Re: Perballe pasqyres tende
Pasqyra ireale
Ishte instikt i oktrouar vere monotonie
mizat përdhese ngjanin mizerisht rreth meje
të tilla çudira s’pata përjetuar kurrë
ato lënë vrragë shpirti, bëhen hije
Po, le të kridhemi
ndonëse s’paskam e s’ditkam gjë
ai ëndërrim syçelë kurrë sytë s’ti mbyll
Po, ai instikt ishte oktrouar si nga dorë magjistari
ai del ditëve të kremteve, instiktivisht
Dera e dorëlëshuemit mu duk tepër e rëndë
aty kishte shkelur kauzaliteti
dhe vdekja mbante fije subtile
vargje gjerdani nga mizat përdhese
ato presin sakrificën e re
e zbërthejnë të gjorën n’afat minimal
Kjo dhembje na gjeti dhe dhe heshti para nesh
te dera e dorëlëshuemit, vetjakut dhe instiktit
dhembja e dëgjimit të ehove e thjeshtë është
e dimë këtë të gjithë
por instkti i lindur s’duron ndryshime
Dhe paraqitet ai gazi i pamasë vetëpohues
Shihni këta tullacë në këtë pasqyrë
duket se na ngjajnë mjaft
Po ato miza përdhese që rrotullohen
Na paskan qethurr fare