Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!
Mendojeni Shqiperine ne kohen e rilindjes sone kombetare.Te gjithe ata burra te shquar kane jetuar jashte trojeve shqiptare,por sa mall e dashuri kish ne shpirtin e tyre per Atdheun,vendin e te pareve te tyre.Sa bukur i kane kenduar ata vatanit edhe pse e dinin qe ishte teper i varfer e i rraskapitur.Nga pena dhe shpirti i tyre buronte vetem mjalte e dashuri per ate qe e kishin qit me kryet n'hi.Edhe ne jemi pothuajse ne pozicionin e tyre,por ndoshta pak me mire ,sepse jetojme ne kohet moderne.Pavaresisht se shumica e te keqiave vendit tone i kane ardhur nga vet shqiptaret,por edhe nga te huajt edhe ne ditet e sotme,ne duhet te shpresojme per nje te ardhme me te mire.Brezat qe do te vijne patjeter qe nuk do te kene nevoje qe te syrgjynosen si ne sot.Per Shqiperine ditet e mira,pasketaj vijne.Lum kush te rronje ,ta shohe zonje.Te gjithe duhet te jemi optimist.Mos kujtoni se bota dhe Europa kane qene keshtu si jane sot.Keto veshtiresi qe ne po kalojme sot ata i kane kaluar ndoshta 1 shekull me pare ose pak me teper.Sot shumica e ish lindjes jane ne EU,por mos kujtoni se popullsia e tyre jeton me mire se shqiptaret.Na pyesni ne qe i shohim cdo dite e qe punojme bashke me ta.Nje shqiptar nuk punon me paga aq te ulta sa punojne polaket,rumunet,bullgaret,balltikasit etj.Ushqehen teper dobet e bejne punet me te pakualifikuara.Po ju jap nje shembull midis dhjetrave qe di.Nje djalosh rumun kish mbaruar fakultetin per ing pyjesh dhe hapte themele me lopate me keq se puntoret e koop.bujq dikur.Po pagesa?Tejet minimale per sasine e punes qe kryente.Dua te them se; ne meqe merzitemi me politikanet te cilet ua kane bere jeten malore gjithe shqiptarve nuk kemi pse e shprehim dufin tone tek Atdheu.Nje grup i vogel njerzish sic jane politikanet nje popull i mencur i bene zap,por ne te ardhur nga nje regjim i hurit dhe i litarit jemi pa eksperience ne ekonomine e tregut te lire.prandaj edhe po zvarritemi gjate.Shqiperia eshte vend i mrekullueshem.Ka 300 dite diell ne vit,gje qe shume europiane nuk e kane ne vendet e tyre.Natyra jone eshte e mrekullueshme si ne jug e ne veri.Qielli jone nuk rri 12 muaj gri,por eshte i paster si kristali.Per mendimin tim bejne gabim shume te madh ata qe shprehen keq.
Vatani-shtepia; flamuri nderi i kombit.Ti duam , ti nderojme dhe te perkulemi para tyre kurdohere.Kete t'ua bejme te qarte edhe femijeve tane qe po rriten neper bote.Guri i rende eshte gjithmone ne vend te vet. Do thote ndonjeri na mbushi mendjen ky.Jo te nderuar une i ndjej dhe m'i thote zemra keto mendime.Pardje kur boksieri K Qato u ndesh me portugezin Vitor SA me rrihte zemra me shpejtesi dhe isha teper i emocionuar deri ne fund te raundit te 12.Kur ne raundin e pare Kreshniku mori nje goditje nga kundershtari dhe u rrezua,sa nuk me ndali zemra,por Qato eshte nje djale i forte e asgan.Kur ai u mbulua me flamurin tone kombetar,me krenarine e kombit tone, syte e mij ishin mbushur me lot gezimi.