Pas pushimeve, më pak seks
Marre nga Gazeta Shqip..
Pas pushimeve, më pak seks
Sipas sociologëve, vjeshta është muaji kur dëshira seksuale bie ndjeshëm
Pushimet tashmë kanë mbaruar dhe të gjithë dashur pa dashur u janë kthyer jetës së tyre të përditshme. Megjithatë, nuk mjafton vetëm "pesha" psikologjike e kthimit në rutinën e përditshme dhe në ajrin e ndotur të qyteteve pas ditëve të tëra, duke shijuar mëngjeset me puhizën e mrekullueshme të detit; tani duket se edhe seksi kërkon ta bëjë më të hidhur rikthimin pas fundit të pushimeve. Në të vërtetë, tashmë të gjithë e njohin të famshmin "autumn blues" ose ndryshe "depresionin e vjeshtës", me të cilët shumë njerëz janë duke i bërë mirë "llogaritë". Në fakt, më të prekurit nga kjo "sëmundje" janë personat e moshës mes 40 dhe 50 vjeç, te të cilët vihet re një rënie e theksuar e dëshirës seksuale dhe e nivelit të tyre të "prezantimit" poshtë çarçafëve. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, "epidemia" e rënies së dëshirës seksuale është e lidhur ngushtë me moshën dhe gjendjen psikologjike, por edhe me sezonin e vitit që po jeton. Në fakt, me uljen e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, gjithashtu dhe me uljen e numrit të orëve që kaloheshin në ajër të pastër, është e natyrshme që të reduktohet ndjeshëm entuziazmi në krevat, por mbi të gjitha të ulet ndjeshëm edhe numri i raporteve seksuale të krijuara gjatë një jave. Kjo, në fakt, është e vërtetë sidomos për personat që janë në moshën më të ndjeshme ndaj "ndryshimeve" të hormoneve në varësi të stinëve, me pak fjalë bëhet fjalë për njerëzit mes 40 dhe 50 vjeç. Ndërsa për të rinjtë, ka më pak probleme: për ata është gjithmonë koha për të bërë për dashuri. Këtë tregon edhe seksologu dhe andrologu Maurizio Bossi. "Është provuar shkencërisht që përgjigjja seksuale, si te kafshët ashtu dhe te njerëzit, është me periudha: këto momente janë të lidhura me moshën, me kushtet psikologjike, por edhe me sezonin. Shumë 40 - 50-vjeçarë duhet të ngatërrohen sërish me rutinën e martesës, ndoshta pasi i ka dhënë një shpërthim "virtual" fantazive të tija erotike, duke e imagjinuar "fqinjën" në pozicione të ndaluara". Kështu që është normale që dëshira për të bërë dashuri zvogëlohet dhe raportet seksuale janë shumë të rralla e rrezikojnë të shkojnë në fund. Ndërsa për të rinjtë të moshës 20-30 vjeç, diskutimi është ndryshe: ata nuk lodhen kurrë dhe vazhdojnë "gjuetinë" edhe në verë, edhe pse pashmangshmërisht kanë më shumë vështirësi për të gjetur "gjahun" ndryshe nga mundësitë që të ofron plazhi. Në praktikë, shpjegon ironikisht seksologu, më të "pjekurit" kanë mundësinë për të bërë seks çdo ditë me bashkëshorten e tyre, por që në këtë periudhë nuk kanë fare dëshirë, ndërsa më të rinjtë, edhe pse kanë një dëshirë të madhe, duhet të përballojnë stresin për mungesën e një "shoqeje".
Nuk i thonë kot: "Kush ka bukë nuk ka dhëmbë dhe e kundërta". Duket pikërisht kështu. E rëndësishme është mos shqetësohesh: bëhet fjalë për të rikuperuar ekuilibrin në jetën e përditshme dhe fiziku do të kthehet në kushtet e tij normale. Për ta superuar më shpejt këtë fazë të vështirë përshtatjeje mund të "presësh" një hapësirë për një aktivitet sportiv që ju pëlqen, si për të mbajtur një fizik më mirë dhe për rikuperuar humorin e dëshirën për të bërë çdo gjë. Megjithatë, vjeshta nuk është vetëm periudha e rënies së dëshirës seksuale. Thuajse çdo vit muaji shtator sjell me vete një bum ndarjesh dhe divorcesh. Nëse një raport është në krizë, është pikërisht periudha gjatë pushimeve verore që secili mund të marrë vendimin për të jetuar pushime të gëzuara larg njëri-tjetrit. Këtë e dinë mirë edhe avokatët dhe juristët për të cilët shtatori e tetori janë me të vërtetë muajt e "artë" para përqafimeve dhe pajtimeve të Krishtlindjeve.
"Deri në mes të tetorit", shpjegon Annamaria Bernardini De Pace, një nga avokatët e divorceve më të famshëm në Itali- ndodh një numër i madh divorcesh, meqenëse gjatë muajve të verës mundësitë për të ndenjur bashkë dhe për të dialoguar rreth situatës shkurtohen shumë. Puna e gjatë, në të vërtetë, shkakton shumë stres, por shumë veta kërkojnë t‘ia vënë fajin jetës monotone të përditshme", tregon ajo. Megjithatë, një muaj tjetër, ku numri i ndarjeve është i lartë, është edhe maji. Edhe këtë herë pushimet kanë një peshë psikologjike të dukshme. Fakti se të duhet t‘i kalosh pushimet me dikë që nuk shkon mirë prej disa muajsh, shumë personave u duket si një "barrë" e papërballueshme, duke marrë gjykimin ekstrem për t‘u ndarë. Ndoshta është më mirë t‘i ndash gjërat që nga fillimi se sa ta shtysh "vuajtjen" deri në vjeshtë. Udhëtimet dhe pushimet janë vendi më i mirë për të "shëruar" pakënaqësitë, gjithashtu vendi ideal për njohje dhe takime të reja. "Një e dhënë kurioze e dalë në vitet e fundit është që çiftet vendosin të ndahen në mes të majit, shumë shpesh pasi bëjnë festën e përfundimit të shkollës të fëmijëve, duke e jetuar këtë ngjarje si një impenjim në sytë e të afërmve dhe për t‘u treguar atyre se familja e tyre është e lumtur dhe më e bashkuar se kurrë", tregon De Pace. Kështu, nëse disa kohë më parë ata që vendosnin për t‘i thënë lamtumirë njëri-tjetrit në pjesën më të madhe të rasteve ishin çiftet mes moshës 30 dhe 40 vjeç, sot ndahen një numër shumë i madh çiftesh me moshë mbi 60, si për të treguar se modelet e vjetra të familjes së bashku dhe të lumtur nuk ekzistojnë më. Ndoshta është efekti i rritjes së moshës mesatare, numri i madh i laçeve të reja, si ato që luftojnë depresionin, si ato që sigurojnë një jetë më të mirë, si dhe ideja për të mos pasur impenjime sociale që i shtyn drejt divorcit. Megjithatë, të dhënat më të fundit nga institutet statistikore të vendet evropiane flasin qartë: numri i martesave që janë zgjidhur mes viteve 1995 dhe 2002 është rritur me 52,2 për qind, ndërsa numri i atyre që kërkojnë divorcin është rritur 54,7. Ky numër ka pasur pikun gjatë muajve shtator, ku edhe numri i çifteve të ndara ka qenë i lartë. Atëherë, si duhet të veprosh për ta shmangur gjithë këtë? Kështu, sipas statistikave del se është më e lartë përqindja e burrave që lënë gratë. Ja disa këshilla praktike për gratë, për t‘i rikthyer edhe njëherë dhe për t‘i bërë për vetë të "dashurit" e tyre:
1) Shpeshherë bëjini komplimente, edhe të ekzagjeruara
2) Mos ia bëni jetën të vështirë
3) Besojini më shumë asaj që bën se asaj që thotë
4) Shikojeni shpesh në sy, sidomos kur bëni dashuri
5) Mos harroni asnjëherë të laheni bashkë dhe mësoni ndonjë teknikë masazhimi
6) Mos ia tregoni asnjëherë të gjitha, sepse misteri stimulon dëshirën. Respektoni gjithashtu edhe sekretet e tij. Mos i tregoni gënjeshtra. Në rastin më të keq mos i tregoni shumë...
7) Ndryshoni stil dhe veshje dhe përpiquni të kuptoni se si atij i pëlqen më shumë
8) Tregojini fantazitë tuaja, por më parë studioni terrenin për të kuptuar se deri në ç‘pikë mund të shkoni
9) Kërkojini falje nëse keni gabuar
10) Dhe mos harroni kurrë: jeni burrë dhe grua, ndaj vlerësoni feminilitetin tuaj dhe burrërinë e tij në gjërat e vogla e të mëdha. Nuk duhen lënë pas dore gjithashtu edhe zgjedhjet e zgjuara se çfarë duhet t‘i dhurosh në raste festash ose çfarë jo dhe se çfarë nuk duhet t‘ia kërkoni kurrë. Mes pyetjeve që ai urren më shumë është se "Për çfarë po mendon?" Zakonisht burrat e vrasin mendjen shumë më pak se gratë. Dhe tipat e qetë në përgjithësi mendojnë vetëm për gjëra shumë praktike. Por mbi të gjitha, mos i thoni asnjëherë "Si do të mundesh të jetosh pa mua?" Egoja mashkullore është shumë e fortë, ndaj është e vështirë që mund ta pranojë një dobësi si kjo për të mos jetuar dot pa një femër. Mes dhuratave që duhen evituar, nëse jeni pikërisht në krizë pas plazhit, lërini mënjanë kravatat e zakonshme dhe këmishat. Burrat kanë shije precize dhe komplekse, shumë herë më shumë se sa një grua mund ta mendojë.
Mos e rëndoni më shumë situatën, duke i kërkuar gjithashtu që t‘ua u kthejë shpërblimin që i bëtë, duke i kërkuar dhurata shumë herë më të shtrenjta. Gjithashtu evitoni çdo objekt teknologjik. Burrat dallohen si njohës të mirë të teknologjisë ndaj dhuratat e femrave në këtë fushë thuajse nuk u pëlqejnë kurrë. E vetmja mundësi është që të dilni të dy bashkë për të blerë dhuratat. Nëse ati i pëlqen diçka mos hezitoni ta mbështesni e t‘i thoni: "Po, vërtet qenka shumë e bukur"!