Protestat "Nano ik"

crazy

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

o njerez ne ta heqim nga mendja qe nano mund te iki,ai nuk leviz qe aty po nuk ndodhi prape ndonje '97 se ai ashtu erdhi e ashtu ka per te ikur,por ne nuk po e kuptojme qe ai ate po kerkon
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

E Marte, 06 Prill 2004


ISH-KRYEMINISTRI, AKUZA TE FORTA PER KORRUPSIONIN SHTETEROR
smash.gif


Albtelekomi, monument korrupsioni, mbrohet nga shteti

Ish-kryeministri Ilir Meta, ne cilesine e nje prej deshmimtareve te komisionit hetimor parlamentar per ceshtjen e Albtelekomit, zbardh nje pjese te fakteve qe disponon, rreth abuzimeve te bera gjate ketyre viteve ne kete kompani. Pas kerkeses se tij, per te deshmuar personalisht ne komisionin parlamentar, qe po merret me verifikimin e shperdorimeve ne Albtelekom, Meta per here te pare, publikon shifren 7 miliard leke, si fature te abuzimit te kryer ne kompanine publike te telefonise fikse. (Per nje vit e gjysem kane humbur 7 miliarde lek te vjetra, vjedhje e cila eshte kryer ne menyre te organizuar, nenvizoi ish-kryeministri. I informuar ne detaje, mbi menyren sesi kane humbur gjithe ato lek, Meta u perpoq te argumentonte pretendimin e tij, me fakte konkrete. (Ne nje nga te 12 bankat, ku Albtelekom ka llogarite e veta financiare, bliheshin euro te cilat shiteshin me pas me nje cmim me te ulet se te tregut, nepermjet ketij kambizmi skadaloz kane rrjedhur lek, te cilat s'dihet ku kane shkuar, tha nder te tjera ai. Duke nxjerre keto perfundime, ish-kryeministri e percaktoi Albteleomin si nje nga shembujt me skandaloze te korrupsionit ne vend. Sipas tij mosadministrimi si duhet i kesaj kompanie, e kishte shnderruar ate ne nje firme private ndonese ajo funksionon ne baze te fondeve publike. Meta sqaroi gjithashtu dhe pozicionin e tij ne kete ceshtje, kryesisht per ato vite, kur ai ishte ne krye te ekzekutivit. Nisma institucionale e ndermarre prej tij ne ate periudhe, per te luftuar korrupsionin ne Albtelekom, e cila u shoqerua dhe me largimin e drejtorit te atehershem te kesaj kompanie, kishte per qellim sipas ish-shefit te qeverise zbatimin e ligjit. (Para tre vjetesh kur une isha kryeminister pashe me shqetesim nje mungese vullneti per te privatizuar Telekomin dhe per te liberalizuar cmimet e telefonise fike, qe me detyroi te shkarkoj drejtorin e kesaj kompanie, sqaroi Meta. Duke verejtur sipas tij nje mungese totale nga ana e qeverise per te zbardhur kete problem, ish-kryeministri kerkoi publikisht prej maxhorances roze t'i jape nje zgjidhje konkrete kesaj ceshtjeje per te mos lejuar qe Albtelekomi te shnderrohej ne nje monument korrupsioni qe mbrohej nga shteti, sic e cilesoi.


---------------------------


lecojeni , lecojeni e RIFLEKTONI .

se si ka funksionuar sistemi i vjedhjes mund te keni pare emisionin ajsberg ne televizor , e per ata qe nuk e kane pare kete emision mund te hidhni nje sy ketij artikulli, eshte indektik me emisionin, per te hedhur posht ndonje teori te Martin1 qe meqe koha jone ajo qe e boton kete gje :

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=17813

martin 1 mund te thote qe edhe gazetari i ketij emisioni apo edhe socialisti ilir meta jane "morracak ZILIQAR " (ska si ti justifikojne keto vjedhje te bera nga cuni i tezes i Nanos, keshtu degredojne folesin , ose me mire "deshmitarin", edhe botusin e gazetes, nejse...... taktik qe perdorej edhe ne perendim dekada me pare kjo menyre berje politike) por tashme i njohim njerzit si martin1.

te shesesh euro me 1171 lek te vjetra kur e ble me 1310 lek edhe keto operacione ti besh vetem me ane te nje banke , qe si per "rastesi" eshte pikerisht banke greke, edhe pse ke llogari ne shume banka te tjera e me kurs me te favorshem.
nejse.......... edhe kete futeni ne xhep mbas kontratave te interkonjesionit skandaloze ne disfavor te albtelekomit shqiptar e ne favor te dy kompanive te telefonise cellullare , qe prap per "rastesi" edhe keto jane me aksioner GREK.

po nano si nuk ishte ai finoku qe do tja fuste grekeve????
rrotullohu, rrotullohu gjithmone na del nano edhe greket bashke , e gjithmone ja fusin shqiptarve.
per te mos folur per bizmeset e gruas te nanos prap si per rastesi me "greqine".

se cme vjen ne mendje ajo kenga e rilindasve shqiptar :
shqiperine e morri greku , i vu zjarr ...............................

eshte me te vertet skandaloze qendrimi pro nanos mbas gjithe ketij KORRUPSIONI qe deri sot eshte zbuluar, mendojeni vete kur te kemi nje prokur e gjykate Indipendente se cfare lakrash do na dalin.
siguirsht qe deri ateher martin1 e te tjere do te kene ndryshuar nick ne kete forum nga turpi per postimet qe kane bere.
te pakten shpresojme .
 

swinger

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Ne ne radhe te pare mbrojme Partine Socialiste,qe nuk mund te identifikohet me shokun Tosi.Fatos Nano,sic e shkrujta me lart,s'ka nevoje per avokat mbrojtes dhe i del per zot vetes.Ilir Meta ka njel thate tani dhe po shfryn inatin.Vetem ai qe s'ka goje me fol(bashke me Sali Berishen)per korrupsion.Sidoqofte,rob si Leopardi vetkuptohet qe nuk i llogarit njeri dhe nuk i plas njeriu se cfare thone.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

e pra Swinger , ke te drejt , ju ka hipur ne koke Pushteti juve te PS edhe nuk pyesni per njeri ne bote(ketu hyn edhe "morracaku ziliqar" leopardi).
komentin te tille mbi ilir meten e salen e prisja edhe e shkruajta perpara se ty.
metoda: deskretito fontin e lajmit--rrjedhimisht bie poshte edhe permbajtja e lajmit.

deskrititimin e beni me shume forma, por ato qe ju te PS perdorni me shume :
ilir meta ngeli thate
sala eshte anormal.
keshtu te gjitheve qe flasin per abuzimet e juaja ua vini ndonje EPITET.
keni bere palester ne periudhen e PPSH.
te gjitha gjerat qe thone keta persona ju publik i gjere, ju popull shqiptar , edhe ju te albforumit mos i merrni parasysh sepse keta persona jane te tille (ziliqar njeri e anormal tjetri)
eshte telenovele a pare kjo.
mund te them qe eshte praktik primitive se bere politik ,e ketu ne evrope i ka ikur koha , madje mund te them qe eshte edhe contro-producente per ate qe e perdorin.
por ti perdore se nuk i dihet ndoshta edhe te hecen. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
ah...... desh harrova po per fatos lubonjen cfare epiteti i keni vene qe ju thote ne shkrimin e tij:
ky rregjim GANGESTERASH qe ne durojme :
po per ate te bashkimit evropian qe ju thone per KORRUPSIONIN ka arritur majat me te larta te pushtetit (meqe jeni ju te PS ne ato maja , rripa rripa ), cfare epiteti i keni vene qe tju bjere edhe atyre akuzat qe ju bejne????
jam i sigurt qe edhe per ata e keni gjetur ndonje gje.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

swinger
I/e sapoardhur
Anetar/e # 7676

Shkruajtur më 06 Prill, 2004 12:58
--------------------------------------------------------------------------------
Ne ne radhe te pare mbrojme Partine Socialiste,qe nuk mund te identifikohet me shokun Tosi.
----------------------------

mossssssss e shkarikuat edhe shokun Tosi, kryetarin tuaj te dashur ???'!!!!!!!!!!!!!
po ai sikur fitoj 80 % ne kongresin e PS ????????
sili je ti morre burre qe distancion Nanon nga PS ?????''
nuk e besoj qe e keni distanciuar por Vlersoj qendrimin tend Swinger.
e ke te drejte qe u distancove nga Nano , se me te vertet ka bere "gafa" te medhaja, edhe eshte bere me te vertet i rende (kuptohet nga ana politike)
nuk e di a eshte ne te njeten mendim edhe shoku i luftrave Martin1 .
por sigurisht ju nuk veproni pa u konsultuar me njeri-tjetrin (mos jeni i njejti me person e me nick te ndryshem????, sorry per dyshimin ), sepse ju te PS jeni me te vertet nje parti demokratike,ku vlon fjala e lire, diskutimi i paster,etj, etj mjaftojme te shikojme kongresin e fundit skandaloz qe bete .
 

swinger

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Ato qe une shkruajta mbi Sali Berishen dhe Ilir Meten nuk eshte retorike e zbrazet,qellim ne vetvete,e pafuqishme.Nuk eshte nje propagande primitive.Ne nuk jemi P.D-ja.Ka shume fakte reale mbi Sali Berishen(dhe Ilir Meten per ate pune)qe populli i thjeshte nuk i di dhe s'ka si ti dije.Por as qe kemi deshire,apo kohe,apo energji per te harxhuar kot me keta personazhe aspak te besueshem.E para,Sali Berisha nuk eshte politikan,nuk eshte as njeri modern.Eshte nje troglodit primitiv,nje kryetar fisi prehistorik,nje kryemashkull bashkesie shpelle.Ilir Meta eshte nje diletant mese fillestar ne politike,nje mosmirenjohes qe rri ne nje cep te erret te skenes politike shqiptare.Te dy jane esencialisht te pallogaritshem,te parrezikshem.

Pastaj,nese nje taktike mediatike kuptohet edhe nga populli,ajo nuk quhet me taktike,nuk ju duket?Natyrisht qe do hiqnim dore menjehere dhe do mendonim dicka me fine,te sterholluar qe do krijonte konfuzion ne koken e te vettheneve analiste politike,apo jo?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

ah...... desh harrova po per fatos lubonjen cfare epiteti i keni vene qe ju thote ne shkrimin e tij:
ky rregjim GANGESTERASH qe ne durojme :
po per ate te bashkimit evropian qe ju thone per KORRUPSIONIN ka arritur majat me te larta te pushtetit (meqe jeni ju te PS ne ato maja , rripa rripa ), cfare epiteti i keni vene qe tju bjere edhe atyre akuzat qe ju bejne????
jam i sigurt qe edhe per ata e keni gjetur ndonje gje.
-----------------------------------------

swinger po presim "komentin" edhe per evropianet qe ju akuzojne per te njetat gjera si edhe sala, e ilir meta ( si e hodhet shokun besnik keshtu ne rruge?????, ju e kishit zgjedhur edhe kryeminister edhe deri dje sikur e lavderonit apo tani ......,).
apo edhe evropianet jane ...................ashtu si edhe sala e ilir meta??
e mos harro edhe fatos lubonjen , apo edhe ai eshte buke shkeles se per demokrat nuk mund ti thuash????????
nejse ........ bej si te duash, por sta leverdisi mos komento shume , se ndoshta te "humbet" ndonje vote nga elektorali i albforumit.
sa per nickun tim Leopardi, mund te them qe ai eshte shkrimtar italian , por nuk te vej faj se ne shkollen e mesme shqiptare nuk studjohet.
pastaj te ka filluar te influencoj shume Martin1 apo e keni si zakon ju te PS te ofendoni (te dukesha si majmunin ne pergjithesi , e te perngjajta edhe si cita, e medet me keta sekretaret e PS edhe cite me bene
cry.gif
).
ju se terma te tilla si plehra,bisha e deri ne Jashteqitje ju degjohen shume e me shpesh ne goje .
edhe per fat te keq perdoren edhe nga drejtusit te larte te PS.
nje cik kujdes me fjalorin se te huajt ju shikojne sidomos kur perdoren nga ministra te jashtem.
smash.gif

po leni name ........., jeni bere tamam sic ju shkruan fatos lubonja.
nuk ju fusin ne evrope , e nuk ju lejojne te beheni deputet europarlamentar se ata kane nje fare alergjie per rrugacet.
fute ne xhep edhe kete swinger, e thuaja edhe martin1, edhe kastriot islamit e shokeve te tij.
nejse ........doja te te thoja qe nuk ju mesuar "babi e mami" qe "i shari , shan"??????
shrug.gif


doni kohe qe te evuloni ju te PS .

tjeter,.........jam dakort qe eshte e veshtire te rrishe ne kete bote clear , por ju jeni me te vertet "pisanjosa" e "zhulsa" , kuptohet gjithmone ne kuptimin politik.
moderohuni nje cik edhe ne ate "pune", se keni lene name , keni kaluar cdo limit.
nuk ka dite qe nuk ju del ndonje gje.
cdo gje me lezet jo keshtu hashiqares e mbi te gjitha me "k.arar" <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

per ti kthyer pergjigje atyre qe the :
-------------------------------

Pastaj,nese nje taktike mediatike kuptohet edhe nga populli,ajo nuk quhet me taktike,nuk ju duket?
-----------------------------


INSTAT: 1 deri 4 klase shkolle 20 per qind e popullsise
Sipas INSTAT-it popullsia e mesuar eshte 87.8 per qind, ndersa popullsia analfabete 1.4 per qind. Ne fshat jane 1.9 per qind analfabete. Nga keto dine shkrim e kendim pa diplome 15 per qind e popullise, jane me arsim deri kater klase 18.9 per qind, me te mesme 22.1 per qind, me arsim te larte 4.8 per qind dhe pasuniversitar 0.2 per qind.

edhe kush ka deshire le ta lecoje te plote :

http://www.korrieri.com/arshive/20040406/lajmi27.asp

me 4.8 % njerez me arsim te larte ne shqiperi me 20 % te popullsise me 1-4 klase shkolle me te vertet jane efikase politikat e juaja primitive.
shiko se te 20 % i atyre me me pak se 4 klase shkolle mos kerkon ndonje cope edhe sala.
edhe te ai 1.9% i analfabeteve ndaheni pergjysem me salen sepse ata jane forca baze e PS e PD.
aty eshte forca e nanos edhe e berishes .
asnje force progressive e moderuar , moderne e evropiane nuk ka shprese ne ate shtrese te popullsise.
mbajini fort analfabetet.
por edhe te ata te tjeret .......duke llogaritur qe pjesa me e madhe e tyre jane rritur , edukuar e "shkolluar" ne sistemin e PPSH e i eshte bere lavazh truri per vite me rradhe te jape sigurisht te drejte qe ju vazhdoni me taktiken e mesiperme per te marre pushtetin.
cdo popull meriton qeverine qe ka, por kur e lini pa arsim ne menyre direkte e indirekte sigurisht qe ju do te trasheni e do beni ato "punet" e bukura qe sot beni.

sa per ate pjesen e shkrimit :
--------------------------
Natyrisht qe do hiqnim dore menjehere dhe do mendonim dicka me fine,te sterholluar qe do krijonte konfuzion ne koken e te vettheneve analiste politike,apo jo?
----------------------------
 

swinger

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Sa per komisionin e Brukselit dhe evropianet(sidomos francezet dhe Jacques Chirac),ata e kane inatin me ne per perkrahjen pa rezerva qe ju japim amerikaneve.Ne do te preferonim U.S.A ndaj B.E,etj.B.E eshte nje kimere,etj,etj.Po megjithate gjeografikisht ndodhemi ne Evrope dhe ne B.E. e kemi vendin,na pelqen apo jo.Po kjo s'ka lidhje me "Nano ik",prandaj shnet!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

swinger
I/e sapoardhur
Anetar/e # 7676

Shkruajtur më 06 Prill, 2004 18:07
--------------------------------------------------------------------------------
Sa per komisionin e Brukselit dhe evropianet(sidomos francezet dhe Jacques Chirac),ata e kane inatin me ne per perkrahjen pa rezerva qe ju japim amerikaneve.Ne do te preferonim U.S.A ndaj B.E,etj.B.E eshte nje kimere,etj,etj.Po megjithate gjeografikisht ndodhemi ne Evrope dhe ne B.E. e kemi vendin,na pelqen apo jo.Po kjo s'ka lidhje me "Nano ik",prandaj shnet!

---------


hahahaha....... ja vuri edhe epitetin edhe evropianeve .
e me te lumte se na kernaqe, keshtu te do partia
jeni me te vertet unik , ju te PS.

dmth ata te B.E. ju thone qe te luftoni korrupsionin (sepse ju ne fakt nuk e keni ne qeveri !!!!por...) sepse ju kane INAT sepse ju i jepni perkrahje pa rezerva amerikaneve .
smash.gif

po luften kunder korrupsionit evropianet jua kane thene cdo vit edhe perpara sesa evropa e amerika te kishin divergjenca per luften ne irak qe filloj ne 2003.
apo edhe ateher akuzat per korrupsion ishin per INAT(motivin do na e thuash here tjeter) sepse ju ishit kristal te paster si perpara 2003 e deri tani.
po luften kunder korrupsionit ua ka thene edhe ambasadori amerikan e jo shume kohe me pare , apo edhe ai ju ka inat sepse , kesaj rradhe do te nxirrni justifikimin :ai eshte ambasador i amerikes qe ka nje qeveri te djathte????
te gjithe qe ju akuzojne juve te PS me qeverine tuaj te "bukur" te "pakorruptuar" ju kane Inat .
vetem zeri i popullit nuk ju ka INAT .
ehhhh........... viktimat e vogla qe po na vuajn nga akuzat e padrejta per korrupsion .


na kenaqe swinger(jemi nje grup shokesh qe po marrim mundimin qe te lecojme cilesine e postimeve te tua).
nuk meriton as edhe nje pergjigje me teper se ja prish te gjithe bukurine postimit tend.
basta
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

nje interviste e dhene nga zoti Prodi (edhe ky e ka inat nanon , PS e qeverine e paster te pa korruptuar shqiptare ).
lecojeni.

------------
Zoti Prodi. A jeni i kënaqur me atë që po bëjnë udhëheqësit politikë shqiptarë në kuadër të integrimit të mëtejshem të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

--Unë tashmë e shpjegova vetë duke thënë se dua që ata të luftojnë më shumë korrupsionin
smash.gif
dhe të luftojnë më shumë për ndërtimin e institucioneve.
---------------------
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

.... faktikisht dua te kujtoj qe tema qe ti po shkruan eshte "protestat nano ik" edhe mundohu te sjellesh argumente qe jane rreth kesaj teme , sigurisht qe ne te tjeret do ti rrespektojm e do te mundohemi te themi mendimin tone rreth atyre qe ti shkruan.
forca perqendruo temes se hapur .
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

sot qeverija shqiptare ka marre shume kritika nga bashkimi evropian ku mbi te gjitha theksohet KORRUPSIONI , mungesa e reformave instituzionale , varferia etj.
sigurisht qe qeverise shqiptare keto qe i thone keta te bashkimit evropian nuk i pelqejne edhe ne baze te metodes : "degjenero fontin nga vjen kritika - rrjedhimisht degjeneron edhe vete kritika " , fillojne e hedhin ide qe te mashtrojne njerezit e "thjeshte" duke thene qe evropianet na kritikojne per KORRUPSION sepse na kane inat se ne po mbrojme ameriken .!!
smash.gif


mos qeshni shume se jane fjalet e njerit ketu qe ka postuar perpara meje .

keshtu qe ju "popull" mos i merrni per baze ato qe thone Evropianet sepse ne shqiperi nuk ka KORRUPSION qeveritar .
kjo ishte edhe permbajtja e disa postimeve te meparshme.

ateher leconi (ambasadori shqiptar ne usa , qe sigurisht qe nuk eshte i PD)sesa te verteta jane keto MASHTRIME te rradhes qe po na kerkojne te na thone klani i nanos qe eshte ne krye te PS.
---------------------------------

Faqja 8 - SPECIALE Prill 7, 2004

INTERVISTE/ FLET AMBASADORI NE SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa

Gjatë ditëve që Kryeministri Nano vizitonte Uashingtonin, u publikua raporti vjetor i Bashkimit Europian për Shqipërinë. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
A mendoni se ekziston një farë "xhelozie" për marrëdhëniet e ngushta të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara?

Jo. Nuk shoh asnjë korrelacion midis një raporti të BE-së për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe politikës së matur e realiste të shtetit shqiptar në marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht dallimeve apo kundërshtimeve që mund të kenë vende të veçanta të BE-së dhe SHBA në çështje politike e tregtare apo në perceptimet e situatave gjeopolitike në rajone të ndryshme, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë rivalë apo antagonistë në politikat e tyre strategjike globale. Ato ç'ka i bashkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të Bashkimit Europan janë më të shumta dhe domosdo më të rëndësishme se ato ç'ka i ndajnë. Në këtë vështrim, "xhelozia" europiane për politikën miqësore të shtetit shqiptar ndaj Shteteve të Bashkuara është një xhelozi fallso
smash.gif
, siç janë fallso zgjedhjet "me Amerikën" apo "me Europën" , të cilat gabimisht paraqiten nga disa si dy alternativa konfliktuale e përjashtuese për vendin tonë dhe vendet e tjera demokratike të Europës Lindore.

Këtu dëshiroj të përfundoj me fjalët me të cilat Presidenti Bush mbylli takimin e tij të ngushtë me dhjetë kryeministrat e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, më 29 mars, në të cilin pata nderin të jem i pranishëm edhe unë, në krah të Kryeministrit të Shqipërisë: "Ne nuk besojmë në zgjedhjet fallso: ose me Shtetet e Bashkuara, ose me Bashkimin Europian. Ne besojmë në aleancën trans-atlantike. NATO e forcon këtë aleancë".
------------------------------

per ata qe do ta lecojne te gjithe :

http://www.balkanweb.com/gazeta/kategorite/faqe8-9.htm

shikoni se cfare politike bejne, qe eshte pak te thuash ........... ??????
comentin per postimet e meparshme ku flitet per INATIN e evropianeve qe "paskan" me ne(ose me mire te themi per pushtetin e korruptuar) e si rrjedhimisht na kritikojne per Korrupsionin (sikur ne nuk e kemi pare me syte tane kete fenomen ) sepse mbeshtesim ameriken , bejeni vete.
 
Top