazisteve per funksione te ndryshme shteterore: ushtarake, departamenti i zjarrfiksve, policia, e disa te tjere qe nuk i kam identifikuar akoma.
"Gott mit uns" ne gjermanisht do te thote "Zoti eshte me ne".
Gjithashtu po edhe kaq interesante eshte kjo pamje, madheshtore dhe e frikshme. Katedralja e drites ne Nuremberg, 1936.
Ne kete shesh, jane bere shume deklarata dhe betime, nder te cilat:
"Zoti i solli shpetimtarin popullit gjerman. Ne kemi besim, besim te thelle dhe te palekundur se ai [Hitleri] na u dergua nga Zoti per te shpetuar Gjermanine."
-Hermann Göring, 1936
"Ne besojme se Fyhreri eshte ne permbushje te nje misioni Hyjnor per Gjermanine. Ky besim eshte pertej asaj qe mund te kete kundershtim."
-Rudolf Hess, 20 Qershor 1934
Dhe me e famshmja nga te tera,
Betimi SS.
"Betohem perpara Zotit me kete premtim te shenjte, se do i jap konfidence absolute Fyhrerit te Rajhut Gjerman dhe popullit."
- Himler, ne nje rikujtese te betimit SS per te tere turmen qe degjonte se bashku me forcat ushtarake.
* * *
Informacione te ngjashme me keto ka pafund.. pafund!
Sidoqofte, nje keshille miqesore per te gjithe eshte qe duhet te mesojne qe te mos i leshojne fjalet kuturu' per dicka te cilen e njohin vetem perciptas dhe kur ju thuhet qe paraprakisht "rishikoje nje here se nuk e ke drejt". Historia duhet pare nga shume drejtime, minimumi te mos pertojne qe edhe vete te kerkojne informacion i cili ne fakt nuk eshte i veshtire te gjendet, por kerkon kohe.
Kembengulja e pabazuar dhe aq me teper e demonstruar e tille, nuk tregon mencuri.