Prindërit shqiptarë u flasin fëmijëve në gjuhë të huaj

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Antares, edhe po të jesh në punë gjithë ditën, përsëri arrin t'ia mësosh shqipen fëmijës kështu që për mua edhe ata prindër që gjoja e justifikojnë veten se nuk kanë kohë etj. përsëri plehra janë dhe më e keqja që egoizmi i tyre është në dëm të fëmijës e të tyrin vetë!
Për shqiptarët e Greqisë e të Italisë kjo është edhe më keq pasi ata kanë mundësinë të kthehen shpesh në Shqipëri dhe fëmija të vrasi veshin edhe më shumë e ta zotërojë shqipen tamam si duhet.
Ajo teta që i thoshte çunit "kom hiër" e ka bo që me tregu që flet vetë anglisht dhe që për këtë arsye qëndron më "lart" se shqiptarët :eek: !
E keqja egziston në Shqipëri ku edhe qentë thonë që flasin anglisht, greqisht, italisht, spanjisht (qysh kur kanë dalë telenovelat spanjolle/Xhadja), etj. pamvarësisht se niveli i njohjes së këtyre gjuhëve prej tyre është tepër i ulët!
Megjithatë vari teneqen se secili e ka për vete! :shrug:
 

balforum

Primus registratum
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

postuar:
Nuk thua qe: ajo budallaqe shyqyr qe gjeti nje Anglez pijanec,se kishte mbetur pa u martuar!!

--------------------

Mire e the , se edhe ajo po ta shohesh si mi i djegur eshte /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

melankolikjaE

Primus registratum
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

eshte me te vertete per te ardhur kequn kam pare shume prinder shqiptare qe u flasin italisht femijeve te tyre madje as italisht po ital-shqip
ja nje situate qe s me hiqet kurre nga mendja te vjen tia plasesh te qeshurit e te qarit bashke:
babai te birit:
"domani dhe domani po te them ore,no dhe no domani dhe domani" :shrug: :cry:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Kam qene partizane e flakte e te mesuarit shqip te femijeve qe jane lindur dhe rritur ne vend te huaj. Por njohja e realitetit me ka bere te mos jem aq e rrepte ne gjykimin ndaj atyre qe nuk ja mesojne shqipen femijeve.
Kam takuar nje cift qe ka djalin 6 vjec, prinder shqipetare e djali i tyre mezi kupton pak shqip, i flasin anglisht dhe ai ja kthen po anglisht. I pyeta: cfare ndodhi? Ku shkoj teoria se femijet tone do i mesojme shqipen? Me thane se vije te lodhur nga puna ne darke dhe femija ka qene ne shkolle gjithe diten, keshtu kur femija i flet anglisht, prinderit e kane me kollaj t'ja kthejne anglisht sesa te rrine te mesojne femijen shqip pas nje dite te lodhshme kur trute te jane bere turli dhe nuk do te vrasesh mendjen. Ne nje familje tjeter kam degjuar nenen e femijeve qe i fliste anglisht sepse donte te praktikonte dhe mesonte anglishten per vehten e saj, e keshtu e mesonte nga femijet. Por kam dhe nje shoqe tjeter qe kur femijet i flasin gjithe javes shqip kur jane ne shtepi i jep para ne fund te javes. Ketu permenda raste qe njoh dhe familje qe jane te predispozuara per ti mesuar femijeve shqip, por nuk eshte aq e lehte. Kjo me ben te justifikoj shqipetaret e vjeter qe kam takuar ne Boston e habitesha qe nuk i kishin mesuar femijeve te tyre asnje fjale shqip. Ndoshta kane qene ne te njejten situate.
E mesuara shqip e femijeve qe jane lindur ne nje vend te huaj kerkon dediktim nga ana e prinderve dhe kerkon kohe e durim qe shume prinder nuk e kane ne ditet e sotme kur po luftojne te vene nje balanc midis punes dhe familjes.
 

Guest
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Ana Blu...une nuk e kuptoj, pse shkon aq larg deri tek femijet..
Fundi i fundit, nje femije, ben ate qe i meson Prindi.
Une marr nje rast konkret:
Rasti i shume diskutuesve ketu ne Forum.
Per mua, eshte plotesisht i pafalshem,nje pergjigje, ne te cilen lexuesi, nuk arrin te kuptoje se ne cfare gjuhe po flitet,pasi shkruhet ne "gjuhe turli".. :shrug:
Pra ne nje apo dy rreshta pergjigje,kemi nderthurje te shqipes, me gjuhen Angleze apo ....

P.s ....."-Ne kemi fjalen tone te bukur shqipe Faleminderit"- i tha Mesonjtorja..
/pf/images/graemlins/wink.gif
 

balforum

Primus registratum
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Keto jane justifikime te kota /pf/images/graemlins/frown.gif
Nuk ka asnje arsye te besueshme qe femija mos te mesoje shqip kur prindrit e tij jan shqiptar.
Ah... po,nqs ata kujtohen ti flasin femijes se tyre shqip ne moshen 10 vjec /pf/images/graemlins/laugh.gif
Aha ka ikur treni ateher /pf/images/graemlins/laugh.gif
Po mire njeher ca gjuhe u flasin femijve te tyre kur ata jan bebe te vegjel e deri sa te rriten pak: " my baby,my soul,my beuaty,i will take all your bad away,my darling " /pf/images/graemlins/laugh.gif
Blllaaaa ,do vjell me ksi idjotash.
Haha po cfar jane te lodhur mor aman ,ata jan te matufjepsur e u duket vetja modern po tu flasin femijve te tyre ne gjuhe te huaj.
Une nuk mund ta kuptoj si nje nene mund te shprehi dashurin kur perkedhel femijen e saja ne gjuhe te huaj :eek:
Kjo eshte nje dashuri fallco sepse nuk eshte gjuha jote qe mund te ndihesh sinqerisht :shrug:
Per mendimin tim patriotizmi tek keta budallenj "moderna" eshte zero.
 

a1

Primus registratum
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

ja dhe nje teme interesante qe ja vlen per te diskutuar...
ku une tani do jap mendimin tim te terbuar...
Gezohem qe te duket tema interesante. Pse perdor sharje te ndyra atehere?
AnaBlue

se nuk do ndonje mundim te madhe qe do mesosh SHQIPEN ta flasin , per te lexuar dhe ta shkruar mund te jete e veshtire se do kohe te lire por(pavarsisht se ka shkolla private sa te duash) per ta folur femija duhet ta mesoje qekur linde,,, hajde shendet dhe mos beni gabime te tilla se eshte injorance se me kete menyre mohoni shtetin tuaj ,,,,
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Kush po flet per modernizem ketu? Po flasim per realitetin dhe jeten qe e bejme pak a shume te gjithe, punojme gjithe diten dhe koha qe harxhojme ne famlje eshte shume, shume e vogel. Nje femije qe eshte ne shkolle nga 8 e mengjesit deri ne 6 te darkes dhe bie te flere ne 7 te darkes, sa kohe ka te shpenzoje me prinderit e tij? Po flasim per rastet e pergjithshme dhe jo kur nena ka lluksin te rrije ne shtepi se babai sjell nje rroge te majme se ka business. Po themi kur te dy prinderit punojne dhe nese ke nje pune mendore, mund te kuptohet vete se si te jane bere trute kur vjen ne shtepi ne darke. Kjo nuk quhet mos-deshira e prinderve. Shqipja i mesohet femijeve kur jane gjysherit ne shtepi dhe te dy palet jane te detyruar te flasin shqip.
 

a1

Primus registratum
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

hahaha pse ca flisni ju ne shtepi !!?? dhe nuk eshte aq e veshtire mos e beni kaq te madhe qe ti mesosh nje femije te vogel te flasi shqip eshte shume e lehte....
 

Guest
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Mesimi i nje gjuhe, nga nena eshte dicka natyrore,nuk eshte mesim,me tabele e me shkumes..
Pse quhet "Gjuhe e Nenes"... :shrug:
Mund ta krahasosh kete fjale, me "Qumeshtin e Nenes"..
Pra, jane dy gjera qe i ka shkrujt Zoti..
Perkedhele femijen ,puthe,kendoji..ne gjuhen tende..dhe atehere ne qofte se femija do te te pergjigjet ne gjuhe te huaj ..dysho qe dicka, nuk shkon ne rregull.. :shrug:
...Me siguri, nuk do jete nena e vertete, do jete ndonje tjeter,qe sja kuptoi gjuhen...

P:S: Asnje justifikim nuk ka...jane te gjitha fjale pa baze... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Plotësisht dakort me parafolësen. Jam në ato kushte që thua ti AnaBlue dhe të them të drejtën djali deri tani flet shumë mirë edhe frengjisht edhe shqip. Tani po mëson edhe anglishten. Dhe imagjino që është vetëm 5 vjeç.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Do isha kurjoze te dija pervojen e atyre qe kane femije dhe sa jane ne gjendje ti mesojne femijeve te tyre shqip dhe si arrijne dicka te tille. Po flasim qe femijet te flasin rrjedhshem shqipen e jo vetem te dine disa fjale.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Do isha kurjoze te dija pervojen e atyre qe kane femije dhe sa jane ne gjendje ti mesojne femijeve te tyre shqip dhe si arrijne dicka te tille. Po flasim qe femijet te flasin rrjedhshem shqipen e jo vetem te dine disa fjale. [/qb]
Përvojën time po të tregoj AnaBlue. Dhe nuk më është dashur të sforcohem fare për këtë. Vetëm kam vendosur rregullat (së bashku me gruan) dhe çdo gjë ka qenë e thjeshtë (jo kaq e thjeshtë por aty afër. Djali ka ndenjur në kopësht nga ora 8 e mëngjesit deri në 5½-6 mbasdite ndërkohë që unë e ime shoqe shkonim në shkollë. Më pas duhej edhe të mësonim në shtëpi çka na kufizonte më tepër kohën që mund ti përkushtoheshim djalit.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Wow ca pergjigjesh me krype.

Keta te mite nuk dine as gjyse llafi ne shqip, s'ja u kam mesu nai here.


Arsyeja..thjeshte s'me jepet me fol shqip me ta.

Kjo tregon injorance??????????


Nuk i lodh femijet me mesu nje gjuhe qe s'ka me ju dashte ndonje here.


Italisht e anglisht dine ne se deshirojne me mesu (shqipen) kur te rriten ...bujrum kur te duan!


See ya. :wave:
 

balforum

Primus registratum
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Po ti as vet nuk di shqip moj "angleze" ca do tu mesosh femijve ti /pf/images/graemlins/frown.gif
Oh my sweet baby,my darling,oh how much i love you :sleep:
Po helbete ti u flet femijve te tu ate gjuhe nene qe te kan folur edhe ty prinderit e tu e /pf/images/graemlins/wink.gif
Deri tani pervec se nje "amerikoneje" si puna jote qe u fliste femijve te saj ne shqipri anglisht per tu dukur nuk kam par ndonje rast tjeter :shrug:
Te gjith ato cifte qe kam njohur megjithese disa jan vetem me nene ose me baba shqiptar prap se prap femijet e tyre dine ne menyre te shkelqyer shqip por edhe anglisht (gjermanisht,frengjisht,hollandisht,italisht,greqisht etj, sipas vendit ose prindit qe kane)
Kush eshte me moderne ne kete rast keta femij qe pervec se 3-4 gjuheve te tjera te huaja dine dhe gjuhen e nenes se tyre dhe pervec saj nje gjuhe qe te ndihmon per te folur dhe mesuar gjuhet e tjera apo ti mo "anglezo - amerikone" :goofy:
 

Guest
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Fillimisht postuar nga Dolcezza:
[qb] Wow ca pergjigjesh me krype.

Keta te mite nuk dine as gjyse llafi ne shqip, s'ja u kam mesu nai here.


Arsyeja..thjeshte s'me jepet me fol shqip me ta.

Kjo tregon injorance??????????


Nuk i lodh femijet me mesu nje gjuhe qe s'ka me ju dashte ndonje here.


Italisht e anglisht dine ne se deshirojne me mesu (shqipen) kur te rriten ...bujrum kur te duan!


See ya. :wave: [/qb]
Dolce...Pershendetje,po me thene te drejten me zhgenjeve... :eek:
Po si mi thua, qe per cfare i duhet gjuha femijeve te tu..???
Pse, veshtire me mesu italishten do ta kishin femijet e tu..qe jetojne ne Itali,nderkohe qe ne Shqiperi, femijet po e mesojne kete gjuhe vetem nepermjet televizorit.(pra pa pasur kontakt fare, me femije Italiane??).. :shrug:


P.s Nje gjuhe me shume..nje njeri me shume(thote nje shprehje)..
Megjithate, ti e sheh kete problem ne prizmin tend.Une po ta ve ne dukje, qe e ke pak si te ngushte..sepse kur te rritet femija,je ti fajtore qe ata nuk e dine ate gjuhe.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Deri tani pervec se nje "amerikoneje" si puna jote qe u fliste femijve te saj ne shqipri anglisht per tu dukur nuk kam par ndonje rast tjeter


Amerikone :eek:

1) Nuk jam amerikone, por maloke "Burreli" /pf/images/graemlins/tongue.gif
2) Femite e mi s'e kane pa nai here me sy Shqiperine e boll vone do hikin me me e pa.
3) Nuk ha anglisht hic une my love /pf/images/graemlins/laugh.gif shqip te ngaterruar me zor di.
4) Nuk kam kohe me ju mesu femijeve shqip.
5) Nuk kam s'i me ju fol shqip, pasi me tan familjen flas vec italisht. Shqipen e perdor ne telefon e ne forum.
6) Femija ka zgjedhur te mesoj anglisht ne vend se te mesoj shqip e s'i lodhi me ju mesu shqip itash , sepse ngaterrohen dhe nuk arrijne te mesojne kater gjuhe te huaja ne te njejten kohe.


Per fantazine!


Qe te ju mesosh shqipen femijeve eshte gje shume e mire. (Duhet apo s'duhet nje gjuhe e huaj me shume nuk ben dem perkundrazi) Italishten te tere e quajne gjuhe te kollajte dhe eshte e tille, por kur shkohet ke shkolla nuk dua , qe femija im te mesoj italisht kur shoket e shoqet e klases mesojne c'kane program per te mesuar!. Dua te ecin ne mesime mire dhe mos te ngelen prapa. Ne shqiperi s'do jetojne kurre, kshuqe gjuha shqipe do jete nje lluks ne pacin deshire me mesu.


pS: Kur jane femijet nuk duhet me qene egoist me "insistu" e me mesu gjuhen e nenes e babes, por ne radhe te pare me dit ne i dhen ate cfare ka nevoje femija. Ka preoritetin ne cdo gje "femija" jo egoizmi yne.

Ciao.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Po mire, po femijet kur te duan te komunikojne me tezet e xhaxhallaret e gjysherit qe nuk dine italisht, si i behet? A nuk izolohen femijet nga familja e nenes se tyre (apo dhe babait nese eshte shqipetar) kur nuk dine gjuhen?

Mami im ka disa vajza tezesh ne Amerike qe nuk i ka njohur kurre dhe kur i them qe ti telefonoje, me thote: ato nuk flasin shqip dhe une nuk flas anglisht, si mund te lidhem me to kur nuk komunikoj dot? Dhe ka te drejte. Mendoj se per gjysherit do ishte shume veshtire mos te flisin me nipa/mbesa per shkak te gjuhes.

Shkoje te huaj ne Shqiperi per business dhe turizem, pse do ja privoja femijeve dicka te tille duke mos i dhuruar gjuhen?
 

Guest
Re: prindërit shqiptarë u flasin fëmijve në gjuhë të huaj

Cfaredo argumentimi, te besh Dolce..nuk mund ta justifikosh ate qe thua..pasi e ka treguar praktika dhe Jeta qe nje femije, te cilit i flitet njehkohesisht ne dy gjuhe te huaja..arrin ti pervetesoje, perfekt ato..
Une fare mire, mund te te jap ty, nje shembull te paster, nga jeta e nje Familjeje ..
Cifti perbehet nga nena Tironse,Baba Grek..
Te dy keta flasin Gjermanisht,pasi nuk dine gjuhet perkatese, te njeri tjetrit.dhe femija i tyre (vajza kater vjecare) di te flase, shume mire, ne te tre gjuhet,sepse ashtu eshte rritur dhe ate komunikim ka gjetur ne familje..
Mos eshte valle, ky femije i vecante dhe eshte shenuar ne liber rekordesh ??Jo ..eshte thjesht nje shembull i marre nga nje,nder qindra familje qe e praktikojne kete metode..
Prandaj, te lutem mos e permend me shprehjen..
"Per cfare i duhet shqipja femijes tim.."
Pse flet me kaq siguri ti ,per te ardhmen e femijes tend..????
Nena, ka te drejte vetem te rrite femijen,por nuk mund te vendose mbi te ardhmen e tij..
Ku e di ti, qe femija yt neser pasneser nuk mund te dale nje Doktor..apo dicka tjeter..dhe mund te shkoje te kontribuoje ne Shqiperi,te hapa atje ,aktivitetin e tij privat..
Mos duhet te marre pastaj nje perkthyes nga mbrapa,sepse nena e tij ka qene shume largpamese dhe ka menduar per te miren e ketij femije,duke e lene ne nivelin e Italianeve,por nga ana tjeter duke i mohuar nje te drejte, qe pergjegjese je vetem ti Dolce..
:shrug:
 
Top