Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!
Kupola e shkembit
Kupola e shkembit, kryevepra e pare e muslimaneve, u ndertua ne vitin 687 e.r. prej kalifitit Abd al-Malik, nje gjysem shekulli pas vdekjes se profetit Muhamed. Shkembi shenon vendin prej ku profeti Muhamed beri mirazhin e tij ose Udhetimin e Nates per ne qiell dhe pastaj u kthye perseri ne Meke (Kur’an 17:1). Kupola e Shkembit prezanton shembullin e pare te pikepamjeve islame dhe eshte nje simbol i njesise dhe vazhdimesise se besimit te Ibrahimit.
Udhetare dhe pelegrine e kane krahasuar kupolen me nje mal te bere prej drite mbinatyrore, ose me nje diell dhe ndricimet e tij te arta ne driten verbuese te mengjeseve te Palestines, mbasditet, dhe perendimet. Atmosfera e bukurise qe mbizoteron Kupolen e Shkembit eshte si nje lajmerim qe vjen nga larg dhe lajmeron per fatin e parajses.
Hyrje
Nen udheheqjen e kalifave arabe, Palestina qendroi ne paqe dhe zhvillim per 4 shekuj me radhe. Jeruzalemi (Al-Kudus) ishte qyteti i shenjte i muslimaneve, cifuteve, dhe kristianeve. Pas vdekjes se kalifit Ali, burrit te Fatimes, dhe dhenderit te profetit Muhamed, ishtepikerisht ne Jeruzalem ku udheheqesit arabe u mblodhen ne vitin 660 per te zgjedhur mbretin e tyre Muavija, krijuesi i dinastise se Umajateve. Kronistet arabe deshmojne qe menjehere pasi u be mbret ai shkoi dhe u fal ne Golgotha dhe pastaj ne Gethsemane. Pas vdekjes se djalit te Muavijes, Jazidit (680-693), Kalifi Abd al-Malik ndertoi ne Jeruzalem xhamine qe u njoh me emrin Kupola e Shkembit dhe qe ishte nje simbol i bashkimit te tre feve abrahimite: Cifute, Kristiane dhe Islamin.
Kryevepra e pare e Muslimaneve
Kupola e Shkembit, kryevepra e pare e muslimaneve, u ndertua ne vitin 687 e.r, nje gjysem shekulli pas vdekjes se profetit Muhamed. Nje “lexim” i kujdesshem i monumentit na tregon qe ky monument permban embrionin e temave me te rendesishme te artit islam, qellimi kryesor i te cilave eshte te shprehin besimin e shfaqur ne Kuran. Ky art eshte i deshifrueshem vetem neqoftese sjellim ne mendje parimet e besimit Islam.
Kupola e Shkembit prezanton shembullin e pare te pikepamjeve te Islamit. Vete vendi ne te cilin eshte ndertuar, forma e nderteses, permasat dhe proporcioni i saj, format qe ndodhen brenda saj, ngjyrat qe e ndricojne ate, ana e saj e jashtme, dhe simfonia e pjeses se brendshme, jane te gjithe perfaqesues te besimit qe frymezoi ndertimin e saj.
Do te ishte e pafrytshme, megjithese e lehte, te fillonim duke kerkuar ne artin bizantin, sirian, helen, apo romak per elemente te ngjashme te teknikave arkitekturore, per nje motiv te vecante ose per kete apo ate harmoni matematikore ne rregullsine e saj. Keto influencime ekzistojne, sigurisht, dhe historianet, arkeologet, kritiket e artit dhe arkitektet shpesh kane analizuar kete veper arti. Ata kane bere nje pune te mire dhe te rendesishme duke treguar se si ndertuesit, artizanet, dhe artistet e mozaikeve te cilet moren pjese ne ndertimin e kesaj ndertese ishin te gjithe nga zonat e nje “perandorie te re arabe” dhe sollen me vete per kete qellim te gjithe teknikat e tyre dhe stilet e tyre te punes.
Pamja
Ne fillim le te konsiderojme zgjedhjen e vendit dhe rendesine e burimeve qe iu besuan kesaj vepre. Kalifi kishte vendosur t’i kushtonte kesaj ndertese te gjithe tributin e mohuar ne Egjipt per nje periudhe kohe prej shtate vjetesh. Do te ishte e kote te besonim shpjegimin qesharak apo edhe historine e supozuar te ketij vendimi, bazuar ne sugjerimet qe kalifi deshironte te “therriste ne duel gjithe boten” duke ndertuar nje monument islam me te mire se sa ato te ndertuara prej feve te tjera, ose qe ai po perpiqej te ndryshonte drejtimin e haxhinjve prej Mekes, ku nje rebel, Abdullah ibn Al-Zubajr, kishte marre pushtetin. Padyshim, mendime dhe llogaritje te tilla nuk mungonin prej Abd al-Malikut. Por ndertimi i nje forme te re bukurie e cila do te sherbente si nje model per arkitekturen dhe krijimet artistike per te gjithe muslimanet e tre kontinenteve per 1000 vjet, nuk mund te shpjegohej prej ambicjeve apo dredhite ushtarake te nje sovrani jeteshkurter.
Historia
Profeti Muhamed asnjehere nuk ka pretenduar se po krijonte nje fe te re, por me teper qe po therriste gjithe njerezit ne fene e te pareve te tyre, fe te cilen sakrifica e Abrahamit duke i’u pergjigjur thirrjes se Zotit ofronte modelin dhe shembullin me te mire. Keshtu qe nuk eshte prej ndonje gabimi historik apo nepermjet tekave te nje despoti qe pika e fillimit te artit islam koncidon me piken e fillimit te jetes shpirterore te tradites Abrahamike, duke perfshire edhe jeten e cifuteve, kristianeve, dhe muslimaneve, te quajtur Jeruzalem. Ky eshte vendi ku kishte jetuar dhe ishte ngritur Jezusi dhe sipas Kuranit (Sure 17:1 “Femijet e Izraelit”) vendi i shkembit prej te cilit rofeti Muhamed u ngjit prej tokes ne qiell per te menduar per urdherin e Zotit gjashte shekuj perpara “Komedise Hyjnore” te Dantes.
Ketu ishte qe Solomoni ndertoi Tempullin te shkaterruar prej Nebushadnezarit, tempull te cilin Herodi ndertoi dhe qe romaket e shkaterruan. Kur ai u fut ne Jeruzalem 637 e.r kalifi Umar Ibn al-Khatab dha urdher per ndertimin e nje xhamie prej druresh ne nje fushe te shkrete. Umajati, Abd al-Malik, ndertoi Kupolen ne kete vend, afer me Kupolen e Kishes se Varrit te Shenjte qe u perkiste kristianeve. Kupola e Shkembit ishte keshtu simboli e njesimit dhe vazhdueshmerise se besimit Abrahamik: Cifut, Krisitian, dhe atij Musliman.
Arkitektura
Kupola me nje diameter dhe nje peshe qe jane pothuajse te njejta, qendron me e dallueshme se sa kupolat e kishave bizantine sepse eshte bere prej druri dhe pesha e saj nuk e ben te nevojshme, si ne rastin e kubeve te bera prej guri, kupolat anesore qe ulin peshen e kontureve te jashtme te Haga Sofias dhe monumenteve te frymezuara prej saj.
Kjo kupole eshte mbuluar me ar qe ne kohen kur eshte ndertuar, si pasoje e ndjenjes se thelle te nderimit te mjeshtrave qe e ndertuan, Rixha Ibn Haxha dhe Xhazid Ibn Salim, te cilet shpenzuan per kete mbulese te ndricueshme ate cfare mbeti nga pasuria qe u ishte besuar atyre per ndertimin e ketij monumenti. Udhetare dhe pelegrine e kane krahasuar kupolen me nje mal te bere prej drite mbinatyrore, ose me nje diell qe shkelqen nen rrezet verbuese te nje mengjesi, dreke apo perendimi Palestinez.
Ne fillim, perpara se te beheshin restaurimet, kthesa e kupoles ishte pakez ne formen e nje patkoi, dicka qe duhet te kete pasur si qellim kujtimin e “udhetimit te nates” ose Miraxhin e Profetit ne qiell.
Kjo kupole eshte vendosur mbi nje daulle e cila qendron mbi nje oktagon qe perfaqeson token. Origjinali perbehej nja mozaik prej xhami, duke madheshtuar bukurine e tokes krijuar prej Zotit, por porcelani i kupoles se diteve te sotme, me nje ngjyre blu dominuese, duke u bere me i shpeshte dhe me i erret ndersa zbret nga daullja ne nivelin e tokes, pa dyshim qe kujton ndryshimin nga kurora ne qiell e cila formohet nga daullja deri tek oktagoni.
Permbi kornizen e mermerit te praruar ku rrezet e diellit dhe hijet bien papushim, arkadet, me kthesa identike por me vizatime qe ndryshojne nga njera tek tjetra, vallezojne vallen e tyre te rrumbullaket rreth oktagonit, duke u penguar prej pragjeve te dyerve ne kater pika qe shenojne kete vend si qendren e botes. Permbi harqet qe rrethojne mauzolen, shkrimet nakshi shenojne kengen e gjate te tokes per madheshtine e Zotit, perpara se sa te arrijme kuroren ne Qytetin e Zotit ose me mire ne nje bote ku bukuria na jep metaforen e saj tokesore.
Eshte nje bote tjeter formash, ne te cilen gjithcka zbret nga lart, ashtu si dhe Shpallja vete. Thuhet ne Mirhajnamah te Mir Hajdarit qe kur profeti Muhamed arriti ne qiellin e shtate, ai pa nje kube hyjnore ne ngjyrat e drites. Kjo eshte ajo cfare catia e Kupoles se Shkembit mundohet te rikujtoje.
Poshte ndodhen 16 xhama me vija nepermjet te cilave hyn drita e Zotit. Kjo drite zbret poshte drejt njeriut, hijet e se ciles filtrohen nepermjet harqeve, shtyllave, dhe kolonave te cilat nyjezojne atmosferen, duke vene ne dukje arabesket qe nderthurin njeriun dhe universin e tij, duke i terhequr ato drejt gjurmeve te Zotit, i cili gjithmone jeton dhe krijon.
Fjala e tij e shkruar shfaq veten e tij ne vende ku veshtrimet e para hidhen, vecanerisht ne kufijte e kupoles dhe ne kufijte e dyerve. Kudo, nje forme i jep mundesi syrit te shohe nje trampoline pafundesie, duke e perkujtuar ate per mrekullite e Zotit.
Ne Kuran thuhet qe njeriu qe beson do te njohe parasjen si banesen e tij te perhershme. Atmosfera e bukurise qe mbizoteron ne nje vend si Kupola e Shkembit eshte si nje lajmerim i larget i ketij fati. I kapur ne rrjetin misterioz te arabeskeve, te gjithe atyre formave dhe ngjyrave qe i japin shpirt asaj qe eshte materiale pa perdorur forcen e ndertimit, njeriu gjen veten ne kete gjendje te pafundme ne zemren e bukurise dhe jetes se Zotit, tregim i te cilave eshte ky mauzoleum. Cdo gje ketu, duke filluar qe nga forma e drites, integron njeriun ne nje jete qe eshte me e larte se sa jeta e perditshme. Ky shkemb na tregon neve qe nje bote tjeter, nje bote ndryshe nga kjo e jona, ekziston. E cliron ate nga presioni i gjerave dhe e fton ate te degjoje nje thirrje tjeter, nje premtim tjeter se sa nje deshire.
I meson atij njesine dhe pafundesine e Zotit. Kur ai sheh token edhe njehere ai mund te mendoje per shkembin ku sipas cifuteve dhe kristianeve, Abrahami vendosi te kryente sakrificen e tij, dhe ku sipas muslimaneve, Profeti u ngrit per ne qiell. Ai mund te ndieje veten sikur kthehet perseri ne balte prej se ciles edhe eshte krijuar, sikur te mos ishte asgje tjeter ne duart e Zotit vecse nje pjese jetesore e shkembit ne ngjyre mjalti, qe pershkruan driten e Zotit qe e krijoi ate, ashtu sic krijoi malet, yjet, kristalin e botes, kete tempull, i ndertuar prej duarve te njeriut me deshiren e Zotit.
Bashkimi i shprehur ne Kupolen e Shkembit nuk eshte vecse nje simbol. Historiani Rapoport, thekson faktin qe situata e cifuteve shume e permiresuar pas pushtimit te Palestines prej muslimaneve dhe aktivitet e tyre intelektuale filluan te zgjohen. Nje akademi cifute u formua ne Tiberias prej rabiut besimtar dhe te ditur, Jokanan ben Zaki, menjehere pas pushtimit romak. Ai ishte aq i mencur te parashikonte qe pas humbjes se ekzistences se shtetit, bashkimi dhe pastertia e besimit ishin rruga e re qe komuniteti cifut duhej te adoptonte. Puna e bere prej rabinjve ne Tiberias mbi shkrimet perben trupin e nje fenomeni te ri historik: Judaizmit. (Impressions of Michael the Elder, Jacobite Patriarch of Antioch, twelfth century C.E., after 5 years pf muslim rule).