Protestat "Nano ik"

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

LEu

Ti vertet ke nevoje per shkolle, se as ia ke haberin e debatit. E fillon me borxhin e jashtem, dhe e mbaron tek Telekomi. Jashtezakonisht konfuze dhe te paperqendruara kritikat e tua. Ti as vete nuk di se cfare kritikon por per me keq, sjell ketu ne menyre teper diletante opinionin e vetem njeres ane.

Per banken e kursimeve, thua qe Nano genjen, por vetem kaq, ne duhet te besojme ty dhe diletantet e tjere, qe as ia kane haberin nga keto pune, dhe jo Nanon burimi i informacionit te te cilit eshte zyrtat dhe i verifikueshem nga cdo institucion serioz qe deri me sot nuk ka thene se ai ka genjyer. Ajo banke eshte quajtur disa here publikisht si privatizimi me i suksesshem jo vetem nga Nano por edhe nga perfaqesuesit e BE, dhe kurre nuk eshte kundershtuar nga askush.



Edhe nje here, une prape mund te te rreshtoj ketu arritjet e PS dhe Nanos, rruge, TEC-e, Aeroporte, privatizime, banka, miqesi me aleatet strategjike etj etj. A mundet valle, sa per te me bere sado pak qejfin mua, por edhe qe mos te dukesh kaq bosh per vete, te me sjellesh mua qofte edhe nje, vetem nje arritje te PD dhe Berishes.

Harroje per nje moment politiken, i majte i djathte, PD apo PS, Nano apo Berishe, dhe le te flasim vetem per arritje, investime publike, rruge, shkolla, banka, investime ne sistemin energjitik,luften kundra kontrabandes, trafiqeve dhe nivelin e tyre sot dhe dikur, stabilitetin dhe qetesine e brendshme, sistemin e drejtesise, dmth per keto detyra te shtetit.

Di te flasesh per keto? Di te me thuash cilen nga keto pame te ndertohen ne 92-97?? Ja kete bej ti se per analiza nuk ta thote, as njohuri ke, dhe as mendja s'ta pret, dhe pastaj na hidhesh dege me dege, nga borxhi tek telekomi.

Me thuaj ne cilat nga keto kishte
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

le te analaziojme "sukseset" e Fatos Nanos ne shitjen e bankes se kursimeve.
dividendi i BK ne fund te vitit eshte 21 milion dollar .
shitja e saj eshte 126 milion dollar
beni pak raportin e do ta kuptoni sesa lire .
eshte rreth 17perqind .
pra per cdo 100 dollar te investuar austriaket fitojne 17 dollar ne fund te vitit ne fome dividendi ( mund te jete me i madhe nqs se dollari zbret akoma ne krahasim me lekun, meqe dividendi i BK eshte i shprehur ne lek)
gjeni nje banke ne evrope qe te japi 17 perqind fitim ne fund te vitit ne krahasim me vleren e aksionit.
pra ku qendron suksesi i shitjes ????
pse thote qe u shit 3 here me shtrenjt , kur kuptohet qart sesa lire u shit kjo banke.
sa kerkonte ta shiste zoti fatos 43 milion dollar edhe austriaket te fitonin gjysmen si fitim e me pak fjale ta lanin te gjithe shumen e derdhur ne blerje ne 2-3 vjet ?
kete kerkonte shoku NANO???
banka bullgare e blere nga UNicredito italian u shit 10 here fitimin dmth per ta kuptuar ne rastin e bankes se kursimeve (BK) duhej qe shuma e blerjes te ishte te pakten 210 milion dollat qe te kete suksesin e bankes bullgare.

pra kush nuk merr vesh nga keto gjera ??
por edhe ai socialisti me 8 klase shkolle pse nuk e pyet shokun NANO :
po budallenj kane qene austriaket qe na e blene banken e kursimeve 3 here me shtrenjt ashtu sic pretendon zoti kryeminester???
ku eshte suksesiiii aq i folur i zotit NANO ???

pra kuptohe Martin 1 ,

ps. per sa marr vesh une e kane vlersuar profesorat e huaj. me fal per kete mungesi modestie por meqe ncore muhabetin ne pergatitjen time duhet ta thoja.
mendoje vete sesa ku me bie pergatitja e zotit Nano me shkollen e PPSH qe na e perdor edhe ne kapitalizem.
me mua perrallat qe u tregon te forumi i PS nuk i shkojne . kerkoj falje te gjitheve per keto fjale por me detyroje qe te ulem kaq poshte zoti martin.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

shkruar nga MARTIN:
----------------------
Ajo banke eshte quajtur disa here publikisht si privatizimi me i suksesshem jo vetem nga Nano por edhe nga perfaqesuesit e BE, dhe kurre nuk eshte kundershtuar nga askush
smash.gif

------------------------------------


PERRALLA te shkruar nga Martin.

shikoni se cfare shkruan te gazeta ekonomike nje ekonomist edhe pastaj thoni qe eshte apo jo kundershtuar nga ASKUSH:
--------------------------

Nga Adriatik Kotorri / Data (26-12-2003) biznesi.com

Privatizimi i Bankës së Kursimeve me 126 milionë dollarë nga Raiffeisen Bank ditët e fundit është kthyer në një pikë referimi për ministrin e Financave, i cili duket se nuk lodhet së prezantuari këtë proces si një sukses të madh. Ajo që të bën përshtypje është krahasimi për të disatën herë të çmimit të shitjes së bankës me vlerën që ishte paracaktuar për këtë bankë nga KPMG-ja. Dhe këtu ajo që thuhet mendoj se është shumë larg asaj që mund të jetë në realitet.
Personalisht nuk jam kundër privatizmit të BK-së nga Raiffeisen Bank. Kjo e fundit është një bankë e madhe me një përvojë shumëvjeçare dhe ndoshta të rejat që ajo pritet të sjellë në sistemin bankar shqiptar kanë për të ndikuar pozitivisht në ekonominë shqiptare. Ajo të cilën do të doja të komentoja ka lidhje me çmimin. Nuk dua të shpreh të pakënaqurin. Pranoj, ndonëse me rezerva, që më mirë është shitja me këtë çmim sesa vazhdimi i kësaj gjendjeje agonie ku Banka e Kursimeve vegjeton vetëm nëpërmjet investimit në bono thesari, duke dëmtuar në këtë mënyrë më tepër se veten, tregun bankar dhe ekonominë në tërësi.
Por gjithashtu nuk mund të pranoj se çmimi ishte shumë i lartë. Ndoshta ky mund të jetë çmimi më i mirë që ofronte tregu ndërkombëtar. Por jam i sigurt se ky çmim nuk është më i lartë sesa vlera e Bankës, siç po reklamon së fundi ministri i Financave.
Vlerësimi i KPMG-së, i dyshimtë
Ministri i Financave konkretisht argumentoi se “çmimi i shitjes është më i lartë sesa vlerësimi i bërë nga KPMG-ja”. Kjo, për mendimin tim, nuk është argument për të qenë.
Së pari, është hera e dytë brenda këtij viti që një ndërrmarje shtetërore privatizohet me një çmim më të lartë sesa vlerësimi i KPMG-së. Në fillim ishte rasti i INSIG-ut. Ky institucion ishte vlerësuar nga KPMG-ja për një vlerë 2.3 miliardë lekë (vlerë minimale) dhe 2.8 miliardë lekë (vlerë maksimale), kur çuditërisht kjo ndërmarrje në bilancin e saj zotëronte mbi 3.9 miliardë lekë depozita me afat dhe bono thesari. Për më tepër, vlera e ofruar për 39 për qind të aksioneve të këtij institucioni nga IFC dhe BERZH rezultoi në një çmim total prej 3.2 miliardë lekësh për INSING-un. Pra, tregu ofroi 400 milionë lekë (ose 3.5 milionë dollarë) më tepër sesa vlerësimi maksimal i KPMG-së.
Rasti i tanishëm është Banka e Kursimeve. Shifrat e vlerësimet maksimal dhe minimal të këtij institucioni nga ana e KPMG-së nuk janë bërë publike. Ajo që po bëhet publike dhe me të cilën po “rreh gjoksin” ministri i Financave janë shifrat krahasuese. Po flitet për një tejkalim me 26 për qind të vlerësimit që i është bërë kësaj banke.
Këto tejkalime të çmimit të tregut ndaj vlerësimit të INSIG-ut dhe BK-së ngrenë një pikëpyetje: A mos vallë ne krejt papritur po tregohemi kaq të zotë sa t’u shesim “sapunin për djathë” investitorëve të huaj?
Pra, a është e vërtetë se çmimi i shitjes për këto dy institucione është më i lartë sesa vlera e brendshme e tyre?
Patjetër që jo! Nuk është çmimi ai që është i lartë, por janë vlerësimet e realizuara për këto institucione që janë të ulëta, në mos të çuditshme. Diferencat midis vlerësimeve të kryera nga KPMG dhe vlerës së brendshme të këtyre institucioneve janë të mëdha dhe për të vërtetuar këtë nuk nevojitet ndonjë analizë shumë e thellë ekonomike. Vetë fakti që Banka e Kursimeve vetëm nëpërmjet investimit në bono thesari siguronte rreth 20 milionë dollarë në vit fitim, mjafton për të thënë se vlera e brendshme e kësaj ndërrmarrjeje duhet të luhatet në shifra më të larta sesa 126 milionë dollarë dhe natyrisht më të larta se vlerësimi që i është bërë bankës. Nëse vlerësimi do të marrë parasysh edhe faktin se ekziston edhe një fitim i konsiderueshëm potencial që Banka e Kursimeve mund të siguronte nëse do të jepte kredi, atëherë vlera e bankës do të rezultonte akoma më e madhe.
Efekti i zhvlerësimit të dollarit
Në lidhje me vlerën e dollarit janë dy çështje që do të trajtoja: së pari, Banka e Kursimeve u privatizua nga një bankë austriake e cila bilancin e saj e ka në euro. Monedhë zyrtare e Austrisë është euro dhe pjesa dërrmuese e transaksioneve ndërkombëtare që realizohen në vendet e Eurozonën bëhen në po këtë monedhë. Dollari nuk është monedhë zyrtare as për Shqipërinë dhe as për Austrinë. Atëherë pse çmimi i shitjes së Bankës së Kursimeve u shpall në dollarë? Kjo ndoshta është më e lehtë për t’u kuptuar. Sot dollari është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj euros. Pra, çmimi në dollarë është shumë më i favorshëm për bankën austriake sesa çmimi në euro.
Së dyti, duhet të marrim në konsideratë zhvlerësimin e dollarit për të qenë më të saktë në vlerësimin e çmimit të BK-së. Nëse sot ne (më saktë qeveria) mburremi për tejkalimin me kaq apo aq për qind të çmimit maksimal dhe minimal të vlerësimit të Bankës së Kursimeve, duhet të marrim parasysh kohën që është marrë për bazë nga vlerësuesit dhe asaj se kur po ndodh në realitet shitja e bankës. Çmimi sot është 126 milionë dollarë. Gjatë nëntë muajve të fundit dollari është zhvlerësuar me rreth 25 për qind. Pra, 126 milionë dollarë sot vlejnë sa 100 milionë dollarë në muajin mars. Kështu që para se të nxjerrin raportin e çmimit të shitjes me vlerën e nxjerrë për këtë bankë, duhet që shifrat të vendosen në të njëjtën bazë kohore. Në këtë mënyrë do të jemi më realistë kur flasim për atë që realisht kemi marrë nga Banka e Kursimeve. Dhe pas një llogarie të tillë hapësirat për vetëkënaqësi patjetër që do të jenë më të ngushta.
------------------------------


pra dikush e paska kritikuar e kuptuar sesi shkojne punet .
nuk jane te gjithe kongresmen qe mendojne ashtu sic ju thote zoti NANO , por ka nga ata qe i bejne edhe nje analize indipendente.
shpresoj qe Martin e ta mbylli me "SUKSESIN" e shitjes se bankes se kursimeve edhe me mos kritikimin.

une nuk dua te zgjatem por mund te them qe ne keto 7 vjet qeverisje socialiste borxhi i brendshem eshte rritur pa mase , ashtu edhe borxhi i jashtem ne valut.
po te shtojme ketu edhe leket e fituara nga shitja e nderrmarrjeve shtetrore (profarma, birra tirana, fabrika e cimentos ne fushekruje etj etj ) edhe ato nderrmarrje te vogla qe shiten nga AKP(agjencia kombetare e privatizimit) behet me te vertet nje shume e madhe .

edhe te gjitha keto borxhe edhe keto fitime te marra nga privatizacioni nuk justifikojne shpenzimet per rruget e shtruara te trombetuara me te madhe nga dikush qe i LEVERDIS ti trombetoje.

jo kot edhe FMN me gjysem zeri shpesh here thote qe te ulen shpenzimet jo-kapitale(dmth ato shpenzime ku hyjne edhe udhetimet, veturat, celularet etj etj te qeveritarve. )

sigurisht qe FMN nuk ka si ta thote troc por kush ka njohuri nga ato gjera e kupton se cfare do te thote ajo fjale "shpenzime jo-kapitale".

pra gjerat jane te qarta , shpresoj
smash.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Lexova deklaratat ne lidhje me hapjen drejt nje marreveshje te pozites me opoziten per probleme delikate te vendit qe kerkojne nje armepushim ne luften politike.

Cfare ofroi praktikisht Nano?

Nderkohe qe Ai kerkoi ne menyre mjaft te qarte nga opozitaret, qe do te pranojne edhe vetem te ulen ne te njejten tryeze me te, njohje te pakufizuar te ligjshmerise se qeverise Nano dhe, me teper akoma, angazhimin se do te punojne per perforcimin e institucioneve te shtetit shqipetar (qe implikon perfundimin e sulmeve ndaj tyre) dhe stabilizimin e pushtetit te tij (pushtet ne kuptimin pozitiv), Nano nuk ofroi asgje konkrete per ata opozitare qe, duke pranuar te ulen ne tryeze, pranojne automatikisht keto kerkesa te tij edhe nqs nuk arrihet ne nje marreveshje konkrete pas diskutimeve.
Praktikisht, kryeministri Nano ofron gadishmerine e tij te ulet ne diskutime, qe mund te cojne diku apo askund, me opoziten, pasi keta te fundit, me pranimin e fteses, kerkojne automatikisht falje publike per te gjitha akuzat e bera (sidomos per paligjshmerine e zgjedhjeve) ndaj Nanos.
Nje koment personal- kerkon nje autogol nga opozita.

Cfare ofron Berisha?
Nga ana e tij, Berisha nuk ofron asgje ne lidhje me nje marreveshje te mundshme. Berisha ofron vetem mundesine per te perfaqesuar opoziten shipetare ne nje bisedim me Nanon. Nderkohe nuk terhiqet aspak nga sulmet e tij mbi ligjshmerine e zgjedhjeve (duke sulmuar, edhe gjate deklarates se vullnetit per marreveshje, kryeministrin dhe presidentin) Ne kete menyre Berisha arrin te institucionalizoje pozicionin e tij dominant ne opoziten e sotme me ane te votimit qe ai kerkon nga tryeza e opozites per t'u deleguar ne marreveshjen me Nanon. Berisha vuri si kusht per pjesemarrjen e tij ne marreveshje (kujt ia vuri kushtin? opozites.) nje votim brenda opozites (qe do te ligjeroje autoritetin e tij) por nuk garantoi se, pas votimit, marreveshja do te behet dhe as se marreveshja do te kete nje permbajtje te caktuar qe do te favorizoje te gjithe opoziten ne zgjedhjet e ardhshme.
Ne keto kushte, marreveshja me duket mjaft e larget dhe deklaratat e kryetareve te dy forcave politike me te votuara (nga ata qe votojne - 50 % e elektoratit) te vendit jane nje JO e madhe e maskuar politikisht.
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Kjo levizja "Nano Ik" eshte kot fare bile po krijon nje atmosfere te ngjashme me '97-en. Na dashka Sala te behet president...Une nuk e di pse po e udheheq ai partine demokratike!!!
 

Zemra

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

i lexova me vemendje faqet e famshme mbi protesta...
Reagimet qe pashe nuk jane aspak bindese...
Dikush flet sikure Sala vete,... dikush sillet sikur Nano.
Besoj se shumica kane te drejte por ju garantoj se shume spo perzien ne kete loje...
Mendoj se z.Sala nuk ka ndonje aftesi si poltikan lider i opozites. Dhe keto bindje i kam pa paragjykim.
Nese opozita don te fitoj besimin e popullit pra te shumices ajo duhet te gjene nje lider qe mund te merret ne konsiderate.
Sa Sala te jete aty, opozita ska me pas fat me hyp ne pushtet.
Ai i ka letrat te djeguna si lider i opozites, i ka te djeguna si dipllomat, i ka te djeguna si strateg.
Shkurt z.Sal Besprisha nuk egsiston as ne Shqiperi as ne boten perendimore. Arsyet besoj do ti gjeni ne ish politiken dhe strategjine e tije si ish udheheqes i vendit.
Sa per Nanon.
Kam veshtersi te foli. Nuk jam i qefit qe eshte ne krye te shtetit. Ai ndodhet aty se nuk ka pas kush te ja marre karrigen. Si te thuash eshte i pa rival ne politike.
Do te ishte ne te mire te Shqipersise te gjindej nje politikan i ri sa ma shpejt sa nuk e ka majte pushtetin perjetsisht. Si kjo gjendje politike vazhdon nuk ka gja çude me u shpalle Mbret i Shqipetarve (lol).
Reagoni drejt mos mbani anen e askujt por te Shqiperise.
Kam nje fare bindje se ne kete teme nuk folni haptas dhe nuk shprehni ate qe keni ne zemer.
Por ju kujtoj se ne politiken e nje shteti ça ke na zemer nuk shkon ne diplomaci. Z.Sale ça pati ne zemer ja shprehi botes per diplomaci keshtu qe ai humbi. Dhe te gjithe ata diplomate si ai, jane fatezit e kombit tone. Poshte Sala e Nano.
Vive la demokraci
Rrofte Shqiperia e gjore.
Uroj te lindin dy tre politkan te ri qe ju pelqen diplomacia dhe jo klanet e ndryshme e thaset e miellit.
KU JENI BREZI 32-38 vjeç, lueni vendit banuni trima per te shembur perendorit NANO BERISHA
SUKSESE
AH SHQIPERI.!!!!!!!
 

blendiys

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Furor Aquila:
[qb] Kjo levizja "Nano Ik" eshte kot fare bile po krijon nje atmosfere te ngjashme me '97-en. Na dashka Sala te behet president...Une nuk e di pse po e udheheq ai partine demokratike!!! [/qb]
Nese deri me tash askush nuk ka kerkuar ne mediat e shkruara ose ne Televizion per:<span style="font-weight: bold">rrembim armesh qe te mbrojme veten nga e keqja qe na ka pushtuar</span>,nuk mund te krahasojme me 97-en.
Eshte nje kerkese me anen e protestes demokratike (ku nuk thyhen xhama dhe te qellohen police e ushtare),qe ka si synim sensibilizimin mbare Shqipetar te ngrene <span style="font-weight: bold">zerin</span> dhe ti thone JO qenjeshtres,mjerimit dhe korrupsionit.
Deri ketu nuk shikoj asgje anti-kushtetuese.
Mendoj se akoma nuk jemi te qarte per c'ka kerkojme,hallet tona i lidhim me ate qe do te vije me pas
<span style="font-style: italic">Nuk e di nga doli fjala qe Sala po kerkon te rikthehet ne pushtet</span>
Te vihesh ne krye te nje levizjeje nuk ka gjithmone qellimin e marrjes se stafetes!
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Blendi@:&lt;br /&gt;[qb]<span style="font-style: italic">Nuk e di nga doli fjala qe Sala po kerkon te rikthehet ne pushtet</span>
Te vihesh ne krye te nje levizjeje nuk ka gjithmone qellimin e marrjes se stafetes! [/qb]
Domethene e beka per qef Sala. Do te ndihmoje shqiparet sic i ndihmoi kur ishte president, duke ua vjedhur leket ose i la bankat te vjedhin leket e popullit. Na e bone Salen politikan te ndershem
lol.gif
Nje gje e tille nuk ekziston.
 

King

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

hi,
po ti ndjekesh me pak vemendje zhvilliment e fundit sociale, politike, ekonomike ne shqiperi nga njera ane dhe nga ana tejter te perpiqesh te gjesh nje pergjigje per situaten, per mendimin tim shume e rende, uk duhen lene pas dore dhe politikanet e tjere qe i perkasin si nanos dhe berishes nano dhe berische vetem nuk mund te bejne asgje pa patur dhe zagaret e tjere me vete
por ajo qe eshte me tmerrshme eshte fakit qe politikanet qofshin keta socialiste ose demokrate ose te ndonje partie tjeter diten shajne njeri tjetrin dhe naten nadajne pasaret ....perderisa kohe nuk do te sqarohet kush dhe sa schume i bejne pasaret do te jete shume e rende situata ne shqiperi
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Banka e kursimeve u shit me tender nderkombetar te hapur dhe ky tender percaktoi cmimin, i cili merr ne konsiderate edhe riskun e larte per te ber biznes ne Shqiperi. Nano nuk mund ta mbyllte tenderin, e te priste per te tender tjeter, duke shpresuar se do merrte cmim me te larte....kjo eshte sa idiote, joserioze po aq edhe qesharake.

Analizat kritike per kete jane llafe boshe pa asnje baze reale, sepse nevoja per privatizim e ketyre ndermarrjeve eshte shume here me e larte sesa vjelja e nje cmimi maksimal i cili eshte shume relativ, i pasigurte dhe mund te kerkoje mjaft kohe. Keto ndermarje duhen shitur nje ore e me pare tek privati edhe me cmime simbolike sepse ndryshe ato mund te zhyten ne kriza sic u zhyt Albtelekomi, shpetimi i te cilit vjen vetem nga privatizimi. Keta analistet ekonomike shqiptare jane shume medioker dhe te paafte, e mbi te gjitha denglaxhinj, dhe me duket mua se sikur Nano ti thoshte jo 126 milione dollareve ata do ta kritikonin Nanon per kete.

Ato 126 milione dollare jane shume here me te vlefshme sot qe ne po kalojme nje etape reformash sesa 200 milione dollare qe mund te merrnim neser nga kjo banke. Privatizimi i kesaj banke edhe nen cmimin real te saj ka shume te mira te tjera. Se pari ajo si pjese e nje banke teper prestigjoze, rrit kredibilitetin e bankes dhe nxit shqiptaret qe parate te cilat i mbajne ne shtepi ti fusin ne banke, pra godet informalitetin. Se dyti kjo firme si firme serioze paguan taksa rregullisht per shtetin shqiptar, dhe se treti qeveria shqiptare tashme nu harxhon me fuqine intelektuale dhe drejtuese te saj ne manaxhimin e ndermarrjeve te tilla, por i orienton ato ne probleme me specifike dhe me afer punes se saj. Shteti dhe reformat nuk behen me sikur-e (sikur ta shisnim kaq apo aq banken) as me filozofine &quot;Prit Gomar te mbije bar&quot;, as me dengla si keto te Kotorit apo shume injoranteve ketu.

Reformat konsistojne ne privatizimin e ndermarrjeve shteterore, dhe qeveria po merr shume kritika se nuk po i privatizon ato me shpejt. Te huajt duan privatizimin e tyre edhe me shuma simbolike keshtu qe qeveria te qeverise dhe jo te manaxhoje ndermarje te tilla, qe jane jashte kopetencave te saja, ndermarrje pra qe duhen privatizuar dhe futur ne biznes duke u kthyer ne firma eficente dhe efektive.

Si ka mundesi qe nuk i kuptoni keto, dhe nqs nuk i kuptoni heshtni, se komente te tilla iu tregojne vertet injorante.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

populli shqiptar i demonstratave dhe rremujrave do beje mire ta uli koken, te shkoje te punoje per te mbajtur familjen atje ku te mundet, te dergoje femijet ne shkolle, te mos rrahi gruan e femijet dhe mos merret me demostrata e parti politike. Kjo levizja Nano ik eshte nje levizje batakcinjsh qe kerkon te rrezoje nje qeveri e te vere nje tjeter qe do te jete po si ajo ose me keq. Edhe mua nuk me pelqen qeveria e Nanos. Po nqs kjo levizja do behej nga njerez te ndershem e nga politikane te zot profesionalisht nuk do te kerkonte renien e qeverise (gje qe ka sjelle vetem rremuje) po do kerkonte gjera specifike p.sh. shteti te rregulloje gjendjen e shkollave te filan zone, ose te subvencionoje rregullimin e shtepive te filan zone, e keshtu me rradhe. NUK DUHET TE KETE ME RENIE DHE NGRITJE QEVERIE SIPAS QEJFIT, POR VETEM SIPAS LIGJIT. Dhe ligji eshte vetem kur behen votime. Nqs dikush do demonstrata ti kerkoje qeverise aktuale te rregulloje nje gje konkrete e jo thjesht ik ti se du me ardh vete ne pushtet qe te vjedh dhe une ca. Kjo eshte rremuje. Mjaft me me rremuje. Ka njerez qe jetojne ne mizerje diku ne rrethinat e Tiranes apo dhe te rretheve, ka njerez qe kane nevoje per nje operacion qe behet vetem jashte, ka femije qe rrine rrugeve, flene dhe hane rrugeve. Demonstratat te behen qe te detyrohet te punoje sa ti dale bretku filan minister qe i ka ne dore keto gjera dhe nuk i ka bere dhe jo te iki komplet qeveria qe te vijne ca inkompetente te tjere. Po populli i demonstratave e ben demonstraten sa per te marre ato parate e ndyra qe u japin per te dale ne shesh dhe jo per ato qe thashe me lart. Per hir te atyre qe vuajne ne mizerje keta demonstrataxhi qe kerkojne pushtetin duhen shtypur me force sepse nuk zgjidhin ose nuk dine te zgjidhin asnje problem. Ata vetem sa shkaktojne nje problem tjeter shtese.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga amaro2004:
[qb] ja iku Nano, po kush vjen? [/qb]
Do vije GOGOLI, XHAHILI, BAJRAKTARO-MESJETARI, Sale. DO vije degjenerimi, perversiteti i vlerave, mentaliteti barbar dhe kanunor i politikes se perjashtimit dhe hakmarrjes. Do vije mentaliteti i bingove, kafeneve, kioskave, malokerise, intolerances dhe konfliktit. DO vijne me pak fjale ata qe ishin ne 92-97, apo me mire llumi i tyre, ish-deputetet, ish-ministrat dhe ish-udheheqesit e shtetit te firmave piramidale, te zgjedhjeve te 96, te 5 km rruge, te hicit e te kotit. Te njetet njerez pa intelekt, koketrashe e injorante si Jemin Gjana me shoke. DO vije mallkimi i vertete per shqiperine, sic ishte mallkim per ne qeverisja e tyre qe na degjeneroi ne nje 97.

Do vine ata qe do na fusin prape ne konflikte krahinore, dhe kulturore, ata qe e kishin nje here pushtetin dhe na e hapen gropen 7 pashe me te thelle se Hoxha. Ata qe flasin vetem per urrejtje, gjak, vrases, armiq etj etj. Ata qe mbeten funeraleve dhe varrim-zhvarrimeve sepse jane te paafte te paraqesin alternativa zhvillimi, plane ekonomike, apo ti adresohen problemeve me te medhaja te shqiptareve. Ata qe per 5 vjet dhe me 2 miliarde dollare ndihma, nuk arriten asgje, nuk kishin asnje sukses, asnje arritje, qe shtruan vetem 5 km rruge, dhe lejuan qe shqiptareve tu vidhen parate ne mes te dites nga ata qe keta opozitare sot i quanin &quot;dallendyshe te demokracise&quot;, qe rrahen, burgosen dhe persekutuan opoziten e atehershme ne menyren me barbare, qe rrahen gazetaret qe dogjen gazetat, qe na cuan ne arabi dhe na mbushen me terroriste arabe etj etj.

Zoti na ruajt.
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Ja iku Nano ne kosov,per t'u thon atyre; HELP! e Shqiperise; E DUA SHQIPERIN!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Martin1
Anëtar/e
Anetar/e # 699

Shkruajtur më 25 Shkurt, 2004 17:31
--------------------------------------------------------------------------------
Leu per hir te atij ZOti qe eshte ne qiell, pse kerkon te japesh mendim ne ate fushe per te cilen as e ke haberin fare.


E sa per komentet e tua per banken ato jane edhe me skandaloze. Nuk ka dhe as ka pasur asnje banke ne bote me fitim 18%
smash.gif
. Sepse sidomos sot nuk ka asnje veprim fitimprures te bankes qe nxjerr kete fitim. Se dyti, banka e kursimeve ishte banke inaktive prej kaq kohesh, ajo nuk jepte pothuajse fare kredi dhe merrej shume pak me investime.
Se treti kjo banke u shit 2 here me shtrenjte se sa bankat e saj simotra ne Ballkan
smash.gif
, dhe kjo u be ne Shqiperi ku ndodhin edhe 97, pra ne nje ambient shume te pasigurt dhe me risk teper te larte biznesi.

Per Albtelekomin nuk e di. Por te besosh se kjo ndermarrje ka 20 milione dollare fitim eshte pak tia futesh kot
smash.gif
. Albtelekomi ka nje borxh prej 20 milione dollaresh te akumuluar gjate 10 viteve te fundit
-------------------------------------
Ato 126 milione dollare jane shume here me te vlefshme sot qe ne po kalojme nje etape reformash sesa 200 milione dollare qe mund te merrnim neser nga kjo banke. Privatizimi i kesaj banke edhe nen cmimin real te saj
smash.gif
ka shume te mira te tjera.
------------------------------------------


ku do ti cosh te gjitha keto Martin qe the , mbasi edhe vete e pranove tani qe kjo banke u shit shume here me lire sesa ishte vlera e saj ?

ku eshte e verteta e 2 here me shtrenjte sesa simotrat e saj ne ballkan qe ti ke shkruar ??????


pse genjen Nano kur thote :


ne .,Aktivin i PS në Tiranë

-------------------
Nano ka theksuar në fjalën e tij: &amp;#8221;Gjigandi i bankave evropiane si &amp;#8216;Reiffaisen&amp;#8217; vjen, studion dhe guxon të blejë bankën kryesore të sistemit financiar në Shqipëri, atë të Kursimeve. Guxon ta blejë me një vlerë 3 herë më të lartë se inventari ose 2.3 herë më të lartë sesa të gjitha shitjet e kësaj natyre në të gjithë ish-Evropën Lindore;

-------


del naturale pyetja:
Pse GENJEN zoti KRYEMINISTER ??????????'

pse nuk e thote ashtu sic eshte e VERTETA e shitjes se bankes se kursimeve ???????'

duhet besuar nje kryeminister qe GENJEN duke i dhene voten serish??????

duhet vazhduar te mbajme nje kryeminister qe na tregon perralla mbi &quot;sukseset&quot; e tij kur e verteta eshte me te vertet ndryshe???????

nuk ka PS njerez me te ndershem sesa zoti NANO??'

pra meqe tema eshte &quot;nano ik&quot; une jam dakort qe KY personazh per mendimin tim e shume te tjerve qe nuk kane teseren e PD e te asnje partie tjeter nga opozita e ka mbushur kupen edhe duhet te iki.

ka DESHTUAR ne te gjithe politiken e tij ekonomike ne keto 7 vjet qeverisje
thumbsup.gif
.

po shet(ose me mire te themi S-vendere) te gjithe pasurine e djersen e shqiptarve te ngritur me 50 vjet pune per shume pak lek duke e justifikuar me genjeshtra edhe kur ato zbulohen, me justifikime se qenkan me mire qe te shiten nenvlere sepse keshtu na e kerkojne te huajt ose qenkan me mire per shqiperine ne kete moment.

eshte detyra e Ekzekutivit(me ne krye NANON) qe te krijohet nje klime e pershtatshme per biznes edhe nje menaxhim SERIOZ i pasurise kombetare (ketu hyn edhe banka e kursimeve, albtelekom etj etj) keshtu qe vlera nga shitja e ketyre nderrmarrjeve do te jete me te vertet me e LARTE sesa kjo e sotmja e mbi te gjitha ne vleren e vertet te tyre.


Por meqe shoku FATOS nuk arrin te krijoje kete KLIME te pershtatshme ne shqiperi(pse-ne e dini vete me mire ) edhe meqe duhet qe shteti te heqi dore nga ekonomia(ashtu sic rakomandojne te huajt) zgjedh rrugen me te shkurter, ate te shitjes nen VLERE te pasurise kombetare.

pastaj qe te mbuloj gafen e bere me keto shitje fillon edhe genjen duka na thene qe u shit 2-3 here me shtrenjt sesa vlera e saj .

SI rrjedhim edhe ata qe e mbrojne zotin Nano genjejne ashtu sic ke bere edhe ti Martin ne shkrimet e mesiperme.

kjo eshte e verteta KOKEFORTE e fakteve.

mund te vazhdosh me taktiken tende duke ofenduar nga ekonomistet ose edhe pjestaret e tjere te albforumit qe nuk e mendojne si ty ose sic genjen zoti NANO por eshte rruge qe nuk te ecen.

te gjithe ketu jane ne gjendje te bejne llogarite e ekonomist kotorrit (qe ti e quan injorant, sepse e kishim shkruar ne albforum me pare ate,se ai te botonte shkrimin ne gazete ) edhe te kuptojme MASHTRIMIN e rradhes qe na beri zoti Nano duke u lavderuar me shprehje sa qesharake aq edhe skandaloze qe banka e kursimeve u shit 2-3 here me shtrenjte sesa vlera e saj.

kjo lloj menyre berje politik duhet te marri fund.

zoti NANO duhet te bej valixhet me gjithe grupin e tij sepse e kane tepruar.

edhe persona qe kane simpati per te MAJTEN progressiste nuk e durojne dot kete politik te shokut Nano qe eshte e bazuar vetem te genjeshtra e te interesat vetjake.

Ne nuk duam nje shqiperi te qeverisur me keta personazhe , si Nano e Berisha sepse jemi me te vertet te merzitur e te zhgenjyer.

pra &quot;Nano ik &quot; eshte shume e drejte edhe duhet bere sa me pare.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Vleresimi i nanos (apo kujtdo ne vendi te tij) nuk mund te jete vecse relativ.

Do te ishte mire sikur pika e referimit te mos ishte Berisha

Fatkeqesisht Berisha eshte pika e referimit ne vleresimin e Nanos.
Dhe jo vetem sepse ishte i fundit qe drejtoi shtetin shqipetar perpara nanos (perpara aparatit te nanos) por, me e rendesishmja, sepse eshte Berisha i privilegjuari per t'u vene ne vend te nanos pasi ky i fundit te largohet nga vendi i tij.

Nuk e them per pesimizem - Mendoj se duhet krijuar nje tjeter pike referimi per te krahasuar nanon.

Shifrat e arritjet ne krahasim me programet nderkombetare jane teper te manovrueshme nga pushtetaret apo opozitaret dhe nuk mund te kuptohen nga kushdo (votuesi me kulture mesatare)

Duhet te shihet efekti real (aktual apo ai i ardhshem) i politikave te qeverisjes dhe jo politikat ne vetvete
Ky efekt real gjykohet dhe mendohet nese cmimi i paguar mund te ishte me i vogel (psh - a mund te kishim nje kompani celulare qe ofron te njetat sherbime si sot duke privatizuar AMC ne nje menyre tjeter - me te pershtatshme per kushtet internacionale ne ballkan?)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

ne e vlersojme me nivelin e berishes e kuptohet sesa keq na del personazhi NANO.

mendojeni vete sikur ta krahasojme me lider te majte si klinton,bleir, shreder, o d'alema se cfare personi do na dilte.

per te mos folur per keta dy te majte qe po kanditojne kunder bushit per zgjedhjet e reja.

eshte me te vertet per ti patur zili sesi shprehen qe ti japin zgjidhje problemeve qe shqetsojne ameriken e evropen sot keta politikan.


edhe ne shqiperi duhen njerez te rinj, ide te reja, mentalitet i ri qe keta persona nuk e lejojne ,vetem per hire te etjes per pushtet.
e konsiderojne shtetin , shqiperine , partite ku bejne pjese sikur ja ka lane babai trashgimi.

si mund do te hyjme ne evrope me keta njerez qe kemi ne pushtet ????

no coment............
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

shkruar nga gene:
-----------------
a mund te kishim nje kompani celulare qe ofron te njetat sherbime si sot duke privatizuar AMC ne nje menyre tjeter - me te pershtatshme per kushtet internacionale ne ballkan?)
-----------------------------

privatizimi i AMC i bere nga zoti Nano eshte sa unik aq edhe skandaloz.

direktiva e B.E. ku edhe ne kerkojme te hyjme eshte shume e qarte.


1-nuk duhet shitur nje nderrmarrje kur ka monopol,ose pozicion dominues ne nje sektor te ekonomise.

2-aq me teper nuk duhet shitur nje kompanie tjeter me pronar nje shtet tjeter.

pse ndodhin keto gjera ne vendin tone ??????


ku ka vend qe shet te vetmen kompani cellullaresh pa e hapur-liberalizuar me pare tregun.????

ku ka rast qe e vetmja kompani cellullaresh te kaloje pronesine nga nje shtet-padron ne nje shoqeri tjeter qe eshte e kontrolluar nga shteti i nje vendi tjeter????


kush jeton ne itali mund te jet i informuar mire sesi me ligj italia nuk lejon qe kompania shtetrore e energjise elektrike ne france nuk lejohet qe te kontrolloj kompanine private italiane te energjise EDISON megjithese tregu i energjise elektrike ne itali ka shume operator.
pra per te vetmin motiv qe blersi eshte nje kompani shtetrore nuk lejohet qe te futet ne treg?

ndersa ne jo vetem qe e lejojme OTE-n e shtetit greke te bleje AMC, por ja japim edhe kur ajo eshte e vetmja kompani e telefonise mobile ne shqiperi ?
me pelqeu rasti i kosoves ku po behet ankandi per licencen e dyte cellullare ne kete vend.
kompania e vetme cellullare eshte VALA me pronar qeverine kosovare.
pra nuk e shiten perpara sesa te liberazonin tregun e telekomunikazioneve.
jo vetem kaq por kane detyruar qe edhe kompnite e tjera qe kerkojne licenzen e dyte te kene si aksioner te pakten nje shtetas kosovar me 50 % te aksioneve !!!!!
sot vodafone eshte komplet e huaj ndersa AMC eshte 85 % e shtetit grek e presantuar nga OTE.

shikoni sa i madh eshte ndryshimi yne edhe me kosovaret.

thuani pastaj qe ky nuk eshte skandal qe vetem keta tipa si NANO i bejne keto gjera.

pastaj dihet qe greket e AMC abuzojne me konsumatorin shqiptar duke patur keto priviligje duke na sjelle cmime nga me te medhat ne evrope?

pse keta greket nuk i bejne me ndonje vend tjeter ne evrope keto pislliqe?


pse ndodhin keto gjera ne vendin tone ??????

pergjigjia:

sepse kemi njerez si NANO qe kane interesa shume te ngushta me shtetin e pronares se AMC .(mos u mundoni shume per cilin shtet eshte fjala)

pra &quot;NANO IK&quot; eshte mese e drejte .
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Une nuk pranova se Banka e Kursimeve u shit lire, kete e thua ti, qe je pak si ai emisoni, vet pyesim vet pergjigjemi. Por une komentova edhe per skenarin me te keq, pra edhe sikur ajo te ishte shitur lire ajo prape eshte arritje fantastike ne reformat qeveritare dhe pike reference per shitjen e te gjitha ndermarrjeve te tilla. Nano flet me shifra zyrtare dhe si figure publike perketo shifra ai nuk genjen dot, pasi ai nuk mund te shpif perballe nje realiteti te verifikueshem, dhe me tej ate privatizim e pranoi si shume te suksesshem te gjithe analistet e huaj vec atyre amatoreve tek gazeta biznesi.

Cmimi i bankes nuk matet me pasurite e patundshme apo me depozitat qe disponon por me potencialin e biznesit qe ka dhe qe cenohen nga nje risk i larte sepse eshte ne shqiperi. Ti nuk di nga keto, ti lexon si papagall cfare thone amatoret e tjere dhe te duket se cdo zog qe fluturon, hahet. Ti aq di dhe aq thua.


Nano po ben reforma. Nano duhet ti heqe nga administrimi i shtetit te gjitha ndermarrjet edhe pse ai i shet ato me cmime simbolike sepse keto ndermarrje s'kane per te ecur kurre perpara nqs ato nuk privatizohen. Cdo dite qe kalon dhe ato jane nen manaxhimine shtetit atyre i humbet vlera. Per mua shume ndermarrje tetilla duhet te shiten me shifren simbolike prej 1 dollar, keshtu qe privati te investoje ne keto, te hape vende pune, dhe te paguaje taksa, pra te sjelle fitime afatgjate, strategjike dhe te qendrueshme per shtetin.
Pasuri kombetare nuk jane keto si ndermarrje qe dalin me humbje por reformat dhe privatizimet qe i kthejne ato ne ndermarrje private, eficente dhe fitimprurese.


Shqiperise i duhen njerez finoke dhe kopila, qe te rregullojne veten por edhe te bejne punen, te shtrojne rruge, te ndetojne TEC-e e aeroporte, te privatizojne ekonomine dhe te sigurojne infrastrukturen per investime me te medhaja, pjese te te cilave Nano po i ben. Ti akoma flet si e jema e Zeqos per gjera qe as ta pret dhe as ia ke idene. Me mire hesht.

<span style="font-style: italic">mos u kapni me inate personale, mire e bukur jeni ne muhabete mbi persona te trete.</span>
 
Top