Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Originally posted by kercinjkuqte:
[qb] ne te vertete shqipja standarte shkon keshtu" marr
merr ...
mora (jo morri) mori ...
kam mare (jo kam marre) ...
pjesemarje eshte gramatikisht me e shendetshme se pjesemarrje -ka mare pjese (jo ka marre pjese)
WHEN IN ROME... [/qb]
<font size="2" face="Verdana, Helvetica, sans-serif">Keto njerez te detyrojne te ...grindesh kot!

C'eshte kjo shprehje "gramatikisht me te shendetshme" more? Gramatika mbetet gramatike! folja "marr" krijon emrin "marrje" dhe jo "marje". Nese ne dialektin tosk te pelqen ta thuash "marje" apo nese ke probleme me shqiptimin, atehere ky eshte problemi yt.

Shqipja e ka tashme fjalen "pjesemarrje". Termat "i shendoshe" e "i dobet" jane marrezi gramatikore.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Originally posted by zog:
[qb] GJER apo DERI......

1) S'pati asnje lajm te ri DERI dje ne darke
2) Do te jem me sherbim GJER neser ne mengjez.

Cila nga te dyja format eshte e rregullt, neqoftese te dyja, kur mund te perdoret njera e kur tjetra.

Pak etimollogji; mendoj se GJER, GJERI; vjen nga GJËRË, gjeresi, pra tregon deri ku mund te shkojme larg, sa hapesire kemi per veprim.
Ndersa DER, DERI; vjen nga DAJ, NDAJ, pra kjo ne te kundert tregon deri sa mund te ndajme, na e lejon vendi kete gje.
E çuditshme jo! njera (gjer) shkon drejt +, ndersa tjetra (der) drejt -.
Mirepo ç'thot gramatika per kete, çfare rekomandon ajo? [/qb]
<font size="2" face="Verdana, Helvetica, sans-serif">Ne fakt jane sinonime. Mund t'i ndeshnim edhe te tema e sinonimeve e antonimeve.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Originally posted by Darien:
[qb] &lt;/font&gt;&lt;blockquote&gt;&lt;font size="1" face="Verdana, Helvetica, sans-serif"&gt;citim:&lt;/font&gt;&lt;hr /&gt;&lt;font size="2" face="Verdana, Helvetica, sans-serif"&gt;Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb]Start ==&gt; Settings ==&gt; Control Panel ==&gt; Regional Settings ==&gt; Input Locales ==&gt; Add dhe këtu zgjidh
Albanian, e mandej kliko Apply. Dy prej tasteve të tastierës do të veprojnë si ë dhe ç. Se cilat taste, varet nga tastiera dhe gjenden lehtë në fund të fundit me një provë zë thjeshtë. [/qb]&lt;/font&gt;&lt;hr /&gt;&lt;/blockquote&gt;&lt;font size="2" face="Verdana, Helvetica, sans-serif"&gt;Duke përdorur metodën e mësipërme ke disa vështirësi teknike. Kjo metodë i thotë kompjuterit që tastiera jote është ajo shqipe. Si rrjedhojë, shenjat e pikësimit ndryshojnë vendet, z dhe y këmbehen me njëra tjetrën, etj.

Unë kam modifikuar një skedar DLL të Windows 2000 që përdor tastierën standarte vetëm me ndryshimet e nevojshme për të shtypur shqip.

Kushdo që më ka lexuar këtu në forum ose në çat (chat) e ka vënë re që shkruaj gjithmonë me ë dhe ç sepse është shumë e lëhtë me këtë metodë. Si mendoni, ku është vendi më i përshtatshëm për t'i vënë udhëzimet që të fitojë përdorim të gjerë?

P.S. Meqenëse e përdora fjalën "çat" më lart, kemi gjetur ndonjë përkthim të mirë shqip për këtë, apo akoma jo? Disa i thonë "çet" po mua më kujton çetën partizane ajo, prandaj vazhdoj të preferoj çat (se nuk më kujton çatinë /pf/images/graemlins/smile.gif ).

P.P.S. Ndryshimin e mësipërm e kam bërë dhe për Windows XP dhe herët a vonë do shkruaj një program që ta bëj më të lehtë instalimin.

P.P.P.S. Këto ndryshime mund të bëhen edhe për tastiera të tjera (p.sh. italiane) por unë nuk kam kohë të bëj provat sepse nuk i kam këto tastiera. Kush ka dëshirë të bëjë diçka të tillë, të më kontaktojë me mesazh privat. Unë bëj ndryshimet, ata provojnë a punon si duhet, derisa t'i nxjerrim tamam. Synimi është ai që thashë më lart, përdorimi i tastierës që keni me sa më pak ndryshime që të jetë i natyrshëm shkrimi shqip kurdo që dëshiron.

&lt;small&gt;[ 24. Shkurt 2003, 16:54: Mesazhi u ndryshua nga Darien ]&lt;/small&gt; [/qb]
<font size="2" face="Verdana, Helvetica, sans-serif">Ne fakt, jo te gjithe mund te punojme me "ç" dhe "ë", per shkak te programeve te instaluara ne kompjuterat nga ku postojme.

Por, per fjalen "chat", apo te tjera te kesaj kategorie, do te benim mire te diskutonim ne temat perkatese, sic eshte ajo "Preferoj ta them shqip".
 

olti

Neo
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

...chat mund te jete dhe thashethem /pf/images/graemlins/smile.gif

Mund te me thoje njeri sakte - si thuhet 'mjeksi' apo 'mjekesi'?! Pra me 'ë' apo pa 'ë' /pf/images/graemlins/smile.gif Une besoj se duhet me 'ë', mgjth mbase gabohem /pf/images/graemlins/smile.gif
 

hena

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

mjekesi duhet shkruar
Sa per chat- bisede e lire , me duket fjala e pershtatshme.
Kerkoj ndjese per mungesen e pikave mbi e..
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Po, shkruhet "mjekësi". Ju lutem, mos diskutoni ketu per chit apo chat, se eshte teme per perdorimin e gjuhes e gramatikes se shqipes, jo te zhargonit apo fjaleve te huaja e perkthimit. Faleminderit!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Nje tjeter gabim drejtshkrimor qe hasim dendur, edhe pse pak e vene re, eshte

TRAJTA E SHQUAR E EMRAVE QE MBAROJNE ME "-gje".

Kemi emrat "lagje", "pergjigje", "magje", etj. Keto jane, kuptohet, ne trajten e pashquar(nje lagje). Gabimi haset te trajta e shquar .

GABIM: një lagje - lagja
DUHET: një lagje - lagjja

Mos kujtoni se jane dy "j"! Eshte nje "gj" dhe nje "j". Keshtu duhen drejtshkruar edhe "pergjigje - pergjigjja", "Magje - magjja", pikerisht sic bejme kur shkruajme "nje faqe(e pashquar) - faqja(e shquar).

Qe sot e tutje, shkruajeni pa frike te zarfi "Lagjja ...."!

Ju du' fort(kjo ishte ne dialekt)!
 

manga

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
Po, shkruhet "mjekësi". Ju lutem, mos diskutoni ketu per chit apo chat, se eshte teme per perdorimin e gjuhes e gramatikes se shqipes, jo te zhargonit apo fjaleve te huaja e perkthimit. Faleminderit!
zhargoni, megjithate asht pjese e gjuhes, bile, kam bindjen qi asht pjesa ma e gjalle e dinamike e saj...
 

bobo

marksist-enverist
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Vis-i,
perpunoje ,i cik, Cemi-n!
futju me limë,se paska cepa shum /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/blush.gif
sa pun` ke aty...??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hena

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

me duket ca i tepruar pohimi per vendin e zhargonit ne jeten e nje gjuhe.
 

manga

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
... Shembujt(mund te sillni edhe ju) jane:
ose: shembuj (mund të sillni edhe ju)...
ose: shembujt (mund t'i sillni edhe ju)...

kur kemi me ja nise me kuvendue per sintaksen?
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga cemi:
[qb]
Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
... Shembujt(mund te sillni edhe ju) jane:
ose: shembuj (mund të sillni edhe ju)...
ose: shembujt (mund t'i sillni edhe ju)...

kur kemi me ja nise me kuvendue per sintaksen? [/qb]
I dashur, ketu je gabim! Shembulli im ishte: " Shenbujt(mund te sillni edhe ju) jane... Une nuk mund te shkruaja ate qe ti sugjeron: "Shembuj(....) jane", pra, nuk mund te shkruaja ne trajte te pashquar(shembuj), sepse po sillja shembujt e mi(ne trajte te shquar).

Sigurisht, ketu kerkohet intonacion, dhe jo te gjithe do ta kuptojne kete postim.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Per sintaksen mund fare mire te hapim nje teme tjeter, qe s'na kushton gje, por kjo do te kerkonte nje publik me te vertete te zgjedhur, gjysme- apo profesionist.

Perkundrazi, gabimet mbi gramatiken kuptohen me lehte kur llogaritet morfologjia. Te flasesh per sintaksen tani/ketu eshte njesoj sikur te flasesh per presjet ne prani analfabetesh. Gjithcka kohen e vet!
 

manga

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

vis, at'here asht dashte me e shkrue: shembujt (mund t'i sillni)...

ok, po pres per sintakse...
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Nderkohe qe cemi pret per sintaksen(ta thashe pra qe s'eshte koha e duhur)..., po flas per nje tjeter problem sadopak shqetesues te drejtshkrimit e drejtshqiptimit:

përshkruaj dhe përshkoj

Keto folje Ngaterrohen me "N" te madhe, ndonese jo ne formen fillestare. Ngaterrimi ndodh kryesisht kur gjenden ne pjesore:

Shembull:
1. Une di te pershkruaj nje pamje.
2. Une nuk mund te pershkoj as dhjete metra rruge.(deri ketu nuk kemi ngaterrime...)

(por kur kthehen ne pjesore:
3. Une kam pershkruar pamje edhe me perpara.
4. Une kam pershkuar edhe dhjete kilometra ne kembe(shembujt jane te rregullt).

Pikerisht ketu qendron edhe ngaterrimi i shkruar apo gojor: Keshtu kemi shprehjen e gabuar: 4/1.Une kam pershkruar edhe dhjete km...

Pra, konkretisht gabimi nuk ndodh me te dyja foljet anasjelltas, por kemi nje ngaterrim te foljes PERSHKOJ, ku hasen prirje per nderfutjen e shkronjes/tingullit "R" ne mes, duke perftuar keshtu gabimisht foljen "PERSHKRUAJ/KAM PERSHKRUAR" ne vend te "PERSHKOJ/KAM PERSHKUAR".

Keshtu mund te gjejme plot gazetare e foles lajmesh me minifunde apo floke te dredhur te na thone: " Krimineli i kerkuar kishte ...përshk-r-uar... kaq kilometra rruge para se t'u ndalonte nga policia. " Kurse neve nuk na mbetet vecse te qeshim se si ky krimineli paska pershkruar(dmth, si ne nje hartim apo poezi) kaq e kaq kilometra rruge, ne nje kohe qe ai thjesht i ka pershkuar, ka ecur, kaluar, vrapuar, etj. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Beni kujdes kur shpreheni per PERSHKIMET tuaja e mos PERSHKRUANI kot.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Duke mos qene i specializuar ne kete fushe teper interesante, por duke dashur te jem i mireinformuar, po parashtroj disa fjali per vleresim te pjeseve te trashura. Nese i gjeni gabim, ju lutem me mesoni.

-Erdhem t'ju ndihmojme.
-Ja ta shohim!
-Tu befte dita nje mije.
-Si t'ja hedhim komandantit?
-Dale te ti shoh detyrat!
-Them t'jua bejme ndonje prapesi!

Nderime mesuesit!!! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Duke mos qene i specializuar ne kete fushe teper interesante, por duke dashur te jem i mireinformuar, po parashtroj disa fjali per vleresim te pjeseve te trashura. Nese i gjeni gabim, ju lutem me mesoni.

-Erdhem t'ju ndihmojme.
-Ja ta shohim!
-Tu befte dita nje mije.
-Si t'ja hedhim komandantit?
-Dale te ti shoh detyrat!
-Them t'jua bejme ndonje prapesi!

Nderime mesuesit!!! /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Qe te mos kete shperdorime(abuzime) te ndryshme, me duhet t'ua rikujtoj qe nuk punoj mesues... Profesioni im eshte mesuesia, gjithsesi...

Atehere, 2 te parat i ke ne rregull, kurse e treta dhe e pesta shkruhen me apostrof:
-T'u befte dita ....
-Dale të t'i shoh...

e katerta drejtshkruhet "t'ia" dhe jo "t'ja":
-si t'ia hedhim...

Te fundit e ke ne rregull, megjithese varet nga konteksti(pra, jo gjithnje eshte ne rregull ne ate forme,P.SH., NESE I DREJTOHENI ATYRE QE DONI "T'JUA BENI...", PRA NQS I KENI PERBALLE, SHPREHJA ESHTE E DREJTE. POR NESE E KENI FJALEN PER "T'UA BERE DISA TE TJEREVE", ATEHERE DUHET PERDORUR: "THEMI T'UA BEJME...ATE QE ESHTE PER T'U BERE!")
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Falemnderit Viso... Je gjeni vallahi!!! /pf/images/graemlins/wink.gif

P.S Mesues quaj kedo qe me meson, pavaresisht nese ky jep leksione ne klasa, apo paguhet si i tille. Pergezimet e mia! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Nje tjeter pyetje... /pf/images/graemlins/tongue.gif

Si shkruhen ne veten e dyte shumes keto fjali? :rolleyes:

-Ki parasysh!
-Ji i kujdesshem!

Flmnd :cool:

!@!
 
Top