Poezitë që parapëlqej.

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

C'mu rendua koka e m'u be sa nje thes
kujt t'i hedh faj,hajt te gjorit nenkrese,
hoqa te parin e vura nje te dyte
pa hoqa e vura dhe te tjere
po mendja s'largohej dot nga"çna zuri zvetnim i mjere"
Dhe ngritur,teksa nje te shkrete po ndizja
seç me ra nder zemer deshire deshirembetesja:
qe nenkresat vertet me faje te ishin
e ne vete njeri te mund te sillnin.
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Oh sa kam deshir ta dish
Ta puth e ta puth doren tende
E pran teje te bie pak me pas
Dhe vdekjen ta pres me aq endje

C`me duhen ditet qe vine?
Asgje s`me hyn me ne sy
Dielli prap boten do ndrije
Por i verber do jem un` paty

Sa vite u bene,sa vite
U desheme askush s`e mor vesh
Pra cohu tani,ty te lutem
Nje fjale ma thuaj,a me qesh

Mes jetes time kalove
Si yllin qe terrin e ndrit!...
Pra cohu tani ti e vdekur
Me doren e ftoht me vrit

Se jeta pa ty do me jete
Nje nate e mbetur pa yll
Me vrit pra me doren e ftohte
Qe syte prane teje ti mbyll
====================N.HIKMET.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

VARGJE PER LUFTEN DHE DASHURINE

Ne kembesorira dhe marina
Pirateria merr dafina
Ndaj vargun tim s'e vlen;
Une dua gjak te derdh ne ndeshje,
Ne jetedhenesen perleshje,
Qe dashuri i them.


E mburr te miren e njerezise,
Them: rrofte lufte e dashurise,
Qe boten gjalle mban!
Ja, kjo eshte lufta e vertete,
Qe lind nje shpirt dhe s'mbyt tridhjete
Me top e jatagan!


Robert Burns (1759-1796)
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Te ndez shkrepsja ime te ndez kot
se kjo nuk ka rendesi dot
e punet tjera lene gjurme
ndergjegjes m'i ndjellin zhurme,
me to nuk e di per dreq
a bej mire a bej keq.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

S'KA ASGJE PER E QESHUR


S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te cndershme te veshura mire.
Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja, dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka gje per te qeshur!

D.Agolli
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Zogjte dhe Fletet


Kur pemet ne dimer mbeten pa flete,
Zogjve u duken te gjitha folete.

Kur duken folete,s'ka cicerima,
Degjohet ne dege vec suferina.

Kjo gje kaq e thjeshte na ben te mendojme
Qe zogjte dhe fletet bashke jetojne

D.Agolli
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Vëgime andrrash



Dikur andrrojsha për t`egrën dashuni,

Për kaçurrela, lule e për mall,

Për buzët e ambla e për të idhta fjalë,

Për t`trishta kangë e t`zymta melodi.



Venitë e tretë më janë ato andrrime,

E tretë më asht dhe pamja e adhunueme!

M`ka mbetë veç çk a më afshe t`përvëlueme,

Dikur kam derdhë në t`butat vargëzime.



Veç ti m`ke mbetë, o kanga jetime!Shko tash

Dhe ti-kërkoje pamjen që tu tret!

Dhe, kur ta gjejsh , prej meje ma përshëndet:

Të zbraztës hije i çoj të zbraztin afsh!



Nga Hajnrih Hajne

Shqip. Robert Shvarc


P.s.E bukur ne gegerisht /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Poeti plak


Dhe shkruaj i heshtur vjersha pak e nga pak,

Fshehur prej gruas e tinëz të tjerëve,

Se fshehur flasin: “Iku nga mendtë ky plak”!



I ulur diku në një qoshe fletorkën e mbaj,

Mes gjunjëve kockë e lëkurë e tinëz të tjerëve,

Tek pi si Firdusi të hidhurin çaj.



Dhe kur më zhurmon së largu një çap,

Atje ku tulitem tinëz të tjerëve,

E fsheh fletorkën dhe veshët i hap.



Ç’t’i bësh! S’më rrihet pa shkrepur një varg

Larguar prej gruas e tinëz të tjerëve,

Kur të lajthiturit çirren: “Mbylle gojën ti plak”!



Ah, dua t’i them ato që s’i thashë dikur,

Ndaj kohën e shtyj mes vargjeve tinëz, të tjerëve

Iku në një qoshe veçuar si një gur.



Rri shkruaj veçuar jo se i trembem njeriu,

Po s’dua t’u hapet goja për mua të tjerëve

Dhe s’dua të grijnë: “Lajthiti i ziu”!



E di se jetoj me të çmendur në gaz e vaj,

Ndaj shkruaj fshehur gruas e tinëz të tjerëve

Dhe pi si, Firdusi të hidhurin çaj...



Janar, 1995

D.Agolli Lutjet e Kambanës
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Eklips

Ne nuk u pamë një ditë të tërë
Toka rreth diellit u rrotullua normalisht
Ndonëse aparatet e fizikantëve nuk shënuan asgjë
Unë e kuptova; Kishte rënë EKLIPS.

Bardhyl Londo nga "Si ta qetësoj detin"
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Ëndërrat


Ti po mbyll sytë, i dërrmuar

Nga puna e tmerrshme këtu nën tokë.

Patjetër je duke ëndërruar,

Se ëndërrave pranga s’u vënë dot.



Dhe le ta bëjnë ferr galerinë,

Ti vuan që të mbetesh engjëll.

Mbi supe si flatra ke mirësinë

Dhe fluturon nëpër ëndërr.



Ku vete kështu?Ah, unë e di

Dhe ëndërrat lidhen mes kaosit

Dhe kanë ftohtë ashtu si ti

Veç me kapotën e të burgosurit,



Dhe s’po të them që i vrasin ëndërrat

Që të kam shëtitur ndër varrët e tyre.

Ndodh që na vrasin më parë se ëndërrat

Dhe qajnë ato mbi ne si velushe.



Befas u zgjove. Buzëqesh i trembur,

Sapo u ktheve nga ai vend i lumtur.

Balli i mbushur plot me ëndërr

E di që bëhet... më i bukur.


Visar Zhiti
Spaç, dimër 1982
(Nga “Maja e Çelur”)
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

"Grotesk tragjik"

Kishe vdekur ti.
Me ty bota gjysmë ferr, gjysmë parajsë.
Ti ike. Mbeti vetëm ferri.
Njerëzit papritur u shëndërruan në Djaj.
Tani e kuptoj pse ike nga kjo botë,
ike
dhe le shkëlqimin si kometë.
Varri i saj do ngrihet në një kohë rekord.
Une ecja i vetëm drejt varrezave,
Dy- tre zogj që më deshën,
Mbi arkivol çukisnin,
Një si lutje fetare.
O Zot!
Të gjallë s'më deshën,
S'dashkan as të vdekur?...
I perzënë nga jeta,
I papranuar nga vdekja,
Endesha varrezave fytyrë-eksod.
Në një lëndinë pastaj u shtriva,
Gjysmë Djall,
Gjysmë Zot.

Nga Bardhyl Londo
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

SULLTANI

Jam sulltan, mbret i vertete,
shok té tjere s’kam ne jete;
gjaketor e zemerderr,
nga frika me bejne nder!
Dola nga fund’ i Azise
si rrebesh’ i perendise:
Vrava, preva e shkretova,
boten me gjak e mbulova!’)
Kur zotova Anadolle,
erdha mora dhe Stambolle,
njerezit i shkova ne thike,
dhe, kush mbeti, rron me frike!...
Jam i keq si egersire,
te urtet jane te mire,
dua te quhem i marre,
po puna te veje bare.
Thera greker e bullgare,
thera ermenet e mjere,
thera sa munda te tjere!
Egersire si ariu,
me fytyre si njeriu,
me dergoi perendia,
qe te vuaj’ njerezia!
Evropa qe me shikon,
te me beje gje s’guxon,
se ka mejtime te tjera...
Prisha, vrava, preva, hera!
Bera.. po ç’nuke kam bere?
Prisha botene te tere!
Mysliman’ e te krishtere
Kam derguar n’ate jete,
me teper se c’vdiqne vete!
Jam i zoti, rroj me palle,
s’dua te shoh njerez te gjalle!
Nat’ e dite gjak kerkoj,
pa pire gjak s’munt te rroj!
Dhe tani q’u beshe plak,
nuke munt te fryhem gjak!
Ata qe kam nene zgjedhe,
te mundije tok t’i mbledhe,
me dore time t’i vrase,
te pije gjakn’ e rajase!
Pse s’u be nga perendia
me nje koke njerezia,
qe ta prese menjehere,
te mos mbeteshin te tjere!
Te mbetej dheu i shkrete,
se doje te rroje vete:
me egersira te rroje,
pa frike tc mbreteroje,
se me duan e i dua,
jemi nje gjak e nje sua!
S’lash njeri pa te keq!
Gra e burra, djem e pleq,
dridhene kur me kujtojne:
memate me mallekojne,
me mallekojne te vete
edhe qajne dit’ e nate!
Qajne! Po kush nuke qa?
Qajne burra, qajne gra,
qajne malete per pyje,
qajne fushate per lule!...
Kudo shkela u tha bari,
c’la pushka e dogji zjarri!...
Egersire si ariu,
hengra dhe mish njeriu!
Si kam dashur kam punuar,
pse nuke jam i gezuar?
I lig jam, te liga dua,
nga kush me vjen frike mua?
Nuke di se c’kam i ziu,
nga frika gjaku me ngriu...
Me punera qe kam bere,
me duken armiq te tere,
mysliman’ e te krishtere;
sa dhe trimat shqipetare
zun’ e me punojne varre!
Humba Moren’ e Vllahine,
Bullgarine me Serbine.
Bosnjene me Mal’ e Zi,
Gjiritne me Thesali.
Keshe kombn’ e Shqiperise,
direk i gjithe Turqise;
pse s’me priti sa te vdese
pa te me dil i pabese!
Me Shqiperi te leftonem,
kam frike mos turperonem;
kam frike nga Skenderbeu
mos dale prape nga dheu!...
Se c’mendoj, a c’jam i marri!
S’me ben dot gje shqipetari
dhe sa te jem vet’ i gjalle,
nga zgjedha s’ka per te dale.
Pas meje ne kete jete,
guri mbi gure mos mbete!

CAJUPI
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Pritje

Për sytë e tu të kaltërt. D.
për buzët e tua si lule e posraçelur;
për gjithçka tënden
që s'është ende imja,D.

Duhet dikush të zhytet me kokë
liqejve të thellë të syvë të tu,
duhet, D. vetmia ti braktisë ato buzë,
zymtinë e botës sate të braktsië duhet.

Do të vish?

Gjymtyrët e mia kanë marrë formën e pikëpyetjes dhe presin,D.


(Botuar në gazetën Drita,7 mars, 1971)


Spahiu, Xhevahir,"Pezull" (poezi)
 

nada

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

version tjeter perkthimi i 'nje femer'
--------------------------------------------

ata duheshin me afsh e zjarr
ajo capkene ai kusar
kur ai ndonje mufke ja veshte
ajo hidhej ne krevat e qeshte

ditet kalonin me qejf a hargali
naten ajo flinte mbi gjoksin e tij
kur ai nje dite rrobat e burgut vishte
ajo rrinte ne dritare dhe qeshte

ai i dergoi lajm
"kam shume nevoje per ty"
ai i theshte
ajo tunde koken dhe qeshte

ne oren gjashte shkoi ne litar
ne oren shtate u kall ne varr
ne oren tete ajo qe e deshte
pinte vere te kuqe dhe qeshte

:mad:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

ELEGJI PER BABANE

Ti nuk je me.

As do na shohesh,
as do te shohim,baba, me kurre.
Ti nuk je me...

Emrin tend e mori ky gur.

X

Vdekja-si vdekje,
gjithmone e dhimbshme,
gjithmone e verdhe...

Me nje kordhele
tufa kujtimesh ne zemer na lidh.

Tufa kujtimesh
edhe elegjish.

X

Jam i trishtuar e me mori malli.
Dhe mbi trishtime e mall duke ecur
ngjita rrugen e ngushte te fshatit.

Shtyva deren e varrezes se vogel
dhe t'erdha te varri...

X

C'fjale te pathena do me flasesh?
C'fjale te reja deshiron te degjosh?
Prej ketij varri
tani,baba,
c'do me japesh?
....................

X

Erdha te marr
cfare ne perket prej ketij varri.

Kujtime te dhimbshme.
Vuajtje krenare.
Ti mos me thuaj:
"Biro...jane te trishtuara".

Baba i gjore!
Une edhe pa to
do te isha ne jete edhe me i trishtuar.

X

Dhe kur te vdes
s'dua asgje
vec nje varr te thjeshte.

Atje ne bregdet
ku neper net
bisedojne ylet me qiparisat.

Dhe fjale te kaltera
flet e shperndan
deti matane.
Fjale qe i njohim
qe i kuptojme
une
me babane...


Fatos Arapi u lind me 1930 ne Vlore. Studimet e mesmei kreu ne qytetin e lindjes, ato te lartat ne Sofje per ekonomi. Ka punuar si gazetar dhe si pedagog ne Universitetin e Tiranes. Ka botuar shume vellime me poezi se "Shtigje oetike", "Duke dale prej enderres","Ku shkoni statuja", "Dafina ne shi" etj.
Arapi ka shkruar edhe disa roma dhe drama si "Gjon
Muzaka", "Drama e partizanit pa emer" si edhe studime te ndryshme mes te cilave shquhet permbledhja "Kenge te mocme shqiptare" etj.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Monotoni

Shushurijne shelgjet ne lume shushurijne,
mermerijne mizat ne mriz mermerijne,
O Zot,
Lesho nje bubullime.


Xh.Spahiu

P.s.Sa aktuale me tingellon /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

te ben qe dashuria per baballaret eshte e njejte tek te gjithe...e thelle , e madhe, e trishte....
thnx kordele per kete perle.
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Fillimisht postuar nga anadoktoresha:
[qb] te ben qe dashuria per baballaret eshte e njejte tek te gjithe...e thelle , e madhe, e trishte....
thnx kordele per kete perle. [/qb]
me falni te ben qe "te mendosh" qe dashuria....
 
Top