Perballe pasqyres tende

Danae

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

Fillimisht postuar nga BeBa:
[qb]
Fillimisht postuar nga dottessa:
[qb] ....

me shume se kurre shoh nje vajze te parritur.qe beson ne miresine e njerzve qe cdo dite e me shume e zhgenjejne. Duke e lene te parritur me nje naivitet prej budallaqeje.
pffff kur do ta kuptoj qe duhet te rritem?! :shrug: [/qb]
une refuzoj ... jam kokefort i will keep believing

:wave: [/qb]
miku im me i mire me ka thene,duhet te jemi te forte pa humbur brishtesine tone.
nuk ka gje me te veshtire se kjo,te rritesh por te ngelesh gjithmone human.
Njerezit gabojne shpesh pa e ditur per kete ekziston falja,edhe kur gabimet i bejme me qellim,fundja falja s'eshte me e mire per ne vete??
Shpeshhere edhe ne ate cfare eshte e demshme ka shume dobi,duhet ca durim.
Une durim e nerva ama s'kam. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Perballe pasqyres tende

Perballe pasqyres tende...natyrisht ato qe vuajne me shume jane femrat. Dhe me bukur se kushdo, diçka te tille e ka thene nje prostitute qe ka jetuar rreth vitit 400 pes, LAIDE, e lindur ne Siçili dhe e shitur ne moshen shtate vjeç ne Korinth. Me vone u njoh ne gjithe Greqine si prostituta me e bukur dhe natyrisht çmimi i saj ishte teper i larte. Kur kohet e bukura perenduan Laide shkoi para pasqyres dhe tha: - NUK ME DUHESH ME, SEPSE NUK ME PELQEN TE SHIKOJ TE TASHMEN, NUK ME DUHESH ME, SEPSE NUK ME KRIJON MUNDESI TE SHIKOJ TE KALUAREN.
 

Danae

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

problemet kurre nuk qendrojne tek pasqyra,pasqyra eshte vetem viktime e thyerjes,proces qe ndertojme per te fshehur dialogun me syte tane.
 

jim_albanian_morrison

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

shoh nje ball ende te ri,te pa vrare te paperulur,shoh dike qe kujton sikur ceshte por qe harron qe ska qene dhe qe ndoshta sdo te jet me perball asaj pasqyre perball atyre syve qe dicka kerkonin,shoh nje qenie qe ka zgjedhur nje rruge por perton te ec ne te,shoh nje luftetar qe pret triunfin e qe do mecdo kush te ik nga kjo bot sa me pare te jet e mundur sepse nuk eshte i fuqishem ta sfidoj,shoh nje lufte qe zhvillohet dhe dy rruge qe me presin,shoh nje nene qe kam larg dhe nje tok qe po mbytet me gjak,shoh nje vajze qe me perkedhel dhe nji tingull qe me ledhaton shoh gjithcka por nuk shoh se perse i shoh ose me mire kam frike ti shoh seperse i shoh dhe i ve plot brutalitet emrin rastesi.
 

zog

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

Postimi eshte fshire per shkak te banalitetit qe tregon
 

albana

Lara Croft
Re: Perballe pasqyres tende

Perball pasqyres sime sot shoh gjithe pasigurite e mia.Ne trishtimin dhe ankthin qe me sjellin kuptoj qe jam vetem nje njeri as me shume e as me pak, as e mire e as e lige, as e humbur as fitimtare...
 

Danae

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

kam edhe une kete ndjesi sonte...
besoj se 2004 eshte viti i te vertetave qe zhveshen para meje si te ishin mbuluar me perde te trasha,e ne to pluhuri pesevjecar po shkakton re dhe tym.
Ka ca dite qe kuptoj se jam zgjuar nga gjumi i shpreses,i te besuarit se po te shpresoj te shoh boten ne nje kendveshtrim ajo do jete me e bukur.
Bota eshte e bukur mjaftueshem pa ndihmen time.
do stakoj trurin e do flej gjume,une nuk do mendoj me per asgje qe ka lidhje me nje te shkuar,te ciles i lejova te me kondiciononte jeten jo pak.E megjithe temperaturen e larte,do enderroj gjyshin tim qe kish kohe qe nuk e kisha enderruar deri ca nete me pare,e sonte do e takoj serish.
 

gjekec

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

Vetem nje pasqyre, ne banje. Dikur ajo dic pobente me fytyren e saj (tualet) dhe me pyeti nese kisha njepasqyrke.
Opa! Machizmi im kercen. "Pse c'me duhet nje pasqyre dore mua?"
eNt
 

zog

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

Fotografia e vene eshte fshire per shkak te banalitetit qe tregon. Ju lutem permbajuni rregullave!
 

foneastic

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

Sa here….


-Sa here ta kam thene?
-Jo aq here sa une te kam thene gjera me me vlere se kjo-iu pergjigj Blerta duke duke iu hakerryer dhe duke i perseritur me vete vetes per te njemijten here:-e urrej kete fraze, e urrej kete fraze,e urrej sa here ta kam thene.Asaj i ishin skuqur faqet nga bezdia e te qenurit si ne nenshtrim fjalesh apo ne ndeshkim mosmencurie,dhe syte e lengshem shikonin me pergjerim si te kerkonin ndihme,kerkonin nje shkendije dashurie qe mund te lindte instinktivisht ne veshtrimin e tij duke e pare ne ate gjendje dashurindjellese por e kote,,,ai ishte nje tjeter,i padepertueshem i paprekshem,si te ishte futur ne kellef te metalte.Edi i saj,,,shpatullgjere i gjate dhe me pak i bukur se ajo,qe po shikonte ne televizor,sigurisht duke menduar me krekosje pa vlere ,qe si duhej askuj,bile as atij vete :-te me kishte degjuar mua tashme do e kishte siguruar vendin e punes,edhe 100 here ja kam thene.Ndersa Blerta e ulur ne tavoline me supet e drejta por te shkundura gjallerie dhe duart e lodhura te futura ne mes te kofsheve sic bente gjithmone dhe e ema i thoshte mosss,(fukarallek) kthehej ne skutat e femijerise,shihte qilimin e arte te perallave si atehere me gjyshen qe i dukej se fluturonte me te vertete.Ajo ishte gati t´ja plaste te qarit,kishte fiksuar syte e medhenj ne indiferencen e tij,shperfilles ai i clironte fshehurazi ftohtesi si akulli ne plagen e nxehte,largesi,kujtime te mykura,ndoshta edhe vdekje emocionesh,,ndoshta,,tek ndjehej ashtu si femi i pambrojtur,si femi qe i kishin rene shpulle dhe rrinte kokeulur,sepse s kishte bere sic i kishte thene ai,dhe ai sa here ja kishte thene,100 here 1000 apo 10 000.Po ta merrje ne fotografi ne ato momente ajo me verte qe i ngjante nje pule te lagur,pa pupla.Nje tube te holle flokesh e kishte te sperdredhur perpjete ndoshta nga pakujdesia e te hequrit te kapses se flokeve me vrull menjehere sapo hyri brenda ne shtepi me pamje te sfilitur, ama ajo pamje kishte ne vetevete nje pule te lagur deri diku ne forme njeriu.Rrinte e shihte veten ne pasqyren perballe,larg saj.Kuj i ngjante???Nje aeroplani pa motor qe fluturonte ne hapesira qe as i njihte,ajo s´po kuptonte as per cfare po mendonte.Vec shihej ne pasqyre,,syte kaf te hapur,si bajamet qe shume duar te lodhura ja kishin thyer sa here per ti ngrene ajo,kanakarja e familjes,e bukura e te gjitheve qe nje dite do ishte me shume fat,do ishte e lumtur.Por pasqyra e solli edhe njehere ne vete,u pa me dashuri sic nuk kishte bere prej shume kohesh dhe krejt
papritur coi koken me vrull,hapi syte e fikur ne te cilet ndriti nje fije gezimi dhe lakmie ,dhe pau Edin e cuditur edhe vete nga vetja per ate qe po mendonte.Ishte nje veprim instinktiv nga ana e saj packa se po te ulej e te mendonte ne qetesi as qe do e bente nje hap te tille.U ngrit,eci ngadale drejt tij me trupin e holle dhe u ndal mu perpara televizorit duke fiskuar Edin me syrin kokerr mu ne kokerr te syrit.
-Hiqu,,,,,,,,,,,,,,te lutem, po shoh futboll.
-Posi,ja, tani do hiqem,por se pari dua te me besh nje nder,,,,,,,,,,,,,,,,,te lutem,-i tha ajo me ton te vendosur e serioz dhe me krahet e kryqezuar ku afer berrylave shume femerore nxirrnin krye thonjte e saj te kuruar mire.
-Cfare???
- Valixhen tende,ajo eshte shume me e madhe dhe komode se imja.
Edit i ra telekomanda nga dora.Cuditerisht si asnjehere qe kur ajo e njihte i dridhej buza e siperme si te kishte ndonje suste levizese qe punonte si metronom dhe e ndihmonte buzen ti jepte atij nje pamje te shpervjele,dukej si nje fenomen jonormal natyror qe mund te merrej ne laborator per studime te mimikave aspak njerzore,ndersa kishte edhe pamje prej qesharaku, ndoshta sepse kishte fiksuar si idiot gojen e Blertes se vogel si kinezke por mjaft bukuroshe.
Goja,,,qe tani donte ta kafshonte ,ta ndalte duke i thene me nje te vetem te dhunshem e te embel kafshim,mos me ler,te lutem.
Por asgje e tille nuk ndodhi.
E c´e do?-tha ai duke qeshur me ironi sepse iu kujtua qe e dashura e tij,e bute e mire,aq e dhene pas tij,nuk mund te merrte kurre guximin ta linte vetem.
-Do iki atje ku ta kam thene 100 here,-tha ajo me syte zjarr te ndritshem ,te inatosur si xhind,dhe u kthye tere hijeshi dhe shume ngadale ne kundershtim me nervozizmin e saj,duke ecur si luaneshe,me floket grure shume te dendur hedhur supeve te gatshme per te cikur belin qe ai ia adhuronte.Ai kishte mbetur me gojen ne forme ovale gati per te nxjerre nje KU qe nuk doli,ajo nuk ja kishte thene 100 here se KU,asnjehere s kishte vene ne dukje ndonje KU,kishte mbetur i fiksuar ne imazhin e perparshem te saj sikur ajo te ishte akoma aty,ishte akoma ne pozicion me formen e gojes ovale si te kishte brenda nje veze te vogel ku qendronte fiks nje KU, nje KU qe per te ishte si kuje.I ishte ngujuar i gjith trupi dhe s kishte forca te ngrihej ti shkonte nga pas (ahh sa here i kishte shkuar nga pas) ta rrembente ne krahe per beli(sa here kishte qeshur duke e bere),ta puthte ta pergjeronte (sic beri dikur)ti thoshte Blerta ime e vogel cfare ke?(sic bente kur rralle e dallonte se drita e tij e vetme ishte ajo).Dhe s ´mundi,iu duk sikur cdo gje ishte ndalur aty,tek ato dy fjale.Do iki.
KU????


Ne anen tjeter te shtepise,duke menduar per rrugen e re qe do niste,Blerta kishte fiksuar veten ne pasqyre,shoqen me te mire,,,
------------------------------------------------------------------------------

(((Ehhh pasqyra,edhe ajo me ndihmon te shihem sic jam,,,dhe edhe kur rrudhat te me duan mua,,une do ta dua,Pasqyren,,,,Veten.Ne pasqyre arrij te shihem pa doreza)))
 

Ema

Goddes
Re: Perballe pasqyres tende

Vdeksha une per pasqyren tende te lemuar.Imja me nxjerr shume te ukur,si zane.Me siguri ngaqe eshte e paqarte .
 
Re: Perballe pasqyres tende

Uauuu c'eshte kjo panorame kaq e bukur /pf/images/graemlins/laugh.gif ????
ps.Jam vetem eee /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Perballe pasqyres tende

Nderro pasqyren dhe shikohu prap /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nuk ka njeri te mos i jete dukur vetja ndonjeher i shemtuar. Une jam i bindur qe eshte faji pasqyres.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

Thua? :confused:
Nuk besoj te kete faj pasqyra, pastaj ato te gjitha njesoj jane /pf/images/graemlins/laugh.gif Une them se duhet te ndryshoj konceptin tim mbi 'te bukuren' /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

zora

Primus registratum
Re: Perballe pasqyres tende

une e kam thyer me kohe pasqyren.ishte kaq budallaqe. :shrug:
 
Top