Re: Protestat "Nano ik"
Shkruaj perseri ne kete teme protestat "nano ik" te berishes kaluan ne nje faze tjeter qe quhet PERSE FALIMENTUAN
Me kete rast po sjell ketu te plote nje artikull qe me terhoqi vemendjen tek koha jone dhe qe me duket sikur perputhet me opininet e mia mbi kete proteste (besoj se i kam edhe shprehur me lart)
Ne fakt, ishte interesant fakti qe e gjeta kete artikull pikerisht ne Koha Jone dhe pa emrin e autorit
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=17831 (nese moderatoret e mendojne te nevojshme te fshijne artikullin e plote, ky eshte link - por nuk e di sa kohe do te jete ne dispozicon ne site - tek shekulli vetem nje jave)
E Merkure, 07 Prill 2004
PSE U "ZBYTH" LEVIZJA "NANO IK"?
Pakenaqesia popullore sa vjen e eshte ne rritje me qeverine e socialisteve te kryesuar nga Fatos Nano. Ky i fundit gjate gjithe qeverisjeve te tij nuk ka lene kurre gjurme te rindertimit (komenti im: personalisht do te permendja ketu tiranen apo te gjithe rruget e reja qe te mos lija hapesire per debat ne kete pike) apo zhvillimeve te dukshme ne vend. Shumekush e ka pasur te qarte se Nano nuk do te ike nga keto lloj protestash. Kjo ishte e qarte edhe tek vete aparatciket e opozites. Tashme ka ardhur momenti per te diskutuar pse opozita eshte e paafte te largoje Fatos Nanon. E ne mos me publikun, te pakten ajo duhet te reflektoje perballe atyre mbeshtetesve te cilet ishin te gatshem te kalonin eeekendet nate e dite para kryeministrise per te larguar nje kryeminister qe i ka lodhur shqiptaret.
Komentuesi
Muaj me pare vendi u perfshi nga nje levizje qytetare per shkak te krizes sociale qe po kalonte vendi nga rritja e cmimeve ne disa sektore jetike. Me devizen ne mbrojtje te qytetareve, levizja per here te pare kishte ne thelb kerkesa dhe interesa qytetare, cka beri te mundur qe asaj t'i bashkangjiteshin shtresa te ndryshme te shoqerise. Partite opozitare qe nga reagimi per ruajtjen e votes se lire ne kryeqytet, protesta te cilat degraduan me nje pjesemarrje te ulet dhe me disa thirrje te deshperuara te humbesit ne keto zgjedhje, kishin mbetur ne hije dhe shume larg interesave te publikut. Duke e konsideruar veten disi te cfaktorizuar, opozites nuk i mbetej gje tjeter vecse te shfrytezonte levizjen civile dhe rritjen e pakenaqsise ndaj pushtetit, e t'i bente thirrje popullates per nje levizje politike teresisht te personalizuar te njohur tashme me moton "NANO IK". Ne kushtet e nje acarimi politik dhe nderhyrjes se opozites per te ngritur popullin ne nje levizje politike, levizjes qytetare nuk i mbetej gje tjeter vecse te vezhgonte betejen politike, e cila dihej fare mire se c'perfundim do te kishte. Gjithsesi, marsi i luftes Nano-Berisha sapo ka kaluar dhe bashke me aromen e barutit politik, tashme marionetat e altoparlanteve te lidershipit po trumpetojne ne oborret, korridoret, zyrat, celulat e partive, se shpetimi apo pengesa e rrezimit apo qendrimit ne pushtet jane nderkombetaret. Edhe kete radhe ne Shqiperi topi i pergjegjesise se suksesit dhe deshtimit ne betejen politike do te kaloje ne duart e nderkombetarve ose me sakte do te hidhet nga nje pjese e mire e klases politike.
Pas perpjekjeve per te larguar kryeministrin Fatos Nano nga pushteti, opozita dhe simpatizantet e saj kane filluar te kerkojne fajtoret e mosrealizimit te kerkesave te tyre. Rritja e pakenaqesise popullore me qeverisjen aktuale i ka bere shume demokrate qe iluzionet e ardhjes ne pushtet te shfaqen per pak caste te shoqeruara me pjesemarrje masive te qytetareve ne protesta. E befasuar nga numri ne rritje i demostruesve, opozita nuk ka mundur te ndaje mbeshtetjen qe ajo ka nga revolta kunder qeverise. Duke iu referuar ardhjes ne pushtet te demokrateve ne vendin fqinje, edhe opozita hqiptare duket se armen me te forte madje te vetme, ka lodhjen dhe zhgenjimin e publikut me nje qeverisje te gjate disavjecare te socialisteve ne pushtet.
Opozita e detyruar me lodhjen e simpatizanteve dhe anetareve te saj per shtate vjet ne opozite, ka filluar te artikuloje cdo dite nocionin e rotacionit te pushtetit aq sa gati nuk e shprehin si lutje apo per meshire per t'u lene per disa kohe karrigen disa zyrtareve te tyre, te cilet do te kishin nevoje per disa kohe te qendronin ne pushtet. Nga ana tjeter, pakenaqesia popullore sa vjen e rritet me qeverine e socialisteve te kryesuar nga Fatos Nano. Ky i fundit, gjate gjithe qeverisjeve te tij nuk ka lene kurre gjurme te rindertimit apo zhvillimeve te dukshme ne vend. Gjithsesi demokratet ende nuk po afrojne asnje vizion te ri per politiken si kusht qe te pergatiten per te fituar bindshem zgjedhjet e pergjithsme te cilat priten te mbahen ne qershor te vitit 2005. Protestat me sa duket pervecse mbajtjes karikuar te elektoratit, zor te kene pasur ndonje ndikim tjeter. Shumekush e ka pasur te qarte se Nano nuk do te ike nga keto lloj protestash. Kjo ishte e qarte edhe tek vete aparatciket e opozites. Ne kohen kur kjo solli edhe nje konfondim te bazes, atehere opozita dhe mediat prane saj filluan te lancojne idene e shnderrimit te levizjes politike "NANO IK" ne nje levizje sociale. Gjithsesi levizja "NANO IK" lindi si nje levizje per te lene ne hije levizjen qytetare. E tashme ka ardhur momenti per te diskutuar pse opozita eshte e paafte te largoje Fatos Nanon. E ne mos me publikun, te pakten ajo duhet te reflektoje perballe atyre mbeshtetesve, te cilet ishin te gatshem te kalonin eeekendet nate e dite para kryeministrise per te larguar nje kryeminister qe i ka lodhur shqiptaret. Tashme eshte e qarte qe kjo levizje u shua ashtu sic filloi, pasi ajo nuk pati ne thelb ate cka deklarohej, largimin e Fatos Nanos, por ruajtjen e statukuose si ne lojen e femijeve ano-pano, kur Nano eshte siper Berisha eshte poshte dhe anasjelltas. E pra vertet eshte nje pyetje interesante qe kerkon nje pergjigje: pse u zbyth levizja "Nano ik"?! Pse?!