Protestat "Nano ik"

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

gene

E ke mire kur indirekt,me diskutimet e tua, me keshillon, qe te mos harxhoj kohen duke diskutuar ketu ne AF me ty.


U tha u be.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] Mendoja se vertet nuk te interesonte fitoja e berishes ne zgjedhjet e ardhshme

Kerkoj falje per keqkuptimin.

persa i perket diskutimit

Une mendoj se eshte absurde te pretendosh te vleresosh nje qeversje ne menyre absolute dhe, mbi te gjitha, te mos shohesh me larg se rrezimi i nje qeverie (te mos shohesh alternativat qe vijne)

Une mendoj se eshte shume e rendesishme ne keto momente lindja (dhe zhvillimi) i alternativave te vlefshme me te cilat mund te krahasohet qeverisja e Ps dhe nga te cilat mund te zevendesohet (qofshin edhe altenativa te PD)

Une mendoj se nano po arrin ne fund dhe se ka ardhur koha qe ai te nderrohet normalisht.(me zgjedhje)
Problemi eshte se, persa kohe alterantiva e vetme qe paraqitet eshte Berisha, votuseit e nanos nuk do te nderrojne mendje.

Une mendoj se "nano ik" (megjithese e ligjshme) po pengon lindjen e alternativave qeverisese dhe po perforcon pushtetin e nanos.

(eshte si puna e vaksines qe perforecon sistemin imunitar) [/qb]
Kam me te vertete nje problem me shkrimet e tua Gene se ngjasojne me fjalimet alla Nano ku flitet e flitet po kush nuk merr vesh gje.Nuk po them se eshte faji yt edhe bagazhi <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> im ndoshta nuk ma lejon nje hap te tille.Mgjth do perpiqem qe ne te ardhmen te jem ne lartesine e kuptimit te shkrimeve te tua.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] gene

E ke mire kur indirekt,me diskutimet e tua, me keshillon, qe te mos harxhoj kohen duke diskutuar ketu ne AF me ty.


U tha u be. [/qb]
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
une t'a kam thene disa here drejtperdrejt - duhet te kesh mendjen pak me te hapur qe te diskutosh (te pakten me mua)
heren tjeter diskuto me martinin se ai te vjen hakut ty <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

une po te perseris ate qe te thashe me lart

newton

Une nuk di nese kane arritur te tallen aq thelle me ty apo ti kerkon te tallesh aq thelle me ne

si mund nxjerresh nga goja qe nuk eshte "berisha hajde"
Nderkohe qe nuk ka asnje alternative tjeter ne shiperi (nuk ka edhe per faj te berishes qe monopolizon e degjeneron arenen poltike duke e bere jo tereheqese per alternativa te reja) pretendohet qe te shkaterrohet kundershtari i berishes dhe nga protesutes te drejtuar nga vete berisha. Dhe pretedohet qe dikush te besoje se "nano ik" nuk do te thote "berisha hajde"!!!!!!!!!!!!!!

Nuk jemi ketu as te ardhur nga ndonje shpelle as nga ndonje kooperative bujqesore ne mbledhje te partise ku dine vetem te duartrokasin.
I kemi ky pare mend ne koke dhe mund te kuptojme fare mire qe drejtuesit e nje proteste qe tenton te shkatrroje kundershtaret e tyre politike jane kandidate automatike per t'i zevendesuar

Te lutem shume, mos i beso keto dengla qe perpiqen te shiten tek selia e Pd .
"Nano ik" tenton te mbaje berishen ne pozicionin e kundershtarit te vetem te nanos dhe zevendesuesin e tij natyral.

Ne nuk kemi nevoje per berishen ne te ardhmen tone

Cdo mbeshtetje per cdo proteste te drejtuar nga berisha eshte nje mbeshtejte per kthimin e tij ne pushtet.
"nano ik" eshte nje proteste qe sjell vetem efekte negative ne jeten e shqiperise

- mbshtetje per berishen ne rrugen e kthimit ne epoken e gurit (dhe te gjithe e dine se berisha do te na kthente ne epoken e gurit - per kete arsye PD kerkon te na shese tezen se "nano ik" nuk eshte mbeshtetje per berishen)
- radikalizim i pozicioneve NANO_BERISHA dhe zgjatje te jetes politike te ketyre te dyve
- shtypje e lindjes se alternativave te reja
- shtypje e levizjeve civile moderne
- perforcim i status quo te politikes aktuale ne shqiperi (NANO lart berisha poshte e anasjelltas deri ne pafundesi)

"nano ik" eshte nje proteste e ligjshme dhe do t'i sjelle perfitime berishes dhe aleateve e militanteve te tij.
Vleresimi negativ i saj eshte i ligjshem gjithashtu dhe do t'i sjelle perfitime te ardhmes shqipetare sepse do te na lejoje te dalim nga rrethi vicioz pa alternativa.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga tushi:
Kam me te vertete nje problem me shkrimet e tua Gene se ngjasojne me fjalimet alla Nano ku flitet e flitet po kush nuk merr vesh gje.Nuk po them se eshte faji yt edhe bagazhi <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> im ndoshta nuk ma lejon nje hap te tille.Mgjth do perpiqem qe ne te ardhmen te jem ne lartesine e kuptimit te shkrimeve te tua.
ca te them une o tushi

personalisht kisha pershtypjen se nuk ishte e nevojshme me ty (ndryshe nga tipa si newtoni) te te skatesoja cdo imtesi mbi ato qe shkruaj dhe qe mund t'i lejoja vetes te mos perserisja cdo here postimet e meparshme sepse mendoja qe ti nuk hyje ne diskutim pa njohur me pare konteksin dhe rrjedhen e diskutimeve ne nje teme.

Megjithate do te perpiqem te jem me i qarte heren tjeter dhe te nis gjithcka pa mendimin se ke ndjekur diskutimet deri ne ate pike.

Nese desheron, me thuaj cfare nuk eshte e qarte nga postimi i meparshem dhe do te perpiqem te sqarohem.
thumbsup.gif
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Nano ik , do te thote Grek muti larg duart nga Shqipnia.

Nano ik do te thote ; Hajde Rexhep Meidani



SS Tropojan,,, Ortodoks hibrit,,furre,,,,sapun,,,,pasterti
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

kjo tema kaq e gjate dhe sa here i kthehem po te njejtat .mesa shoh pak a shume mendimi gjeneral eshte TE IKE NANO PO TE MOS VI BERISHA.

ATEHERE DO TE THOSHA UNE NUK DO TE ISHTE ME MIRE QE sikur keta te dy te iknin njeherazi.
po kush do te vi do te thoni ju?
nuk mendoi se shqiperia eshte katandisur aq sa mos te kete dike qe ta drejtoje.ne fund te fundit kush i njihte nanon e bberishen ne 1992.pra keta moren pushtetin dhe u afirmuan si politikane edhe pse per mendimin tim qe te dy nuk e dine as ku bie me shtepi fjala politike.
mendoj se tani per te gjithe ne shqipetaret ka ardhur koha te mendojme me seriozisht per te ardhmen tone,pra i pame te dy se c'lloj birbosh jane
2005 eshte rasti me i mire qe shqipetaret ti tregojne ketyre se nuk mund te luajne me me fatet e nje populli qe dergjet ne varferi absolute dhe te vetmen shprese e shohin tek skafet e vlores qe ne mos jane te tosit jane te sales dhe anasjelltas.
e si tia bejme do te pyese ndonjeri?
do te mjaftonte(sipas mendimit tim)dhenia e votes figurave te reja politike dhe te paperlyera me krimin dhe korrupsionin,pra mbeshtetie totale te atyre personazheve politike te njohtur ose jo qe ne emer te demokracise do te guxonin te nderrmerrnin veprime ekonomike dhe politike qe do ta afronin shqiperine me BE dhe do tu kthenin shpresen shqipetareve.dhe te tilla reforma politike dhe ekonomike ne shqiperi ka akoma te pazgjidhura ose me mire mbahen te bllokuara nga keta birbot per shkak te ineresave te tyre personale ose te bashkepunetoreve te tyre.
dhe mosvotimi i tyre do tu hapte rrugen te tjereve qe neper mbledhie partish nuk ngrene dot koken se i shtyp kryetari.e te tille ka plot.

pra

shqipetar mbroni voten tuaj dhe me te ju tregoni ketyre zgjebarakeve politike se ka ikur koha kur shqipetaret neperkembeshin e genjeheshin si ne dy te nates.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Klasa politike që na la Ramiz Alia



Shumë rrallë bën vaki të kalojë një ditë pa dalë në faqet e shtypit të përditshëm shqiptar të paktën një artikull që stigmatizon klasën tonë politike. Dhe duket se shumica dërrmuese e lexuesve i aprovon artikuj të tillë. Ditët e fundit, korit të të pakënaqurve me klasën politike shqiptare iu bashkua edhe Ramiz Alia, njeriu që deri në dhjetor 1990, u mundua me të gjitha mënyrat të mos lejonte lindjen e një klase të re politike në Shqipëri - një fakt që, siç duket, ai e ka harruar. Siç duket, ai ka harruar se në dhjetor 1990, kur lëvizja studentore e detyroi të lejonte krijimin e një partie opozitare, me gishtat e njërës dorë numëroheshin intelektualët që ishin shprehur hapur për transformimin e Shqipërisë në një vend demokratik...

...Ndërsa për një lëvizje disidente si në Poloni, Çekosllovaki, apo Hungari, as që mund të bëhej fjalë. Dhe ndërkohë, njerëzit që i përkisnin klasës politike shqiptare të viteve ‘30-‘40 ose kishin vdekur burgjeve e internimeve, ose ishin atrofizuar intelektualisht si rezultat i persekutimit të egër nga partia e z.Alia. Me pak fjalë, partisë së re që u krijua, e cila u mbështet me entuziazëm nga qindra mijëra shqiptarë, i mungonte një grup i konsoliduar udhëheqës që të ishte i përgatitur realisht për sfidën e çuarjes së vendit drejt një demokracie të shëndoshë të tipit perëndimor.

Grupi i intelektualëve që u vu në krye të PD-së, ishte thjesht një amalgamë njerëzish që i bashkonte dëshira për t’i dhënë fund regjimit komunist, e për ta orientuar Shqipërinë drejt Perëndimit. Ndër ta, vetëm Berisha dhe Pashko, ishin intelektualët që ishin shprehur publikisht për ndryshimin e regjimit para dhjetorit ’90. Kështu që ishte e natyrshme që ata të pozicionoheshin që në fillim si udhëheqës kryesorë të partisë që po lindte. Dhe jo rastësisht, këta dy personazhe politikë, ishin përfaqësuesit më tipikë dhe më të spikatur të dy kategorive kryesore të intelektualëve që la trashëgim regjimi i z.Alia.

Kështu, Berisha, lindur e rritur larg kryeqytetit dhe milituar në partinë e z.Alia për 25 vjet, do të përcillte në stilin e tij drejtues atë çka eksperienca jetësore kishte latuar në karakterin e tij. Ndërkohë që ndjenja e hakmarrjes është e gdhendur thellë në psikikën e çdo shqiptari, ajo ka qenë tradicionalisht më e fortë në krahinat e thella. Dhe Berisha nuk mund të bënte përjashtim nga kjo trashëgimi. Pra hakmarrja, në vend të tolerancës, do të ishte përgjigja ndaj çdo njeriu që do ta sfidonte atë si brenda ashtu edhe jashtë partisë.

Nga ana tjetër, përvoja e militimit në partinë e z.Alia i kishte riforcuar Berishës ndjenjën e malësorit, se pas çdo guri e ledhi mund të jetë fshehur pushka e hasmit. Si rezultat i kësaj paranoje, jo pak bashkëpuntorë të Berishës u siluruan, duke filluar nga viti 1991 e deri në vitin 2000.

Pavarësisht se portretizimi i mësipërm është i individualizuar, ai pak a shumë do të vlente edhe për çdo intelektual tjetër me biografi të ngjashme me të Berishës. Për njerëz që fëmijërinë e rininë e tyre e kishin kaluar në një ambient patriarkal, të mbizotëruar nga psikologjia e klanit dhe hasmërisë, dhe që më vonë kishin milituar me devotshmëri të spikatur në partinë e z.Alia, ishte e kuptueshme që nuk do t’i kishin cilësitë e nevojshme për të udhëhequr popullin drejt krijimit të një shoqërie demokratike, e cila karakterizohet nga debati konstruktiv, toleranca dhe mirëkuptimi.

Gramoz Pashko, udhëheqësi tjetër që spikati në fillim të revolucionit demokratik, është përfaqësuesi tipik i atyre intelektualëve, të cilët ishin lindur e rritur në kryeqytet; e kishin prejardhjen nga familje me peshë në strukturën shtetërore komuniste; militonin në partinë e z.Alia jo me ndonjë devocion të madh; ishin ekspozuar që herët ndaj ideve perëndimore; dhe ishin të bindur që sistemi totalitar duhej zëvendësuar me një sistem demokratik. Ndërkohë që këta intelektualë ishin më pak të influencuar nga kultura klanore, prapë nuk mund t’i shmangeshin prejardhjes së tyre nga nomenklatura komuniste - ta do mendja se të gjithë ata kishin patur rastin të dëgjonin prindërit duke biseduar për favore që do t’ia kërkonin ose që ua kishin bërë miqve… duke shfrytëzuar pozitën zyrtare. Një karakteristikë tjetër e këtij grupi intelektualësh, ishte tendenca për të nënçmuar opinionin e njerëzve përreth - tendencë që mund të shpjegohet me ekskluzivitetin që ata perceptonin, dhe që relativisht e kishin në njohjen e botës perëndimore.

Në duelin midis Berishës dhe Pashkos, për të dalë zyrtarisht në krye të PD-së, Berisha doli fitimtar pa shumë vështirësi si rezultat i zgjuarsisë së tij natyrale, karizmës dhe përvojës më të madhe në luftën politike brenda radhëve të një partie. Marrja e timonit të PD-së nga Berisha bëri që pozitat kyçe të pushtetit gjatë qeverisjes demokrate të dominoheshin nga kategoria e intelektualëve që ai përfaqësonte. Ndërsa në poste jo të rëndësishëm u vunë ata që ishin persekutuar nga regjimi komunist. Si rezultat, periudha e qeverisjes së Berishës u karakterizua nga një shtet pothuajse autokratik, të cilin ai e drejtonte me psikologjinë e bajraktarit të fisit, dhe që mbahej në këmbë nga zyrtarë servilë dhe të korruptuar.

Kur Fatos Nano hypi në majë të piramidës së pushtetit, i erdhi radha për dominim të intelektualëve të asaj shtrese që politikanë si Nano, Gjinushi, Pashko etj., përfaqësonin. Të mësuar që në fëmijëri me një komoditet më të lartë se të shumicës së shqiptarëve, dhe të privuar nga ky superioritet gjatë viteve të qeverimit të Berishës, këta politikanë filluan ta shijojnë përsëri atë.

Në ndryshim me periudhën e qeverisjes berishiane, ajo socialiste u karakterizua nga një farë demokratizimi në raportet brenda pozitës, ndërkohë që armiqësia ishte mjaft e mprehtë ndaj opozitës. Ndërkohë, ndjenja e superioritetit intelektual i bënte politikanët me origjinë nga familjet e nomenklaturës komuniste të talleshin drejtpërdrejt e tërthorazi me njërezit përreth,
goofy.gif
duke krijuar premisat për një ftohje të përgjithshme të popullsisë ndaj tyre.

Një kategori e tretë intelektualësh që patën një farë shansi të dominonin skenën politike shqiptare pas rënies së komunizmit, përfaqësohet nga figura si Eduard Selami, Pandeli Majko etj. Këta politikanë të rinj nuk kishin milituar në partinë e z.Alia; prejardhjen e kishin nga shtresa të mesme qytetare; ishin ekspozuar ndaj ideve perëndimore në nivelin që i lejonin kushtet e atëhershme; dhe luftonin që të vendosnin në Shqipëri një sistem demokratik perëndimor. Kjo kategori politikanësh dështoi në përpjekjet për të marrë timonin e partive përkatëse, sepse i bëri këto përpjekje duke ndjekur modelin perëndimor të lojës politike, i cili presupozonte konkurrencën e lirë të ideve në forumet e partisë. Fatkeqësisht, një strategji e tillë nuk mund të funksiononte. Sepse kundërshtarët nuk zbatonin të njëjtat rregulla loje…

Kështu, Berisha përdori me brutalitet pushtetin e tij prej bajraktari për të bllokuar avancimin e intelektualëve të rinj
smash.gif
. Ndërsa Nano, për të realizuar të njëjtën gjë, përdori të gjitha lidhjet miqësore e korruptive që kishte trashëguar nga koha e sundimit të z.Alia
smash.gif
, si dhe ato që kishte krijuar gjatë qenies në krye të PS-së. Dhe si rezultat, sot kemi klasën politike që nuk i pëlqen z.Alia…
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

kuptoheni vete se te cila kategori njerzish politikan duhet hedhur vemendja.
jo , se jane "engjej" nga qielli po sigurisht jane me ndryshe se sa dy barajktaret , nje nga jugu(ketij me mire ti themi Cifligar) e tjetri nga veriu.
duhet dhene me shume ze ketyre njerzve "te rinj" te pakten per te ballancuar sa do pak PREPOTENCEN e Dinozaurve qe na kane rene per pjese .
po Dinozauret sikur ishin zhdukur ?????
ta kishin realizuar ne shqiperi ate film me Dinozauret sesa e beri me efekte speciale ai regjizori, do te harxhonte me pak.
nejse........... riflektoni kur te votoni.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

shkarikoni 3 minutat e pare te fiksit te dates 13 prill per ata qe jetojne jashte edhe nuk kane sac.
shikojeni ushtaret shqiptar qe shkojne si mish per top fale politikes se "bukur" te Nanos.
http://ns3.shqiperiahost.com/tch/13prill.wmv

i joshin me dollar ata njerez te varfer edhe i cojne ne luftra per kapricot e njerit apo tjetrit.
nejse.........
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Dashamir Shehi, kryetari i partis demokratike te reformuar, deklaroj dje se levizja "Nano ik" e
ezauroj misjonin e saj.
Midis te tjerash ai pranoj se levizja kishte qene funksinale por se tani eshte koha per tu pergatitur (opozita) per te fituar zgjedhjet e vitit te ardhshem .
Me Nanon kryminister apo pa Nanon, Ne (opozita) tha ai,duhet te mos perserisim vetvehten por te shohim rruge te reja per te fituar zgjedhjet e vitit 2005.
Sigurisht e mira ishte qe zgjedhjet te zhvilloheshin pa Nanon, por opozita duhet ta shohi
realitetin ashtu sic eshte, nga ky kend veshtrim duhen ndertuar zgjidhje te reja, praktike dhe ne funksion te rinxjerrjes se vendit nga kolapsi ku ndodhet.
Ne se do zbatohet nje strategji e re ne funksion te fitimit te zgjedhjeve te ardheshme pak rendesi ka ne se Nano do te qendroj ne postin qe ka aktualisht.
Ky ishte pak a shume komenti i Z. D. Shehu i cili ka mbeshtetur fuqimishte levizjen "Nano ik" gjate
gjithe zhvillimeve te saj>
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] shkarikoni 3 minutat e pare te fiksit te dates 13 prill per ata qe jetojne jashte edhe nuk kane sac.
shikojeni ushtaret shqiptar qe shkojne si mish per top fale politikes se "bukur" te Nanos.
http://ns3.shqiperiahost.com/tch/13prill.wmv

i joshin me dollar ata njerez te varfer edhe i cojne ne luftra per kapricot e njerit apo tjetrit.
nejse......... [/qb]
Mu bo mishi me kokrra tu i pa gjith kto alamet cunash. Hajt ishallah ju boft pushka top e u kthefshin e te gjithe shendosh e mire...

Amerika nuk ka per tja harruar kete veper Shqiperise...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

shikoni se cfare thone ata te bankes Boterore.
apo edhe keta e kane inat qeverine e Nanos ashtu si ata te evropes qe per "koicidence" i thone te njejta gjera.
sigurisht qe e kane bere me "llaf" evrope+ banke boterore kunder Nanos.
si dihet........ mund te degjoni edhe gjera te tilla.


lecojeni .

---------------------------------
Banka Botërore, raport negativ për korrupsionin

Raporti i Bankës Botërore,
e klasifikon Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara :rockband: :rockband: . Në lidhje me korrupsionin administrativ dhe me pengesën që kjo formë e fenomenit i sjell firmave dhe ndërmarrjeve, Shqipëria vjen e dyta pas Kirgizistanit në renditje, me një nivel prej 3,2 në shkallën krahasuese nga 1 deri në 4. Përveç kësaj, Shqipëria nuk ka shënuar asnjë ndryshim nga viti 1999 deri në vitin 2002 në perceptimin e korrupsionit si pengesë. Në lidhje me shpeshtësinë apo frekuencën e rryshfeteve që një firmë duhet t’i paguajë administratës publike, në 26 vende, Shqipërisë ia kalojnë vetëm Azerbajxhani, Kirgizistani, Rumania dhe Uzbekistani, dhe në këtë krahasim, vendi i shqiponjave ka ngelur në vendnumëro gjatë 2 viteve të studimit. Më tej, në raport, Shqipëria kap vendet e para në garën se kush paguan më shumë për shërbimet publike: liçensat, kontratat qeveritare, taksat, doganat dhe importet, shëndeti, inspektimet e mjedisit dhe gjykatat
smash.gif
smash.gif
smash.gif
.



-------------------------------------
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

shikoni se cfare gjeta , lecojeni e pastaj "riflektoni" se sa bukur na i ben ky Kryeministri jone privatizimin e pasurise kombetare , ku teorikisht eshte e cdo qytetari shqiptar(se praktikisht ............)
lecojeni sesa shtrenjt e ka shitur qeverija e sotme te ashtuquajturve bizesmen.
e pastaj thoni qe Nano nuk po na e "fut" te gjitheve shqiptarve me thelle sec na e futi berisha me firmat.
ky 1 miliardin e berishes qe ju morr popullit nga firmat piramidale qe qeverija e asaj kohe i quajti dallendyshe te demkracise e ka kaluar nja 2-3 here me keto forma privatizimi , si AMC (qe vjedh te cmimi kjo grekja me me shume stil sesa Vefa, por kesaj rradhe nqs se vefa falimentoj edhe ne shpetuam nga ajo e keqe ,kjo AMC do te na rrjepi tere jeten e mos e harroni tere JETEN, bashke me ate greken Vodafon. kane dale forma te reja "vjedhje" te stilit nano = grek, u iku koha atyre te stilit gjallica ,populli por sic e shikoni rizultati eshte akoma me i rende per popullin) .
nejse lecojeni edhe "FATIN" e lumtur qe pati hotel Tirana , e bashke me te edhe djersa e
para-ardhesve tane qe punuan per ndertimin e tij.
-------------------------------

Me vendim qeverie, borxhi prej 11 milionë dollarësh i hotelit, shtetëzohet, ndërkohë që taksapaguesit kanë trashëguar më herët edhe borxhin prej 16 milionë dollarësh, për rikonstruksionin e bërë. Ministrat Malaj, Angjeli e Duka janë aksionerë të drejtpërdrejtë për llogari të familjes së kryeministrit, kur ekspertët vlerësojnë në privatizimin skandaloz, kur vetëm trualli i ndërtimit vlerësohet nga tregu, në rreth 10 milionë dollarë

.................
.................................
.......... Sipas formulës së privatizimit, të gatuar në kuzhinën e Ministrisë së Arben Malajt, në bashkëpunim me ish-ministrin Besnik Dervishi, u përjashtuan nga procesi, për arsye jo të themelta, me dhjetëra subjekte ndërkombëtarisht të njohura hotelerie, për të mundësuar shitjen e hotelit, thuajse në shifrën mizerabël të 5 milionë eurove . Sipas kësaj formule, nga asetet që përfshiheshin në ndërmarrjen e hotelit e që menaxhohej nga Ministria e Turizmit, nuk do të përfshihej edhe borxhi prej 11 milionë eurosh, që kishte akumuluar ndërmarrja gjatë administrimit skandaloz që iu bë hotelit vitet e fundit, e kryesisht në dy vitet e qeverisjes së Fatos Nanos. Disa herë ishte bërë thirrje për ndryshimin dhe ristrukturimin e hotel "Tirana International" përpara sesa ai të privatizohej, por taktika e Fatos Nanos ia ka arritur që të çojë ndërmarrjen pranë falimentimit dhe të ligjërojë një formulë privatizimi, që niste me çmimin skandaloz të 5 milionë eurove.

11 milionë eurot e borxhit, i kalojnë faturës së shtetit

Arben Malaj hartoi një formulë privatizimi, sipas të cilës, borxhet e kompanisë nuk do të përdoreshin për kompensimin e aseteve, por e ka kaluar të gjithën në buxhetin e shtetit, si një borxh të qeverisë shqiptare, e cila ishte pronare maxhoritare e ndërmarrjes, por edhe nëpërmjet blerjes së aksioneve prej agjensisë së INSIG-ut. Përllogaritja e vlerës së hotelit është kontestuar ashpër nga ekspertët e pavarur, por ka regjistruar kundërshtime edhe në Ministrine e Ekonomisë, por Arben Malaj nuk ka dëgjuar nga ai vesh dhe, me një praktikë të vjetër ka vlerësuar pamundësinë e hotelit për të kompensuar borxhin me anë të aseteve të ndërmarrjes. Përkundrazi, pasuria e hotelit është sakatuar në mënyrë skandaloze, dhe manipulimi i vlerës fillestare shihet që me krahasimin e vlerave të tregut me hotelet pranë. Sipas vlerës së përfituar nga tenderimi, aksionerët e rinj kanë paguar vetëm 370 dollarë për metër katror truall ndërtimi
smash.gif
, për 14 mijë metrat ku shtrihet hoteli, ndërkohë që hotelet e thjeshta ngjitur, janë kuotuar në treg në vlerën e 3 mijë dollarëve për metër
smash.gif
. Sipas këtyre përllogaritjeve, vetëm vlera e truallit të ndërtimit i bie më shumë se 10 milionë euro, ose dyfishin e paguar nga fituesit e tenderit. Përveç kësaj vlere, aksionerët e rinj po përgatisin shitjen e të gjitha orendive të 164 dhomave e të 12 sallave restorante e mjediseve të tjera luksoze, që sipas një kuratori, kushtojnë thuajse 5 milionë euro. Më tej, planet e biznesmenëve shohin në vend të hotelit një qendër të rëndësishme biznesi, të cilën po mundin ta trashëgojnë pa asnjë borxh. Përveç 11 milionë eurove humbje, që tashmë do të duhet t'i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, ende është një borxh i pallogaritur në media, 16 milionë dollarët e kredisë që iu morën në vitin 1994 BERZH-it, për rikonstruksionin e plotë të hotelit, kredi që e shndërroi hotelin në nivelin ndërkombëtar të mjediseve me 3 yje. Kredia e bën ende më qesharake vlerën finale të hotelit prej 5,2 milionë eurosh.

Roli i oborrit të Nanos në privatizim

Injorimi i 27 milionë dollarëve borxhe të hotelit për ta shitur me vetëm 5 milionë euro, kur pajisjet e brendshme vlerësohen në të njëjtën vlerë dhe trualli ku është ngritur ndërtesa kushton afër 10 milionë dollarë, është bërë sipas skemës së njohur të Fatos Nanos. Përveç shkeljes së të gjitha rregullave të transparencës në privatizim, çka solli përzënien e firmave më të njohura ndërkombëtare të privatizimit, përfitimet e regjimit shihen qartazi në listimin e aksionerëve të rinj të hotelit. Gjen mes tyre njerëz të lidhur qartazi me qeverinë, kryesisht me emrin e Arben Malajt, në një kompani sigurimesh, të Anastas Angjelit në një kompani të përbashkët sigurimesh e karburantesh dhe të Agron Dukës, në një kompani import-eksporti. Sipër firmave të ministrave, gjendet interesi i drejtpërdrejtë i Fatos Nanos për të përvetësuar pasurinë e rëndësishme, të vendosur me mundin e qindra mijë shqiptarëve , përpara se të detyrohet të largohet nga pushteti. Në fakt, privatizimi i hotel "Tirana International", përveç vjedhjes flagrante të tij dhe shtetëzimit të borxhit prej 11 milionë dollarësh, ka listuar edhe kupolën ekonomike që po sponsorizon regjimin antidemokratik të Nanos, si dhe oligarkinë ekonominë të së shoqes.
---------------------------------------------
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

mbasi u kenaqet me "spektaklin" e privatizimit te hotel Tiranes ku shteti jo vetem qe nuk fitoj gje nga ky privatizim por do te paguaj edhe borxhin e ketij hoteli.
nejse populli paguan , kujt i ............
leconi edhe kete tjetren .
---------------------------


Sindikata e Portit: Të anullohet urdhri i Angjelit


Të anullohet urdhri i Ministrisë së Ekonomisë pasi është një abuzim i hapur dhe bie në kundërshtim me ligjin, pa llogaritur këtu interesin e punëtorëve. Ky ka qenë reagimi i parë i Sindikatës së Portit të Durrësit lidhur me një urdhër të Ministrit Angjeli për privatizimin e shoqërisë "Anijet e Shërbimit Detar" datë 6 shkurt 2004
smash.gif
. Këshilli Sindikal i mbledhur për këtë problem ka kërkuar anullimin e këtij urdhri dhe në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje drejtuesit të kësaj shoqërie, Adriatik Muka që të mos bëhet pjesë e lojës së ministrit Angjeli, por të bëhet palë në mbrojtje të interesave të shoqërisë dhe të punëtorëve. Po kështu sindikalistët kanë denoncuar edhe drejtorin e A.K.P Zihni Beqirajn për konflikt interesash lidhur me postin që ai mban edhe në këtë shoqëri si N/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës. Beqiraj është emëruar në këtë post si nënkryetar tre muaj më parë dhe për punëtorët kjo është tregues i lojës që po bëhet nëpërmjet tij për ta nxjerrë në ankand për një copë bukë
thumbsup.gif
(MOS NUK E DINIM KETE METODE, ESHTE HERA E PARE QE PO E BEJNE KETA TE QEVERISE
smash.gif
). Kështu sindikalistët jo vetëm që nuk kanë qenë dakord me privatizimin e kësaj shoqërie por as edhe me formën e zgjedhur nga ministria dhe A.K.P, pasi sipas tyre "kjo mënyrë nuk është paraqitur pa asnjë studim paraprak siç edhe e parashikon ligji dhe në të njëtën kohë minimizon në maksimum pjesëmarrjen e punëtorëve në këtë proces edhe pse ata kanë aty mbi 30 vjet punë. Ndërkohë që iu është bërë thirrje të gjithë punëtorëve që çertifikatat familjare t'i dorëzojnë te drejtuesit e sindikatës për t'i mbajtur ato të bllokuara derisa ministri të diskutojë me ata. Në rast të kundërt punëtorët kanë njoftuar se do të përshkallëzojnë në mënyrë të menjëhershme të gjithë veprimet e tyre deri në grevë...........
---------------------
PO PO BENI GREVA SE NDERRMARRJA "Anijet e Shërbimit Detar" shkoj me te shumtet atje ku po shkojne te gjitha nderrmarrjet e privatizuara.
pastaj votoni prap prap per nanon , jepini akoma me shume , pse nuk i jepni 99.99% si ne kohen e dulles ??
ne vitin 2004 behen keto gjera, pastaj qajm dullen qe vriste e priste ne 1945.
te kishim nanon ne '45 do te na kishte cuar nga rregjimi feudal qe ishim ne ate skllavo.pronar ku te gjithe do te punonim ne pronen e tij.
po edhe keshtu nuk eshte keq Ai e klani i tij ......................
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

SHITET HOTEL "TIRANA" MITI I NDËRTIMEVE KOMUNISTEHoteli i madh, “Tirana International” blihet me 371 euro për një metër katror ndërtim Genci Çobani24 biznesmenë shqiptarë blejnë 15-katëshin për 5,2 milionë euro Shitet Hotel “Tirana International”. Pas një ankandi të paralajmëruar qysh kohë më parë dhe, të zhvilluar më së fundi dje në mesditë në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, një nga hotelet më të njohur në Shqipëri, i instaluar në zemrën e kryeqytetit shqiptar, ka ndërruar pronësinë. Ankandi, në të cilin merrnin pjesë tri subjekte, njëri prej të cilëve, i përbërë nga 24 biznesmenë shqiptarë, të cilët konkurronin në këtë garë përballë subjektit turk “Heytekstil” dhe atij italian, “Polieur”, të grupuar nën emrin “Albanian Consortium” (të gjithë konkurruesit, sipas rregullave të paracaktuara që më parë kishin depozituar nga 300 mijë euro, e cila, siç u konfirmua për “Ballkan” nga noterja Shpresa Kurti është shifër e kthyeshme për subjektet që nuk arritën të bëheshin blerës të Hotel “Tiranës”), u hap në orën 12.00 dhe u drejtua nga Neil Duckworth, drejtor i SHM Smith Hodgkinson International ltd, Angli. Siç ishte përcaktuar që më parë, shuma nga e cila do të fillonte garimi i tri subjekteve pjesëmarrëse ishte 5 milionë euro. Në marzhin e parë të ankandit, të tre pjesëmarrësit iu përgjigjën shifrës së ofruar nga drejtuesi i tij, zoti Duckworth, prej 5,1 milionë eurosh. Kjo bëri që ankandi të vazhdojë duke iu shtuar një shumë prej 100 mijë eurosh, së cilës iu përgjigj vetëm përfaqësuesi i “Albanian Consortium”, Koço Kokëdhima. Duke bërë kështu që, ankandi të mbyllej në shifrën e 5,2 milionë eurove, me pronar të ri grupin “Albanian Consortium”. Lista e 24 pjesëtarëve të “Albanian Consortium”
1. 2K Group”, Koço Kokëdhima
2. “Tealk-Alb”, Tahir Muhedini
3. Ram Geci
4. “Riviera L.T.D.”, Dritan Çelaj
5. “Anakonda”, Sulejman Shehi
6. Aleksandër Pilo
7. Muhamet Malo8. Aleksandër Kalivopulli
9. Arben Meçaj
10. “T.I.D.” ltd, Behar Male
11. Luan Bregasi
12. Vasil Naçi
13. Diana Gambeta
14. Luan Leka
15. “Albania Drink Distribution”, Xhafer Xhako
16. “Eurofree”, Julian Mane
17. “Anoil”, Piro Angjeli
18. Banka Popullore, Edvin Libohova
19. “A.I.B.A.”, Armando Duka
20. “Lani” ltd, Vladimir Kosta
21. Ylli Brraka22. Luan Duraj
23. “Salillari” ltd, Pëllumb Salillari
24. “K.B.A.” ltd, Artan Pulaha

Vetëm 200 mijë euro më lart nga çmimi fillestar, ose vetëm 4 për qind më shumë se sa vlera e startimit të ankandit të organizuar për shitjen e “15-katëshit”. Nuk mund të mohohet se ishte një nga ankandet e paktë të organizuar deri më sot për shitjen e njërës prej vlerave më të mëdha të ekonomisë shqiptare, madje, pse jo edhe simbol i kryeqytetit të ri shqiptar, i cili, për nga mënyra e procedimit mund të konsiderohet si i pakontestueshëm. Në fakt, prania e pronarëve të truallit, mbi të cilin është ngritur Hotel “Tirana International” krijoi në një farë mënyre një lloj tensioni tek organizatorët e ceremonisë. Gjithsesi, këta të fundit ia dolën t’i mbajnë ata jashtë sallës ku po zhvillohej ankandi. Ndërkohë që, njëri nga organizuesit e procedurave të këtij të fundit tha për “Ballkan” se atyre (pronarëve) iu ishte bërë ftesa për të marrë pjesë në ankand, por, prej tyre kjo ishte refuzuar duke u quajtur e pamundur, për shkak të shifrës së lartë (5 milionë euro, ose, sipas kursit aktual, rreth 650 milionë lekë), me të cilën ishte përcaktuar “gongu” financiar i ankandit. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për një godinë të kompletuar, me sipërfaqe 14 mijë metra katrorë (933 metra për një kat të vetëm), në qendër të Tiranës, si dhe pika “Zero” për të gjitha matjet e distancave të Shqipërisë, në të gjitha pikat e saj, konvertimi i shumës prej 5,2 milionë eurosh në çmim për metër katror, mund të quhet disi i ulët. Dhe, në fakt, ky çmim, sipas një llogarie të thjeshtë del rreth 371 euro për metër katror sipërfaqe ndërtimi
smash.gif
, pa përfshirë këtu edhe vlerën e truallit, e cila, në atë pikë të Tiranës, nuk mund të jetë në asnjë rast më pak se 500 euro për metër katror
smash.gif
. Ndërkohë që, gjithmonë duke iu referuar pozicionit që ka Hotel “Tirana”, sipas çmimeve të njohura mirë tashmë në tregun e pasurive të patundshme, një metër katror ndërtim në atë zonë, gjithashtu në asnjë rast nuk shitet më pak se 700 euro për metër katror. Në këtë pikëpamje, nuk është ndonjë gabim të thuhet se çmimi i trojeve në qendër të Tiranës është përgjysmuar, të paktën në rastin e ankandit në fjalë. Njëkohësisht, një tjetër dilemë është çështja e borxheve të mbartura nga veprimtaria e deritanishme e 15-katëshit. Njëri nga blerësit, Luan Bregasi u shpreh për gazetarët se objekti është blerë pa borxhe, ndërkohë që përfaqësuesi i “DV Alba”, aksioner kryesor i deridjeshëm deklaroi se borxhet nuk arrinin më shumë se 1 milionë euro.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

shikoni "bizesmenin" numer 19.

19. “A.I.B.A.”, Armando Duka

se kush qendron mbas “A.I.B.A" mund te leconi kete.

http://www.aiba.com.al/Kushjemi.htm

se kush jane vellezerit Duka mund le coni edhe kete tjetren .
http://www.mbu.gov.al/Ministri.htm

edhe tani qe i lecuat te gjitha kuptoheni pse :

"Hoteli i madh, “Tirana International” blihet me 371 euro për një metër katror ndërtim"

shikoni se mos gjeni edhe ndonje me mbiemrin ANGJELI te lista e "bizesmeneve" .
sikur ma zuri syri ..........
mos e ka gje ministrin tone te ekonomise anastas ANGJELIN ??????'


nejse .........riflektoni edhe gjithmon "Nano ik" se e kan tepruar me verte.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

pa dashur aspak te kundershtoj arsyetimin e gazetes, nuk arrita te kuptoj se ku qendron problemi ne privatizim

aq u ofrua e aq u shit

k andonje nga ju qe desh te blinte hotel tirana, i kish parate, dhe nuk e lane te merrte pjese?

aq u ofrua, aq u shit
kishit ndonje oferte me te mire?!

po te ish berisha do kishte oferta me te mira?

persa i perket shtetezimit te borxheve:
me cfare vlere do te niste ankandi nese borxhet kalojne vleren te nderteses (te vleresuar ne bllok e jo si apartamente)????
kishte ndonjeri nga ju nje oferte me te mire?!

Nese pranojme sot arsyetimin e gazetes do te duhet ta pranojme per cdo qeveri qe do te vije dhe gjithmone do te kemi pershtypjen se po na e fusin

Tjeter muhabet nese jane shkelur rregullat e tenderit
Dhe tjeter muhabet keqadministrimi i hotel tirana.

Cmimi i ulet nuk mund te jete ne vetvete nje fakt por vetem nje input per te nisur nje hetim te mundshem mbi rregullsine.
Ne keto raste mund te DISKUTONIM mbi fajtorin (ose me mire mbi fajin)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

-gene-
www.progresi.org
Anetar/e # 2044

Shkruajtur më 22 Prill, 2004 20:20
--------------------------------------------------------------------------------
pa dashur aspak te kundershtoj arsyetimin e gazetes, nuk arrita te kuptoj se ku qendron problemi ne privatizim
cry.gif


aq u ofrua e aq u shit


aq u ofrua, aq u shit
kishit ndonje oferte me te mire?!


-------------------------------------


se pse u shit hotel tirana me 371 euro metra katror kur nje meter katror e nje hoteli afer saj e ka 2000 euro edhe per nje apartament duhen 600-700euro per meter katror, edhe kjo nuk eshte Korrupsion.?????!!!!!!
nuk ju mjafton fakti qe ministri i bujqesise e ministri i ekonomise (shife, shife eshte ai minister qe eshte edhe perfaqesuesi i qeverise ne kete shitje
smash.gif
) po behen pronar te ketij hoteli.
nuk eshte ky nje konflikt i paster interesash, ku shitesi eshte edhe blersi.
edhe ky nuk eshte KORRUPSION???????

pastaj kush te doje le tja mbaje e te marri pjese ne ankand e te bej nje ofert mbi keta "bizesmen" pushtetar, qe jane vellezer e fis me njerez te nivelit te ministrave te klanit NANO.
kur pane se cfare konkurrentesh kishin perballe kuptojeni vete pse nuk morren pjese ne ankand keto kompani ,"Hilton Group PLC",
"Delaville", "Accor Hotels", "Eden Hotel Group", "Princess Hotels", "Tropical Hoteles" ,qe sigurisht i kishin mundesite per te dhene me shume se ato 5.2 milion te qelbura te bizesmenve tane.
per te mos folur per reputazionin e emrit te tyre .
nejse.......
dikush na vjen ketu e na tregon Perralla te tilla:
"ka ndonje nga ju qe desh te blinte hotel tirana, i kish parate, dhe nuk e lane te merrte pjese?"
smash.gif

sikur kemi lindur dje e nuk e kuptojme pislliqet qe behen neper ankande.
Gene kur nuk kupton se ku qendron KORRUPSIONI edhe ne shitjen e HOTEL TIRANES, nuk di cfare te them.
te jane veshur syte me duket, apo ndoshta nuk ke deshire te kuptosh se me qarte se kaq .

edhe martini 1 qe eshte ekstremist i majte e kupton, se e di qe po shkoje e te bleje nje apartament do ta paguaj me shume metrin katror sesa 371 eurot e qelbura te ketyre pushtetarve bizesmen qe dhane per HOTEL TIRANEN.
edhe ne "Sri Lanke" nuk behen keto gjera te tilla.

vjedhin djersen e popullit qe i ra kurrizi ne 50 vjet diktature duke punuar si kafshe e sot ky popull rri me pension 50 euro ne muaj apo me asistence 20 euro,eshte e tmerrshme po te rrish e te riflektosh.
turp i Zotit.
po ku pyesin Ata per turp, e rendesishme eshte qe ta bejne ankandin ne menyre te tille qe ta fitojne po Ata duke paguar shifren qesharake te 371 euro per meter katror.

Pra...gjithmone e me shume "nano ik" behet me se e NEVOJSHME.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Leopard

Na e peshtirose. Je kolopuc nga mendja, femije zevzek dhe budalla.

Se pari TENDERI ishte i hapur dhe kete e pohoi edhe perfaqesuesi i KE (ne mos gaboj) ne ate tender.

Se dyti edhe ne amerike Halliburton, firma gjigante e drejtuar dikur nga Di_ck Chenney mori kontrata prej milirda dollare ne Irak. Raste si keto ka me mijera dhe kudo neper bote. Chrysler, ne amerike disa here edhte favorizuar fare hapur nga qeveria amerikane qe e ka ndihmuar ate drejtepersedrejti per te mbijetuar, pra e ka favorizuar kunder rregullave te tregut. Po keshtu do bej edhe qeveria italiane per FIAT, Gjermania per Mercedezin, BMW, etj etj. Po ashtu do bej edhe ajo shqiptare per biznesmenet e vet te fuqishem. Sigurisht qe politika dhe interesi ekonomik ecin krah per krah. Cfare na can trapin me keto idiotesira gjithe naivitet.

Na i shpifi kjo injoranca jot o Zot i madh.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Sigurisht qe politika dhe interesi ekonomik ecin krah per krah. Cfare na can trapin me keto idiotesira gjithe naivitet.

Na i shpifi kjo injoranca jot o Zot i madh.

--------------------
Do m'besh kakerdhi do m'besh....
----------------------------------


skane si mos ta peshtirosen kur ste pelqejne martin1.
ju vjen keq kur ju thone qe po vidhni djersen e ketij populli .
po e bukura eshte se hiqeni edhe si te ndershem , edhe dikur skandalizoheshit kur sala shiste anijet e trasportit si skrap.
tani jeni bere ju te PS me keq.
po nga e njejta vrime keni dale .


ps. martin1 mos bej shume krahasime me FIAT e qeveri italiane kur nuk di asgje.
fol per gjerat qe njeh.
se nuk te beson asnjeri edhe behesh akoma me shume qesharak
mgjt ta "gezoni" hotel TIRANEN me gjithe ato firmat e tjera , se popullit le ti rroje ministri duka , angjeli e malaj se merr vesh ai nga hotelet.
 
Top