Përse njeriu bën keq?

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Perfeksjoni esht pikrisht imperfeksjoni i njeriut,
i kerkimit te pafundt.
"mekat" esht nje synor teper ngarkues,shfrytzuar nga nje élites hipokrite.

Njeriu esht i mire,
vetem aty ku mungon - e mira - ben keq. Por jo sepse esht i keq,gjithmon sepse i mungon e mira brenda tij.

maxper

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Njeriu ASNJEHERE nuk ben keq, sepse asnjehere nuk kerkon te keqen e vetes, por vetem te miren, pra e keqja ashtu si cdo gje eshte relative.

Gysi

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Pikerisht keshtu mendonte edhe Sokrati. Njeriu priret gjithmone nga e mira, por ai vepron keq pasi gabohet lidhur me te miren.
E pare ne pamje te pare, kjo duket si e pavertete. Ka shume njerez qe e dine qe nje gje eshte e keqe, por perseri e bejne ate gje. Nderkohe qe Sokrati mendon pertej kesaj. Edhe kur ben nje gje te keqe, njeriu e ben kete pasi mendon se ajo do ti sjelle dobi. Pra, ne thelb, te keqen njeriu e vlerson si te mire, per veten e tij.
Sokrati ka nje filozofi interesante. Sipas tij dija, kuptimi, e verteta eshte nje akt moral. Pra e verteta dhe morali (e mira), nuk ndahen nga njera-tjetra, ndryshe nga p.sh. utilitarizmi qe e kap kete lidhje ne nje sens te kundet, "e vertete dhe e mire eshte ajo qe eshte e dobishme", ose edhe pragmatizmi i cili e shikon ne lidhje me rezultatet praktike.
Ne pamje te pare duket sikur Sokrati mbart nje kontradiksion. Ai mendon se qe njeriu te jete i mire, te veproje drejt, duhet qe te jete i ditur. Nga ana tjeter, Sokrati mendon se njeriu mund te behet i ditur vetem duke qene i mire, i paster ne shpirt, duke u sjelle mire.
Ne te vertete nuk ka kurrfare kontradiksioni ketu. Per Sokratin, dija dhe e mira jane gjera qe ecin paralelisht duke plotesuar njera-tjetren. Duke shtuar dijen, dijen e vertete, njohjen e thelbit te gjerave, njeriu arrin te permiresoje shpirtin e tij, arrin te behet me i mire, nga ana tjeter, duke u bere me i mire, njeriu aftesohet me teper per te qene me i ditur. Pra ne vetvete edhe akti i te njohurit (te njohurit te te vertetes, duke e dashur te verteten, dhe jo ate te vertete qe eshte ne interes te tij), eshte ne vetvete nje akt moral, eshte nje veprim i mire.

Kjo lloj filozofie gjendet e perhapur edhe tek sufistet muslimane. Sipas tyre njeriu shkon per tek e verteta vetem duke pastruar zemren e tij. Te njohesh, do te thote te pastrohesh dhe i gjithe akti i te njohurit eshte nje akt pastrimi, i cili kalon nepermjet pastrimit te mendjes dhe te shpirtit. Pastrimit te mendjes nga te gjitha ndotjet ideologjike, paragjykimet, shtremberimet e se vertetes, si dhe pastrim te shpirtit nga te gjitha semundjet e zemres, nga epshet, pasionet, egoja, nga animet drejt te shtrembures, drejt ideve qe na leverdisin dhe jo qe na cojne tek e verteta.

Gjithashtu, ashtu si edhe tek Sokrati, tek sufistet gjejme botekuptimin qe e verteta eshte e ngulitur tek njeriu ne natyrshmerine e tij. E verteta gjendet brenda njeriut, por ajo eshte pluhurosur, eshte deformuar, eshte tjetersuar dhe shtremberuar nga te gjitha ndikimet qe i kane ardhur njeriut nepermjet informacionit, shoqerise, ideologjive etj. qe ndikojne mbi mendimet e njeriut. I gjithe akti i njohjes, nekete menyre eshte nje "kthim ne vetvete", kthim ne te vertetat e thellesive te shpirtit tend, aty ku ai nuk eshte turbulluar ende nga ndotjet e mashtrimeve te kesaj bote. Shprehja e famshme sufiste "Kush njeh veten nje Zotin", eshte pak a shume e njejta gje me shprehjen e famshme sokratike "Njeri, njih vetveten".

Ne te vertete ky eshte thelbi i filozofise, akti i te njohurit. Ketu jemi ne piken me thelbesore te filozofise, e cila synon te krijoje qartesine lidhur me procesin e njohjes, mbi te cilin njeriu mund te krijoje edhe idene, metoden e shkuarjes drejt njohjes, si dhe te gjitha perfundimeve te mundshme te nxjerra ne te gjithe qasjet qe njeriu ka ndaj botes e cka ne te.
Duke qartesuar menyren se si njeh dhe se si duhet te njohe njeriu, ai arrin te percaktoje edhe kriteret e se vertetes, mundesite e shkuarjes drejt saj, pengesat, kufinjte etj.

Gysi

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Quote:

“NËSE DO TË ISHIT TË VERBËR, S’DO TË KISHIT ASNJË MËKAT”
(mëkati kuptohet si diçka e keqe) –drejtuar farisejve. Ungjilli sipas Xhovanit, paragrafi 41.

Ne njefare menyre, kuptimi mbi kete varg eshte ceshtje interpretimesh. Gjithsesi, tek te krishteret, (pa pretenduar se jam specialist ne kete fushe), gjejme dy kuptime te kunderta ne vetvete, lidhur me te verteten dhe te miren.
Nga njera ane, eshte shprehja e lartcituar e cila duket si nje piedestal per mosdijen, nga ana tjeter kemi nje shprehje tjeter te Krishtit e cilat thote se "E verteta do t'iu beje te lire".
Ndoshta do te vlente ndonje nderhyrje per t'i dhene nje shpjegim me te sakte teologjike kesaj, por gjithsesi, une i shoh te integruara te dyja keto citate.

Ka pasur edhe interpretime te tilla, te cilat synojne te shprehin admirimin per mosdijen. Sipas ketyre interpretimeve, molla qe Adami hengri ne kopshtin e Edenit, per te cilin edhe u denua duke ardhur ne kete bote si mekatar, ishte fryti i diturise. Pikerisht, sipas Bibles, me pas Adami zbuloi lakuriqsine e vet, pra te verteten e vet. Madje, lidhur me kete ka edhe shprehje te tilla si "Zoti i bekofte te paditurit".
Gjithsesi, une e shoh kete pertej kutpimit te drejtperdrejte. Mesazhi ketu, ashtu si edhe ne shprehjen e mesiperme te pamekatshmerise se te verberve eshte se dija, njohja perben per njeriun nje sprove. Dhe jo cdo kush mund ta mbart dot sproven. Ne kete menyre te tentosh te dish, te njohesh do te thote te vihesh ne sprove, do te thote te ndermarresh nje mision teper te veshtire, do te thote te ndermarresh mbi vete rreziqe.
Pra, ne rrugen drejt dijes, ne rrugen drejt te vertetes njeriu do te ndeshet me nje mori veshtiresishe, do te ndeshet me komplikimin e te vertetes, do te ndeshet me pikepamje mashtruese, do te ndeshet me djallin qe tenton ta largoje prej se vertetes, do te ndeshet me pasionet, epshet, deshirat e veta, do te ndeshet me egon e vet. Pra, ashtu si edhe tek sufistet, si dhe tek Sokrati, dija eshte nje proces jo i lehte, i cili vjen duke luftuar ndaj te pavertetes, e cila e rrethon ngado njeriun per ta larguar nga misioni i tij.
Ne kete menyre, te verberit, te paditurit jane si femijet. Ata nuk e njohin mekatin. Por, ne rastin konkret, verberia, padituria, shfaqen si mencuri, dhe jo thjesht si naivitet. Ti qendron tek ajo cka di, per te mos i hyre nje misioni te pamundur.
Ne fakt, kam pershtypjen se shprehja e mesiperme nuk tenton te na nxise te qendrojme ne injorance, edhe pse, shpesh tek grupe te ndryshme, interpretimet kane cuar ketu. Une mendoj se kjo shprehje tenton me teper ta pergatise njeriun per veshtiresite qe do te hase ne rrugen drejt dijes, drejt se vertetes. Pra bekimi i paditurise eshte nje metafor per te shpjeguar rreziqet, veshtiresit dhe hallet qe mbart kerkuesi i se vertetes. Ndryshe Krishti nuk do te shprehej tjeterkund qe "e verteta do t'u beje te lire". Pra kerkimi i se vertetes, ashtu si edhe kerkimi i lirise, jane vepra moralisht te vleresuara (njesoj si edhe tek Sokrati dhe sufistet muslimane), por ato rrethohen me mijera rreziqe dhe veshtiresi. Ne te vertete pra, kjo metafore eshte pikerisht nje shprehje e vleresimit te larte per ate qe ndermerr misionin per te kerkuar te verteten, duke u perballur me te veshtiresi te tilla.

99999

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Njeriu nuk ben keq se ai ka nje fare morali. Ne te shumten e rasteve njeriu detyrohet te beje keq. Ate e detyron varferia, mungesa e drejtesise dhe ne pak raste gjaknxehtesia.

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Gys
dhe Agostini pothuajse t'njejten gje shkruante tek Confessiones /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif .

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Përse njeriu bën keq?

Njeriu eshte me i keq se kafsha, sepse njeriu eshte nje qenie qe ndjen kenaqsi duke bere keq. Njeriu vret per qejf ndersa kafsha per te mbijetuar.

E vetmja gje qe e mban njeriun te mos bej keq eshte edukata dhe ligji. Po flasim ne kushte normale, se ne kushte e lufte e dime te gjithe se cfare krimesh jane ne gjendje te bejne njerzit.

Dhe njeriu e ka treguar kete gjate te gjithe civilizacjoneve, koherave, e ne te gjitha kulturat. Ne kete shekull psh kemi pare krimet e nazistatave, rraces superiore, krimet ne Ruanda, rraces inferiore, pastaj Ballkani etj etj.

true confidental

Forumium maestatis
Re: Përse njeriu bën keq?

Edhe kafshet vrasin per qejf ..thjesht per hir te te vrarit ..para disa ditesh pashe nje pitbull qe ekzekutoi nje mace me *logjike te ftohte*, e vrau dhe nuk e preku me ...
Por zakonisht kafshet nuk vrasin antaret e species se tyre sic bejne njerezit me njeri tjetrin , lol...se sa per speciet e tjera e bejme cdo dite ......secili nga ne e ka ekzekutu te pakten ndonji mize apo mishkonje , lol

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Përse njeriu bën keq?

po pulat ku i le ti? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif kur ha robi nje pule pa lujt venit ekzekutim quhet

Gysi

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Quote:

Gys
dhe Agostini pothuajse t'njejten gje shkruante tek Confessiones .

Nuk e kam lexuar, por interesant, Sa na u perputhkan mendimet!!! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Përse njeriu bën keq?

Njeriu bën keq sepse kërkon të mirën e vet. Pra sepse njeriu është egoist. Duke kërkuar të ketë atë që don njeriu bën keq për të tjerët por edhe ndaj vetes. Kjo ka shuuuuuuuuumë arsye duke filluar nga aftësitë mendore të kufizuara, injoranca, etja për pushtet, smira, etj.

Dija, megjithëse shumë e rëndësishme në "përmirësimin" e botës, nuk shkon paralelisht me të mirën siç u shpjeguan disa arsyetime të Sokratit.

Sipas Sokratit, njeriu i mirë në thelb, duke pasuruar bagazhin e tij me dije bëhet akoma më i mirë. Këtu krijohet lidhja e të mirës me dijen.

D-J

Forumium maestatis
Re: Përse njeriu bën keq?

Originally Posted By: pinkparadise

si mund te krahasohet Jezusi, me Sokratin ??? fushat e tyre (de prediction) ishin krejtesisht te kunderta, filozofia dhe feja jane te pakrahasueshme ...sepse fuqia shtytese nga nje ane eshte besimi nga tjetra arsyetimi dhe shpjegimi...

Shif zemra,

Filozofi do te thote dashuri per mecurine. Pra filozofia nuk eshte mencuria po ndjenja per te. Po ta shikosh filozofi pa premisa fallce nuk eshte bere ndonjehere. Sa shume metafizike, paragjykime irracionalitet, moral dhe zot ka ne te. Ka nje teme ne AF qe thote fiolozf eshte ai qe do zotin. Sa e vertete eshte kjo. Aq sa gjaku i saj eshte prish nga ai i teologeve, eshte thene. Por filozofet jane me te ftohte te pranojne ndjenjat e tyre. Spinoza shume bukur e ka quajtur dashuri intelektuale per zotin. E pra intelektualizmi nuk e ben ate me pak ndjenje. E ben me te pasinqerte. Pranadaj ju duhet arsyeja. Te justifikojne besimet e tyre. Shiko, edhe une besoj ne zemer. Po te huazoja termat e nje baze dhe superstructure te marksit do vija ne te besimin si baze dhe arsyen si superstructure. PrA arsyja ehste ne sherbim te zemres, besimit, ndjenjes. Dhe jo anasjelltas. Pra arsyja eshte mjet per te arrit ate qe te do zemra. Arsyja nuk ka qene asnjehere qellimi. Zemra perhere.

Ne kete prizem shife dhe kete teme.

Dhe meso nga une qe njeriu ben keq per te njejtat arsye qe ben dhe mire.

Prandaj une nuk bej mire.

Dhe thuaj: Nese sdo ishit te verber do kishit plot mekate. Mekaton pikerisht ngaqe je i ditur.

Shpirtin e Pinkut filloj ta guxhuliste nje fllad i lehte qe beri te teshtinte. Mblodhi floket bisht dhe u largua duke thene “puna mbare xhaje”.

Kurse Dicku mblodhi ca shkarpa aty prane dhe ja ngarkoj gomarit. Sa kohe kishte qe sja kishte hipur mendoj me vete.

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

maxper

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Me duket se e keqkuptuat mendimin tim ne faqen 3, ishte e thjeshte: per mua, njeriu nuk MUND te beje keq. Hilja ketu eshte se njeriu do vetem te miren e vetes, prandaj dhe i ben gropen te tjereve per te vazhduar vete para, ose i ve shkopa nen rrota te tjereve qe te ece vete. Filozofia eshte thjesht ceshtje relativiteti, po ta shohesh nga jashte, ben keq, nga berna ben mire.

truth_hurts

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

i bejm keq dikujt per ti sjell me kete te keqe nje kenaqsi vetes..ketu perfshihet interesi,ego,ambicja!prandaj keto te treja edhe ne bibel edhe ne kuran konsiderohen mekate sepse jane burim i se keqes!

Delphine

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Pse bejme keq...
Eshte pyetja qe i mundon te gjithe se fundmi. Edhe mua me ka zene deshira te bej keq. Me eshte shnderruar e gjithe energjia pozitive e meparshme ne nje energji djallezore, qe as vete nuk e di se cfare e gjeneroi. Ndoshta kurioziteti per te ndryshuar sjelljen ne marredheniet me te tjeret. Ndoshta vetem ideja per te marre back nga ajo miresia e shperdoruar me kot me te gjithe dhe e shperblyer me sjellje te keqe. Vetem se kam vene re qe nuk mund te bej keq ekstemisht. Me ndalon keqdashja diku afer fundit dhe ne pergjithesi jam penduar lately per ndjenjat e keqija qe mund te me kene pushtuar...

u74

Primus registratum
Re: Përse njeriu bën keq?

Njeriu ben keq sepse eshte i lig , nuk ka spjegim tjeter .

policia

Forumium maestatis
Re: Përse njeriu bën keq?

tani pak e ekzagjeruar pyetja "pse"...per hobi, per inat, per qejf, nuk ka se cfare te merret, per te ecur perpara, edhe nja 100 pergjigje te tjera ...
kur njeriu eshte ne gjendje ti beje keq vetes, per te tjeret as nuk i kercet fare...
sa e sa here na ka ndodhur ti bejme keq vetes, e dime shume mire qe kjo qe po bejme po na con ne rruge qorre dhe prape vazhdojme pa ndryshuar rruge...

Top