Narkomane
Valoris scriptorum
‘’Ne mundsh’’
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, sa herë të dyshojnë e s’të përfillin, por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh. në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur, a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh... Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. në durofsh dot thënjet e tua të drejta në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë t’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë... Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë...