Protestat "Nano ik"

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Kjo seri protestash te berishes (te drejtuar nga berisha) po merr formen e zakonshme te protestave te tij QESHARAKE

Mendoj se kjo teme nuk eshte me e vlefshme sepse po terheq vemendjen nga analiza e vecante e problemeve te politikes shqipetare dhe perpjekjet per te identifikuar alternativa qe kishin filluar te merrnin jete ne kete forum.

Derisa levizja e berishes te kthehet ne dicka serioze dhe te vlefshme apo qofte edhe interesante, NGA ANA IME JU UROJ DISKUTIM TE MBARE NE KETE TEME.
wave.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Biznesmenët pagatorë të udhëtimeve të Fatos Nanos

Nga Mero Baze

Kryeministri Fatos Nano shoqërohet në udhëtimin e tij drejt SHBA nga një grup biznesmenësh shqiptarë në krye të të cilëve është Kryetari i Dhomës së Tregtisë Luan Bregasi. E kthyer tashmë në një traditë thuajse shqiptare, një eskortë biznesmenësh shoqërojnë udhëtimet e kryeministrit, edhe kur ai shkon me protokoll zyrtar për vizita zyrtare dypalëshe, edhe kur shkon në takime shumëpalëshe edhe kur shkon në ceremoni, madje edhe kur shkon për problemet e testikulës së majtë në ndonjë spital të Stambollit. Kjo eskortë biznesmenësh, me ndryshime të vogla, po e shoqëron Nanon edhe në udhëtimin drejt SHBA-së. Në të vërtetë vizita e tij drejt SHBA-së është e tillë që nuk pranon jo biznesmenë, por as ndonjë zyrtar tjetër të qeverisë nga pas, pasi është thjesht një ceremoni ku zoti Nano është ftuar për shkak të të qenit kryeministër i Shqipërisë. Ai as nuk ka kujt t'ia prezantojë biznesmenët që merr pas, as ata nuk kanë çfarë të përfitojnë nga takimet e zotit Nano në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. I vetmi arsyetim për udhëtimin e tyre, është që ata të paguajnë faturat e shpenzimeve private të Fatos Nanos në SHBA dhe sidomos të zakonit të tij të pandryshuar për të vizituar kazinonë e "Atlantic City". Për më tepër është absurde udhëtimi bashkë me të, i drejtuesve të Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë dhe një eskorte biznesmenësh, të cilët komprometojnë prapavijën e biznesit të tyre, duke u gjendur në vendin e paduhur dhe me njeriun e paduhur.

Problem tjetër që krijon kjo eskortë e panevojshme biznesmenësh është imazhi i kryeministrit te zyrtarët amerikanë dhe ata që ndjekin vizitën e tij. Për të është e pakuptueshme që kryeministri të marrë nga pas pagatorë privatë, që janë një soj biznesmenësh oborri, që paguajnë faturat e tij dhe përfitojnë nga politika e tij në Shqipëri. Nëse don t'u mbushësh mendjen zyrtarëve amerikanë për nivelin e korrupsionit ekonomik në Shqipëri dhe lidhjet e Kryeministrit me këtë korrupsion, e ke të lehtë nëse shikon historinë e ngritjes dhe lulëzimit të bizneseve që shoqërojnë Fatos Nanon. Është e kuptueshme që zotin Nano ta ndiqnin pas gazetarë, të varur e të pavarur, por është e pakuptueshme që në këtë udhëtim atë ta shoqëronin biznesmenë, të cilët nuk kanë për të zhvilluar asnjë takim dhe nuk kanë për të nënshkruar asnjë kontratë në SHBA. Fatos Nano shkon në SHBA në një takim ceremonial me rastin e 55 vjetorit të NATO-së dhe biznesmenët që e shoqërojnë nuk bëjnë dëm se paguajnë faturat e Fatos Nanos, por se nxijnë më tej imazhin e Shqipërisë, si një vend ku kryeministri mban pas një eskortë pagatorësh për qejfet e oborrit.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

aman Mero Bazen gjete ti per te botuar ketu....ska tjeter??? <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

dordishani

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

po hallall dora atij qe degjon MERON.AI ESHTE HERO DJALE,AI MERR VESH PER POLITIken <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

crazy

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

ne flasim te gjithe e themi qe nano duhet te iki por nano as po leviz prej vendit e berisha qe flet e nuk e ka degjuar ndonjehere njeri.nano duhet te iki ashtu si edhe berisha e te gjitha me rradhe,shpresojme sa me shpejt se edhe keshtu nuk behet.
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Biznesmenët pagatorë të udhëtimeve të Fatos Nanos

Nga Mero Baze
[/qb]
Kjo nuk eshte ndonje cudi e madhe. Mos harroni se dhe ne Amerike, biznezmenet kontribuojne per kryetaret e qeverise. Ne fund te fundit me mire ti paguajne biznesment faturat e Nanos sesa populli i varfer.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

E c'prisni nga keta derdimene? Mero Baze dhe Fahri Balliu jane Shefqet Pecet e Shqiperise sot.

Jane autoret e librave te tille si "Berisha mes Kasandrave"........ si mund te presesh prej tyre nje mendim objektiv dhe realist. Edhe sikur gomeret te fluturojne neser ne Shqiperi keta do thone se e ka fajin Nano per kete. Normale, ky eshte funksioni i tyre, por kjo s'do te thote se ata nuk jane fycka nga mendja.

Duan te plasin e nuk plasin dot se Nano po viziton Shtepine e Bardhe, duke e interpretuar kete vizite ne 1001 menyra te mundshme si e si qe ti humbin vleren ketij fakti.
Te thone edhe se c'do ky apo ai individ ne delegacion a thua se keta kane qene 10 here kryeministra dhe jane te gatshem te japin mende.

Normal qe Nanon e shoqerojne biznesmene. Nje turr publik me biznesmene ne krah i tregon amerikes mentalitetin pro-biznes dhe ndermarrje te lire te Shtetit shqiptar.

Kaq kohe ne amerike Mero trapi nuk e mesoi se si funksionon politika ne Amerike, dhe se biznesi e kontrollon mjaft fuqishem kete politike? Idioti.
 

Guest
Re: Protestat "Nano ik"

<span style="font-weight: bold">Shqiptarët e Amerikës protestojnë kundër Kryeministrit Nano</span>
30 mars 2004 3:50 UTC - Zeri i Amerikes


Ndërkohë që në oborrin e Shtëpisë së Bardhë zhvillohej ceremonia e pranimit të vendve të reja në Nato, ku merrte pjesë edhe kryeministri shqiptar, Fatos Nano, një grup shqiptaro amerikanësh kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit, të cilin ata e mbajnë përgjegjës për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Shqiptaro amerikanë të ardhur nga shumë qytete të Shteteve të Bashkuara mbanin parrulla të shumta në shqip e anglisht ku bëhej thirrje për largimin e kryeministrit Nano nga pushteti dhe pastrimin e Shqiqërisë nga korruëpsioni dhe krimi i organizuar.

Nënkryetari i shoqatës mbarë shqiptare Vatra, Gjon Buqaj, thotë se Shqipëria sot ka nevojë për një qeveri teknike që do ta përgatiste për zgjedhje të reja të lira e të drejta. Veprimtari veteran shqiptaro amerikan fajëson socialistët dhe kryeministrin Fatos Nano për prapambetjen e vendit, varfërinë e korrupsionin që sipas tij morën përmasa të papara që nga viti 1997 me rrëzimin e qeverisë demokratike.

Zoti Buqaj thotë se ishin socialistët, me politikën e tyre të tokës së djegur në vitin 1997, që u bënë shkak për pengimin dhe kthimin prapa të vendit nga rrugën e zhvillimit. Sipas tij, Shqipëria sot të të ishte mes vendeve që u antarësuan në Nato, sikur të mos kishin ndodhur ngjarjet e 97-ës, ngjarje që ai i quan një komplot komunist. Prandaj është turp, që kryeministri Nano të marrë pjesë në këtë ceremoni, thotë nënkryetari i shoqatës Vatra


Protesta e së hënës u organizua nga Gjenerata e re Shqiptare, një nga organizatat më të reja shqiptaro amerikane më degë në New York, New Jersey, Washington D.C., Teksas e shtete të tjera. Nënpresidenti i kësaj shoqate, Hasan Metuku, student i fakultetit Juridik në universitetit Amerikan, thotë se qëllimi i kësaj demonstrate është të dënohet të gjitha dukuritë negative me të cilat përballet sot Shqipëria, përfshirë krimin, drogën dhe korrupsionin qeveritar.
 

crazy

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Never Say Never:
[qb] <span style="font-weight: bold">Shqiptarët e Amerikës protestojnë kundër Kryeministrit Nano</span>
30 mars 2004 3:50 UTC - Zeri i Amerikes


Ndërkohë që në oborrin e Shtëpisë së Bardhë zhvillohej ceremonia e pranimit të vendve të reja në Nato, ku merrte pjesë edhe kryeministri shqiptar, Fatos Nano, një grup shqiptaro amerikanësh kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit, të cilin ata e mbajnë përgjegjës për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Shqiptaro amerikanë të ardhur nga shumë qytete të Shteteve të Bashkuara mbanin parrulla të shumta në shqip e anglisht ku bëhej thirrje për largimin e kryeministrit Nano nga pushteti dhe pastrimin e Shqiqërisë nga korruëpsioni dhe krimi i organizuar.

Nënkryetari i shoqatës mbarë shqiptare Vatra, Gjon Buqaj, thotë se Shqipëria sot ka nevojë për një qeveri teknike që do ta përgatiste për zgjedhje të reja të lira e të drejta. Veprimtari veteran shqiptaro amerikan fajëson socialistët dhe kryeministrin Fatos Nano për prapambetjen e vendit, varfërinë e korrupsionin që sipas tij morën përmasa të papara që nga viti 1997 me rrëzimin e qeverisë demokratike.

Zoti Buqaj thotë se ishin socialistët, me politikën e tyre të tokës së djegur në vitin 1997, që u bënë shkak për pengimin dhe kthimin prapa të vendit nga rrugën e zhvillimit. Sipas tij, Shqipëria sot të të ishte mes vendeve që u antarësuan në Nato, sikur të mos kishin ndodhur ngjarjet e 97-ës, ngjarje që ai i quan një komplot komunist. Prandaj është turp, që kryeministri Nano të marrë pjesë në këtë ceremoni, thotë nënkryetari i shoqatës Vatra


Protesta e së hënës u organizua nga Gjenerata e re Shqiptare, një nga organizatat më të reja shqiptaro amerikane më degë në New York, New Jersey, Washington D.C., Teksas e shtete të tjera. Nënpresidenti i kësaj shoqate, Hasan Metuku, student i fakultetit Juridik në universitetit Amerikan, thotë se qëllimi i kësaj demonstrate është të dënohet të gjitha dukuritë negative me të cilat përballet sot Shqipëria, përfshirë krimin, drogën dhe korrupsionin qeveritar. [/qb]
thumbsup.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Bush shmang takimin 20 minutësh me Nanon
Zyra e shtypit e kryeministrit kishte njoftuar për një takim prej 20 minutash kokë më kokë me Bushin
Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, i është shmangur një takimi të drejtpërdrejtë me kryeministrin shqiptar Fatos Nano, gjatë zhvillimit të ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë me rastin e 55 vjetorit të NATO-s, dhe pranimit të 7 anëtarëve të rinj të saj.
Megjithëse zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar kishte njoftuar se do të kishte një takim kokë më kokë Nano-Bush për 20 minuta, kjo nuk është realizuar deri në fund të ceremonisë. Bush ka pritur 7 kryeministrat e vendeve anëtare dhe tre kryeministrat që kanë nënshkruar kartën e Adriatikut, duke u përshëndetur me ta si mikpritës, por nuk i ka rezervuar zotit Nano asnjë takim.
Gjatë paradites zoti Nano ka takuar disa drejtues të qeverisë amerikane, përfaqësues të NATO-s dhe kongresmenë, të cilët ishin të ftuar në këtë ceremoni.


Arsye per kete shmangie te Bushit ishte ndoshta edhe protesta e shqiptareve te USA :
Duam NATO-n, s’duam Nanon


Parrullat e hedhura nga protestuesit
“NATO, a big yes, Nano a big mess” “NATO, një po e madhe, Nano një katrahurë e madhe”
“USA-albanians, best friends” “SHBA-shqiptarët, miq të mirë”
“Nano - Chaves-Zapatero=socialists friends” “Nano - Shavez-Zapatero=shokë socialistë”
“Nano, albanian’s worst thief” “Nano, hajduti më i ndyrë i shqiptarëve”
“He is labeled as the mos corrupted leader of Europe” “Ai është etiketuar si lideri më i korruptuar i Evropës”
“We need democracy in Albania” “Ne kemi nevojë për demokraci në Shqipëri”
“Nano, you are a cheater” “Nano je një mashtrues”
“Nano, you turned Albania into the poorest country” “Nano, ti e ke kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër”
“Stop stealing it” “Mjaft e vodhet”
“USA, nothing good comes from communists” “SHBA, asgjë e mirë nuk vjen prej komunistëve”
“USA don’t trust Nano” “SHBA mos i beso Nanos”
“USA thanks for taking Albania close to NATO”; “SHBA, faleminderit që po e merr Shqipërinë afër NATOS-s”
“USA-Albania, allies against the terrorism” “SHBA-Shqipëria, aleatë kundër terrorizmit”
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Edhe ne amerike duan te shpalosin dellin bajraktaro-mesjetar te sherrit dhe inatit. Edhe ne amerike duan ta fusin kundershtarin ne burg.

Edhe ne amerike na sollen protestat e rrugeve dhe xhahillkekun e sherrit politik qe behet ne shqiperi. E quajne veten &quot;The new Albanian Generation&quot; por konfliktin politik e bejne si brezi me xhahil dhe i pacivilizuar i politikes shqiptare me ne krye Berishen.

Kerkojne te organizojne te rinjte shqiptare ne amerike duke i politizuar ata. Shqiperia ka kaq vjet qe vuan nga polarizimi i shoqerise se saj ne dy kahe armiq ne politike, ne dy kahe qe konflikti politik i te cileve na ka kushtuar jo pak ne si shqiptare.

Dhe keta edhe pse kaq vjet ne SHBA, ne mes te civilizimit dhe miresjelljes politike, ne vend qe te pozicionohen drejt ekuilibrit, dhe balancave per shqiptaret behen pjese te polarizimit te tyre duke mbajtur anen e Berishes, i cili eshte pergjegjesi kryesor i ketij polarizimi dhe i kesaj politike te tensionuar ne shqiperi mbas 92. Pra keta behen pjese e problemit te shqiptareve dhe jo e zgjidhjeve per ta.

Mbi te gjitha ve bast se shume prej tyre ose nuk kane qene ndonjhehere ne shqiperi ose kane vite pa vajtur atje dhe nuk e njohin fare realitetin shqiptar.

80% e tyre kane mbiemer Berisha, Uldedaj, Bytyqi etj etj. Kjo te jep nje ide me te qarte se kush jane keta dhe pse protestojne keta. Per mua ata protestojne se Nano nuk eshte nga anet e tyre, dhe nuk mendon si bajraktar. Se une nuk i pashe ata te protestonin kunder Berishes disa vite me pare kur ai vizitoi ameriken edhe pse ai na mjeroi kaq keq dhe na futi ne katastrofe kaq te madhe ne 1997.


<span style="font-style: italic">mundohuni te evitoni terma ofendues, nga te cilat e dini fare mire qe ndizen polemikat. </span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb]

.......... [/qb]
Hemo Marti mos u bej merak fare se Amerika nuk e fut ne burg Nanon.
Ku eshte pare te fusi Hajduti shokun e tij dmth Hajdutin tjeter ne burg???

Hic mos e vrit mendjen per ate pune se si eshte thene nje here ne nje kohe:

&quot;Hajduta mos kini frike sa te jete shoku(hajdut) ne amerike&quot;
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Prandaj mos u be merak fare dhe vazhdo te vjedhesh me gjithe banden tende prej hajdutash se nga a- mer- dhe -ika nuk te vjen asgje e keqe.

&quot;Pune&quot; te mbare dhe kij mendjen se mos ta hedhin kur te ndani plackat(e vjedhura)
E..nde djalke veri mendjen &quot;punes&quot;(dmth hajdutllekut)si e don zakoni dhe jo llafeve dmth protestes. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

<span style="font-weight: bold">Nano Shoqerohet Jashte Kazinos nga Bodigardet</span>
30 mars 2004 3:50 UTC - Zeri i Amerikes

Pasi deshtoi te takohej koke me koke me presidentin Xhorxh W. Bush, Nano i shoqeruar nga nje grup biznesmenesh shqiptare vendosi te kaloje disa ore ne nje kazino ne Atlantic City, ne mbremjen e 29 Marsit. Pas disa oreve ne shoqerine e bixhozit dhe alkolit grupi i Nanos filloi te krijoje rremuje ne kazino, thuhet nga zedhenesi i kazinos Taj Mahal, Z. Christopher Johnson.

Pasi i eshte terhequr vemendja disa here nga sigurimi i kazinos, grupi perfaqesues i Shqiperise thuhet te kete krijuar edhe me teper probleme. Nje nga kamerieret e kazinos ka deklaruar se eshte ngacmuar seksualisht teksa sherbente pijet per grupin e diplomateve.

Ne kete moment personat e ngarkuar me sigurimin e kazinos i kane detyruar grupin e Nanos te largohen nga kazinoja menjehere. Zedhenesi i Nanos ka refuzuar te prononcohet per ngjarjen.
 

lester diamond

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

<span style="font-style: italic">me kto lloj shkrimesh krijohen vetem sherre; ka shume menyra me &quot;te buta&quot; per te shprehur mendimin. mundohuni te jini me te kuptueshem, se nuk po ju heqin buken e gojes.</span>
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

e bukur kjo tema ketu ,mesoke lloj lloj sharjesh,do u bej thirrje edhe te tjereve ta lexojne se mesoke shume gjera te reja ketu.

sa per idiotizmat qe ben nano andej nga vete u mesum tani.vetem per nje gje me vjen keq se,shkoi aty per te perfaqesuar shqiperine pra ne.meqese s'ja p&quot;&quot;ordhen i futi i xhiro ne kazino,se ne fund te fundit leket tona do prishte.ju kujtoj atyre qe e marrin me te shame ket pune se ai prish leket e taksapaguesve shqipetar,pra i therrisni icik menies.nuk eshte pune malokesh apo leberish kjo pune,por eshte ne loje besimi qe ai i trasmeton shqipetareve.i lumte per aq kohe sa ne opozite do te jete nje si berisha.sa per ta fut mrena atje ne amerike nuk e fut njeri jo,por ene po e futen ju ka mesu lekura atij derri. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; sa per levizien nano ik ,po nuk gjeten nji lider tjeter nuk kane gje.
 

sweet_eyes

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

E cfare qe ka ik ne kazino Nano??? Pse u bo nami ehh?!!!
Po pse njehere nuk i lame keto gjera jo po ku iki, jo po cfare kostumi ka veshur, jo po sa kafe piu??? Cfare diskutimi eshte ky se une per vete se kuptoj.
Do me pi le te pije burri botes, le te iki edhe ne kazino ku ti doje qejfi... kot nuk ka bere gjithe ate rruge te gjate ai....

pse Doktori mos eshte me i mire, duke sjelle tufen barbare sa here ti teket atij ne Tirane...
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Sigurisht qe Nano ka moral amerikan si udheheqes, dhe ja pse ai i perkat natyrshem aleances me ameriken, ne cdo plan.

Por duhet te jesh bari me dhen te mos kuptosh se politika, korrupsioni dhe imoraliteti shkojne krah per krah kudo ne bote vecse ne Arabi apo Tibet morali i te cileve i rri per shtat xhahileve shqiptare nga Bjeshket e Namuna.

Politikane hajdut, imoral apo qeflli ahengu si Nano jane pare kudo neper bote, bile 90% e tyre kane qene kush me shume e kush me pak te tille. Por politikane anadollake si Berisha qe mezi shtroi 5 km rruge per 5 vjet nuk jane pare shume ne boten e civilizuar, por vetem andej nga xhunglat e Angoles.

Nano do bej qejf dhe do ti sherbeje interesit te tij se ky eshte kapitalizmi, qe shume ketu nuk e durojne dot edhe pse e predikojne (kjo duket qarte nga antipatia qe kane per Ameriken dhe moralin amerikan qe eshte simbol i kapitalizmit klasik ne bote). Dhe kete Nano e ka bere paralelisht me investime dhe arritje disa dhjetra here me te larta per Shqiperine se sa Sala ne cdo fushe.

Nqs ju dini nje fushe te jetes ne shqiperi qe na intereson ne si Shqiptare, ku Nano eshte inferior ndaj Berishes ma thoni iu lutem dhe ta ballafaqojme. Kush i ka zbatuar me mire detyrat e shtetit, rruge, drita, investime, demokraci ku mbreteron debati dhe marrveshja, harmoni tolerance dhe rend social, lufte kunder trafiqeve dhe korrupsionit, shtet te rregullt dhe solid, etj etj.

Ce do Bushi dhe SHBA Salen, qe te na coj prape ne 97 ku ne te vrasim njeri-tjetrin, ku shqiperise i dezertoi ushtria dhe shteti per 2 dite? Dhe per ironi sot Berisha deklaron se Nano po pengon integrimin e Shqiperise ne NATO??!!

Hej cfare KALI! Ai nen udheheqjen e te cilit ne perjetuam nje katastrofe si e 97, ku u shkaterrua cdo repart ushtarak akuzon sot Nanon qe merr aprovimin dhe mbeshtetjen amerikane nga Kongresi Amerikan dhe Shtepia e Bardhe per te hyre ne NATO, se po pengon integrimin ne NATO. Kete llogjike askush nuk e pranon.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] .... Sigurisht qe Nano ka moral amerikan si udheheqes,
..... [/qb]
He..nde djalke se i ke rene pikes!!
Sigurisht qe Nano ka moral a - mer- ik-(an)se po te mos kishte nje moral te tille nuk do te kishte vene milionat ne bankat e huaja &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Konkluzionet e raportit te EU per Shqiperine.


Qeveria

Konfliktet brenda PS-së, frenuan reformat

Konfliktet brenda partisë në pushtet u përshkallëzuan me afrimin e kongresit kombëtar të PS-së në fund të vitit 2003 dhe, rikthimi te retorika provokuese si nga opozita ashtu edhe nga shumica, ndikuan në një përkeqësim të situatës politike. Si rrjedhojë, qeveria edhe një herë u përqendrua më shumë në çështjet e brendshme, sesa në reformat e rëndësishme të cilat duhen ndërmarrë menjëherë me qëllim që të përmirësohet gjendja social-ekonomike e vendit dhe të bëhen përparime në rrugën drejt BE-së.



Administrata

Korrupsioni pengesë për shërbimin civil

Problemet e kahershme si korrupsioni, ndërhyrja politike, mungesa kronike e burimeve njerëzore të përshtatshme, ndryshimet e shpeshta të njerëzve dhe zbatimi i pamjaftueshëm i kuadrit ligjor që lidhet me administratën publike, vazhdojnë të jenë pengesë për konsolidimin e një shërbimi civil profesional dhe të pavarur. Jo të gjitha objektivat e reformave u arritën gjatë vitit 2003. Ndonëse është shënuar përparim në përdorimin e procedurave profesionale dhe të drejta të përzgjedhjes, emërimet subjektive ngelen mëse të shpeshta.



Pushteti vendor

Qeveria fuqizon enkas krahun e saj, prefektët

Ka pasur një tendencë për të rritur më tepër sesa duhet rolin e prefektëve si krahu i qeverisë në nivel vendor. Funksionet ekskluzive të bashkive dhe komunave janë bërë më të qarta. Një sërë kompetencash janë decentralizuar tashmë. Megjithatë, fusha të rëndësishme si furnizimi me ujë dhe pastrimi, apo arsimi dhe kujdesi social, vazhdojnë të mbeten kryesisht nën kontrollin e autoriteteve qendrore.



Sistemi i drejtësisë

Korrupsioni në të gjithë sistemin gjyqësor

Ndonëse janë bërë disa përmirësime të vogla, sistemi gjyqësor shqiptar mbetet i dobët. Aftësitë profesionale të gjykatësve, prokurorëve, policisë gjyqësore dhe personelit administrativ vazhdojnë të jenë të kufizuara, ndërsa infrastruktura dhe pajisjet të papërshtatshme. Sipas vëzhgimeve të kryera nga Nisma e Evropës Juglindore për Zhvillimin Ligjor (NEJZHL), korrupsioni përfshin të gjithë aktorët e sistemit gjyqësor, gjykatësit, prokurorët, personelin administrativ dhe avokatët.



Shteti ligjor

Korrupsioni po ndikon negativisht

Përparimet në drejtim të respektimit të përgjithshëm të shtetit ligjor janë të pakta. Shteti ligjor vazhdon të jetë i ndikuar negativisht nga dobësitë e sistemit gjyqësor dhe të administratës pulike, si edhe nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Korrupsioni

Asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit

Korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem serioz. Sipas Indeksit të Transparencës Ndërkombëtare të Perceptimit të Korrupsionit, Shqipëria zë vendin e 92 nga 133 vende, me 2,5 pikë nga 10 maksimale (ku vendi me perceptim zero të korrupsionit mban 10 pikë në tabelë). Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit janë të ulëta. Në Shqipëri nuk përbën problem mungesa e strategjive dhe legjislacionit, por mangësitë në vënien në jetë dhe zbatimin e tyre.

Protestat

Policia më e përmbajtur gjatë tubimeve

E drejta për të protestuar përgjithësisht është respektuar dhe normalisht manifestimet e opozitës janë zhvilluar pa incidente të rënda. Megjithatë, duhen bërë përpjekje për të përmirësuar përgatitjen nga ana e policisë për përballimin në mënyrë adekuate të situatave të tensionuara apo të dhunshme që mund të krijohen gjatë manifestimeve.

Liria e mediave

Qeveria ushtron presion mbi mediat

Por, megjithë numrin e madh të gazetave dhe mediave të tjera të shkruara dhe elektronike në Shqipëri, asnjëra prej tyre nuk është krejtësisht e imunizuar nga presioni politik dhe financiar. Rritja e transparencës rreth pronësisë së mediave është jetike. Raportime rreth tentativave të qeverisë për të ndikuar informacionin e dhënë nga mediat kanë vazhduar. Në këtë aspekt, qeveria duhet të heqë dorë nga çdo tentativë përdorimi të presionit ose të ngacmimit të mjeteve të informimit, si edhe duhet të përshtasë tërësisht ligjin mbi shpifjen me standardet evropiane.

Gjendja ekonomike

Reformat dhe energjia, rrezik potencial

Pas rënies së rritjes së Prodhimit Kombëtar Bruto (PKB/GDP) gjatë vitit 2002, gjendja ekonomike në vitin 2003 njohu një rritje të qëndrueshme me rreth 6 %. Megjithatë, një numër elementesh, më konkretisht paqëndrueshmëria politike, furnizimi i pasigurt me energji elektrike dhe reformat strukturore të papërfunduara, mund të pengojnë performancën e tanishme.

Papunësia

Shifrat e qeverisë për papunësinë, të manipuluara

Shifrat e papunësisë duhen marrë gjithsesi me rezervë, duke qenë se një numër i konsiderueshëm i të papunëve nuk regjistrohen në shërbimet e sigurimeve shoqërore dhe aktivizohen në tregun e zi. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), shkalla e papunësisë në vend është më e lartë dhe arriti në 38 % në fund të vitit 2003.

Tregu i brendshëm

Zbatimi i ligjit, pengesë për zhvillimin e tregut

Kufizimet e administratës dhe problemet serioze të korrupsionit vazhdojnë të kenë efekte negative në zbatimin konkret të këtij legjislacioni. Kjo gjë ndikon gjithashtu edhe në marrëdhëniet tregtare. Zbatimi subjektiv apo diskriminues i ligjeve është mesa duket i shpeshtë, për shembull në fushën e tatimit mbi ndërmarrjet. Mungesa e garancive në lidhje me zbatimin e drejtë të procedurave është një çështje që duhet zgjidhur urgjentisht.

Prokurimet publike

Mungon transparenca dhe konkurrenca

Shqipëria duhet realisht të rrisë përpjekjet e saj në këtë fushë. Në veçanti, ajo të vazhdojë të forcojë strukturat që kanë të bëjnë me prokurimet. Duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm për nxitjen e një &quot;kulture të prokurimeve publike&quot; të bazuar në parimet e transparencës dhe konkurrencës së ndershme. Nga ana tjetër, duhen marrë masa për parandalimin e parregullsive dhe përndjekjen e mashtrimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.

Industria

Sektori më i dobët në Shqipëri

Sektori industrial në Shqipëri vazhdon të jetë i dobët. Kontributi i tij në shtimin e përgjithshëm të PKB-së fjatë 2003 pritet të jetë i përafërt me atë të 2002, domethënë rreth 12 % - 13 %. Përpjekjet për ristrukturimin e industrive ekzistuese kanë qenë të pakta. Për këtë arsye, industria vazhdon të jetë përgjithësisht e vjetëruar, e parikuperueshme dhe e paaftë për të konkurruar me industrinë evropiane.

Pastrimi i parave

Legjislacioni për këtë qëllim nuk zbatohet

Shqipëria ende ka një ekonomi që bazohet te qarkullimi me para në dorë. Gjatë 12 muajve të fundit, janë shënuar disa përmirësime në legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe përgjithësisht konsiderohet se ligjet janë tanimë të përshtatshme për këtë qëllim. Megjithatë, legjislacioni nuk zbatohet si duhet dhe miratimi i akteve është i pakët.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Edhe pse duhet të jetë prioritet, nuk ka progres

Ndonëse i identifikuar si një nga prioritetet kryesore në raportin e mëparshëm të Stabilizim-Asociimit, progresi real në luftën kundër krimit të organizuar ka qenë i dobët. Lidhur me kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore, në fillim të vitit 2003, u miratua Strategjia Anti-Trafikim, e cila duhet vënë në zbatim si duhet. Operacioni anti-trafik i gushtit 2003 solli arrestimin e një numri të konsiderueshëm kriminelësh të dyshuar, por hetimi dhe gjykimi janë të ngadaltë.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga Martin1:
.... Sigurisht qe Nano ka moral amerikan si udheheqes,
.....
---------------------------


Nano ka moral &quot;amerikan&quot; sidomos kur deklaron pasurine.
smash.gif


lecojeni :

http://www.keshilliministrave.al/shqip/antikorrupsioni/pasuria/fatos%20nano.pdf


ose kush do te lecoje pasurine e qeveritarve te tjere :

http://www.keshilliministrave.al/shqip/antikorrupsioni/pasuria.asp


ku i gjeti leket ky njeri kur deklaron vetem rrogen e shtetit ????

500.000 pensionista jetojne me me pak se 50 euro ne muaj ai ka gucimin te lozi Casino ne amerike.
smash.gif


kur edhe udhetimin per ne amerike e ka bere me leket e popullit.

te vjen keq kur shikon skena te tilla.

vetem Zoti vend dore .

cfare do te ndodhte sikur presidenti amerikan te bente gjera te tilla????

ky eshte morali amerikan ?????

te kishte qene ne amerike e kishin ......
smash.gif


nejse............
 
Top