Re: Pazza Inter!!!
Java e 34-t e Serise A: Empoli-INTER 2-3. Fitore me se e merituar. Zikaltrit kualifikohen per ne eliminatoret e Champions League 2004/05. Sic dihej, arritja e vendit te 4-t, varej vetem nga INTER, mjaftonte nje fitore ne nje fushe shume te veshtire, perballe nje kundershtari me te forte se kurre. 59 pike, 1 me shume se Parma me 58(e cila mundi Udinese-n 4-3) dhe 3 me shume se Lazio me 56(e cila mundi Modena-n 2-1). Objektivi i vetem i mbetur per kete sezon u realizua.
Ndeshja filloi me raste te pastra nga te dyja skuadrat. INTER e filloi ndeshjen me kete formacion: Toldo, Cordoba, J. Zanetti , Emre, C.Zanetti, Adriano, Stankovic, Kily Gonzalez (ne 90' Helveg), Materazzi (ne 94' Adani), Gamarra, Martins (ne 62' Recoba). Ne minuten e 18-te, pas nje "lemshi" ne zone, toskanet kalojne ne avantazh, 1-0. Barazimi vjen ne minuten e pare shtese te pjeses se pare nga Adriano, me ane te nje gjuajtjeje me koke, 1-1! Pjesa e pare mbyllet me kete rezultat. Me hyrjen e Recoba-s ne loje, zikaltrit behen me te rrezikshem ne zonen kundershtare. "Chino" ekzekuton nje goditje denimi ne minuten e 65-te dhe kalon zikaltrit ne avantazh, 1-2! Gol i shkelqyer i uruguajanit. Vetem 4 minuta me pas, eshte serish Adriano, i cili pas shmang 4 kundershtare, i vetem perballe portierit, i vë "kapakun" ndeshjes, 1-3! Goli i 17-te i brazilianit(8 me Parma-n, 9 me INTER-in), duke thyer keshtu rekordin e tij personal te golave te shenuar gjate nje kampionati(15 vjet me Parma-n). Ne fund te ndeshjes, braziliani uroi pronarin e INTER-it, Massimo Moratti-n, i cili sot feston 59-vjetorin e tij. Golat e tij dhe kjo fitore iu dedikuan atij, tifozit nr.1 interist, qe ka bere dhe ka dhene gjithcka, vetem qe INTER te arrije aty ku e meriton.
Toskanet demoralizohen dhe tashme duket e veshtire qe ky rezultat te permbyset. 5 minuta nga fundi, Rocchi shkurton diferencen, 2-3. Pas 7 minutash "te tmerrshme" dhe "te vuajtshme" shtese, arbitri Farina vershellen perfundimin e ndeshjes. INTER ne edicionin e ardhshem ne Champions League, Empoli zbret ne Serine B. Gjithcka perfundoi dhe ky sezon "u shpetua" disi...
Vendi i 4-t, INTER: 34 NDESHJE; 17 FITORE; 8 BARAZIME; 9 HUMBJE; 59 GOLA TE SHENUAR; 37 GOLA TE PESUAR. Golashenuesit me te mire: Adriano 17(9 me INTER-in), Bobo Vieri 13 gola, "El Chino" Recoba 8 gola, Oba Oba Martins dhe Julio Ricardo Cruz me nga 7 gola secili.
Me kaq perfundon ky sezon per ne, i mbyllur mire me arritjen e Champions League.
FORZA INTER!