Pazza Inter!!!

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

rejb mbylle gojen. S'ke pune me INTER-in ti. Gjithsesi ne vendin e 4-t do e marrim, javes tjeter shqyejme Parma-n, Lazio nuk fiton ne Brescia... Keshtu qe, rri urte...
 

rozart

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

o christian dhe xhoni edhe lecen do e shqyenit por iu shqeu ama keshtu qe mos u nxitoni kur flisni.po ti xhoni lere juven se kete vit e kemi mbyllur ne dhe falim pike, te tretet jemi.ju shpresoni dhe lutuni per me hy ne katershe

O ZOT NDİHMOJE İNTERİN TE MARRİ VENDİN E KATERT
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Mendon vertet se kemi nevoje per meshiren e juventineve?! Vendin e 4-t do e marrim patjeter. Kur jeni vete aq dobet s'keni goje te na ofendoni neve, pa harruar se ju kemi marre 6 pike te plota kete sezon. Keshtu qe mendohu mire para se te flasesh, mos u nxito kur vjen ketu, se duket qe emocionohesh shume /pf/images/graemlins/tongue.gif dhe kujton ato 2 ndeshje ku ju shpartalluam krejtesisht...
 

rozart

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

o christian po harrove ti se mundem lacion dhe barazuam me parmen per t'ju ndihmuar juve :rolleyes: po hajt mor kush ta din sot......
 

stellina_sister

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

po pse nuk shikoni me ndihmu veten ju se sa me na ndihmu ne :smash: kjo ishte e bukur /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Ju fituat per vete ore, se do kishit humbur edhe vendin e 3-te, leji nderet ti... Po ta perseris, nuk keni goje kete sezon te na ofendoni neve, dhe asnje ekip tjeter, me ato paraqitje qe keni bere. Gjithsesi, e mbyllim kete teme, pasi nuk ia vlen ta zgjasim akoma...
 

geek

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

epo mbylle temen me rejbin se eshte si gjithe pjesa tjeter e juventinave, GOBBO SFIGATO.

une per vete do vazhdoj te uleras per PAZZA INTER, se do tja tregojme Parmes kete te diel 21 dhjetorin 2002, kur OBA OBA beri performancen e tij te pare, kur Recoba u be tmerri i Tardinit, kur u kthye te ne (tifozat) pas ndeshjes duke kenduar ...tutti a casa alèèèèè...

fFORZA INTER
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Shume te drejte ke /pf/images/graemlins/smile.gif Sigurisht qe do te fitojme.
FORZA INTER!
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

22 LOJTARET E GRUMBULLUAR PER NDESHJEN NDAJ PARMA-S:

Portiere : Francesco Toldo, Alberto Fontana;

Mbrojtesa : Fabio Cannavaro, Ivan Cordoba, Carlos Gamarra, Thomas Helveg, Marco Materazzi;

Mesfushore : Emre Belozoglu, Francisco Farinos, Georgios Karagounis, Cristian Kily Gonzalez, Okan Buruk, Dejan Stankovic, Cristiano Zanetti, Javier Zanetti;

Sulmues : Adriano, Julio Cruz, Mohamed Kallon, Obafemi Martins, Alvaro Recoba, Andy van der Meyde, Christian Vieri.

Mungojne: -Daniele Adani(dhembje shpine), -Matias Jesus Almeyda(i demtuar), -Jeremie Brechet(i demtuar), -Francesco Coco(i demtuar), Giovanni Pasquale(1 jave i skualifikuar).
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Java e 33-te e Serise A: INTER-Parma 1-0. Nje fitore mjaft e rendesishme ne kuader te "luftes" per vendin e 4-t. Adriano tregon edhe nje here tjeter se eshte nje lojtar i madh, me nje te ardhme te shkelqyer perpara...
Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 0-0, me shume raste nga te dyja skuadrat dhe me disa momente nervozizmi. Me fillimin e pjeses se dyte, zikaltrit duken me te motivuar dhe e kerkojne golin me vendosmeri. Ne minuten e 55-te, Adriano futet ne loje duke zevendesuar te rikthyerin Kallon. Braziliani i jep nje tjeter "ngjyre" lojes, vetem pas 7 minutash e kishte hyre ne fushe, fiton nje goditje denimi afer zones. Nje e majte e forte dhe e shkelqyer e tij kalon zikaltrit ne avantazh, 1-0! (goli i tij i 15-te ne kete sezon, 8 me Parma-n e 7 me INTER-in). Braziliani nuk feston, ne nder te ish skuadres se tij. Loja vazhdon me raste te tjera per INTER-in, dhe me Parma-n pothuajse te dorezuar... Zevendesohet Bobo Vieri mes duartrokitjeve te publikut(pasi mori nje karton te verdhe, eshte i skualifikuar per ndeshjen e ardhshme). Ndeshja per fundon me rezultatin 1-0, rezultat i cili i ngjit zikaltrit ne vendin e 4-t me 56 pike, 1 me shume se Parma me 55, dhe 3 me shume se Lazio me 53 pike(e cila humbi 2-1 ne Brescia). Te dielen e ardhshme, me date 16 maj luhet Java e 34-t, e fundit e Serise A, ku Parma do te prese Udinese-n, ndersa Lazio do te prese Modena-n. Kurse ne stadiumin "Castellani", ne oren 15.00, luhet takimi Empoli-INTER. Ne kete jave do te luhet per vendin e 4-t(INTER, Parma, Lazio) dhe per te 15-in(ku luftojne Modena, Empoli e Perugia, per te siguruar nje vend ne play-off perballe te 6-es se Serise B. Keshtu qe ndeshja e ardhshme do te jete vertete e veshtire, perballe nje kundershtari qe kerkon patjeter fitoren...
FORZA INTER!
 

geek

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

eshte NJESHI, s'ke çi thua, ja njeh cepat mire Freyt ai. kush nuk e ka pare ndeshjen akoma, le te klikoje ketu per te pare golin e Adrianos (mpeg, rreth 700Kb).
Javes tjeter na duhet te kapercejme Empolin dhe E' FATTA !!! :angel:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pazza Inter!!!

Bravo cunat, ne ndeshjen direkte e treguan veten :thumbsup: nuk duhet nenvleftesuar empoli :shrug:
 

xhoni

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Christian e di ti qe kemi si shanc neve kur flet ti.
Hajt tja rrasim dhe Empolit dhe te mobilizohemi fuqishem per vitin tjeter.
Ket rradhe kam shpresa shume.Dicka do e marrim se sben.
FORZA INTER
 
Top