Poezitë që parapëlqej.

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

ENDRRA IME


Endrra ime ka sy pranvere,
dhe floket behen bime
peme
lule
Endrra ime ka trajten e duarve te mija
kur prekin tere dridhje
buzen e kalter
te nje bregu te larget
Endrra ime eshte celesi i valeve qe hyjne
ne qerpikun e pergjumur te muzgut
feshferitje e eres qe deperton mes degeve te kohes
harresa qe ngec mes kreshtave te ngjarjeve
dhe vonohet duke u ngaterruar mes figurave te
shperfytyruara
kreherit te mbremjes
Endrra ime eshte fanella e shpuar nga plumbat e
betejave
pikellimi i lidhseve te kepuceve prane varrit
ne agim
dhe lulja e kuqe
fushave te se ardhmes
Endrra ime eshte prekja e rrezes se pare mbi dritaren
e gjumit
hapi i zemres drejt qyteteve te mengjesit
Eshte e trokitura e paqes ne deren e madhe te botes
guri qe i kendon bukes se neserme
dhe torba e shpresave qe ngjit te perpjeten e drites
Endrra ime je ti qe mban mbi supet e tua tashme te
kerrusura
tere peshen e ketij horizonti te ngrysur
dhe rri e pret pa u lodhur
karvanin e gjate te diejve
qe do te vijne.

Nuk di kush e ka shkru po me pelqen :shrug: , shi kur te vij Kellira tashi ba-bam me Hajnen prape /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

enderrat e nje nate dimri

enderra ime prane zjarrmit
i zhveshur shelegu ne hell
percellohet
corapet e lagura hedhur diku tej
dora ne kofshet e saj
me ngrohet
enderra ime stine tjeter
dimrit nuk i mban avaz
ngrohtesine qe ma ka zemra
s'mund ta sjell aspak pranvera
Enderra ime i zhytur thelle
ekthshem ne gjinjte e saj
rrembej e gelltis c'te gjej me par
dukem i nxituar
Enderra ime ne nje lume
shoh qe jam lagur qull
krevati det bere, e kos
lere se u telendisa
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

SOT

Jam ulur ne nje cep kaltersish, i dashur
e qiellit per ty i tregoj.

Sot henen dhe yjet i kam me prane se kurre.
Nen zhurmen e akrepave qe vrapojne rrembimthi,
emrin tend shkruaj me lotet qe me rrjedhin faqeve.

Sa do te doja te kisha pushtet mbi kohen,
e ta ndalja, derisa te vij tek ti.

Irma Spaho
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Per kujtim

Une tregoj histori te bukura,
Ti behesh si foshnje kureshtare,
Shikon me faqe te skuqura,
Dhe hesht e humb fare.

E di historine e Van-Gogut,
Historine e veshit te tij?
Ty zemra te rreh si e zogut
dhe thua ngadale: S'e di!

Van-Gogut i thoshte nje femer:
"Vinsent, ke veshe te bukur!"
Dhe qeshte me gjithe zemer,
Sic qesh ti me mua moj flutur!

Van Gogu ne kembe kerceu,
E nxorri thiken nje dite,
Dhe veshin e bukur e preu,
Dhe tha:"Mbaje per kujtim moj drite!"

Habitesh?
Keshtu ka te ngjare
Njehere nje mengjes.
Pse trembesh?
Ai ishte e marre.
Pse trembesh?
Une veshin s'e pres! /pf/images/graemlins/laugh.gif

1963

Dritero Agolli. Lutjet e Kambanes, Poezi te
zgjedhura
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Dashuri e ndaluar

Leshoje drerin Artemide.
Harkoje harkun,
shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon,
qelloje.

Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur ve kujen
si te jete ne zi.

Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas
dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.

Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit,
rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.

Mbi koken tende rri mberthyer
nje cerdha gjysmehene,
nen driten e saj
ne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.

Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.

Sorkadhja veshur me te zeza,
kahmot
pas blirit
pret.

Paris,1992

Xh.Spahiu
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

"Leter Gruas"

nga Nazim Hikmet
shqip. Alban Tartari


11.11. '33, Bursa. Ne burg...

E vetmja ime!
Ne te fundit letren tende:
"Me dhemb koka,
zemren e kam rremuje"
me thua.
"Sikur te te varin,
sikur te te humb",
thua,
"s'jetoj dot"!


Jeton, gruaja ime e dashur,
si nje tym i zi do ndahet
kujtimi im ne ere,
jeton, flokekuqja e zemres sime,
e shumta nje vit zgjat dhimbja e vdekjes
ne shekullin e njeteze.

Vdekja.
Nje i vdekur varur ne litar,
kjo vdekje, s'di pse
shpirtit tim si shkon per mbare.

Por ji e sigurt e dashur
Nese dora e zeze si nje merimange tere qime
e nje arixhiu te mjere
do me hedhe litarin e perfundimit,
Do shohin me kot se s'do ta gjejne,
friken ne syte e kalter te Nazimit.


Une,
Ne erresiren e purpurt te vjeshtes,
shoket dhe ty do veshtroj,
dhe vetem
Nje dhimbje kenge te mbetur gjysme,
dheut do ti coj.


Gruaja ime!
Zemermira!
Florilyera!
Bleta ime me sy ngjyre mjalti:
Perse te shkrova ty,
se kerkojne te me varin?
Gjyqi eshte vec hapi i pare,
Dhe si bostan koken menjehere
s'ta marrin.

Hajde, varja ketyre,
kjo eshte vec nje e larget mundesi,
Po pate para me blij nje pale breke
fanellate e mi sill.
Se me zuri prape kemben
shijatiku, i flamosuri,
Dhe mos harro:
Vec gjera te mira duhet te
mendoje gruaja e nje te burgosuri.


Nazim Hikmet, nje nga poetet perparimtare turq, kete poezi e ka shkruar ne burgun e Burses(qytet ne Anadollin perendimor) ne moshen 32 vjecare.Disa poezi te tij jane perkthyer ne shqip nga italishtja, nga poeti Xhevahir Spahiu dhe jane botuar me 1989.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

HANKO HALLA (Fragment)

Nuse e kesaj kohe tjeter zanat s'paska
A do marre kalemin qe te beje laraska
A do zere te shkruaj ose do degjoje
Nje kuti te vogel qe na flet me goje.
Nje kuti te vogel qe mos qofte te jete
Eshte nje freng i marre, cirret bertet!
Me nje biz' ne dore ben sikur punon
Kemben permbi kembe nusja e degjon
Dhe cudi moj moter si e qysh duron!
Duket nga nje here zeri e lendon
Frengu rri i qete ose do bertase
Nusja e humbet dhe i vete pas
Frengu e ngre zerin edhe sekellin
Nusja e le perin edhe vershellin /pf/images/graemlins/smile.gif
Ai flet me vete flet e flet percart
Nusja s'eshte ne vehte benet me e zjarte!

Halla do nje nuse, nuse goja plot
Si nje zall te bardhe si nje zall te forte
Me shami ne krye ane e mbane qendisur
Dhe me floke te gjate prapa arratisur
Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
Mu si nate janari sa te thelle te zes
Me shami te holle balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
Me flori ne gushe hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.

Rralle e tek te duket, rralle e tek te flase
Nje thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
Mbyllur ne kafaz nje thelleze e bukur
Mu ne mes te reve hena ne te dukur
Mu ne mes te reve si hene e si yll
Ose si nje xhinde fshehur ne nje pyll.
halla do nje nuse si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
Me te folur halla, nusja te hape syte
"Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dyte
edhe asgje tjeter, vetem lepe e peqe
Pasi zemra halles qenka si nje qelqe
Po u thye, vajti, e ska me ngjite, qepe
Zogu i plagosur di te kap me sqepe!

HAKERRIM (Fragment)

Dallavera neper zyra, dallavera ne pazar,
Dallavera me te huajt, dallavera me shqiptar’
Vetem vetem dallavera dhe ne dem te ketij vendi
Qe ju rriti, qe ju ngriti, qe ju ngopi, qe ju dendi!

Ne se kombi vete mbare, neser ju veproni ndryshe,
Dylli benet si ta duash, kukuvajk dhe dallandyshe
Kukuvajka gjith’ me lajka, neser silleni bujar,
Nene dore e nene maska, shkoni jepni nje kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
Kukuvajka do pertypi zog e zoga si perpara…
Ja , ja grushti do t'i bjeri permbi kryet e zuzarve,
Koha eshte e maskarenjeve, por Atdheu i shqipetareve!

Poezi nga Ali Asllani
 

atman

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

KENGE

Kallami fletet duke tundur
Mes lumit e shkoi jeten;
Dhe mua vitet me te lumtur
Mes vajzave me mbeten.

Telashet tona vene e vine,
Me halle mbushen kupat,
Por disa çaste lumturine
Mes nesh e sjellin çupat.

Lavdia, smira, pasuria
Na turbullojne epshet,
Por dhe t'i kesh, te vjen merzia
Dhe lumturia tretet.

Ta kisha mbremjen pak te lire,
Nje perqafim te prisja,
Andrallen, jeten e veshtire,
Ne djall do ta degdisja!

Dhe gjyqi le te me denonte
Me sharje e vargonj,
I thosha: vajzat shume i donte
Dhe plaku Solomon!

E beri zoti seksin mashkull
Kur ende s'kishte shkolle,
Se zoti shkollen s'e kish dashur,
Ndaj s'ishte mendjeholle.

Pastaj mesimet zoti ndoqi
Mes librave i strukur,
U lodh dhe koken e perpoqi
Dhe doli seksi i bukur!...

Robert Berns

Pershendes kedo qe arrin te kuptoje
 

receli

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

I PA TURP JAM

Dritero Agollaj


S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te c'ndershme te veshura mire.
Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja, dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka gje per te qeshur!
Ja thone se ime bije miliona fiton
Prej hateresh qe i bejne e dyer qe i hapen
Si shperblim per poezine qe ujdisa
Tash dyzet vjet per kte qerrata Parti
Qe nuk me harron e nderin ma di
Le te thone sa te duan se dhendri im
Mijra dollare merr fitim
Ne tendera qe i ben me policine
E nga firma te huaja merr leverdine
Ama mua nuk ma ndan Rakine
E un si bilbil kendoj per Partine
Une Poeti nga Devolli
Qe vetura e kolltuku muk mu ndan
Qe kur depuetet u be Dritero Agolli
Packa se nen hunden time u arrestuan
Dynja me Poet e shkrimtare
Disa dhe per dy fjale van ne litar
E pun e madhe lumi le ti marre
Kush b.ythen drejt nuk di te mbaje
Kur penen te marrin partin mos ta shaj
Se gjemen i bej e hater su mbaj
Le te qajne nenat e tyre le te qajne
Rakin me rruaza nuk dua t'ma ndajne
As qepen e bozhigradit e mishin e qengjit
Mos guxoj kush ne tryez t'ma mungoje
Se dyfek nxjerr e derdh plumb ne goje
Jam Poet monument kulture
Packa se im at ish fshatar me poture
Une vetur falas kisha nga Shteti
E sot miliona mi fiton Elon Muhameti
Jam krenar e i bute me shok Partie
Dallkauk e kopuk me kelysh demokracie
Nderi e Parimi jan pun boshe
Rakia dhe e dashura me cica ne qoshe
Jane kuptim i vertet i jetes
Prandaj nuk ju ndava hudhrave dhe qepes.


D.Agolli (autoportret)
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Meqense jemi ke Agolli...

PER FEMIJE E PER TE RRITUR

Gjyshja gjyshit nje mengjes
I kanosej ne veture
"Po s'me bleve "Mercedes",
Marr nje tjeter gjysh per burre" /pf/images/graemlins/smile.gif
 

giorgio

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Kosove

Me lot njelmove lumenjet
se deterat te munguan.
Me gjak rrite lulkuqet,
sa here qe fushat ,
nga thatesirat u ngushtuan.
E shkrepat djerse te pikonin
gjersa lotet me gjak s'pushuan.

Kosove e dridhur ,
Kosove e ndezur,
nen ethet e jetes ,
sa here u perballe
me dhembjet e vdekjes:
Sa here u flijove
per "paqen e madhe",
sa here lirine
te varrosen nder varre,
sa femije iu therren
nenave ne djep
nga dora barbare.

Zgjohu Kosove zgjohu Kosove
e qiltert je si loti.
Per liri e etur ,
e lirine per njeri
e ka dhuruar Zoti.

E verteta qe i ndodhi nje populli
po kjo ishte dhe tema ku e ndigjova per here
te pare ne Duseldorf dhe me emocionoi pa mase,sot e gjeta
ne ditar"2001" dhe me vjen keq qe s'me kujtohet kush eshte
autori,megjithate doemethenja eshte e madhe....
 

amstel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Te te mendoj, te rri e te te pres--
kjo eshte e gjitha qe me ka mbetur.
Netet,kur pandehja se do te vdes,

lotet qe derdhja neper endrra tretur
tani sikur e humben llahtarine
dhe une i teri prap i mbushur jam

me pamjen tende e me dashurine,
e bindur qe gezim tjeter nuk kam:
vecse te rri e te te pres perhere.

Dhe do te vije nje dite,do te vije,
ne pranvere,a ndoshta edhe ne vere,
kur dhe i fundmi akull do te shkrije--

nje dite pa debore e shi e ere....


Annemarie Bostroem.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Mbase kjo poezia me lart duhej vene ne Gjinine Mashkullore /pf/images/graemlins/wink.gif per te pasur me teper KUPTIM. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

amstel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Kuptimi njeri e mer si te doje...
Ne kete teme nuk erdha per replika.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

amstel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Nje dite ti do te me dashurosh,
po aq natyrshem sa edhe stinet qe ndjkin njera tjetren
Ne gjoks do me shtrengosh,

pa pyetur,perse faqet prush me djegin
Mos kane rrezet e diellit meshire
me token e pergjumur nen debor

Dhe a s'u dorzohen me deshire
mal e fushe e pyll,si kjo e gjore,
qe birret e perhumbet nder krahet e tua'...

Ah nga ata sy une pi gjer ne harrim,
gjithe kaltersine e botes shijoj!
Ti do ma shkrish ngricen ngan shpirti im:
qe te zgjohem,i dashur,te jetoj!

A.B
 

amstel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Po bien gjethet...Pse me pyet ti valle,
ç'i kam nder sy gjithe ato pika lot?!--
Na iku koha dhe ai mall i vale,

qe duart tona s'i mbajne me dot!
Siç ndahen lehtas nga deget e tyre
frutat,kapitur nga vera e gjate,

ashtu t'i beje balle kesaj mynxyre
edhe kjo dshuria jone e ngrate,
perpara se ne varr te kallet thelle,

Perpara se debora te mbuloje!
Asnje zambak mbi te nuk dote çele,
asnje hyjni nuk do te misheroje-
ashtu siç ish,jetime do te ngele!!


A.B
 

amstel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

S'do te te lutem kurre per dashurine,
por do te ta kerkoj: si nje te drejte--
sepse per ty sa s'njoha çmendurine!

E di qe ti me do,me ke te shtrenjte,
por rrekesh qe vargonjve t'u shpetosh
qe malli im t'i hedhe mbi trup e zemer....

Ah,buzet e mia presin t'i gjallnosh,
e dine qe kjo lidhje ka nje emer:
te te dhuroj po aq,sa te te marr!

S'ka Zot te te shpetoje nga furia
e shpirtit tim te ikur nga nje varr!

Pra,dil dhe ti se fundi qe nga hija:
te dy te digjemi ne te njejtin zjarr.


A.B
 

bellissima

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

E bardha dhe e zeza

Dite!
Drite!
Nje dite me nje shkelqim te rreme,
Me nje diell qe te ngron
Por te kafshon pergjakshem,
Pergjithmone…
Nje drite qe vezullon jo per te te ndricuar,
Por per t’I verbuar syte e tu,
Per t’I nxjerre ata vendit,
Per t’I katandisur pluhur e hi eshtrat e tua te rraskapitura.
Nje dite
Kur i vetmi mendim eshte vdekja;
Nje mbeturine dite qe mbaron me lote
Pas nje gajasjeje te fundit,
Te genjeshtert…
Dite e bardhe
Qe zbeh dhe cngjyros cdo harmoni,
Cdo lule,
E cdo ylber e nxin me te rahurat e nje bishe diell,
Qe nxeh e vret,
Pjek e than
Cdo gje mbi dheun e zhurritur
Nga pesha e viteve te pambarueshme te ekzistences.
E bardha…!

Me pas…nate!
Nate dhe erresire e erret,
Pende korrbash ,
Krrokama te zymta te vdekjes,
Nate!
Mister I te panjohures se pakuptueshme,
Klithma te mbytura zerash te pervajshem,
Britma qensh te rrahur,
Qe vijne nga hici
E derdhen si rrebesh tek boshi…
Nate dhe zi ecin se bashku drejt gjumit vdekje,
Drejt rruges plot vrases
Dhe shpirtra te urritur per gjak.
Mbi dheun e nxire,
Nen qiellin sterre
Kercejne valsin e fundit te jetes
Trendafilat me petalet e ndyta bloze;
Neser ata do te jene vyshkur
Nga shiu I ziftit te nxehte qe do te bjere sonte.
E zeza…!

Te dyja keto,
Nje kombinim melodish funebre
Ne nje dite te zemeruar
Plot bore e acarr pervelues,
Ne nje nate te tmerruar
Plot kufoma te ringjallura…
Nje duet qe ngerdheshet
E duartroket para trupit tend qe perpelitet.
E bardha dhe e zeza ne nje shpirt te vrare…

p.s: Copyrighti eshte imi. Pra ju pershendet Bellissima me poezine e saj. Nuk jam kaq pesimiste por varret edhe nga gjendja shpirterore ne momente dhe situata te ndryshme. Besoj jeni ndjere edhe ju ndo1here keshtu apo jo?
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

atij

ike!
duke terhequr mbas vetes
rene e pluhurit te mallit.

pa me thene sa mirembetsh!

ne nje buzembremje,
kur dita po fikej si prushi
mes hirit te mangallit.

kur yjet dolen te zbehte si fajtore,
se ata neteve ty te kishin shok.

kur hene slindi,
se kishte turp te shfaqej permbi toke.

dhe ne gurmazin tim te thare,
ngrine fjalet,
e syte mu lagen nga lotet...


ike!
duke me lene te mendoj se per njeriun,
vetem Zoti dhe vdekja eshte besnike.

kur ne luftonim me lumin e mosbesimit,
ti cave qiejt,
per te dorezuar shpirtin qe e kishe marre hua.

e mbas le dhimbje,
le mua,
le mall qe as nga akujt e Antarktides,
as nga rererat e shkretetires su mbulua...

ike!
ne nje buzembremje...
kur dita nates ju dorezua.


Nga Alban Tartari
 
Top