Pazza Inter!!!

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Me behet qejfi Xhoni /pf/images/graemlins/smile.gif
Do e fitojme patjeter kete ndeshje deçizive.
FORZA INTER!
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pazza Inter!!!

Me duket se do marrim Veron :rockband: flitet edhe per Emerson dhe Chivu po gazetat nuk besohen :shrug:
 

xhoni

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Ai çopani eshte i mire shume per ne mbrojtje,kurse Veron e kam shume qejf por me duket pak i vjeter.
Edhe pse shume e veshtire te ndodhe une do doja Tottin ose Ronaldinon.
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Veron eshte nje hap larg INTER-it. Mendohet qe ai te merret hua per 1 vit dhe me pas do te vendoset nese do te blihet perfundimisht. Per te tjeret, mbetet ende gjithcka e hapur.
U percaktua sot arbitri i ndeshjes Empoli-INTER. Ai do te jete Stefano Farina, i cili do te gjykoje zikaltrit per heren e 20-te ne karrieren e tij. Bilanci eshte pozitiv: 13 fitore, 2 barazime, 4 humbje.
FORZA INTER!
 

StormAngel

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Krejt transferet e Interit do ta varen nga ajo se kush do jete trajner. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

geek

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

ALEEEEEEEEEEE ALEEE ALEEEEEEEEEEEEEEEEEE !!!!!!
NE CHAMPIONS JEMI EDHE NEEEEEEEEEEEE !!!!!

iNTERI KAPERCEN EDHE EMPOLIN ME DOPPIETEN E ADRIANO DHE NJESHIN E SKUADRES RECOBA, cIFTI QE SIPAS MEJE JA VLEN TE QENDROJE NE FUSHE 90 MIN.
GOLAT SI GJITHMONE KETu:
http://www.inter.it/media/mpg/Part-3441-36106.mpg

:thumbsup: :lol: :rockband: :lol: :rockband: :thumbsup: :lol:
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Java e 34-t e Serise A: Empoli-INTER 2-3. Fitore me se e merituar. Zikaltrit kualifikohen per ne eliminatoret e Champions League 2004/05. Sic dihej, arritja e vendit te 4-t, varej vetem nga INTER, mjaftonte nje fitore ne nje fushe shume te veshtire, perballe nje kundershtari me te forte se kurre. 59 pike, 1 me shume se Parma me 58(e cila mundi Udinese-n 4-3) dhe 3 me shume se Lazio me 56(e cila mundi Modena-n 2-1). Objektivi i vetem i mbetur per kete sezon u realizua.
Ndeshja filloi me raste te pastra nga te dyja skuadrat. INTER e filloi ndeshjen me kete formacion: Toldo, Cordoba, J. Zanetti , Emre, C.Zanetti, Adriano, Stankovic, Kily Gonzalez (ne 90' Helveg), Materazzi (ne 94' Adani), Gamarra, Martins (ne 62' Recoba). Ne minuten e 18-te, pas nje "lemshi" ne zone, toskanet kalojne ne avantazh, 1-0. Barazimi vjen ne minuten e pare shtese te pjeses se pare nga Adriano, me ane te nje gjuajtjeje me koke, 1-1! Pjesa e pare mbyllet me kete rezultat. Me hyrjen e Recoba-s ne loje, zikaltrit behen me te rrezikshem ne zonen kundershtare. "Chino" ekzekuton nje goditje denimi ne minuten e 65-te dhe kalon zikaltrit ne avantazh, 1-2! Gol i shkelqyer i uruguajanit. Vetem 4 minuta me pas, eshte serish Adriano, i cili pas shmang 4 kundershtare, i vetem perballe portierit, i vë "kapakun" ndeshjes, 1-3! Goli i 17-te i brazilianit(8 me Parma-n, 9 me INTER-in), duke thyer keshtu rekordin e tij personal te golave te shenuar gjate nje kampionati(15 vjet me Parma-n). Ne fund te ndeshjes, braziliani uroi pronarin e INTER-it, Massimo Moratti-n, i cili sot feston 59-vjetorin e tij. Golat e tij dhe kjo fitore iu dedikuan atij, tifozit nr.1 interist, qe ka bere dhe ka dhene gjithcka, vetem qe INTER te arrije aty ku e meriton.
Toskanet demoralizohen dhe tashme duket e veshtire qe ky rezultat te permbyset. 5 minuta nga fundi, Rocchi shkurton diferencen, 2-3. Pas 7 minutash "te tmerrshme" dhe "te vuajtshme" shtese, arbitri Farina vershellen perfundimin e ndeshjes. INTER ne edicionin e ardhshem ne Champions League, Empoli zbret ne Serine B. Gjithcka perfundoi dhe ky sezon "u shpetua" disi...
Vendi i 4-t, INTER: 34 NDESHJE; 17 FITORE; 8 BARAZIME; 9 HUMBJE; 59 GOLA TE SHENUAR; 37 GOLA TE PESUAR. Golashenuesit me te mire: Adriano 17(9 me INTER-in), Bobo Vieri 13 gola, "El Chino" Recoba 8 gola, Oba Oba Martins dhe Julio Ricardo Cruz me nga 7 gola secili.
Me kaq perfundon ky sezon per ne, i mbyllur mire me arritjen e Champions League.
FORZA INTER!
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pazza Inter!!!

Bravo cunat, tani qe jemi ne champions do pranojne te vijne edhe lojtaret e medhenj :thumbsup:
kemi ngrene shume gola kte vit :smash: kush e ka fajin sipas jush, a na duhet nje mbrojtes tjeter dhe nqs po kush duhet te beje vend :rolleyes:
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Duhet nje mbrojtes i ri qe t'i bashkangjitet Materazzi-t, Cordoba-s dhe Cannavaro-s, qe te formojne nje katershe te forte. Jane disa te tille, mes te cileve edhe rumuni qe kemi kohe qe ndjekim, Chivu, pa harruar se Roma nuk ia ka paguar ende parate Ajax-it dhe kjo na e lehteson disi punen. Gjithsesi, ka edhe alternativa te tjera... :cool:
 

xhoni

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Materazzi eshte bere pak ngordhalaq,edhe pse lufton dhe non molla mai.
Ne ndeshjen me Empolin beri ca gafa ,se kapte dot ate rochin.
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Presidenti Moratti konfirmoi dje gjate nje interviste trainerin Zaccheroni edhe per sezonin e ardhshem, duke hedhur poshte mundesite qe Roberto Mancini te ulej ne stolin zikalter.
Per sa i perket merkatos se lojtareve, te henen mund te firmosi per INTER-in Edgar Davids, i cili mund te merret me parametra zero nga Barcelona, pasi i perfundon kontrata dhe kerkesa e tij qe te marre 3,5 milione euro ne sezon, mund te plotesohet nga drejtuesit zikalter.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pazza Inter!!!

Nqs marrim Davids do bejme blerje te madhe sepse ishte pikerisht ai qe e coi Barcen para Realit ne nje kohe kur ne fazen e pare keto dy ekipe kishin 25 pike diference :eek:
edhe nje fantazist na duhet edhe jemi ne rregull :thumbsup:
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Edhe nje mbrojtes i ri qe te kompletohet reparti i terhequr. Ne krahun e majte te mesfushes po kerkohet te merret Cesar nga Lazio. Gjithsesi ka ende kohe /pf/images/graemlins/wink.gif
 

el_che

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

ne fakt Veron i ben pune INTERIT, eshte nje lojtar qe e ben mire lidhjen e mbrojtjes me mesfushen edhe me sulmin. Playmaker si ai, s'para ka shume.
 
Re: Pazza Inter!!!

Problemi nuk qendron ke lojtaret,problemi eshte thjesht psikologjik,pse cfare kane me shume lojtaret e i milanit apo juves qe dolen para nesh ne renditje ,hic asnje gje nuk kane,por keta tanet nuk e di por kane nje si tip frike,si pasiguri ne vetevete,gje qe con ne krollim te ndeshjes,me kujtohet ajo kunder Milanit ne ndeshjen e kthimit nga 2-0 per ne ne 3-2 per ata,aty dukej komlet problemi i interit,thjesht psikologjia,ajo ndienja e frikes se ata jane me te forte,te mbrojme rezultatin,obobo do na mundin,etj!
Nuk e di se cfare duhet per te hequr kete lloje ankthi nga ata,sepse sapo vjen dhe po behete me i dukshem!
 

xhoni

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Lene mos ma kujto derbin se me ngrien lesht perpjete. :mad:
Ket vit kam besim shume :thumbsup:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pazza Inter!!!

X-ray, plotesisht dakort me ato qe thua ti :thumbsup: ilaci me i mire eshte nje trajner qe tua mbledhi te gjitheve dhe me e rendesishmja te formoje "grupin" :shrug:
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Cdo vit kemi patur besim se do fitonim dicka, por ne fund gjithmone njelloj, duarbosh /pf/images/graemlins/frown.gif
Gjithsesi mua besimi dhe optimizmi s'me humbasin kurre dhe shpresoj qe kete vit te arrijme te fitojme dicka...
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Me vjen keq shum me ju shkru po shumica e interistve jan me braziljant.Kujtoni ate kampionatin e fundit te shkuar me germa ari nga ata 3 DEUTSCHAT se qe ate her nuk keni fitu ma, edhe Zoti me ardh te Interi humb.Me vjen keq po NON VICETE MAIIIII
 
Top