Re: Perballe pasqyres tende
Vazhdoj te dukem e vogel. Kam frike se sa vjen e dukem akoma me e vogel. Edhe kur lyhem, edhe kur var xhingla mingla femrash te rritura, kur zgjatem dy tre gisht me teper nga efekti i takave, kur vesh xhakete mbi kemishe, gjithmone dukem si femije. Edhe kur jam e sjellshme dukem si femije, edhe kur buzeqesh se nuk dua te ulerij apo t'i pervishem atij/asaj perballe, edhe kur lejoj te me presin fjalen me arrogance, te mos me degjojne, hesht e dukem femije. Edhe kur cuditem, kur tronditem, mekem njesoj si femije. Me duket se me eshte mbushur mendja dhe vete e s'po marr vesh dukem se jam apo jam sepse dukem. Me ka ardhur ne maje te hundes!