Re: Përse njeriu bën keq?
Pikerisht keshtu mendonte edhe Sokrati. Njeriu priret gjithmone nga e mira, por ai vepron keq pasi gabohet lidhur me te miren.
E pare ne pamje te pare, kjo duket si e pavertete. Ka shume njerez qe e dine qe nje gje eshte e keqe, por perseri e bejne ate gje. Nderkohe qe Sokrati mendon pertej kesaj. Edhe kur ben nje gje te keqe, njeriu e ben kete pasi mendon se ajo do ti sjelle dobi. Pra, ne thelb, te keqen njeriu e vlerson si te mire, per veten e tij.
Sokrati ka nje filozofi interesante. Sipas tij dija, kuptimi, e verteta eshte nje akt moral. Pra e verteta dhe morali (e mira), nuk ndahen nga njera-tjetra, ndryshe nga p.sh. utilitarizmi qe e kap kete lidhje ne nje sens te kundet, "e vertete dhe e mire eshte ajo qe eshte e dobishme", ose edhe pragmatizmi i cili e shikon ne lidhje me rezultatet praktike.
Ne pamje te pare duket sikur Sokrati mbart nje kontradiksion. Ai mendon se qe njeriu te jete i mire, te veproje drejt, duhet qe te jete i ditur. Nga ana tjeter, Sokrati mendon se njeriu mund te behet i ditur vetem duke qene i mire, i paster ne shpirt, duke u sjelle mire.
Ne te vertete nuk ka kurrfare kontradiksioni ketu. Per Sokratin, dija dhe e mira jane gjera qe ecin paralelisht duke plotesuar njera-tjetren. Duke shtuar dijen, dijen e vertete, njohjen e thelbit te gjerave, njeriu arrin te permiresoje shpirtin e tij, arrin te behet me i mire, nga ana tjeter, duke u bere me i mire, njeriu aftesohet me teper per te qene me i ditur. Pra ne vetvete edhe akti i te njohurit (te njohurit te te vertetes, duke e dashur te verteten, dhe jo ate te vertete qe eshte ne interes te tij), eshte ne vetvete nje akt moral, eshte nje veprim i mire.
Kjo lloj filozofie gjendet e perhapur edhe tek sufistet muslimane. Sipas tyre njeriu shkon per tek e verteta vetem duke pastruar zemren e tij. Te njohesh, do te thote te pastrohesh dhe i gjithe akti i te njohurit eshte nje akt pastrimi, i cili kalon nepermjet pastrimit te mendjes dhe te shpirtit. Pastrimit te mendjes nga te gjitha ndotjet ideologjike, paragjykimet, shtremberimet e se vertetes, si dhe pastrim te shpirtit nga te gjitha semundjet e zemres, nga epshet, pasionet, egoja, nga animet drejt te shtrembures, drejt ideve qe na leverdisin dhe jo qe na cojne tek e verteta.
Gjithashtu, ashtu si edhe tek Sokrati, tek sufistet gjejme botekuptimin qe e verteta eshte e ngulitur tek njeriu ne natyrshmerine e tij. E verteta gjendet brenda njeriut, por ajo eshte pluhurosur, eshte deformuar, eshte tjetersuar dhe shtremberuar nga te gjitha ndikimet qe i kane ardhur njeriut nepermjet informacionit, shoqerise, ideologjive etj. qe ndikojne mbi mendimet e njeriut. I gjithe akti i njohjes, nekete menyre eshte nje "kthim ne vetvete", kthim ne te vertetat e thellesive te shpirtit tend, aty ku ai nuk eshte turbulluar ende nga ndotjet e mashtrimeve te kesaj bote. Shprehja e famshme sufiste "Kush njeh veten nje Zotin", eshte pak a shume e njejta gje me shprehjen e famshme sokratike "Njeri, njih vetveten".
Ne te vertete ky eshte thelbi i filozofise, akti i te njohurit. Ketu jemi ne piken me thelbesore te filozofise, e cila synon te krijoje qartesine lidhur me procesin e njohjes, mbi te cilin njeriu mund te krijoje edhe idene, metoden e shkuarjes drejt njohjes, si dhe te gjitha perfundimeve te mundshme te nxjerra ne te gjithe qasjet qe njeriu ka ndaj botes e cka ne te.
Duke qartesuar menyren se si njeh dhe se si duhet te njohe njeriu, ai arrin te percaktoje edhe kriteret e se vertetes, mundesite e shkuarjes drejt saj, pengesat, kufinjte etj.