Protestat "Nano ik"

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Shkruaj perseri ne kete teme protestat "nano ik" te berishes kaluan ne nje faze tjeter qe quhet PERSE FALIMENTUAN

Me kete rast po sjell ketu te plote nje artikull qe me terhoqi vemendjen tek koha jone dhe qe me duket sikur perputhet me opininet e mia mbi kete proteste (besoj se i kam edhe shprehur me lart)

Ne fakt, ishte interesant fakti qe e gjeta kete artikull pikerisht ne Koha Jone dhe pa emrin e autorit

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=17831 (nese moderatoret e mendojne te nevojshme te fshijne artikullin e plote, ky eshte link - por nuk e di sa kohe do te jete ne dispozicon ne site - tek shekulli vetem nje jave)

E Merkure, 07 Prill 2004


PSE U "ZBYTH" LEVIZJA "NANO IK"?

Pakenaqesia popullore sa vjen e eshte ne rritje me qeverine e socialisteve te kryesuar nga Fatos Nano. Ky i fundit gjate gjithe qeverisjeve te tij nuk ka lene kurre gjurme te rindertimit (komenti im: personalisht do te permendja ketu tiranen apo te gjithe rruget e reja qe te mos lija hapesire per debat ne kete pike) apo zhvillimeve te dukshme ne vend. Shumekush e ka pasur te qarte se Nano nuk do te ike nga keto lloj protestash. Kjo ishte e qarte edhe tek vete aparatciket e opozites. Tashme ka ardhur momenti per te diskutuar pse opozita eshte e paafte te largoje Fatos Nanon. E ne mos me publikun, te pakten ajo duhet te reflektoje perballe atyre mbeshtetesve te cilet ishin te gatshem te kalonin eeekendet nate e dite para kryeministrise per te larguar nje kryeminister qe i ka lodhur shqiptaret.

Komentuesi

Muaj me pare vendi u perfshi nga nje levizje qytetare per shkak te krizes sociale qe po kalonte vendi nga rritja e cmimeve ne disa sektore jetike. Me devizen ne mbrojtje te qytetareve, levizja per here te pare kishte ne thelb kerkesa dhe interesa qytetare, cka beri te mundur qe asaj t'i bashkangjiteshin shtresa te ndryshme te shoqerise. Partite opozitare qe nga reagimi per ruajtjen e votes se lire ne kryeqytet, protesta te cilat degraduan me nje pjesemarrje te ulet dhe me disa thirrje te deshperuara te humbesit ne keto zgjedhje, kishin mbetur ne hije dhe shume larg interesave te publikut. Duke e konsideruar veten disi te cfaktorizuar, opozites nuk i mbetej gje tjeter vecse te shfrytezonte levizjen civile dhe rritjen e pakenaqsise ndaj pushtetit, e t'i bente thirrje popullates per nje levizje politike teresisht te personalizuar te njohur tashme me moton "NANO IK". Ne kushtet e nje acarimi politik dhe nderhyrjes se opozites per te ngritur popullin ne nje levizje politike, levizjes qytetare nuk i mbetej gje tjeter vecse te vezhgonte betejen politike, e cila dihej fare mire se c'perfundim do te kishte. Gjithsesi, marsi i luftes Nano-Berisha sapo ka kaluar dhe bashke me aromen e barutit politik, tashme marionetat e altoparlanteve te lidershipit po trumpetojne ne oborret, korridoret, zyrat, celulat e partive, se shpetimi apo pengesa e rrezimit apo qendrimit ne pushtet jane nderkombetaret. Edhe kete radhe ne Shqiperi topi i pergjegjesise se suksesit dhe deshtimit ne betejen politike do te kaloje ne duart e nderkombetarve ose me sakte do te hidhet nga nje pjese e mire e klases politike.

Pas perpjekjeve per te larguar kryeministrin Fatos Nano nga pushteti, opozita dhe simpatizantet e saj kane filluar te kerkojne fajtoret e mosrealizimit te kerkesave te tyre. Rritja e pakenaqesise popullore me qeverisjen aktuale i ka bere shume demokrate qe iluzionet e ardhjes ne pushtet te shfaqen per pak caste te shoqeruara me pjesemarrje masive te qytetareve ne protesta. E befasuar nga numri ne rritje i demostruesve, opozita nuk ka mundur te ndaje mbeshtetjen qe ajo ka nga revolta kunder qeverise. Duke iu referuar ardhjes ne pushtet te demokrateve ne vendin fqinje, edhe opozita hqiptare duket se armen me te forte madje te vetme, ka lodhjen dhe zhgenjimin e publikut me nje qeverisje te gjate disavjecare te socialisteve ne pushtet.

Opozita e detyruar me lodhjen e simpatizanteve dhe anetareve te saj per shtate vjet ne opozite, ka filluar te artikuloje cdo dite nocionin e rotacionit te pushtetit aq sa gati nuk e shprehin si lutje apo per meshire per t'u lene per disa kohe karrigen disa zyrtareve te tyre, te cilet do te kishin nevoje per disa kohe te qendronin ne pushtet. Nga ana tjeter, pakenaqesia popullore sa vjen e rritet me qeverine e socialisteve te kryesuar nga Fatos Nano. Ky i fundit, gjate gjithe qeverisjeve te tij nuk ka lene kurre gjurme te rindertimit apo zhvillimeve te dukshme ne vend. Gjithsesi demokratet ende nuk po afrojne asnje vizion te ri per politiken si kusht qe te pergatiten per te fituar bindshem zgjedhjet e pergjithsme te cilat priten te mbahen ne qershor te vitit 2005. Protestat me sa duket pervecse mbajtjes karikuar te elektoratit, zor te kene pasur ndonje ndikim tjeter. Shumekush e ka pasur te qarte se Nano nuk do te ike nga keto lloj protestash. Kjo ishte e qarte edhe tek vete aparatciket e opozites. Ne kohen kur kjo solli edhe nje konfondim te bazes, atehere opozita dhe mediat prane saj filluan te lancojne idene e shnderrimit te levizjes politike "NANO IK" ne nje levizje sociale. Gjithsesi levizja "NANO IK" lindi si nje levizje per te lene ne hije levizjen qytetare. E tashme ka ardhur momenti per te diskutuar pse opozita eshte e paafte te largoje Fatos Nanon. E ne mos me publikun, te pakten ajo duhet te reflektoje perballe atyre mbeshtetesve, te cilet ishin te gatshem te kalonin eeekendet nate e dite para kryeministrise per te larguar nje kryeminister qe i ka lodhur shqiptaret. Tashme eshte e qarte qe kjo levizje u shua ashtu sic filloi, pasi ajo nuk pati ne thelb ate cka deklarohej, largimin e Fatos Nanos, por ruajtjen e statukuose si ne lojen e femijeve ano-pano, kur Nano eshte siper Berisha eshte poshte dhe anasjelltas. E pra vertet eshte nje pyetje interesante qe kerkon nje pergjigje: pse u zbyth levizja "Nano ik"?! Pse?!
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Ne nje koferenxe per shtypin,pas kthimit nga USA
kryeministri Nano me nje indeferentizem te theksuar ndaj levizjes "Nano ik", i eshte pergjigjur shqetesimit te gazetarve me mendjemadhesi dhe arroganc te pashembullt.
Pas nje levdate qe Nano ka marr nga presidenti Bush "You are doing well" Nanos ika ikur mendja fare aq sa nuk ka pyetur me as per BE, as per Prodin dhe as per opoziten me Berishen ne krye.
Tani nuk na mbetet gje tjeter po te therrasim te na rroj sa malet shoku Nano, se pa Te edhe Amerika nuk do na njihte fare.
Epo c'vete edhe djalli e heq veten per engjell!
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

PSE U ZBYTH LEVIZIA NANO IK?
ketu ka shume per te folur po do te thoja se u shua per nje sere arsyesh.
1)e para nuk ishte nje levizie mbarepopullore por nje levizie e organizuar nga PD qe do te thote se jane gjera te ndryshme.
2)filloi me nje sere kercenimesh dhe thirrje nga ato ALLA BERISHA qe i njohim te gjithe,e kjo beri qe edhe ajo pjese e popullit qe fillimisht mendonte ti bashkohej levizjes te largohej jo e gjitha por pjesa me e madhe,dhe pjesa tjeter duke pare sulmet ndaj institucioneve dhe mos degjuar asnje alternative zgjidhie por vetem shprehie te tilla si
<span style="font-weight: bold">rradhen tjeter nuk e dime se do te mundemi te kontrollojme masat e popullit</span>
arriten shpejt ne perfundimin se

2+2=4 pra moskontrollim =prishje e diegie institucionesh=imazh shkaterrues per shqiperine.

pra megjithese ne pergjithesi do te thosha se nje pjese e mire e popullit eshte pro levizies nano ik
nuk shohin tek berisha dhe etja e tij per pushtet ate qe do te largoje nanon

pra levizia NANO IK =0
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

qe nano e klani i tij duhet te ikin per kete nuk kam asnje dyshim.
jane thjeshte nje klan i Papergjeshem.
tani kerkon te na risi edhe trupat shqiptare ne irak !!!!!!
kur spanja po kerkon ti heqi, Nano po kerkon ti shtoje !!!!!!
te vdesin bije nenash shqiptare per kapricot e nanos kjo eshte me te vertet e PAPRANUSHME.
terheqin spanjollet e fusin ALBANESET.
e jeta e nje evropiani vlen shume me teper se &quot;morracakeve&quot; albanez.
sikur te na coje djalin e tij ne irak nano??, apo te cojme djalin e gramoz rucit meqe eshte edhe i &quot;kobures&quot; (na gjuan me pistolet ne mes te tiranes sikur te jete ne kohen e sherifave).

cfare qeverije ............... !!
smash.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] qe nano e klani i tij duhet te ikin per kete nuk kam asnje dyshim.
jane thjeshte nje klan i Papergjeshem.
tani kerkon te na risi edhe trupat shqiptare ne irak !!!!!!
kur spanja po kerkon ti heqi, Nano po kerkon ti shtoje !!!!!!
te vdesin bije nenash shqiptare per kapricot e nanos kjo eshte me te vertet e PAPRANUSHME.
heqin spanjollet e italianet e fusin ALBANESET.
cfare qeverije ............... [/qb]
qe nano nuk duhet votuar me (bashke me aleatet e tij, berishen e aleatet e tij ...) kjo nuk ka vend per diskutim

Mendon se duhet kthyer &quot;nano ik&quot; ne nje proteste kunder pjesemarrjes ne luften e irakut?????!!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

mendoj qe &quot;nano ik&quot; eshte mese e drejte EDHE per faktin qe po na con shqiptare ne Irak .

te vdesin Albanezet per kapricot e nanos (qe ka qejf ta mbaje mire me bushin ne kurriz te shqiptarve)???????
smash.gif

se sa morale eshte kjo lufte(ashtu si morali i nanos) , besoj se nuk ka nevoje per komente.
nejse ...... riflektoni edhe per kete.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Ti mendon se dikush duhet te marre EDHE nje tabele ne mitingun e ardhshem ku shkruhet - NDALONI LUFTEN NE IRAK - KTHENI USHTARET SHQIPETARE NE SHQIPERI - LUFTA ESHTE E PAMORALSHME - NANO BUSH, NJE ALEANCE KRIMINALE

????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

une mendoj qe te derdhet gjak shqiptari ne Irak eshte e Pamoralshme, edhe kete ja vej fajin kesaj qeverije qe i ka cuar keta bij nenash ne ate vend si mish per top.
ky eshte nje motiv me shume( listen e gabimeve i ka te gjata) qe nano te IKi.

sa per :

------------------------------------------
Ti mendon se dikush duhet te marre EDHE nje tabele ne mitingun e ardhshem ku shkruhet - NDALONI LUFTEN NE IRAK - KTHENI USHTARET SHQIPETARE NE SHQIPERI - LUFTA ESHTE E PAMORALSHME - NANO BUSH, NJE ALEANCE KRIMINALE

????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
--------------------------------

kete propozim beja Sales qe ndoshta edhe mund ta pranoj.
ose mund tja cosh atyre te PS, kuptohet me gjithe modifiket e rastit.
 

the gimp

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Prania dhe rritja e numrit te trupave shqiptare ne Irak eshte e nevojshme per konsiderata gjeo-strategjike dhe politike qe nuk eshte as vendi,as koha te perseriten.Nuk eshte nje teke e kesaj qeverie.Edhe nje ekzekutiv i P.D do te kishte bere te njejten gje.Interesi yne kombetar eshte,natyrisht,ta mbajme mire me nje superfuqi te gjithanshme si Amerika.Ne Irak ka 70 ushtare shqiptare(qe mund te behen max. 200 njesi) kundrejt 135 mije amerikaneve,30 mije anglezeve,etj.Terheqja e trupave spanjolle nga Iraku tani eshte(pervecse nje gabim i pafalshem)nje shenje dobesie,frike,pamaturie politike.Jose Luis Rodriguez Zapatero,ashtu si pjesa mese derrmuese e politikaneve te te majtes evropiane,nuk eshte nje qenie racionale,e arsyeshme,e vendosur,e palekundur.Eshte nje dhjaks frikacak.Ai nuk e kupton qe detyra e nje ushtari eshte te luftoje armikun dhe nese vdes kjo eshte pjese e lojes.S'ka asgje per tu habitur ketu,as per te te vrare ndergjegjja.Lufta ne Irak ishte nje gabim,por gabim me i madh eshte terheqja e trupave te koalicionit ne kushtet e tanishme.

Shkurt,lufta eshte lufte,mund te vdesin civile,ushtarake,mund te kete deme materiale,etj.Kjo eshte normale.Nese duhet bere lufte,le t'i shkohet deri ne fund,pa u frikesuar nga gjaku i derdhur i taneve.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

the pimp
I/e sapoardhur
Anetar/e # 7227

Shkruajtur më 08 Prill, 2004 13:35
--------------------------------------------------------------------------------
Shkurt,lufta eshte lufte,mund te vdesin civile,ushtarake,mund te kete deme materiale,etj.Kjo eshte normale. Nese duhet bere lufte,le t'i shkohet deri ne fund,pa u frikesuar nga gjaku i derdhur i taneve
smash.gif

-------------------

pse nuk shkon ti PIMP , na krijo edhe nje kompani komandosh me djemt e atyre te klanit Nano , e na luftoni me irakenet.
apo per &quot;cecenet&quot; shqiptare qe shkojne atje &quot;kujt i rruhet&quot; .
kur &quot;gjaku i derdhur i taneve&quot; te jete i joti , nuk e di nqs se do te jete shume e lumtur familja qe te ka rritur deri tani.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Kryeministri i grekeve ne Shqiperi,Fotiadh Thanas Nano, pas kthimit diten e diele nga USA ku takoi Nikolas Geixhin dhe para ikies ne Itali te merkuren ku takoi mafiozin homolog, ne qendrimin tre ditor per vizite ne Shqiperi urdheroi qe te mos votohej rezoluta per Camerine.

Sot parlameni i grekut Nano, e hodhi poshte kete rezolute.
 

the gimp

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

nje ushtar qe iken ne irak eshte vullnetar(per arsye ekonomike,kuptohet),nuk e detyron njeri dhe i behet fare e qarte rreziku qe paraqet ai vend.pra,nese ti shkon atje e fut ne llogari qe mund edhe te vdesesh.une s'kam nevoje te shkoj vullnetar atje.

prania absolutisht simbolike e forcave te armatosura shqiptare atje sherben per te na siguruar mbeshtetjen e amerikes,si shperblim reciprok per vullnetin e mire qe treguam ne kete rast.dhe shqiperia,nje vend i vogel,i percmuar,pa perkrahje ka jashtezakonisht nevoje per mbeshtetjen e amerikes per synimet kryesore qe ajo ka ne lidhje me integrimin euro-atlantik,d.m.th antarsimin ne nato dhe bashkimin evropian.

p.s.ne ceshtje te politikes nderkombetare,nuk ka vend per compassion apo keqardhje apo meshire.keshtu shkruan ne &quot;Testament politique&quot; Armand-Jean Du Plessis,Cardinal De Richelieu.nje kryeminister,nje burre shteti,nje minister mbrojtjeje qe duhet te llogarise interesin e nje shteti(qofte shqiperia,anglia,amerika) nuk mund te shqetesohet per jeten e 1,2,3,. . . 10,100 individeve te vecante.nuk mund te vihen ne kandar 100 apo edhe 1000 veta me interesat e miliona te tjereve.sikur gaius julius caesar dhe napoleoni te vrisnin mendjen per cdo qytetar privat cfaredo,do kishin falimentuar ne moment si burra shtetesh qe vendosin fatin e vendit te tyre.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

the pimp
I/e sapoardhur
Anetar/e # 7227

Shkruajtur më 08 Prill, 2004 14:01
--------------------------------------------------------------------------------
nje ushtar qe iken ne irak eshte vullnetar,nuk e detyron njeri dhe i behet fare e qarte rreziku qe paraqet ai vend.pra,nese ti shkon atje e fut ne llogari qe mund edhe te vdesesh.une s'kam nevoje te shkoj vullnetar atje.

prania absolutisht simbolike e forcave te armatosura shqiptare atje sherben per te na siguruar mbeshtetjen e amerikes,si shperblim reciprok per vullnetin e mire qe treguam ne kete rast.dhe shqiperia,nje vend i vogel,i percmuar,pa perkrahje ka jashtezakonisht nevoje per mbeshtetjen e amerikes per synimet kryesore qe shqiperia ka ne lidhje me integrimin euro-atlantik,d.m.th antarsimin ne nato dhe bashkimin evropian.
-------------------------------

nuk e di a eshte per te qeshur apo ....... ato qe shkruan??
ti kerkon te futesh ne evrope , nato ,me gjakun e tyre qe mund te vriten atje , e pikerisht qe tani qe gjendja eshte bere akoma me e tensionuar edhe kur asnje vend nuk don te rrisi trupat e po kerkojne qe te terhiqen ??

i mendon gjerat apo i shkruan keshtu sa per ... ?

pastaj ...ti Pimp i ke bere pyetje vetes se pse nuk ke nevoje te shkosh &quot;vullnetar&quot; ne irak (me shembullin tend po fus edhe pinjollet e klanit nano) edhe ai &quot;ceceni&quot; shkon e rrezikon jeten per pak dollar ne dite ?
kur ta kuptosh ,aty e ke pergjigjen se pse nano duhet te iki .
 

the gimp

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

ne ceshtje te politikes nderkombetare,nuk ka vend per compassion apo keqardhje apo meshire.keshtu shkruan ne &quot;Testament politique&quot; Armand-Jean Du Plessis,Cardinal De Richelieu.nje kryeminister,nje burre shteti,nje minister mbrojtjeje qe duhet te llogarise interesin e nje shteti(qofte shqiperia,anglia,amerika) nuk mund te shqetesohet per jeten e 1,2,3,. . . 10,100 individeve te vecante.nuk mund te vihen ne kandar 100 apo edhe 1000 veta me interesat e miliona te tjereve.sikur gaius julius caesar dhe napoleoni te vrisnin mendjen per cdo qytetar privat cfaredo,do kishin falimentuar ne moment si burra shtetesh qe vendosin fatin e vendit te tyre.keshtu funksionojne gjerat ne nivel global.

nuk ka asgje per te qeshur ketu.mesa duket ti nuk paske professional training ne shkenca(apo per mua,arte) politike!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

the pimp
I/e sapoardhur
Anetar/e # 7227

Shkruajtur më 08 Prill, 2004 14:27
--------------------------------------------------------------------------------
ne ceshtje te politikes nderkombetare,nuk ka vend per compassion apo keqardhje apo meshire.keshtu shkruan ne &quot;Testament politique&quot; Armand-Jean Du Plessis,Cardinal De Richelieu.nje kryeminister,nje burre shteti,nje minister mbrojtjeje qe duhet te llogarise interesin e nje shteti(qofte shqiperia,anglia,amerika) nuk mund te shqetesohet per jeten e 1,2,3,. . . 10,100 individeve te vecante.nuk mund te vihen ne kandar 100 apo edhe 1000 veta me interesat e miliona te tjereve.sikur gaius julius caesar dhe napoleoni te vrisnin mendjen per cdo qytetar privat cfaredo,do kishin falimentuar ne moment si burra shtetesh qe vendosin fatin e vendit te tyre.keshtu funksionojne gjerat ne nivel global.

nuk ka asgje per te qeshur ketu.mesa duket ti nuk paske professional training ne shkenca(apo per mua,arte) politike!

--------------------
the bottom line in life is: a sh*itload of cash;

when in doubt. . .fu*ck!

------------------------------------


ketu behet fjale per jete njerzish qe shkojne ne irak si mish per top, vetem per servilizmin e Nanos me bushin.
po e perseris :

jete njerzish, bije nenash, shqiptar .

une mund te kuptoj qe te futesh ne nje lufte te drejte (nqs se mund ta quajme keshtu) per nje caus te larte,per te shpetuar jete njerzish etj etj por ti mbashkangjitesh bushit ne irak , sic ben Nano vetem per te Mbajtur pushtetin (sepse ka frike nga amerika qe ti mos dali kundra edhe e heqin nga karrikja) e kete ta besh duke lozur me jeten , gjakun e shqiptarve per mua eshte e Papranushme .
dhe sa here qe kjo qeveri , qe vetem te SOCIALISTE nuk mund ti thuash, ben veprime te tilla me vijne fjalet e fatos lubonjes:

&quot;rregjim GANGSTERASH&quot;

vetem ata kane kete lloj sensibiliteti per jeten e njeriut, e flasin me gjuhen tende.
1, ... 10000, jane njerez e jo kokrra misri Pimp.
sikur te kishte qene ndonje i familjes tende apo i ndonje te atyre te klanit te Nanos do te flisje ndryshe.
e dime se nga e keni preardhien ju te Ps , e dime edhe se cfare konsiderate kane patur Paraardhesit tuaj per JETEN e njerezve, keshtu qe dhe ju Pinjollet e tyre , skeni si te jeni ndryshe.
si eshte ajo fjala e urte :
beme baba........


sa per pjesen e fundit te shkrimit:
-----------------
mesa duket ti nuk paske professional training ne shkenca(apo per mua,arte) politike!
-----------------------
doja te lutesha e mundohu se mos me gjen ndonje vend per trajnim andej nga forumet e PS (mundesisht andej nga rrethet) apo edhe nga &quot;zeri popullit&quot; (se mos keni shok eRJON bRACEN)se ketu ku jetoj nuk kam ku ta bej trajnimin , ose me mire ka ,por jane me te &quot;prapambetur&quot; sesa ata te PS e klanit te Nanos.

eh...... mjere ne qe ju kemi ju ne pushtet thuaj .

tjeter........ mesohe mire historine e cesarit e te napoleonit e mos bej krahasime te tilla si &quot;burra shteti&quot;, apo ke nevoje qe te cojme do nje
booki.gif
nga ketej .

keni DESHTUAR pimp ne keto 7 vjet( e keni hyre per te 8) ne te gjitha drejtimet edhe ka ardhur koha qe &quot;Nano ik&quot; eshte bere mese e NEVOJSHME.
mjafton te lecosh edhe ate letren qe ju erdhi nga bashkimi evropian ( apo edhe ti je me idene e swingerit (mos je vete ti , se pak nga pak po evulohesh edhe ne postime , niveli i martin1 , swinger , te jem realist po ngrihet nga ty PIMP) qe evropianet na kane INAT prandaj na akuzojne ?)
nejse cojini edhe ata te shkrete ne lufte por po u vra ndonjeri prej tyre dijeni se jeni ju pergjegjes.
Zoti paste meshire per ata qe e firmosin nje mision te tille edhe per ju qe e aprovoni.

<span style="font-style: italic">Leopard, leri vlersimet personale!</span>
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

- Bota
8Prill 2004

Ndërkohë që situata në Irak është përshkallëzuar, shtohen kritikat ndaj luftës


Senatori Ted Kennedy: Iraku është Vietnami i Bushit



Tiranë

Eduard Kennedy, senatori demokrat, nga Massachusetts, dhe vëllai i presidentit të vrarë amerikan në vitin 1963, John F.Kennedy, ka sulmuar Presidentin Bush për politikën e tij ndaj Irakut.

Aleati i ngushtë i rivalit demokrat në garën për president të SHBA-ve, John Kerry, ka deklaruar të martën, gjatë një fjalimi të mbajtur në qendrën kërkimore &amp;#8220;Brookings&amp;#8221;, në Uashington, se &amp;#8220;Iraku është bërë Vietnami i dytë për George Bushin&amp;#8221;. Deklarata preku gjatë gjithë ditës së djeshme vëmendjen e të gjitha mediave në vend si dhe të publikut amerikan. Ndërkohë, Bush tha dje se &amp;#8220;vendosmëria amerikane në Irak mbetet e patundur, pavarësisht nga intensifikimi i luftimeve&amp;#8221;. Bush i bëri këto komente në një deklaratë për shtyp nga Teksasi, pasi këshilltarët presidencialë i raportuan për situatën e tensionuar në Irak. Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, u premtoi komandantëve ushtarakë në Irak se do t&amp;#8217;u dërgohen përforcimet që kanë kërkuar për t&amp;#8217;i dhënë fund dhunës. Ndërkohë, dje në Irak, një grup irakenësh të armatosur rëndë, kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë mbi marinsat amerikanë në qytetin Ramadi, në perëndim të Bagdadit. Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi dje se, rreth 12 marinsa, kanë humbur jetën gjatë sulmit, në zonën e dominuar nga popullsia shiite, por numri i tyre më vonë mësohet se arriti në 15. Po dje, agjencitë e lajmeve njoftonin se Sadam Husein, ka &amp;#8220;ndërruar shtëpi&amp;#8221; dhe mendohet se është siguruar në një vend të fshehtë në Katar.

Shifrat flasin

Lufta në Vietnam 1962-1973
Vdekje në luftime: 47,359.
Vdekje aksidentale: 10,797.
Totali: 58,202.
Të plagosur: 303,704.
Të humbur në aksion: 2,338.

Lufta në Irak 2003-2004
Të vdekur, që nga 1 Maji 2003 - 498 338
Të vdekur, që nga fillimi i luftës: 638 450
Të vdekur, që nga kapja e Sadamit: 179 139
Të plagosur: 3500




-----------------------

kjo eshte lufta ku nano kerkon te na fusi akoma me thelle duke dyfishuar pjesmarrjen tone atje (ose te themi me sakt rreth 250 % me shume ushtar sesa me pare ).
&quot;Nano Ik &quot; me se drejte e nga dita ne dite shtohen GAFAT e ketij njeriu.
 
Top